Enciklopedia - Germa G

Gajde:

f. Vegėl muzikore aerofone.
Etim: Weigand 22 e nxjerr prej turq-gayda; Ēabej: nė shqipen gajda mund tė ketė hyrė edhe nėpėrmes serbokroatishtes apo bullgarishtes. Po sipas tij pėr pėrhapjen e fjalės nga iberishtja nė arabishten e prej kėndej nė turqishten e nė gjuhėt sllave.
Enci. Gajdja pėrbėhet nga shakulli prej lėkure bagėtie tė vogėl, buēalla e isos dhe pipa e notave. Gajdja tek shqiptarėt ėshtė e lidhur ngushtė me kultin e blegtorisė. Pėr kėtė arsye, repertori i gajdes pėrkon ngushtė me kėtė sferė tė jetės shqiptare. Qė nė kohėt e vjetra sipas Thalloczy: ilirėt kėndonin kėngė lufte tė shoqėruara me fyej e gajde. Sot, gjeografikisht gajdja gjendet e pėrhapur nė Shqipėrinė e Jugut kryesisht nė Toskėri, nė rrethet e Beratit, Kuēovės, Pogradecit, Gramshit, Devollit, Korēės, Librazhdit etj. Pėrdoret si vegėl solistike nė pjesė tė ndryshme, kryesisht kaba, por edhe si vegėl shoqėruese nė ansamble me vegla popullore kryesisht nė funksion tė melodisė dhe veēanėrisht tė iso-pedalit. Si vegėl popullore mjaft e pėrdorur dhe e pėrhapur, e gjejmė tė ndėrfutur edhe si “tė panjohur” nė gjė a gjėzat:

                                      -Qafė kam
                                      kokė s’kam
                                      katėr shalėsh dhe pa kėmbė
                                      me frymė dhe i vdekur jam
                                      as me kocka as me dhėmbė.
                                                            (Gajdja) Korēė

Shkrimtari Dritėro Agolli ka shkruar prozėn me titull “Tregim pėr njė gajde”.

Lit: Ludvig von Thalloczy, “Illyrisch-Albaniche orschungen I”, Munchen und Leipzig 1916; Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981; Sokoli R, Miso P. “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991; Ēabej E, “Studime Etimologjike” etj.

Gajdexhi:

Muziktari popullor qė interpreton nė veglėn e gajdes.
Enci. Ndėr muziktarėt e shquar popullorė qė kanė interpretuar apo edhe interpretojnė nė tė do tė pėrmendja: Safet Begolli-Bilisht, Korēė; Theodor Thomai-Korēė; Skėnder Feimi-Korēė; Islam Bajrami-Korēė; Fiqiri Islami-Korēė; P. Hysa-Kotjel, Librazhd; Lakmi Hasimi-Pėrmet; etj. Kompozitori Tish Daija ka kompozuar kėngėn e titulluar “Gajdexhiu”.

Gavar/e-ja:

f.       Tip fyelli verior me regjistėr alti.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Kukėsit.

“Gėr-gėre”:

Shiko fjalėn gėrreza.
Enci. Nė kėtė trajtė e gjejmė tė pėrdorur nė Devoll.

Gėrreza:

 

Mjet paramuzikor i gjinisė idiofone.
Enci. Sipas Sokolit: ajo pėrbėhet nga njė bosht druri i dhembėzuar qė mbaron si njė dorezė. Boshtit i bashkangjitet njė katror prej druri me njė copė dėrrasė tė hollė nė mes. Gėrreza nxjerr tinguj tė thatė.

Gėrnetė:

Shiko fjalėn “kėrnetė”-“klarinetė”.
Enci. Gėrnetė ėshtė fjala popullore pėr veglėn e klarinetės. E gjejmė tė pėrdorur gjerėsisht nė folklorin gojor:

Dasm’ e madhe me miq shumė,
po ia bėn gėrneta gum.
Lapardha, Berat

Gėrnetaxhi:

Muziktari popullor qė luan nė veglėn e gėrnetės.
Enci. Nė interpretimet nė gėrnetė janė shquar njė sėrė muziktarėsh popullore duke filluar qė prej fillimit tė shek. XX. Ndėr ta pėrmendim: nė Shkodėr Gjokė Saraēi, Gjon Gjo Kola, Adem Boriēi, Kolė Tafili, Ndoc Kumria, Xhevat Boriēi; nė Leskovik  Selim Leskovikun, Gaqo Lenėn; nė Pėrmet Medi Pėrmetin, Vangjel Leskovikun, Laver Bariun; nė Vlorė Bilbil Vlorėn; nė Tiranė Remzi Lelėn (Ēobanin); nė Korēė Novruz Nuren (Lulushin); nė Pogradec Jashar Kovaēin; nė Berat Sybi Beratin,  Demir Sulemanin e shumė tė tjerė.

Lit: Gurashi Kolė, Sheldia Gjush, “Ahengu shkodran”, tek alamanaku “Shkodra”, 1/1961, fq. 210;

Glorė:

Shiko fjalėn glyra.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Pogradec.

Glyra:

Vegėl paramuzikore popullore aerofone.
Enci. Sipas Sokolit: glyra nxjerr tingujt nėpėrmjet dridhjeve tė frymės sė gjuhės sė dyfishtė. Glyra bėhet nga lėkurat e drunjve nė stinėn e pranverės. Zakonisht me dru gėshtenje nė formė spiraleje. Nė krye vendoset njė pipėz e dyfishtė qė shėrben pėr fryrjen e ajrit. Glyrat kanė pėrmasa tė ndryshme. Glyra klasifikohet si mjet muzikor natyral. E gjejmė tė pėrdorur me emra tė ndryshėm nė vende tė ndryshme.

Gojėbilbil:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Me kėtė fjalė populli pėrshkruan kėngėtarėt e shquar tė muzikės popullore tė cilėt dallohen nga tė tjerėt. Tek “FGJSSH” kemi: qė e ka zėrin tė bukur e tė ėmbėl si tė bilbilit, qė kendon bukur. Ndėr kėngėtarėt gojėbilbil populli ka evidentuar edhe Hafize Leskovikun si dhe Luēie Milotin.

Gorarēe:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Me gorarēe kuptohet se kėnga, vallja apo melodija me vegla ėshtė nga krahina e Gorės. Shumė e njohur nga folklori muzikor i Gorės ėshtė vallja gorarēe.

“Gramshi fyejt”:

Formacion iso-polifonik me vegla popullore.
Enci. “Fyejt e Gramshit” janė ndėr formacionet e pakta iso-polifonike me vegla, tė cilėt kanė konsoliduar nė njė formė specifike tė ekzistencės sė iso-polifonisė shqiptare.
Ansambli luan muzikė iso-polifonike mė dy-tre dhe mė shumė zėra, ku shumica e fyejve pjesmarrės nė ansambėl mbajnė iso. Tipi i fyellit ėshtė kavall i gjatė me regjistėr alti. Aktiviteti i tyre vazhdon ende. Sė fundi pjesmarrja e tyre ėshtė regjistruar nė F.F.K-Gjirokastėr Shtator2000, si dhe nė festivalin e veglave popullore nė Butrint, Maj 2000-2001.

Grarishte:

Mėnyrė e tė kėnduarit tė kėngėve popullore shqiptare.
Enci. Kjo mėnyrė “grarishte” nuk nėnkupton vetėm se kėto janė kėngė qė kėndohen nga gra, por dhe se nė pikėpamje tė tipologjisė kėto kėngė strukturalisht janė tė organizuara disi mė ndryshe.

Gresi:

Ēelėsi i lahutės.
Etim. Nga shqiptimi i shpejtė nė dialekt i fjalės ngrehės-gresi.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėsinė e Madhe. Me emrin dyzene kemi ēelėsin e veglave muzikore popullore kordofone. Me kėtė emėr e gjejmė nė Kukės dhe kuji nė Tiranė.

Grifshėroj:

Grifsha qė bėn gri-gri.
Enci. Fjalė qė tregon kėngėn e grifshės.

Grinden zėrat:

Shprehje e praktikės muzikore popullore.
Enci. Grinden zėrat nėnkupton qė nuk ka unitet tė zėrave gjatė interpretimit tė kėngės popullore iso-polifonike. E gjejmė tė pėrdorur nė Labėri.

Grupi i Bėnēės:

Grup i shquar iso-polifonik i fshatit Bėnēė-Tepelenė i viteve 1970-1990.

Lit: Gjokoli Sejmen, “Grupi i Bėnēės,Tepelenė”, tek “Zėri i Popullit”, 1990, 21 Shtator; Shituni Spiro, “Polifonia labe”, Tiranė 1991 etj.

Grupi i Pilurit:

Grup i shquar iso-polifonik i fshatit Pilur i viteve 1960-1990.
Enci. Ndėr kėngėt mė tė njohura tė tyre janė “Tundu, bejkė e bardhė tundu”, “Shqipėri, flakė dyfeku”, “Zoga kaēake nė mal”, “28 mijė yje” etj.

Lit: Gjiēoli Minella, “Vėzhgime rreth zhvillimit tė kėngės pilurjote”, tek “Vatra e Kulturės”, 3/1974; Shituni Spiro, “Polifonia labe”, Tiranė 1991 etj.

Gude:

Shiko fjalėn lahutė.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė veri tė Shqipėrisė.

Gubgubi:

Vegėl muzikore popullore membranofone e ngjashme me qypin.

Gurėt:

Vegla popullore idiofone.
Enci. Mjet paramuzikor i pėrdorur nga muziktarėt popullorė. Pėrdoren zakonisht dukė pėrplasur dy prej tyre nė ritualet e ndryshme si p.sh kur ndjellin bletėn nga zgjoi etj. Ritmika kumbuese e lėshuar nga gurėt shėrben si shtrat ritmik pėr melodinė e kėngės tė kėnduar nga kėngėtarėt popullorė tė ritualeve.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia