Enciklopedia
- Germa Sh
|
Shahir:
|
Emėrtim pėr tė pėrcaktuar
muziktarėt popullorė, pjestarė tė formacionit tė sazeve.
Enci. Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe, Tiranė 1980 jep kėtė pėrcaktim:
SHAIR,~I m.sh.~E,~ET vjet. Sazexhi. Morėn shairė nė dasmė.
Erdhėn shairėt. Sipas Thimi Mitkos kemi: shahir-folės, kuvendar; edhe
poet. Fjalėn shahir e gjejmė tek vepra e A.Dozonit si dhe tek
pėrralla Violinisti ku thuhet se
ay diali u hoq nga shkoloja dhe
zuri tė psonte qė tė bėhej shair. E gjejmė edhe si mbiemėr si nė
rastin e muziktarit tė ahengut shkodran Shtjefėn Shahirit (1800-1880).
Disqet e para tė ahengut shkodran (1910) mbanin mbishkrimin Shoqnia
e kėngėēive e shahirave. Shiko gjithashtu fjalėt sazexhi, gėrnetaxhi.
Lit: Dozoni A. Manuel
de la langue Chkipe ou Albanaise-1879; Gurashi Kolė, almanaku Shkodra-1962;
Mitko Th. Vepra, Tiranė 1981; Tole Vasil S. Sazet, muzika
me saze e Shqipėrisė sė Jugut, Tiranė 1998 etj.
|
Shapka:
|
Shiko fjalėn hinka.
|
Shaqja Dervish-Muēaj:
|
(Llukė e Epėrme-1912
11.04.1985)
Rapsod i shquar popullor, Artist i Merituar)
Enci. Rapsod i shquar i njohur nė mbarė Shqipėrinė i drejtuesi i grupit
tė raspodėve tė Rushbullit-Durrės. Me grupin e tij paraqitet pėr herė
tė parė nė F.F.K-Gjirokastėr 1968. Sė bashku me rapsodin tjetėr Demush
Neziri, ata kėndojnė njė sėrė kėngėsh tė njohura si Ējanė kėto gjama
qė i bjen era, Prej Prokuplje deri nė Nish, Moj e mira porsi
bora, kėngėt pėr Azem dhe Shote Galicėn, N.Berishėn etj. Gjithė
regjistrimet muzikore tė tij janė pranė Arkivit tė I.K.P dhe Radio-Tiranės.
Dervish Shaqja konsiderohet si njė ndėr raposdėt mė tė shquar tė Rrafshit
tė Dukagjinit. Me njėrėn prej melodive tė kengėve tė Dervish Shaqes, Artisti
i Popullit, kompozitori Tish Daija kompozoi muzikėn e valles Festė tė
madhe ka sot Shqipėria, me koreografi tė Artistit tė Popullit Panajot
Kanaēi.
|
Shapshipe:
|
Shiko fjalėn rraketake.
Enci. Nė trajtėn shapshipe e gjejmė tė pėrdorur nė Radomirė tė
Lumės.
|
Sharkia:
|
Vegėl popullore kordofone
nga familja e tamburasė.
Enci. Nė pamje tė jashtme ėshtė si ēiftelia por mė e madhe nė formė. Numuri
i telave ndryshon sipas llojeve. Prof. Sokoli thotė se ka sharki me 4,
6, 9 dhe 12 tela. Tipi mė i rėndomtė ėshtė me tre tela nė raporte kuintash.
Po sipas Prof. Sokolit: sharkia pėrdoret vetmas pėr jone kėngėsh
dhe vallesh si dhe pėr tė shoqėruar kėngėtarė. Dėshmi lidhur me pėrdorimin
e sharkisė nė kohėt e vjetra gjejmė nė Ciklin e Kreshnikėve (Visaret i,
9, 4) : Nuk a vakti tash sharkis me i ra. Sipas Ēetės: nė vitet
e fundit, kur lahuta ėshė kah zhduket fare, njė instrument tjetėr, sharkija,
ėshtė bėrė vegėl muzikore shumė e preferueshme dhe po pėrdoret mė sė shumti.
Sharkinė e gjejmė tė ndėrfutur edhė nė formacione popullore me
vegla. Pėrdoret kryesisht nė Has dhe nė disa zona tė Kosovės. Nė Gjakovė
gjejmė edhe sharki tė paisura me zilka tė vogla, qė nxjerrin tinguj sipas
lėvizjeve ritmike tė veglės. Njė muziktar shumė i njohur nė sharki ka
pasė qėnė edhe Bajram Sharkia nga Landovica e Prizrenit.
Lit: Maximilian Lambertz,
Die Volksepik der Albaner. Leipzig, Germany 1958; Miso Piro,
Sharkia dhe funksionet muzikore tė saj, Kultura Popullore,
2/1980; Ēeta Anton, Disa tė dhėna mbi zhvillimin struktural tė baladės
shqipe, Gjurmime albanologjike, Prishtinė 25/1995 etj.
|
Sheholli Bahtir:
|
(Hėrticė, Kosovė 16.
03. 1943)
Etnomuzikolog i shquar kosovar i gjysmės sė dytė tė shek. XX. Enci: Lindi
nė Hėrticė tė komunės sė Besianės (ish Podujeva). Shkollėn fillore e kreu
nė Kėrpimeh, tė mesmėn muzikore nė Prizren, kurse fakultetin muzikor nė
Universitetin e Arteve nė Beograd dega e Teorisė Muzikore, si
dhe studimet nė sektorine Etnomuzikologjisė nė katedrėn e Historisė
Muzikore dhe tė Folklorit Muzikor nė Beograd, ku edhe ka ndjekur studimet
pasuniversitare. Gjatė vitit 1978 79 specializoi nė Konservatoriumin
e muzikės nė San Petėrsburg - BRSS, ku po ashtu ka bėrė hulumtime shkencore
nė njė pjesė tė bjeshkėve tė Kaukazit rrethi i Nalēikut i Republikės
Kabardina nė Ballkaria. Si mėsimėdhėnės i muzikės ka punuar nė Gjimnazin
e Podjevės nė vitet 1963 1970, ndėrsa prej vitit 1976 punon nė Institutin
Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues nė Sektorin e Etnomuzikologjisė.
Nga viti 1977 disa vite ka punuar si mėsimėdhėnės i lėndės sė formės muzikore,
historisė muzikore botėrore, njohurisė sė veglave dhe folklorit muzikor
nė shkollėn e mesme muzikore tė Prishtinės. Ka qenė gjithashtu anėtar
i redaksisė sė revistės shkencore tė IA - Gjurmime Albanologjike
seria Folklor dhe Etnologji. Nga vioti 1974 deri mė 1987 ka qenė anėtarė
i Organeve tė Revistės sė Folklorit Burimor Kosovar tė Gllogovcit
si seleksionues dhe udhėheqės artistik i saj. Si organizator dhe drejtor
artistik me grupe tė ndryshme folklorike ka pėrfaqėsuar Kosovėn nė shumė
manifestime nė ish Jugosllavi, Shqipėri, Gjermani, Francė etj., nė tė
cilat ėshtė shpėrblyer me ēmime tė lartas dhe mirnjohje publike. Bahtir
Sheholli ka drejtuar si kryetar shoqatėn e kompozitorėve tė Kosovės.
Monografi:
Zurla dhe tradita e saj muzikore studim monografik (dorėshkrim)
Artikuj dhe studime:
Rreth metodės sė mbledhjes sė melodive popullore shqiptare nė pėrmbledhjet
e Lorenc Antonit Fjala, 01. 11. 1975; Figura e njėsi tė pasura
ritmike rreth RFBK Gllogvci 79 , Rilindja, 05. 01. 1980; Mbi
disa karakteristika poetiko-muzikore tė kėngėve tona tė dashurisė,
Gjurmime albanologjike seria folklor dhe etnologji. nr XI, Prishtinė,
1981; Pasuri formash e zhanresh ( kumtesė nga Tribuna Shkencore
), Rilindja, 16. 06. 1984; Albanian Vokal end instrumental Tradition
in Kosovė Buletini pėr studimin e folklorit, Zagreb, 1985; Mbi
traditėn tonė vokalo instrumentale, nė Fjala; Rexhep Munishi, Kėndimi
i femėrave tė Podgurit, botim i IA, GjurmimeAlbanologjike Folklor
dhe etnologji, nr. X, Prishtinė, 1980; Mbi krijimtarinė e re vokalo-instrumentale
tė folklorit tonė muzikor, Ēėshtije tė studimeve albanologjike II,
Instituti Albanologjik, Prishtinė, 1987; Rexhep Munishi, Kėngėt Malėsorēe
Shqiptare, botimi IA, gjurmime Albanologjike folklor dhe etnologji,
nr. 17, 1987; Sali Bajrami Krasniqi ( 1919-1987), Gjurmime
Albanologjike Folklor dhe etnologji, nr. 18, Prishtinė, 1988; Ndryshimet
nė traditėn muzikore shqiptare si pasojė e transformimit tė radhės tonale,
materiale nga Sesioni shkencor i I.A Studimi etnografik i ndryshimeve
bashkėkohore nė kulturėn popullore shqiptare, Prishtinė, 1990; Zeqirja
Ballata, Veglat Muzikore, Gjurmime Albanologjike Folklor
dhe etnologji, nr. 22, Prishtinė, 1992; Benjamin Kruta studiues
i pasionuar i polifonisė shqiptare, Gjurmime Albanologjike, nr. 24.
Prishtinė, 1994; Festivali Folklorik Kombėtar i Beratit, Gjurmime
Albanologjike Folklor dhe etnologji, nr. 25, Prishtinė, 1995; Kėngėt
popullore fuqizim i pėrhershėm i veprimtarisė patriotike tė Isa Boletinit,
Gjurmime Albanologjike Folklor dhe etnologji, nr. 26, Prishtinė,
1996; Mbi paraqitjen e folklorit shqiptar nė skenė dhe disa dukuri
aktuale folklorike, Gjurmime Albanologjike Folklor dhe etnologji,
nr. 27, Prishtinė, 1997; Sali Bajrami Krasniqi rapsod i pashlyeshėm
nė kujtesėn e popullit, Gjurmime Albanologjike. Nr. 27. 1997; Tradita
e folklorit tonė muzikor si lidhje shpirtėrore me krijimtarinė e Qamilit
tė vogėl, Gjurmime Albanologjike, nr. 27. 1997; Mbi traditėn
muzikore folklorike tė Llapit, Materiale nga Sesioni Shkencor, Trashėgimia
etnokulturore dhe historike e Llapit, Prishtinė, 1995; Tradicionalja
dhe bashkėkohorja nė krijimtarinė tonė muzikore popullore, Gjurmime
Albanologjike Folklor dhe etnologji, nr. 28-29, 1999; Funksionimi
i kėngės popullore nė luftėn e Koshares, Bota Sot, 21. 04.2000.
|
Sheldi Baldo:
|
Zejtar nė fushėn e
veglave muzikore popullore.
Enci. Mjeshtėr i shquar shkodran i prodhimit tė veglave popullore kordofone
i fillimit tė shek XIX.
|
Shituni Spiro:
|
(Fshati Andon Poēi/Gjirokastėr
-1951)
Etnomuzikolog i shquar shqiptar i gjysmės sė dytė tė shek XX, Doktor
i shkencave.
Enci. Shkollėn e mesme e kryen nė liceun artistik Jordan Misja nė vitet
1967-1970 nė degėn e teoritikut. Nė vitet 1971-1975 kryen studimet e larta
nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė nė degėn e muzikologjisė. Qysh
nė vitet e shkollės tregoi njė prirje tė tij drejt studimit tė folklorit
muzikor shqiptar, interes tė cilin e finalizoi me punimin e diplomės me
temė Folklori muzikor i aromunėve tė fshatit Andon Poēi. Pas pėrfundimit
tė shkollės, punon pėr disa vjet nė rrethin e Tepelenės, ku filloi edhe
interesimet e para konkrete nė terren pėr mbledhjen dhe studimin e iso-polifonisė
labe, fushė tė cilėn mė pas e ktheu nė vemendjen kryesore tė punės sė
tij si etnomuzikolog. Nė vitet 1980-1992 punon si etnomuzikolog pranė
Institutit tė Kulturės Popullore. Nė kėto vite Shituni formon edhe portretin
e tij tė plotė si etnomuzikolog, punė e cila finalizohet nė fund tė viteve
80 me mbrojtjen e Doktoranturės me punimin me teme Polifonia labe.
Gjatė kėtyre viteve drejton edhe sektorin e etnomuzikologjisė si dhe merr
pjesė si referues nė konferenca, kongrese dhe takime tė ndryshme kombėtare
dhe ndėrkombėtare mbi muzikėn popullore. Ka shkruar me dhjetra artikuj
nė shtypin e specializuar si dhe atė periodik. Ka pėrgatitur pėr botim
(me bashkautor) pėrmbledhjen me transkiptime muzikore Kėngė e melodi
nga festivalet folklorike kombėtare (1968-1973-1978), Tiranė 1986
si dhe Kėngė polifonike labe, Tiranė 1986, etj. Nė vitin 1993 largohet
pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Monografi:
Polifonia labe, Tiranė 1989
Artikuj shkencorė:
-Elementė novatorizmi nė polifoninė labe, tek Probleme tė zhvillimit
tė folklorit bashkėkohor, Tiranė 1980; Tipare dalluese tė polifonisė
labe, Nėntori, 9/1980; Mbi pentatonin nė polifoninė labe, Kultura
Popullore, 1/1981; Vėzhgime etnomuzikore rreth vajtimit lab, tek
Kultura Popullore, 2/1982; Tipare origjinale tė polifonisė labe,
tek Kultura Popullore, 2/1983; Muzikė nė lulėzim tė plotė,
tek Kultura Popullore, 1/1984; Stile muzikore tė polifonisė
labe, Kultura Popullore, 2/1985; Vendi i muzikės popullore
nė jetėn e shoqėrisė shqiptare, Kultura Popullore, 1/1991 etj.
|
Shkėrdhosė-a:
|
ef. Harku i
lahutės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin
Drin. Shiko fjalėn argos.
|
Shkodrane orkestrina:
|
Formacion muzikor
popullor me vegla pranė Radio-Tiranės i gjysmės sė parė tė shek. XX.
Enci. Nė tė njėjtėn kohė me Sazet e Radios, (rreth viteve 1940) u formua
edhe orkestrina e kėngės popullore shkodrane pranė Radio-Tiranės, e cila
pėrfshinte muziktarė popullorė me vegėl dhe kėngėtarė virtuozė nga Shkodra
si Zef Gruda-klarinetė, Ahmet Abdyli-violinė, Kel Sata-kėngėtar, Pjetėr
Nikolla-kitarė, Paulin Pali-braē, tė cilėt e vazhduan veprimtarinė e tyre
pranė kėtij formacioni deri nė fund tė viteve 50. Ky formacion interpretonte
muzikė popullore drejtpėrsėdrejti nė valėt e Radio-Tiranės. Nė vitet 50
grupi shkodran pėrbėhej edhe nga Kel Sata, Adil Ujkashi, Ludovik Noi,
Zef Gruda, Luigj Filaj, Bardhyl Nase, Ibrahim Mishkashi. Me kėtė formacion
ka regjistruar kėngėt e saj kėngėtarja e shquar Luēie Miloti nė fillimet
e karrierės sė saj dhe shumė kėngėtarė tė tjerė si Hajrie Harapi, Sanie
Shaqiri-Pali, Drita Papajani, Bajram Spahiu, Naile Hoxha etj. Regjistrimet
muzikore tė tyre pėrfshinin pjesė instrumentale popullore, jare, kėngė
lirike qytetare etj, tė cilat gjenden pranė fonotekės sė Radio-Tiranės.
Sipas Satės: grupi ishte dhe laborator i krijimeve dhe interpretimeve
tė kėngėve me autorė, i kėngės sė kultivuar qytetare.
Lit: Grimci Abdulla,
Me dashurinė pėr kėngėn popullore/Paulin Pali, gaz. Drita,
1976, 15 gusht; Alibali Isa, Nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė, Shkodėr
1997; Sata Loro, Kel Sata, Tiranė 2000 etj.
|
Shoqėria E.Gjika:
|
E para shoqėri kulturore
artistike folklorike nė shkallė vendi e krijuar nė qytetin e Pėrmetit
mė 25 Korrik 1991.
Enci. Shoqėria ėshtė person juridik dhe renditet si e para shoqėri kulturore
joqeveritare (NGO) e pas viteve 90. Qėllimi i krijimit dhe jetės sė saj
lidhet me evidentimin dhe propogandimin e vlerave kulturore artistike
e atyre folklorike tė krijuar nė zonat e ndryshme etnokulturore tė rrethit
tė Pėrmetit. Ndėr elementėt mė tė rėndėsishėm tė kėsaj shoqėrie ėshtė
edhe grupi artistik muzikor me tė njėjtin emėr. Grupi pėrbėhet nga sazet,
kėngėtarėt dhe valltarėt. Grupi kryen njė aktivitet tė gjerė artistik
ku ndėr tė tjera pėrmendim pjesmarrjet e tij nė F.F.K-Berat 1995; nė festivalin
kombėtar tė kėngės popullore qytetare-Elbasan 1996; nė takimin e ansambleve
tė shoqėrive folklorike-Sarandė 1996 etj dhe jashtė vendit nė festivale
tė ndryshme ndėrkombėtare si nė festivalin e Bonifacios-Korsikė (1991),
nė tė Kostinestit-Rumani (1992), Rudolfshtadit-Gjermani (1994), Janinės-Greqi
(1999) etj. Janė tė njohur pėr tė gjithė kėngėtarėt Vaskė Curri dhe Anastas
Naqe, Dhimitėr Curri dhe Dashnor Abedini, Donika Pecollari dhe Luljeta
Ilia, Viktor Thanasi dhe Ilia Nasi. Klarinetist i sazeve ėshtė Usta Josif
Shukollari, drejtues i grupit Qiriako Vangjeli, piktor Aleks Todhe dhe
kryetar i shoqėrisė Niko Mihali. Regjistrimet muzikore tė grupit Elena
Gjika janė pranė R.T.V shqiptar. Shoqėria Elena Gjika ėshtė shoqėria
themeluese e seksionit shqiptar tė CIOFF-it. Selia e shoqėrisė ėshtė nė
qytetin e Pėrmetit.
Lit: Tole Vasil S,
Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut, Tiranė 1998 etj.
|
Shoqata
Demir Zyko
|
Shoqatė kulturoro-artistike
folklorike e rrethit tė Skraparit.
Enci. Shoqata kulturoro-artistike folklorike Demir Zyko u krijua mė
10 tetor 1997 nė qytetin e Ēorovodės. Me veprimtarinė e saj ajo ruan dhe
zhvillon traditėn e kėngės polifonike tė Skraparit dhe njėkohėsisht pėrjeton
emrin e kėngėtarit mė tė shquar tė kėsaj tradite, Demir Zykos. Nė kėtė
shoqatė marrin pjesė kėngėtarėt mė tė mirė tė gjithė rrethit, grupi popullor
i grave, i burrave, valltarė si dhe muziktarė popullorė me vegla. Kryetar
i shoqatės dhe themelues i saj ėshtė muziktari Ylli Qafoku. Selia e shoqatės
ėshtė mė qytetin e Ēorovodės. Shiko Zyko Demir.
|
Sholla Pavllo:
|
(Korēė 1923) Artist
i Merituar, mjeshtėr i kultivimit tė kėngės popullore.
Enci. Mbaroi shkollėn rumune P. Ballamaci e mė pas shkollėn qytetase
nė Korēė. Dashurinė dhe pasionin pėr kėngėn, ia mėkoi nėna e tij Zaha,
e cila kėndonte shumė mirė. Nė formimin artistik tė Pavllos ndikuan dhe
mėsuesit e shkollės fillore Deman Lena dhe D. Simaku. Aktivizohet nė vitin
1935 nė Shoqėrinė Kulturore Agron. Nė njė moshė tė njomė kėndon Kozazhin
nė vitin 1936, e mė pas kendon sė bashku me Tole Adhamin. Nė vitet 1945
1947 Pavlloja aktivizohet si kėngetar e me vonė si solist nė korin e
ushtrisė. Pas kėsaj periudhe fillon dhe mbledh folklorin muzikor tė zonės
sė Korēės si dhe drejton disa festivale folklorike. Nė vitin 1978, Pavlloja
sė bashku me J.Mingen dhe Jorgo Panajotin do tė organizonin ekspedita
folklorike nė tė cilat krahas mbledhjes sė folklorit evidentonin edhe
bartės sė shquar tė tij. Pavlloja njė vend tė rėndėsishėm do ti kushtonte
interpretimit, pasi ėshtė interpretimi ai qė sipas tij i jep jetė kėngės.
Njė interpretues qe ka evidentuar pėr herė tė parė kėngėn e kurbetit ka
qenė Sherif Cobani i sazeve Demka&Hajro, e mė pas Eli Fara me Qeraxhi
qė nget karvanė. Po kėshtu interes do tė tregonte dhe pėr kėngėt historike
tė kėnduara nga Lefter Pulici-marrės dhe Spiro Gramozi-prerės nga Drenova.
Mė pas punoi pėr tė pėragatitur ansamblin Voskopolea, njė ėndėrr qe
e kishte shoqeruar gjate gjithe jetes per te ngritur ne skene kengen Arumune
dhe per ta vene atė perkrah kenges e folklorit shqiptar. Ka mbledhur dhe
regjistruar me dhjetra kėngė, melodi dhe valle popullore, sė bashku me
transkiptimet muzikore tė realizuara nga ai vetė. Pėr punėn e palodhur
dhe mjeshtėrinė e tij artistike nė vitin 1975 ju dha titulli Artist i
Merituar.
|
Sh.K.A.-Kosovė:
|
Shoqėri kulturore
artistike.
Enci. SH.K.A. janė organizime artistike pėr tė rruajtur, nxitur dhe propaganduar
folklorin muzikor tė ēdo treve tė Kosovės si dhe traditat shqiptare nė
pėrgjithėsi. Ndėr Sh.K.A-Kosovė pėrmendim: Trojet tona-Prishtinė, Idealėt-Gjakovė,
Nora-Preshevė, Luigj Gurakuqi-Harilaq, Foleja-Prishtinė, Gurra-Gjilan,
Mic Sokoli-Gjilan, Idriz Seferi-Zhegėr, Bajram Curri-Shurdhan, Rugova-Rugovė,
Ismail Qemali-Koretin etj. Ndėr aktivitetet folklorike tė kėtyre shoqėrive
pėrmendim festivalin Gurra popullore-Gjilan, Kosovarja kėndon-Ferizaj,
etj.
|
Sh.K.A.- Maqedoni:
|
Shoqėri kulturore
artistike.
Enci. SH.K.A. janė organizime artistike tė shqiptarėve nė Maqedoni pėr
tė rruajtur, nxitur dhe propaganduar folklorin muzikor tė ēdo treve si
dhe traditat shqiptare nė pėrgjithėsi. Ndėr SHKA-Maqedoni evidentojmė:
Xheladin Zeqiri-Tetovė, Shpresa-Veleshtė, Emin Duraku-Shkup, Ibe
Palikuqi-Shkup, Drita-Livadhi, Huzri Tahiri, Sellc, Tetovė etj. Ndėr
aktivitetet folklorike tė kėtyre shoqėrive pėrmendim: Sharri kėndon-Tetovė,
festivali i SHKA-ve-Strugė, etj.
|
Shqiptare monodia-homofonia:
|
Klasifikim pėr muzikėn
popullore nga lumi Shkumbin e nė veri.
Etim: Nga gr. qė do tė thotė njė zė.
Enci. Sipas Sokolit: atje ku flitet gegėnishtja kemi muzikė homofonike-monodike.
Me monodi do tė kuptojmė tė kėnduarin e njė linje tė vetme melodike, nga
njė ose edhe nga njė grup kėngėtarėsh. E rėndėsishme nė kėtė rast ėshtė
qė tė jetė vetėm njė linjė melodike. Nė rastet kur kemi njė kėngėtar ose
njė grup kėngėtarėsh qė kėndojnė njė linjė melodike dhe qė njėkohėsisht
kėta shoqėrohen nga njė vegėl ose grup veglash muzikore, do ta quajmė
monodi me shoqėrim. Vetėkuptohet qė shoqėrimi duhet tė jetė i tipit ritmik,
harmonik dhe melodik. Kėtė kuptim i jepnin edhe grekėt e vjetėr monodisė,
me tė cilėn kishin parasysh pikėrisht kėngėtimin vetėm tė njė linje muzikore
nga njė kėngėtar. Ky koncept u pėrdor nga antikiteti deri nė mesjetė.
Nė tė gjitha ato raste kur pėrdoret termi homofoni, duhet tė kuptojmė
se tė thuash muzikė homofonike apo muzikės monodike ėshtė e njėjta gjė.
Nė kėtė rast ndryshon konteksti i fjalės, pasi fjala me origjinė greke
homofoni qė do tė thotė njė zė, pėrdoret vetėm nė rastet kur
duhet tė thuash tė kundėrtėn e fjalės polifoni, fjalė qė rrjedh
po nga greqishtja, me kuptimin shumė zėra. Pra, nė mėnyrė korrekte mund
tė shprehemi se nė Veri kemi muzikė HOMOFONIKE dhe nė Jug kemi muzikė
POLIFONIKE. Lidhur me tė dhėnat mbi monodinė popullore shqiptare, duhet
tė themi se ato na vijnė nga drejtime tė ndryshme dhe sė pari nga zbulimet
arkeologjike tė bėra mbi territorin ku sot konstatohet i kėnduari muzikor
monodik shqiptar. Prof. Sokoli evidenton ndėr tė dhėnat pėr ekzistencėn
e kulturės muzikore monodike tė shqiptarėve veriorė, atė qė lidhet me
zbulimin e fyellit nė vendbanimin parahistorik tė Runikut-Kosovė. Sipas
tij: kjo vegėl frymore i pėrket epokės sė mesme tė eneolitit. Nga shek.
XV para e.r., kemi njė unazė tė gjetur nė njė kodėrvarr ilir nė Ēinamik
tė Lumės. Nė gurrin e unazės ėshtė gdhendur figura e Panit brinoē me kėmbė
dhie, duke i rėnė njė vegla frymore me dy tyta tė bigėzuara. Mė tej sipas
Prof. Ēabej, nė njė dokument tė vitit 1285 pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe
tė gjendur nė arkivat e Dubrovnikut (Raguzės) thuhet se: dėgjova njė
zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe. Kėtu besojmė se dėgjuesi
nė fjalė ka patur parasysh aktin e kėngėtimit nė distancė tė kėngėve maje-kraje.
Prof. Sokoli pėrmend gjithashtu edhe njė fakt historik tė vitit 1395,
fakt i cili lidhet me pjesėmarrjen e disa muziktarėve popullorė nė panairin
e manastirit tė Rotezit (nė veri tė Shqipėrisė). Kemi tė dhėna tė tjera
qė na vijnė prej veprave tė letėrsisė, si p.sh informacionet qė jep pėr
tė qarėn e Lekė Dukagjinit mbi vdekjen e Skėnderbeut Marlin Barleti, atė
pėr veglat muzikore Gjon Buzuku tek Meshari-1555, apo Pjetėr Bogdani
tek Ēeta e Profetėve. Shtjefėn Gjeēovi mė 1905, vuri nė pah nė shtypin
e atyre viteve vlerat e mėdha tė kėngėve legjendare. Krahas saj, gjatė
punės studimore qė bėri pėr mbledhjen dhe botimin e Kanunit tė Lekė
Dukagjinit, gjejmė se sa fort ishte ndėrfutur muzika nė jetėn dhe vdekjen
e shqiptarėve. Nė Kreu IV, pika 46-Dasma, pėrcaktohet se nė dasėm: pika
e dhe g legjitimohet kėnga dhe vallja. Interesimi mė i plotė
nė kėto vite vjen nga Patėr Bernardin Palaj i cili prej vitit 1919 filloi
mbledhjen dhe sistemimin e eposit verior duke prezantuar me 1924 tek Hylli
i Dritės se: kėngėt e kreshnikėve jo veē se sishin pėr tu pėrbuzė,
por pėrkundrazi do tė ēmoheshin si visare literatyre, si monumente tė
gjalla fisnikije shpirtnore e si pėrfytyrimet e pastėrta tė karakteristikave
kombtare. Puna e patėrve franēeskanė u finalizua me botimin nė vitin
1937 tė vėllimit Visaret e kombit-4, Vėll. II, Kangė kreshnikėsh dhe
legenda. Nė vitet vitet 1933-1934 nė Novipazar, realizohet njė ekspeditė
folklorike e kryer nga ana e Universitetit tė Harvardit. Ekspedita pėrbėhej
nga Milman Peri dhe Albert Lord. Me materialet e mbledhura prej rapsodėve
shqiptarė, nė vitet 1953-54 u botuan dy vėllime folklorike. Mė 1934, Prof.
Eqrem Ēabej duke folur pėr kėngėt epike tė shqiptarėve vė re se: nė veri
kėto kėngė pėrcillen me lahutė. Mė tej evidenton edhe kėngėt me tepsi
nė tė cilat kėngėtarja gjatė kėngėtimit rrotullon me dorė me tė shpejtė
njė tepsi bakri. Disa vjet mė vonė lidhur me muzikėn qytetare tė Shqipėrisė
Veriore ai vėren magjinė e tyre orientale, ndėrkohė qė po sipas tij meloditė
qė do tė jenė muzikalisht dhe kronologjikisht mė tė vjetra, rojnė nė kėngėt
e Malėsorėve tė Shqipėrisė Veriore. Kjo kėngė solo e fortė ėshtė shprehja
e qėmoēme e malėsorit tė lirė, gjurma tingėllore e fundit e shtresės primere
tė kulturės shqiptare. Kėtu do tė rendisnim edhe kontributet modeste
qė dhanė Pjetėr Dungu mė 1940 me botimin e transkiptimeve me muzikė popullore
homofonike tek Lyra Shqiptare, si dhe Gjon Kujxhia me Valle kombėtare,
tė botuar nė Firence mė 1943. Realisht, vetėm pas ēlirimit u bė e mundur
qė tė thelloheshin studimet edhe nė folklorin muzikor monodik tė Shqipėrisė
veriore. Punimi i parė i plotė mbi tė gjendet nė veprėn e Prof. R. Sokolit
Follklori muzikor shqiptar-morfologjia, Tiranė 1965. Pas kėsaj vepre,
punime tė tjera shkencore me peshė si Kėngėt malėsorēe shqiptare i Dr.
Rexhep Munishit, Prishtinė 1987; Veglat muzikore tė popullit shqiptar
i autorėve Sokoli, Miso; etj sollėn njė zgjerim te informacionit shkencor
dhe tė transkiptimeve muzikore popullore mbi kėtė pjesė tė rėndėsishme
tė folklorit muzikor shqiptar. Njė material i pasur me mbledhje muzikore
tė monodisė shqiptare gjendet pranė arkivit tė Institutit tė Kulturės
Popullore nė Tiranė. Shiko transkiptimet.
|
Shqiptare iso-polifonia:
|
Klasifikim pėr muzikėn
tonė popullore nga lumi Shkumbin e nė jug.
Enci. Iso-polifonia shqiptare ėshtė realisht njė ndėr supervlerat e folklorit
muzikor shqiptar por dhe tė traditės botėrore folklorike nė pėrgjithėsi.
Struktura e ndėrtimit tė shumėzėrėshit polifonik, lab apo tosk, ėshtė
shprehje e drejtpėrdrejtė e unitetit gjenetik tė llojit.
Nė Toskėri shumėzėrėshin e gjejmė me kėtė organizim strukturor:
Zėri I -ia
hedh-hedhėsi ose marrėsi
Zėri II -ia pret-pritėsi
Zėri III-mbajnė zėnė -iso
Nė Labėri:
(tre zėrėshi)
Zėri I-ia merr-marrėsi
Zėri II-ia kthen-kthyesi
Zėri III-ia mbush-mbushėsat-iso
(katėr zėrėshi)
Zėri I-ia merr-marrėsi
Zėri II-ia kthen-kthyesi
Zėri III-ia hedh-hedhėsi
Zėri IV-ia mbush-mbushėsat-iso
Prej praktikės qindra
shekullore janė ndėrtuar formulat e mėsipėrme tė cilar shprehin nė thelb
strukturėn e iso-polifonisė popullore, ajo e cila ngėrthen nė njė tė vetėm
tiparet e veēanta tė zėrave tė tjerė, pėrbėrės tė shumėzėrėshit.
Lit: Sokoli Ramadan,
Folklori Muzikor-Morfologjia, Tiranė 1965; Shituni Spiro, Polifonia
labe, Tiranė 1989; Kruta Beniamin, Polifonia dyzėrėshe e
Shqipėrisė jugore, Tiranė 1989; Tole Vasil S; Folklori muzikor-polifonia
shqiptare, Tiranė 1999 etj.
|
Shprehje, proverba
dhe fjalė tė urta me pėrdorim tė muzikės popullore:
|
Shprehjet, fjalėt
e urta dhe proverbat kanė njė funksion shumė tė theksuar komunikativ.
Sipas Panajoti & Xhangolli: proverbat janė nė thelb gjykime e vlerėsime
tė mirėfillta situatash e shfaqjesh nga mė tė ndryshmet tė jetės materiale
e shpirtėrore. Nė kėtė kontekst, vendi qė zėnė nė to elementėt e muzikės
popullore shqiptare, janė tregues i qartė i popullaritetit tė muzikės
popullore si dhe i qartėsisė sė kuptimit qė fiton proverbi duke pėrdorur
pikėrisht elementė nga muzika popullore. Nisur nga kjo, shprehjet, fjalėt
e urta dhe proverbat popullore me pėrdorim tė muzikės popullore i gjejmė
tė pėrhapura dhe pėrdorura nė gjithė hapėsirėn etnokulturore tė shqiptarėve.
Ja disa prej tyre:
Jo tė rrifet lodra
me tre topuza
Tiranė
Bjeri se i bie
bukur tamburasė
Korēė
I bie birbilit
nė tė kthjellėt
Fitore
Bilbili te kafazi
skėndon nga qejfi, por nga marazi
Shkodėr
Del fjala thohet,
del kanga knohet
Veri
Jashtė valles shumė
kėndime dinė
Jug
Fėmija asht bilbili
i shtėpisė
Elbasan
S`bėhet dasma me
njė fyell
Voskopojė
Me ja ngjitė kumonėn
Goshės
Drenicė, Kosovė
U nis pėr mevlud
e duel surle e tupan
Drenicė, Kosovė
Mėso kėngėt
e dyfegut, ti shpėtosh pritės e shtegut
Delvinė
Nė mes tė daulleve,
na edhe zurnanė
Skrapar
Gazi dhe kėnga,
mortjes thyerė kėmba
Shqipėri e Jugut
Nė mes tė daulles
njė zurna
Korēė
Nuk blihet mė parė
zilja, pasandej lopa
Korēė
Nisi tė kėndon
si birbili, po skėndoi as si curruliu
Labėri
Kėnga rrėfen
zogun, fjala tregon burrin
Shqipėri e Jugut
Pas kėmborėve
qė dėgjova, thashė se kishte stan
Shqipėri e Jugut
Po dėgjove daullen,
dasmėn e ke prapa
Shqipėri e Jugut
Mė qani
ju shoqe burrin, se unė do shkoj nė dasmė
Dardhė
Ėshtė si duduk
me tul
Polenė
Tunde mirė kėmborėn, meqė je plak shtėpie
Myzeqe
Ėshtė gomar me
zile
Korēė
Kush ėshtė i zoti,
me njė tel i bie ongarit
Skrapar
Me njė tel si
bihet ongarit
Skrapar
Vait tė
gruase anmiqve, mos u zė besė
Muzhēek-Triepsh
Vallen
nuk e lot mirė ay qė e heq, por ay qė ia mban
Shqipėri e Jugut
Vuri kambanėn
Plasė
Ishte kripė e daulle
Karkanjos
Ja ngriti pizgat
Korēė
Kanė lidhur pizgat nė njė
Zvezdė
S`trembet ujku
nga kėmborėt
Xerje
Ju bė zėri gėrnetė
Korēė
E ka zėrin kėmbanė
Korēė
Ku di derri kėmborė?
Lit: Gjurmime
albanologjike, 1/1971, Prishtinė 1971; Fjalė tė urta tė popullit
shqiptar, Tiranė 1983; Panajoti, Jorgo Funksioni komunikativ
i fjalėve tė urta, tek Kultura Popullore, 1/1991; Tole. Vasil
S, Muzika dhe letėrsia, Tiranė 1997 etj.
|
SH.Q.K.P
|
Shtėpia Qėndrore
e Krijimtarisė Popullore. Institucion shtetėror nė fushėn e folklorit
muzikor dhe koreografik me qėndėr nė Tiranė i cili kreu veprimtarinė e
tij gjatė viteve 1960-1990.
Enci. Njė ndėr fushat e veprimtarisė sė tij ishte botimi i krijimtarisė
popullore dhe i krijimtarisė popullore tė pėrpunuar. Pranė tij funksiononin
edhe kurse tė ndryshme trainimi nė fushėn e vokalit dhe veglave tė ndryshme
muzikore. Njė pjesė tė konsiderueshme tė botimeve tė tij i kreu nė bashkėpunim
me Institutin e Kulturės Popullore nė Tiranė. Ndėr organet periodikė tė
botuara prej tij pėrmendim: Kėnga jonė, Folklor koreografik
etj. Njė zė i veprimtarisė sė tij ishte edhe botimi i partiturave muzikore
tė krijimtarisė muzikore shqiptare. Me urdhėrin nr. 124, dt. 06.06.1994
tė Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve, SH.Q.K.P ndryshon emėrtimin
dhe tani e tutje ky institucion quhet Qėndra Kombėtare e Veprimtarive
Folklorike. Ndėr aktivitetet e organizuara prej saj pėrmendim Takimin
e Sazeve tė Jugut, Korēė 1994; Festivalin e kėngės popullore qytetare,
Elbasan 1996-1997; Festivalin Folklorik Kombėtar, Berat 1995-Gjirokastėr
2000 etj.
Lit: Vjetar kulturor
1994, Tiranė 1995 etj.
|
Shternon:
|
Fjalė e praktikės
muzikore popullore.
Enci. Fjala shternon pėrdoret pėr tė treguar nė rast se vegla muzikore
popullore tingėllon apo jo. Me kėtė mėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėsinė
e Madhe.
|
Shtrakallkė:
|
Rraketake.
Enci. Nė trajtėn shtrakallkė e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin
e Peshkopisė.
Shiko fjalėn rraketake.
|
Shyti Ndue:
|
Muziktar i shquar
popullor nė interpretimet nė veglat popullore tė Shqipėrisė sė Veriut.
Enci. Njė ndėr veēoritė e muziktarit popullor Ndue Shyti ka qėnė vlera
e interpretimit tė tij nė shumė vegla popullore. Pėrveē rolit tė tij tė
padiskutueshėm si solit, Ndue Shyti ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm
edhe nė konsolidimin e formacioneve me vegla tė muzikės popullore tė rrethit
tė Pukės. Nė zėrin M.V (muzikė veriore) tė Fonotekės sė Radio-Tiranės
gjenden edhe kėto inēizime tė Ndue Shytit:
viti 1966, nr. 20-Melodi
popullore me kavall
viti 1966, nr. 21-Melodi popullore me fyell
viti 1966, nr. 33-Pjesė me ēifteli e akorduar me dy tela tė barabartė
viti 1966, nr. 35-Melodi me ēifteli
viti 1966, nr. 47-Melodi malėsore me ēifteli
viti 1967, nr. 71-Melodi me ēifteli
viti 1967, nr. 101-Melodi me ēifteli
viti 1968, nr. 87-Melodi me bilbil
viti 1973, nr. 122-Melodi me bilbil
viti 1973, nr. 124-Melodi me ēifteli
viti 1973, nr. 132-Melodi vallesh popullore me orkestrinė
viti 1973, nr. 139-Malėsia nė festė, me orkestrinė popullore
viti 1978, nr. 151-Tinguj zemre
viti 1979, nr. 158-I kėndojmė jubileut, orkestrina popullore
Pukė
viti 1981, nr. 165-Gėzimi i shartarėve, orkestrina popullore
Pukė
viti 1983, nr. 174-Melodi me ēifteli dhe sharki.
viti 1983, nr. 175-Melodi me orkestrinė nga FFK
viti 1988, nr. 195-Melodi orkestrale
viti 1990, nr. 203-Melodi orkestrale
Nė vitin 2000, pėr
kontributin e Ndue Shytit nė muzikėn popullore, nga Bashkia e Pukės i
jepet titulli Qytetar Nderi.
Lit: Grillo Kozma,
Njė nga instrumentistėt mė virtuozė tė Ballkanit, Vatra e kulturės,
5/1973; Baxhaku Dilaver, Rrugė me kėngė, rev. Ylli, 1/1974;
Gjoza Roland, Virtuozi dhe orkestrina e tij, tek Drita, 1978,
13 gusht; Nushi Sabrie, Zhvillimi i muzikės orkestrale nė rrethin
e Pukės, Kultura Popullore, 1/1982; Braho Esat, Artisti i Popullit
Ndue Shyti, KOMBI, Tiranė 1996, nr. 42, 1 tetor etj.
|