Zhangri-t(ė):
|
fshm. Copėra
teneqeje qė vendosen rreth e rrotull trupit tė drunjtė tė dajres.
Enci. Zhangritė nga tundja ritmike e dajres nxjerrin disa zhurma dhe njė
timbrikė karakteristike. Nė pjesėt me dajre solo, dajrexhinj tė talentuar
synojnė dhe realizojnė pjesė muzikore vetėm me zhangritė. Me kėtė emėr
e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Kukėsit. Nė Shkodėr i thėrrasin xhevarringe,
dhe nė Peshkopi xhingrra.
|
Zhingla:
|
Stoli qė varen nė
veshjen popullore, nė kokė, qafės ose nė gjoks.
Enci. Zhinglat janė kryesisht zbukurime metalike qė i mbajnė gratė,
tė cilat gjatė kėrcimit tunden dhe pėrplasen duke lėshuar njė zhurmė karakteristike.
Gjithashtu ėshtė provuar se pėrveē zhinglave, zilka tė vogla pėr zbukurim,
si dhe me fumksion ritmik dhe muzikor, kanė mbajtur edhe gratė ilire nė
qafat e tyre. Ndėr to pėrmendim gjerdanin e arit nga neklropoli i Dyrrahut,
fundi i shek. III p.Kr.; vath ari nga nekropoli i Dyrrahut, shek. II.
P.Kr.; gjerdanin me ruaza guri, i neolitit tė mesėm gjetur nė Blaz-Mat;
vathėt e arit me Erosin nė fluturim gjetur nė Selcėn e Poshtme, viti 230
p.Kr.; rreth qafe prej bronzi nga varreza arbėrore e Komanit, shek. VII-VIII
m. Kr.; vathė ari nga Shishtufina-Tiranė, shek. VIII-IX m.Kr.; vathė argjendi
nga nekropoli arbėror i Rehovės-Pėrmet, shek. IX m.Kr.; vathė ari dhe
gjerdan nga varreza arbėrore e Krujės, shek. VII-VIII m.Kr.. Me emrin
zhingra, tek shqiptarė e Maqedonisė thirret vargu me zile tė vogla
tė cilat i varen nė qafė kalit.
Lit: Ludvig von Thalloczy, Illyrisch-Albaniche orschungen I, Munchen
und Leipzig 1916; Ceka Neritan, Ilirėt, Sh.B.L.U 2000 etj.
|