Enciklopedia - Germa GJ

Gjamatar:

Kėngėtar i gjėmės nė Veri tė Shqipėrisė.
Etim. Sipas Ēabej: gjamatar m. “ai qė bėn vaje nė njė mort”, me gjamue me i ba gjamėn” te FR 163.
Enci. Gjamatarėt janė kėngėtarėt popullorė qė hapin gjėmėn dhe qė rrahin gjoksin , ējerrin fytyrėn si dhe rrahin tokėn me duar pėrgjatė ceremonisė sė gjėmės. Me kėtė emėr i gjejmė nė Veri tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė. Nė veprėn letrare tė I.Kadaresė i gjejmė edhe nė formėn gjėmėmtarėt. Nė Kosovė si gjamatar i njohur pėrmendet Demė Ahmeti, qė jetoi deri nė vitet ’30 tė shek. XX.

Lit: Neziri Zymer, “Tė dhėna gjeohistorike, etnokulturore dhe epikografike pėr katundet e Rugovės sė Poshtme”, Prishtinė 25/ 1995; Neziri Zymer, “Tė dhėna gjeohistorike, etnokulturore dhe epikografike pėr katundet e Rugovės sė sipėrme”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinė 26/1996 etj.

Gjemenxhe:

Lloj violine popullore.
Enci. Si fjalė e sjell i pari Mitkoja tek “Bleta…”. E gjejmė pėrdorur edhe nė folklorin gojor:

Tin’ o Leskovik i shkretė,
delnie hapni penxheretė,
se vjen Hajroa vet’i tretė,
sjell bozuk’e gjemenxhetė.

Si fjalė lokalizohet e pėrdorur nė Leskovik dhe Pėrmet.

Lit: Mitko Thimi, “Vepra”, Tiranė 1981 etj.

Gjė a gjėzė me objekt muzikėn popullore:

Enci. Sipas Ēabej: gjėzegjėzat janė karakteristike pėr mendėsinė e popujve tė Ballkanit. Trajta themelore artistike e gjė e gjėzave ėshtė alegoria, e cila shtrohet nė formė pyetjeje, me anė tė sė cilės kėrkohet objekti i fshehur. Pikėrisht, pėrfshirja nė “gjė e gjėza” e veglave muzikore popullore dhe nė pėrgjithėsi e muzikės popullore gjithė shqiptare, shpreh jo vetėm njohjen e madhe tė tyre por njėkohėsisht ėshtė edhe tregues i qartė i njė marrėdhėnie  tepėr familjare me to. Vetė natyra e gjė e gjėzės qė, nėpėrmjet shumė tė njohurės, tė gjesh tė panjohurėn, si dhe anasjelltas, ėshtė treguesi mė i mirė i kėsaj ngjizjeje. Kemi dy lloje gjė a gjėzash:

I-Kemi gjė a gjėza ku elementėt e muzikės popullore pėrdoren pėr tė gjetur objektin e gjėzės.

-Njė daulle me shtatė vrima
nga tė shtatat i del frima. (Koka) Ēamėri.

-Njė cyle me pesė vllezėr.(Dora) Kaninė, Vlorė

-Me rrobė jeshile,
mbushur plot me zile. (selvia) Jug

-Qė kėtu e gjer nė Shkodėr
bam me pushkė e bam me lodėr. (bubullima)

-Asht nji gje:
rak-rak e tak,
mbyllet me kapak. (goja) Gjakovė

-Nji zumare,
plot me pare. (goja me dhėmbėt) Zerqan, Peshkopi

-E ėma lozonjare
e bija lodėrtare. (furka me boshtin) Elbasan

-Ariu i bje kavallit e ujku kėrce. (furka me boshtin) Krujė

II-Kur nė vetė gjė a gjėzėn ėshtė fshehur njė element nga muzika popullore.

-Qafė kam
kokė s’kam
katėr shalėsh dhe pa kėmbė
me frymė dhe i vdekur jam
as me kocka as me dhėmbė. (Gajdja) Korēė

Ē`asht njė kodėr mė kodėr,
O Hava, o motėr ! ( kėmbora) Gjirokastėr.

- Havako, o motėr,
 qan kodėr mė kodėr. (kėmbora) Tepelenė.                                     

Zogori, moj zogori,
breg mė breg po bėn oi!  (kėmbora)  Kolonjė.

Allollua, dollollua,
 dang e dang nėpėr katua.( kėmbora )  Jug.

Njė plak me njė dhėmb
Breg mė breg cinxėron.( kėmbora e zile) Skrapar

- Dalin e ulėrijnė malit,
kur vjen vakti i beharit. (kėmborė e zile)                                                                                         

-N’mal trakallon,
n’kual hingllon,
hysmeqare n’shpi. (lahuta) Bajzė, Kastrat

-Dru mali,
tellall fshati. (daullja) Sulovė,Elbasan

-I zi e dhamėbardhė,
e ka kokėn posi dardhė. (zurnaja) Shpat, Elbasan

-Nė mal bėrtet e thėrret
bie nė lumė e s`pi ujė. ( zilja)  Ēamėri

Vete pėr ujė e ujė s`pi. (zilja) Vlorė

- Lopė e Molla Kasos
del nė shesh tė Hasos
mu! bėn njė herė,
zgjon tė gjithė asqerė.(daullja)  Ēamėri

- Rreh i biri t`anė
sa shkallmon dynjanė. (daullja)  Lushnjė

- Lėre nė pyll,
rritur nė pyll,
kur del nė kasaba,
ēudit gjithė dynjanė.      ( mandolina)  Vlorė.

- I gjalli ecėn,
i vdekuri kėndon.( zilja dhe gomari)  Vlorė

- Dru pe mali,
bisht pe kali,
tel pazari,
qejf insani.(buzuku)  Pogradec.

- Kokėn pe ajvani,
bishtin pe trigani,
zėnė pe insani.  ( buzuku) Dardhė

- Dru mali,
bisht kali,
kokė hajvani,
zė insani.( daullja) Kurvelesh

- Lopė e Millagaēit,
del nė breg tė Kaēit,
mu! ja bėn njė herė,
zgjuan gjithė milenė.      ( daullja)  Kaninė - Vlorė

- I vogli rreh tė madhė,
thėrret e mbledh dynjanė.( kėmbana)

Ngado shkon e bėn shamatė ( kėmbana)

Tringėllin nė mal, oshėtin nė fshat (zilet)

- Allollua dallollua,
dėng-dėng nėpėr katua.(kėmbora)

-Bredh kodėr mė kodėr,
thėrret: -O hava moj motėr.(kėmbora)

Lit: “Folklor shqiptar-Gjėegjėza”, Tiranė 1968; Ēabej Eqrem, “Studime gjuhėsore -V”, Prishtinė 1975; Tole. Vasil S, “Muzika dhe letėrsia”, Tiranė 1997 etj.

Gjėmė:           

Fatkeqėsi, mėnxyrė; lajm i vdekjes, thirrja e vajit e burrave,mandatė; bubullimė, gjėmim”; geg. Gjamė f. “gjėmim, ushtim; vaj, vajtim; gjėmė, mynxyrė”; gjėmon “ushton, bubullin; “ gjėmim m. “ushtimė, jehonė, bubullimė”; kal. Gjėmor “qė ushton” (popullore?).
Etim: Ēabej: fjalė e gjuhės mbarė. Po sipas Ēabejt: nė burimet e vjetra ruhet njė domethėnie mė e afėr me atė tė lat. Gemere. Khs M y fshanjemė, tue gjimuom e tue klanė mbė kėtė shekullė plot me lot e gjamėnė e atyne qi pėr kambėsh hiqishnjinė n. lidhunė, te Buzuku ( XIV5, XVII/2, Psalm 107, 21); Budi (DC 36, 215) fort gjėmoj ndė zėmėrė tė vet e Idhunė tue gjėmuam.
Enci. Nė pėrgjithėsi gjėma interpretohet nga burrat nė perėndim tė diellit. Gjėma fillon me njė minimum prej 10-15 burrash. Ka raste kur marrin pjesė deri nė 80-100 veta. Sipas Zojzit: njė tė vdekuri i bėhen deri nė 7-8 gjėmė dhe mė sė paku 2. Hil Mosi ka shkruar poezinė “Gjama e Tomorrit”. Britma karakteristike ėshtė hoj-hoj-hoj. Tek vepra e I.Kadaresė e gjejmė tė pėrdorur edhe nė trajtėn “e gjėmėshme”. Shiko dhe fjalėn vaj. Nė Kelmend njihet dhe gjama e bariut, e cila shoqėrohet me tingujt e zileve dhe kėmborėve. Shiko gjamatar, vajtojcė.

Gjėmoj:

Qaj me zė njė tė vdekur, i bėj gjėmėn.
Enci. Gjėmoj  e gjejmė tė pėrdorur nė Labėri.

Gjika Xhebro

(Tėrbaē 1900 † Tėrbaē 1978)
Kėngėtar dhe rapsod i shquar i rrethit tė Vlorės.
Enci. Nė moshėn 20 vjeēare ngre kėngėt e para pėr luftėn e Vlorės pėr tė vazhduar me kėngėt pėr luftėn antifashiste etj. Autor i rreth 100 kėngėve dhe poezive popullore. Ndėr kėngėt mė tė njohura tė tij pėrmendim “Kush e njeh Selam Musanė”, “Unė i ziu Xhebro Gjika”, “Kėngėt e staneve”, etj. Njė pjesė e kėngėve tė tij janė mbledhur nė vėllimet e botuara nga Instituti i Kulturės Popullore “Kėngė popullore historike”, “Kėngė popullore lirike”, “Kėngė popullore tė luftės antifashiste”, etj.

Lit: Gaēe Bardhosh, “Kėnga popullore e lumit tė Vlorės”, Tiranė 1995; Gaēe Bardhosh, “Xhebro Gjika”,  Tiranė 1997 etj.

Gjysa

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-la-sib-do#-re-mi-fa-sol.
Enci: Sipas R. Sokolit  gjysa ėshtė perdja e tretė e ahengut popullor, aheng i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit:Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia”, Tiranė 1965 etj.

Gjuhėza:

Pjesė e veglės popullore.
Enci. Gjuhėza ėshtė pjesa e sipėrme e veglės popullore tė pipėzės.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia