Enciklopedia - Germa Z

Zamare:

Pipėz-fyell i bariut.
Etim: G.Meyeri kuptimin e kėsaj fjale e jep pas Hahnit si xamare.
Enci: Sipas Ēabej: fjalė e pėrhapur nėpėr dialekte: tosk. jugore (nė Gjirokastėr) me fortim tė spirantit nistor xamare; geg. Veriore (Shkodra) zumare. E gjejmė tė pėrdorur edhe te Hora e Arbereshėve (Piana) nė Siqeli zumare, nė poezitė e Skiroit nė trajtėn zumaresė.

Lit: Sokoli Ramadan, BSS, Nr. 4, Tiranė 1954 etj.

Zambare:

Vegėl muzikore popullore aerofone-fyell.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Myzeqe. Zambarja Myzeqare ka ngjashmėri me fyellin e arbėreshėve tė Greqisė tė quajtur djamara. E gjejmė tė ndėrfutur edhe nė folklorin gojor:

Njė ēoban sipėr nė mal,
Bij’ e bij zambares-o
Kemi bukė pėr tė prurė!
Thotė vasha: -“vete unė”!

Lit: “Kėngė popullore lirike”, Tiranė 1955 etj.

Zanamane:

Shiko fjalėn pipėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Blinisht.

Zanamare:

Shiko fjalėn pipėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Zadrimė. Po kėshtu e pėrdor edhe Anton Harapi: aty afėr shoh tre bari tė cillėt, njeni ma bukur se tjetri po u bishin zanamareve me nji pėrkim tė binshėm, me nji harmoni tė pashoqe, e si mos t’ishin ato tri zaje, mė nji po merrshin kangėn e kreshnikut.

Lit: Arapi. Anton, “Tri zanamare ase harmonija nder elementa tė nryshėm nė Shqypni”, tek “Kulla e Babelit”, PHOENIX, 1999 etj.

Zanat e malit:

Figura mitologjike shqiptare-hyjneshat e maleve shqiptare
Etim. Sipas Joklit: emri Zana prej latinishtes-Diana. Sipas njė tjetėr opinioni: Zana rrjedh nga emri ZA (zana, zėri).
Enci. Nė veri e gjejmė me emrin Zana, nė Jug me Zėra. Sipas Ēabej: zėri i natyrės dhe i ndėrgjegjes njerėzore. Zakonisht “Zanat e malit” pėrshkruhen si vajza tė maleve me fuqi tė mbinatyrshme por dhe me aftėsi tė veēanta nė tė kėnduar dhe kėrcyer. Sipas Sokolit: vetė emri  (zana e shtojzovalle) i kėtyre krijesave tė tejdukshme, tė pėrbėra prej drite, prej tingujsh e prej lėvizjesh vallėzuese, ėshtė kuptimplotė. Sipas Tirtės: Zanat kanė fėmijė qė i pėrkundin nė djepa, lodrojnė, kėndojnė, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Ja si thotė populli: “Po knojke si zanė mali”. Meqėnėse dalin zakonisht natėn, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natės”. Megjithėse nuk kemi tė dhėna rreth melodikės sė kėngėtimit tė tyre, “Zanat e malit” dalin edhe frymėzuese tė rapsodėve shqiptarė gjatė kėngėtimit me lahutė ose karadyzen, tė ngjashme me frymėzimin qė muza greke e muzikės dhe poezisė-Evterpi u jepte kėngėtarėve tė lashtėsisė. Zanat e malit i hasim dendur nė rapsoditė kreshnike shqiptare me lahutė. Ja si i pėrshkruan rapsodi zanat nė kėngėn “Martesa e Mujit”:

Zana e madhe kndon nė mal
Zana e vogėl kndon nė shkam
Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
Zana jemi e zana kjoshim!
Bes besė e fjala fjalė,
Grueja grue e zana zanė,
Zana diell e grueja hanė:
Mjerė kush besė grues i ka xanė!

Sipas Ēabej: kur vritet ndonjė nga ndoret e saj , ajo i a fillon vajit pėr tė si njė nėnė pėr tė birin. Nė njė rast tjetėr kemi konstatimin e fuqisė sė tyre:
Malet e Deēicit i qofsha true
tė dahet katrash e tė kjojė me mue.

Sipas “Fjalorit enciklopedik”: kulti i fortė i Zanės nė Shqipėri dhe nė mbarė gadishullin Ballkanik, na bėn tė mendojmė se te Zana kemi tė bėjmė me njė hyjni vendase paragreke. Konica i konsideron Zanat: mike tė Shqipėrisė. Nė kėtė kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtėsmet. Nė Durrės nė vitin 1914 botohej gazeta me titullin “Zana”.

Lit: “Visaret e kombit-4”, Tiranė 1937; “Rapsodi kreshnike”, Tiranė, 1991; “Fjalori i mitologjisė”, Tiranė, 1987; Konica. Faik, “Vepra”, Tiranė, 1993; Koliqi. Ernest, “Vepra 1”, Prishtinė, 1996; Tirta. Mark, “Qėnie mitike te shqiptarėt dhe paralele tė lashtėsisė iliro-trake”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė, 1997, nr. 27; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė, 1998; Sokoli. Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė, 2000 etj.

Zefkli:

Ai qė pėlqen ahengun-zefkėn.
Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur tek shqiptarėt e Maqedonisė.

Lit: Murtishi Kaim, “Ladorishti, histori dhe tradita”, Strugė 2001 etj.

“Zena vėllezėrit”:

Mehdi Zena (Elbasan 13. 07. 1946), Demir Zena (Elbasan 10. 11. 1950), dyshe e njohur vėllezėr kėngėtarė, nė muzikėn popullore qytetare elbasanase tė gjysmės sė dytė tė shek XX.
Enci. Pasionin pėr muzikėn e trashėguan nga babai i tyre Ali Zena, muziktar i njohur i muzikės qytetare elbasanase i gjysmės sė parė tė shek. XX, pjesmarrės i grupit tė kėngės popullore tė Usta Isuf Myzyrit. Pėr herė tė parė si duet dalin nė publik nė vitin 1974, nė koncertin e organizuar nė Elbasan me kėngė popullore tė qytetit tė tyre. Nė vitin 1978 bėhen pjestarė themelues tė ansamblit shumė tė njohur tė muzikės popullore qytetare elbasanase “Isuf Myzyri”, e mė pas i gjejmė tė si kėngėtarė popullorė nė estradėn e qytetit. Vlera e kėngėtimit tė tyre lidhet ngushtė me riinterpretimin e fondit tė vjetėr tė kėngėve tė usta Isu Myzyrit si dhe me ruajtjen e origjinalitetit tė kėngėve popullore qytetare elbasanase nė pėrgjithėsi.  Njė rol tė pazėvendėsueshėm nė interpretimet e tyre muzikore zė edhe orkestrina popullore e ansamblit “Isyf Myzyuri” e pėrbėrė nga muziktarėt Sopot Serica-fisarmonikė, Zeqir Sulkuqi-violinė, Xhevahir Qafa-klarinetė, Bardhyl Kila-dajre, Bardhyl Japi-C.Bass, Shefqet Kana-llautė,  Klement Marku-llautė, Gjergj Mėhilli-violinė, Shpėtim Ēaushi-flaut. Regjistrimet e tyre muzikore gjenden pranė Radio-Tiranės dhe televizionit shqiptar. Ndėr kėngėt mė tė njohura tė tyre pėrmendim “Iku nata agun malet”, “Nė zabel tė erdha”, “Kur hyna nė portė tė kalasė”, “Si bilbili nė pranverė”, “Ra dallandyshja nė degė tė ullinit” etj. Krahas vėllezėrve Zena, nė kėtė periudhė nė Elbasan kemi edhe kėngėtarė tė tjerė tė muzikės popullore elbasanase si Albert Tafani, Suzana Qatipi, Zina Zdrava, Zeliha Sina, Flutura Hida, Ylja Senja, Mustafa Mehja, Agim Saliu etj.

Zė:

Vegla muzikore mė e vjetėr e njerėzimit.
Enci. Nė praktikėn muzikore popullore populli i klasifikon zėrat nė zėra tė hollė dhe zėra tė trashė. Zakonisht me zėra tė hollė quhen kėngėt e kėnduara nga gratė dhe fėmijėt. Megjithatė kemi raste si p.sh nė “kėngėt piskė” tė veriut ku malėsorėt kėndojnė “qė t’u shkojė zėri nė kupė tė qiellės”. Edhe Konica mendon se: zėrat janė zakonisht tė lartė por kemi edhe zė tė trashė nga ata qė populli i quan zėgomari. Sipas Prof. Sokolit: duke zbritur nga malėsitė e veriut, ashpėrsia e zėrave sa vjen e zbutet. Sipas Munishit: nė Shqipėri ekziston kulti i zėrit tė fortė. Ja njė sėrė shprehjesh popullore mbi zėrin muzikor:

-“Dėgjohet tre sahat larg”.
-“Zė aq i fortė sa fik dy llampa nė odė”.
-“Zė qė dredh trarėt e shtėpisė”.
-“Kur knojke, toka gjėmojke”.
-“Gurgullon zėri”.

Nė popull gjejmė edhe shprehjen: “Ma dredh zėrin si bilbil”. Nė veprėn letrare tė I. Kadaresė kemi edhe zėcamunxė.

Lit: Sokoli, Ramadan, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981; Konica. Faik, “Vepra”, Tiranė 1993; Munishi. Rexhep, “Mitet dhe kultet mbi muzikėn pėrmes frazeologjive popullore”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė 1997, nr 27; Ēaushi, Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė 1998, Kadare. I, “Vjedhja e gjumit mbretėror”, Tiranė 1999; Tase, Pano, “Ē’u kėput njė yll”, Tiranė, 2001 etj.

Zėbukur:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Qė e ka zėrin tė bukur dhe tė tingėllueshėm.

Zėējerrė:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Qė e ka zėrin tė papastėr dhe jo tė tingėllueshėm.

Zėdredhur:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Qė zėri ka vibracione gjatė kėngėtimit.

Zėėmbėl:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci.Qė kėndon me ngrohtėsi dhe ėmbėlsi.

Zėmadh:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Qė ka zė shumė tė fortė i cili dėgjohet nė distancė tė largėt. E gjejmė edhe nė formėn zėgėrnetė.

Zėth:

Neologjizėm.
Enci. Me zėth duhet tė kuptohet njė zė jo i fuqishėm. Zėth ėshtė krijuar nga poeti Naim Frashėri. Zėthi gjendet edhe nė krijimtarinė poetike tė Lasgush Poradecit.

Ziejmė:

Shiko fjalėn iso.

Zigulka:

Violinė
Enci. Nė kėtė formė e gjejmė nė praktikėn muzikore tė shqiptarėve tė Ukrainės. Shiko dhe dhjoli, qemane.

Lit: Voronina i, Domosileckaja M, Sharapova L, “E folmja e shqiptarėve tė Ukrainės”, Shkup, 1996.

Zile:

Vegėl muzikore popullore me lartėsi tė pėrcaktuar tingulli.
Enci. Si fjalė del qė tek “Bleta” e Th. Mitkos. Zilet i kemi njėjare dhe dyjare. Zilet e tipit dyjare janė kur njė zile mė e vogėl ėshtė brenda njė mė tė madheje. Kryesisht janė vegla tė ngurtėsuara nė kopetė e bagėtive tė pėrbėra nga pėrzjerje tė veēanta bakri, tunxhi dhe zinku etj. Kemi njė pėrngjasim sė formės sė jashtme tė ziles dhe kėmbanės me xhubletėn, veshja qė mbahej e varur nė supet me dy rripa tė gjerė dhe qė pėrdorej vetėm nga shqiptarėt nė njė zonė pėrqark alpeve. Etnomuzikologjia jonė konstaton tek zilet dukurinė e “polipentatonive tė ngrira”. Ka njė pėrdorim tė gjerė edhe nė veprėn letrare tė Naim Frashėrit:

Ku mėrzen cjapi me zile,
atje i kam mentė e mia.

Siē e kemi theksuar, muzika e zileve dhe kėmborėve ėshtė quajtur si muzika e pėrhershme e fshatrave shqiptare.

Lit: Tole. Vasil S, “Folklori muzikor-strukturė dhe analizė II”, Tiranė, 2000; Gjergji, Andromaqi. “Ligjėrata pėr etnologjinė shqiptare”, Tiranė, 2001,

Zogjtė fatidikė:

 

Zogj tė cilėt me anė tė kėngės dhe kėngėtimit tė tyre tė parathonė fatin.
Enci. Si zogj fatidikė nė muzikėn tonė popullore njihen bilbili dhe qyqja. Me anė tė kėngės sė tyre ata parathonė fatin pėr tė tjerėt. Njė ndėr krijimet mė tė hershme ku konstatohet roli i qyqes si zog fatidik ėshtė balada “Konstandini dhe Doruntina”.

“Ē’ka kan zojt si po flasin
Thon: Qysh hec i vdekni me t’gjallin?
Shuj moj motr Zotyn tė vraft,
Nuk kan zojt tjetėr zanat”. 

Ndėr tė tjera, bilbilin si zog fatidik e gjejmė edhe nė gojėdhanėn pėr lindjen e Skėnderbeut: “Nana e Skėnderbegit ish kanė metė me yzėr. Nji natė pa le Skėnderbegi, e sheh ni andėrr se si kanė shkue me ni bjeshkė t’Shqypnisė. Ish kanė ditė vere. Krejt jeshillik vendi. Prej asaj bjeshke shumė t’naltė p’e sheh krejt Shqypninė e rrezueme prej dielli. Vjen ni bylbyl i hijeshėm e i bjen n’krah t’djathė nanės ‘Skėnderbegit e po i knon shumė bukur. Nana e Skėnderbegit, tu’ e ngue bylbylin, s’vanon e kėrset ni pushkė, e kjo tremet e i del gjumi. T’nesrit i lenė Skėnderbegi”. Ferizaj, Kosovė
Jeronim de Rada mblodhi kėngėt popullore tė arbėreshėve tė Italisė, tė cilat i botoi tek “Rapsodi tė njė poeme shqiptare. Nė njėrėn prej kėngėve tė mbledhura gjejmė edhe zogjtė fatidikė:

Fėrshėlluan di zoge,
njė pėrtei, njė pėrkėtei,
foline njera jatėres:

Mė tej, populli, duke besuar nė fatthėnien e zogjve, nė ditėn e Verės, ka qėnė zakon qė tė lidhnin gojėn e kafshėve apo shpendėve qė tė mos dėmtonin prodhimet:

Ēa po bėn aty?
Po lidh gojėn e zogjėve.

Duhanas, Berat

Nė poezitė popullore tė mėposhtme e gjejmė sė bashku fatthėnien e billbilit dhe qyqes:

Iku dimri, erdhi vera,
erdh behari, ēeli ferra,
borziloku e trėndafili,
mbani vesh ē’thotė bilbili:
Erdhi vera ēeli molla
me shėndet robat e holla!

Pse s’kėndon, ti murga qyqe,
pse s’kėndon?
Kur tė vij’ koha e verės,
kur tė mbushet mali gjethe,
mali gjethe, fusha lule,
fusha lule,  fshati trima,
fshati trima, lumi nuse,
lumi nuse, sheshi ēupa,
ahere do kėndonj unė.

Dardhė, Korēė

Nė mitologjinė greke pėrmendet falltari grek Melampodi, i cili ishte nė gjendje tė kuptonte kėngėtimin dhe gjuhėn e zogjve dhe tė kafshėve. Shiko zogjtė kėngėtarė.

Lit: “Gjurmime albanologjike”, 1/1971, Prishtinė; Ēabej Eqrem, “Studime gjuhėsore-V”, Prishtinė 1975; “Lirika Popullore-I”, Tiranė 1988 etj.

Zogjtė kėngėtarė:

Familje shpendėsh me aftėsi pėr tė nxjerrė tinguj dhe melodi prej kėngėtimit tė tyre.
Enci. Sipas “FESH”-it: zogjtė kėngėtarė qė ndeshen nė Shqipėri janė kryesisht tė familjes sė tushave e bilbilave si: tusha kėngėtare (turdus philomelos), bilbili (luscinia megarhynchos), bilbili i kallamishteve (acrocephalusarundinaceus), gushėkuqi (erithacus rubecula), gardalina (carduclis carduclis), thėllėza e malit (alectoris graeca) etj. Kėta zogj kanė aparatin e zėrit tė quajtur “sirings”, i cili nga ana funksionale ėshtė nė gjėndje tė modulojė tingujt me shpejtėsi shumė tė madhe. Ėshtė vėnė re se disa zogj kėngėtarė kėndojnė motive melodike shumė tė shkurtėra dhe disa tė tjerė arrijnė dhe kėngėtime disa minutėshe si p.sh laureshat. Ja si e gjejmė tek Naim Frashėrit panoramėn e zogjve kėngtarė:

Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
E qyqeja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
Bashkė me shpest edhe unė t’ja thėrres kėngės e t’ja them.

Sipas “FGJSSH”: bilbili njihet si kėngėtari mė i mirė ndėr tė gjithė zogjtė.

Dolli marsi, hyri prilli,
me ferman kėndon bilbili.

Kėngėtimi i zogjve kėngėtarė e nė veēanti i bilbilit, ėshtė imituar edhė nė muzikėn me vegla tė sazeve. Kujtojmė kėtu imitimin e zėrit dhe melodikės sė bilbilit nga violinisti popullor Ethem Qerimi. Tek L.Poradeci e gjejmė tė pėrdorur si “bilbil parėverak”-mbiemėr cilėsues i ndėrmjetėsuar.

Lit: Frashėri Naim, “Vepra 1”, Prishtinė 1978; “Fjalor i mitologjisė”, Tiranė 1987; “Lirika Popullore”, Tiranė 1988 etj.

Zumare:

Shiko fjalėn pipėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė veri tė Shqipėrisė, kryesisht nė Shkodėr dhe Lezhė:

N’ato lisa tuj mrizrue
djali kėngėn tuj kėndue,
ti, ēoban, bjeri zymares
vashat-o ia marrin valles

Blinisht, Lezhė

Njė interpretues i shquar nė zumare pas viteve ’50 ka qėnė Haxhi Saldi-Shkodėr, Elez Selimi-Oblikė, Shkodėr etj.

Zurna:

Emėrtim popullor pėr veglėn e surles.
Etim. Nga persishtja surna (sur+nej).
Enci. Nė kėtė formė e hasim nė Shipėrinė e Jugut. E gjejmė tė ndėrfutur edhe nė poezinė e kultivuar shqipe si nė rastin e poezisė sė Nolit:

Hosanna, o ēlironjės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin’ e hurma
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna
Thirr e zbraz, o gurmas: Hosanna, hosanna!

Zurnaxhi:

Muziktari popullor qė luan nė veglėn popullore tė zurnasė.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė gjithė Shqipėrinė. Nė Fier, nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, njė zurnaxhi shumė i njohur ishte edhe Pasho Morava, nė Lushnjė Aqif Hamiti dhe Petraq Gjini etj.

Zvura:

Njė nėntip i veglės popullore tė fuzės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Filat tė Ēamėrisė.

Zyberi Hafsa:

(Tiranė 15.05. 1928 +05.09.1994) -“Artiste e Merituar”-1980.
Kėngėtare e shquar e muzikės popullore tė qytetit tė Tiranės e gjysmės sė dytė tė shek XX. Shiko gjithashtu zėrin: kėnga popullore qytetare tiranase.

Zyli:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit tė dyqahut por vetėm njė kuintė mė lart.
Enci: Sipas R. Sokolit zyli ėshtė perdja e dytė e ahengut, dhe njihet si perde qė pėrmban kėngė tė cilat shtjellohen nė regjistėr relativisht tė lartė. Kjo perde gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare. Kur e konstatojmė nė formėn zyl, duhet tė kuptojmė njė kėngėtar qė kėndon nė regjistėr shumė tė lartė: “Bylbylit i erdh haberi/ E u ēue nė zyl hava.

Lit: Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965; Daija Tonin, Zadeja Tonin, “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr 2000 etj.

Zyko Demir:

(Gjerbės-Skrapar-1911 † Skrapar 2 Korrik 1992)
Kėngėtari mė i shquar i iso-polifonisė toske tė Skraparit
Enci. Ka kėnduar kėngėn popullore qysh nė moshė tė re kryesisht nėpėr dasma. Nė vitet 1960 filloi tė popullarizohej si kėngėtar sė bashku me grupin e tij tė pėrbėrė nga Mehdi Kushe, Shahin Ēinarin, Nexhet Hebibasi dhe Agim Carkonji me tė cilėt kėndoi edhe kėngėn e shquar “Mbeēė more shokė mbeēė” nė Festivalin Folklorik Kombėtar nė Lezhė, Janar 1968. Pas kėsaj merr pjesė pothuajse nė tė gjitha aktivitetet e rėndėsishme kombėtare pėr folklorin nė Shqipėri deri nė vitin 1983, kohė nė tė cilėn e ndėrpret veprimtarinė pėr arsye shėndetėsore. Ka kėnduar nė gjithė Shqipėrinė dhe regjistruar pranė Radio-Tiranės rreth 50 kėngė popullore polifonike tė Skraparit dhe Toskėrisė. Ndėr to pėrmendim “Ju, o malet e Skraparit”, “Tridhjetė e nėntė, mos ardhsh kurrė”, “Mėmėdheu”, “Pėrtej urės sė Qabesė” etj. E veēanta e kėngėve tė kėnduara prej tij, lidhet me faktin se i kėnduari i tij si marrės i kėngės, mbart nė linjėn melodike veēori tė theksuara instrumentale, ē’ka e bėn kėngėn e Xha Demirit mjaft tė veēantė dhe njėkohėsisht shumė tė vėshtirė pėr tu interpretuar nga kushdo. Pas vdekjes sė tij, mė 10 Tetor 1997 ngrihet nė Skrapar shoqata kulturore “Demir Zyko” dhe grupi polifonik qė vazhdon traditėn e kėngės skrapallite me iso tė Xha Demirit.

Lit: Zojzi Rrok, “Dasma nė krahinėn e Skraparit”, buletini i shkencave shoqėrore, 1958, nr. 2, fq. 220-232; Ēelibashi Tomorr, “Mesazhi i kėngės popullore tė krahinės”, gaz. “Jehona e Skraparit”, 1987, 11 Dhjetor; Resuli B, “Pėrse po harrohen kėngėtarėt popullorė”, “Kombi”, 1993, 14 shtator etj.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia