Enciklopedia - Germa D

Dahire:

Shiko zėrin: “dajre”.

Daiu Mexhit:

Mbledhės dhe transkiptues i  folklorit muzikor shqiptar i gjysmės sė dytė tė shek. XX.
Enci. Mexhit Daiu sė bashku me Eftim Dherin, regjistrohen ndėr tė parėt mbledhės dhe transkriptues tė folklorit muzikor shqiptar. Atyre ju njihet merita e hedhjes sė bazave tė arkivit muzikor tė Institutit tė Kulturės Popullore. Meritė e tyre ėshtė gjithashtu edhe botimi pėr herė tė parė i disa transkriiptimeve me muzikė popullore shqiptare. Ndėr to veēojmė botimin me transkriptime “Kėngė popullore dashurie”, Tiranė, 1965 dhe “250 kėngė popullore dasme”, Tiranė,1966. Shiko zėrin:  transkiptimet e muzikės popullore.

Dajre:

f.  Vegėl e muzikės popullore, tambura, def.
Etim. Ēabej: prej turq. daire “rreth; dajre” (kjo prej arabishtes), e cila ka shkuar nė gjithė gjuhėt ballkanike.
Enci. Dajre-defi ka njė pėrdorim nė gjithė hapėsirėn etnomuzikore shqiptare. Nė Jug tė Shqipėrisė ėshtė e ndėrfutur brenda formacionit tė Sazeve, ndėrsa nė Veri tė saj e gjejmė edhe nė bashkėjetesė me vegla tė tjera popullore.

                        Falė me shėndet bilbilit
                        Falė me shėndet bilbilit,
                        t`na dėrgojė dajren
                        tė na luajė nusja...           
                                                Potkozhan,1960

                        -Dum e dum-o po bjen defi
                        t’lumet na, na erdh shin Gjergji,..
                                               Llap-Podujevė,  1976.

Tek shqiptarėt e Maqedonisė e gjejmė edhe me trajtėn “dahire” dhe “tagiar”.. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė poezinė e kultivuar shqiptare. Sipas Ali Asllanit: s’paska mė mir’ valle, se kėto me defe. Nė muzikėn e kultivuar shqiptare ka njė pėrdorim specifik tė kėsaj vegle pėr shkak tė timbrikės origjinale, si nė rastin e veprės pėr orkestėr simfonike tė kompozitorit Thoma Gaqi “Valle me dajre”, dhe “Kontrast” variacion simfonik tė Vasil S.Toles. Njė kėngė mjaft e njohur popullore e kėnduar nė Shqipėrinė juglindore quhet “Po bien tri dajre”. E gjejmė edhe si mbiemėr si nė rastin e dajrexhiut tėnjohur shkodran tė shek. XIX  Temo Dajrja.

Lit: Miklosich TE I 280, I 26, II 99, G. Meyer 59, Kraelitz- Greifenhorst 15v., Lokotsch 464, DLRM 213, Skaljic 205, Skok ER I 375, Papahagi 461 etj.

Dajrexhi:

Muziktari popullor qė interpreton nė veglėn e dajres.
Enci. Nė Shkodėr dajrexhinj shumė tė dėgjuar kanė qėnė Temo Dajrja, Zef Spolatria, Filip Koleka, Dush Topēia, Adem Mani. Duhen pėrmendur edhe Krenar Mane i sazeve tė Laver Bariut; Xhevit Metani i sazeve tė Fierit, ai i sazeve tė Delvinės, Kuēovės etj.

Lit: Gurashi, Kolė, Sheldia. Gjush. “Ahengu shkodran”, alamanaku “Shkodra”, 1961, nr. 1,  fq. 210 etj.

Dang:

onomat.
Enci. Fjalė tingullimituese pėr tė shprehur efektin tingullor tė goditjes sė disa veglave idiofone si p.sh kėmbana.

Darabuk:

e.m., Vegėl membranofone.
Enci. Darabuku ėshtė si njė qyp i hapur nga fundi dhe nė krye ka njė lėkurė tė  tendosur. Darabukut i biet me tė dy duart. Pėrdoret kryesisht nė muzikėn popullore tė qyteteve tė Shqipėrisė Qėndrore dhe Veriore.

Lit: Sokoli. R,  “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.

Darvira:

Fyelli i arvanitasve tė Greqisė.
Enci. Shiko zėrin:  fyell.

Daulle:

f.       Lodėr, vegėl popullore membranofone.
Etim: Ēabej: prej turq. davul (kjo prej arabishtes), e cila ka hyrė dhe nė tė tjera gjuhė ballkanike. Emri  i agjentit daullxhi, daullar, daulltar m.
Enci. Sipas Prof. Cekės: njoftimin e parė e kemi nga Atheneu (XIII fq. 10) i cili shkruan se Olimpia (nėna e Aleksandrit tė madh), u lėshua nė mėnyrėn bakhike, me daulle. Del gjithashtu dhe nė veprat e De Rades (Giordano) si dhe nė poezinė popullore arbėreshe tė Kalabrisė (etimologji e gabuar te Kamarda II 151) Prandaj ėshtė  njė nga huazimet e vjetra turke tė shqipes, depėrtuar para shtegtimit shqiptar pėr nė Itali. Nė Shkodėr me emrin “Daulla” thirrej orkestra frymore e Frano Ndojės, fundi i shek. XIX fillimi shek XX. Nė Kosovė e gjejmė nė trajtėn nokėl. E gjejmė tė ndėrfutur edhe nė folklorin gojor:

- Ē`deshe te lejmoni i bardhė
                                    Mė dėrgon djalė beqari,
                                    Dėrgoi krushq e daulle,
                                    Kalin me shalė e me lule 
                                                            Zhulat, Gjirokastėr, 1980

- Na vjen njė haber i bukur
                                    Binin daullet pėrjashta
                                    binin xhingėr, xhangėr, xhania. 
                                                            Pogradec, 1958

Gjithashtu e gjejmė tė pėrdorur edhe nė fjalė tė urta si p.sh:  “Bie daullja nė vesh tė shurdhit”. Nė letėrsinė artistike shqiptare, I. Kadare ka krijuar edhe simbolikėn e daulles nė disa prej verpave tė tij. Njėrin prej romaneve tė tij e ka titulluar “Lėkura e daulles”. Nė romanin “Kėshtjella” kemi “daullet e shiut”, dhe nė ndonjė rast tjetėr gjejmė edhe “Kullėn e daulleve”.

Lit: “Daulla popullore”, gaz. “Besa Shqyptare”, 1914; Miklosich TE I 282, TEN  I  27, II 100, G.Meyer 62. Kraelitz-Greifenhorst 16, Andriotis 231, Skaljic 207, Papahagi 463, BER I 322; Kadare. Ismail, “Gjakftohtėsia”, Tiranė, 1980; Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981; Mehmet, Halimi, “Leksiku i pasivizuar etnofolkloriknė shprehjet frazeologjike”, “Studimi etnografik i ndryshimeve bashkėkohore nė kulturėn popullore shqiptare”, Prishtinė, 1990; Ceka, Neritan. “Ilirėt”, Sh.B.L.U,  2000 etj.

Daullexhi:

Muziktari popullor qė luan nė veglėn e daulles.
Enci. E gjejmė edhe nė trajtėn daulltar. Njė daullexhi shumė i njohur ka qėnė Xhemali Toēilla i Kukėsit;  Lul Cara i A.K.V.P; katėr daullexhinjtė e Ansamblit tė Karadakut-Kosovė etj.

Def:

Dajre.
Enci: Me fjalėn def e gjejmė shumė tė pėrdorurnė sazet e Shqipėrisė sė Jugut. Gjithashtu e konstatojmė tė ndėrfutur edhe nė folklorin gojor:

Dasm e madhe me miq shumė
Po ja bėn defi bum.(Lapardha, Berat)

Shiko zėrin: dajre.

“Demka& H”:

 “Demka & Hajro” , babė e bir, kėngėtarė tė shquar tė sazeve tė Korēės tė viteve ‘20-40 dhe interpretues virtuozė nė violinė.
Enci: I pari ėshtė Hajroja me violinė (babai i Demkės), dhe para tij ishte i jati i Hajros-Ibrahimi me violinė. Hajroja hodhi i pari farėn qė brenda familjes sė tij tė mbinte shoqėria e sazexhinjve “Demka & Hajro”. Vitet intensive tė veprimtarisė sė Hajros si sazexhi pėrfshihen ndėrmjet 1890-1920, sė bashku me Qamilin e Famės, Arifin me llautė dhe kėngėtar etj. Pėrveē krijimit tė shoqėrisė “D&H”, Hajros i njihet edhe krijimi dhe interpretimi i “Tė qarės sė Hajros” apo “Kabaja e Hajros”, e cila mbahej si himn i asaj kohe. Hajroja vdiq mė 1920. Tė tre djemtė e tij, duke filluar me Demkėn, Shefkėn dhe Rushanin, u bėnė sazexhinj tė njohur tė viteve 1920-1950. Demka renditet ndėr mė tė shquarit sazexhinj tė qytetit tė Korēės (1920-1950). Vazhdoi traditėn e tė gjyshit dhe babait tė tij, dhe sė bashku me sazet e Cilo Qorit patėn ndikimin mė tė fuqishėm pėr konsolidimin e muzikės popullore qytetare korēare. Ishte aq i njohur pėr vlerat e tij saqė shoqėria “D&H” u bė formacioni i parė popullor qė mori pjesė nė njė ceremoni mbretėrore, siē ishte dasma e Mbretit Zog. Po me sazet, Demka gjatė njė turneu nė Itali nė vitin 1938, zgjoi interesin e shoqėrive diskografike italiane dhe afirmoi veten si njė virtuoz i llojit tė tij. Ky ėshtė tregues i njė cikli tė plotė qė tradita tė pėrcillej mė tej. Nė vitet ’20 Demka ka patur nė sazet e tij Xhemal Gajden nga Pėrmeti me violinė, Qamilin e Famės me gėrnetė, Kiēo Podėn, Malkėn, Qerimenė me dajre dhe kėngėtare, Sherifin me llautė etj. Pas viteve ’30, ’40 vėrejmė zėvendėsimin e brezit tė vjetėr dhe daljen e tė rinjve si Skėnder Xhelin me gėrnetė, tė pasuar nga fėmijėt e shumtė tė Demkės, ndėr ta pėrmendim Sazanin dhe Abazin me fisarmonikė, etj. Atyre siē thuhet nė popull: babai “U kishte futur nė gjak muzikėn”. Me sazet, Demka aktivizohej kryesisht nėpėr dasma dhe nė lokalet qėndrore tė Korēės. Regjistrimet diskografike i kanė bėrė kryesisht pranė “ODEON-it”,por njė pjesė e tyre ka qėnė regjistruar edhe pranė Radio-Tiranės dhe mė vonė tek Radio-Korēa …Demka vdes nė vitin 1947.” Njė ndėr tiparet mė dalluese tė repertorit muzikor tė sazeve tė kėtij qyteti pėr kėtė periudhė, ka qėnė mbizotėrimi i repertorit muzikor me vegla nė krahasim me atė vokal. Ky fakt e ka njė shpjegim, i cili lidhet me traditėn muzikore pararendėse nė fushėn e veglave muzikore popullore, e po aq me interpretuesit e saj tė shquar tė cilėt e kishin kultivuar kėtė orientim. Nė kėtė kohė nė Korēė, pėrveē formacioneve tė sazeve pėrmenden edhe shumė interpretė tė tjerė tė shquar nė vegla popullore si bakllamaja, llauta, fyelli. Ndikimi i muzikės me saze tė qytetit tė Korēės si dhe nė pėrgjithėsi i sazeve tė jugut, do tė konstatohet mė vonė edhe nė interpretimet e kėngėtarėve lirikė si Tefta Tashko Koēo, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko apo dhe tė kompozitorėve si Thoma Nasi, Kristo Kono etj,.

Regjistrimet e shoqėrisė “Demka & Hajro”-Korēė realizuar pranė “ODEONIT”:

ab        242.     Bej me se ma munde Qyqen. Kenduar prej Cobanit
           253.     Ibrahimi Tepelenes.Kenduar prej Cobanit

ab        243.     As o Perendi me bej nje Pasha.Kenduar prej Cobanit
            259.     Pare kush t’a preu fustane.

ab        244.     Edhe guret e sokakut. Kenduar prej Cobanit
           258.     Kenga e Hajros (Rush  kuq i bardhe).

ab        245.     Per mbi Tepelene ma kishe shtepine.
            256.     Ky Bilbil c’asht nje zog. Kenduar prej Cobanit  

ab        239.     Gjarperushke e Malit (Gernete). Lojtur prej Qamilit
            252.     Kenge e Carcis Topullit. Ibrahim Leskoviku.

ab        254.     Kenge e Mahmudise. Kenduar prej Cobanit
            246.     Ne merak me shkoi jeta. Ibrahim Leskoviku

ab        236.     Dyshe Berati (Valle). Lojtur prej Rushanit
            234.     Kenga e Jorgaq Beut. Kenduar prej Cobanit

ab        237.     Valle Devollice. Lojtur prej Qamilit
            264.     Ali Pasha

ab        238.     E qare e Malkes (Gernete). Lojtur prej Qamilit
            263.     Atje ku gjendet bukuria. Ibrahim Leskoviku

ab        240.     Valle Dule Beut (Vllahce). Lojtur prej Qamilit
            260.     Ti moj sycke vetull Gjerpere. Kenduar prej Cobanit

ab        241.     Valle Kolonjarce. Lojtur prej Rushanit
            261.     Ne Cipe te shamis lidhur nje flori.Kenduar prej Cobanit

ab        228.     E qara e Hajros. Lojtur prej Rushanit
            255.     Behari c’u lulezua. Kenduar prej Ibrahim Leskovikut

ab        229.     E qara e Malkes te Merenkes. Lojtur prej Rushanit
            235.     Po si Fleta Engjell i Zotit. Ibrahim Leskoviku

ab        230.     Qan e Ama te Bire. Lojtur prej Rushanit
             233.    Si kur me nxjerr xhevaire. Kenduar prej Cobanit

ab        231.     Avazi i Abidim Dudumit. Lojtur prej Rushanit
            257      Zoge ku me qenke ritur. Kenduar prej Cobanit

ab        232.     Me te qare me Gernete. Lojtur prej Qamilit
            262.     A po pelcas. Kenduar prej Ibrahim Leskovikut

Lit: Bubani.  Gjergj, “Vdekja e Ajros”, tek  “Shqipėri e Re”, 1920, 20 Shtator; Tole. Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė, 1998 etj.

Denam baj:

Bėj festė me kėngė e valle, dasėm.
Etim: nga turqishtja
Enci. Sipas Lambertz: dasma ėshtė koncepti mė i pėrgjithshėm, ndėrsa dėfrimet qė bėhen gjatė dasmės pėrfshihen me fjalėn danam, denam ose denam e dyzen. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin. Nė fshatin Radovec, zona e Podgurit nė Kosovė, gjejmė toponimin qafa e dasmorėve.

Lit: Maximilian, Lambertz. “Die Volksepik der Albaner”. Leipzig, Germany, 1958 etj.

Devolliēe:

Mėnyrė e kėngėtimit tė kėngės popullore.
Enci. Devolliēe  nėnkupton se vallja, melodija ose kėnga iso-polifonike e ka edhe origjinėn nga zona etnokulturore e Devollit. Njė kėngėtar shumė i dėgjuar i tė kėnduarės devolliēe ėshtė Ali Kondi (1930), i pėrmendur ėshtė edhe kėngetari Endri Fifo etj.

Diare:

Veglė muzikore idiofone.
Enci. Diarja ėshtė kėmborė dyshe. Diarja ėshtė njė kėmborė e vogėl futur brenda njė mė tė madheje. Nė shumicėn e rasteve, trupi i jashtėm i diares lėshon tė njėjtėn notė me trupin e brendshėm tė saj. Nė ndonjė rast kemi fenomenin e dy bashkėtingėllimeve tė ndryshme tė tė dy trupave. Ky fenomen konstatohet nė diaret e pėrdorura nga barinjtė toskė. Shiko zėrin:  kėmbora.

Diskografia popullore:

Degė e kujtesės historike, dhe e vazhdimėsisė komunikative tė folklorit muzikor shqiptar, kjo krahas filmave me objekt muzikėn popullore.
Enci. Historia e regjistrimeve diskografike ėshtė njė nga periudhat mė tė ndritura tė muziktarėve popullorė patriotė shqiptarė, nė shėrbim tė kulturės sonė dhe ēėshtjes mė tė madhe tė vendit, asaj pėr ēlirimin kombėtar. Sė bashku me abetaret dhe shkollat e para shqipe, nė dhjetvjeēarin e parė tė shek.XX-tė nė Shqipėri filluan tė pėrhapen edhe pllakat me kėngė dhe melodi shqiptare. Arsyet qė shtyjnė muziktarėt shqiptarė drejt regjistrimeve tė kėtij lloji, janė tė pandara edhe nga ato muzikore. E “folura e muzikės” u parazgjodh prej shqiptarėve si njė nga armėt mė tė forta tė komunikimit, pasi nuk qe kushtėzuar nga njė alfabet i domosdoshėm pėr t’u mėsuar (si nė rastin e alfabetit tė gjuhės dhe shkrim kėndimit). Bėrja e pllakave u nxit nė njė farė mase edhe nga nevojat shpirtėrore nė rritje tė popullit shqiptar pėr kėngėt vendase. Kėshtu, krahas gjithė kulturės sonė, edhe muzika u rreshtua nė kėtė front tė pėrbashkėt, i cili i gjithė u shndėrrua nė njė zėdhėnės tė ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve.  Shprehja mė e mirė e pasqyrimit tė kėsaj fryme gjendet nė  fjalėt e thėna prej njėrit prej pionierėve tė kėtyre regjistrimeve, Spiridon T. Ilos: “ …kėnduam ato mė tė bukurat kėngė kombėtare tė cilat anė e mbanė do himnojnė kombin dhe do tė ligjėrojnė gjuhėn e bukur shqipe”. Tanimė ėshtė fakt, qė regjistrimet e muzikantėve dhe sazexhinjve shqiptarė (nė vitet 1900-1940) tė bėra nė firmat diskografike mė nė zė tė kohės si “COLUMBIA”-Angli dhe Itali;  ”MI-RE RECORD”-U.S.A, “ODEON”-Germany, “HOMOKORD”-Germany, “PATHE”-Francė, “VICTOR”-U.S.A, “HIS MASTER’S  VOICE”-Angli, “SAHIBININ SESI”-Turqi, “ISMA SAVOJA”  etj., janė ndėr tė parat regjistrime diskografike me muzikė popullore nga Ballkani e mė gjerė. Pranė “Odeon”-it janė regjistruar orkestrina shkodrane e Shtjefėn Jakovės-Qorrit (1862-1928), Sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut, Ciloja me shokėt (Korēė), Merko Ibrahim Leskoviku, Medi Pėrmet, “Demka & Hajro”, Vangjel Leskoviku, Shuqri Fuga, shoqėria “D. Prezja” etj. Pranė “COLUMBIA”-s  kanė kanė bėrė regjistrime  Sazet e Sulejman Myzeqarit, Zonjush Sofia e Hatixhja, Tiranė, Z.Islami dhe Rizaja, Shoqnija e Z. Bylbyli (Vlorė), Z. Pal Pali (Shkodėr) etj. Pranė “HIS MASTER’S VOICE” ka regjistruar Llaqi me shokėt, Zonja Qerime, Selim Laze me shokėt, Jonuzi me shokėt etj. Pranė “SAHIBININ SESI” nė Turqi janė regjistruar sazet e Jonuzit me shokėt, Merko Nazif Leskoviku me shokėt etj. Nė kėtė historik tė regjistrimeve muzikore popullore shqiptare, do tė rendisnim edhe 36 kėngėt popullore qytetare shqiptare tė kėnduara nga kėngėtarja e shquar lirike shqiptare Tefta Tashko Koēo, tė regjistruar pranė shoqėrisė “Columbia” nė Milano-Itali nė vitin 1942 si dhe ato tė kėngėtarėve Kristaq Antoniu; Marie Kraja; etj. Shiko zėrat: A.P.R, Kraja, Marie; Antoniu, Kristaq.

Lit: Prendushi. Robert, “Studime dhe diskotekė e pasur pėr kėngėt shkodrane”, “Bashkimi”, 1988, 3 Prill; Tole. Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė, 1998 etj.

Divan:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit me dy sekunda tė zmadhuara brenda shkallės.
Enci: Sipas Sokolit, divani klasifikohet si  perdja e dymbėdhjetė e ahengut popullor shqiptar qė gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin dhe Tetovėn  E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Djalėrishte:

Klasifikim nga ana e bartėsve dhe muziktarėve popullorė, pėr atė pjesė tė repertorit muzikor i cili u pėrket djemve. E gjejmė edhe nė formėn djemurishte.

Dorcė-a:

ef. Harku i lahutės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin.

Dropullitēe:

Mėnyrė e kėngėtimit tė muzikės popullore.
Enci. Dropullitēe nėnkupton  faktin se vallja, kėnga ose melodija e ka edhe origjinėn nga zona etnokulturore e Dropullit, zonė e banuar nga minoriteti grek nė Shqipėri. Ky klasifikim pėrdoret  kryesisht pėr vallen dropullitēe, valle e cila ėshtė shumė e njohur edhe si koreografi edhe si melodi nė mbarė Shqipėrinė. Muziktarė shumė tė dėgjuar tė muzikės popullore dropullite janė edhe muziktarėt me vegla tė familjes Mastora.

Lit: Ēuko Pano, “Kėngėve popullore”, rev. “Ylli”, 1964, nr. 11, 12; Loli Kosta, “Veēori muzikore tė valleve tė minoritetit grek”, “Skena dhe ekrani”, 4/1985; Kasoruho Naxhi, “Gjirokastra e festivalit”, Tiranė 2000 etj.

Dyjare:

Cylė dyjare.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Labėri. E gjejmė tė ndėrfutur edhe nė folklorin gojor:

Mbaje vesh cylen dyjare
Unė i bija, ti po qanje

Shiko fjalėn culė dyjare, bicule.

Dymbelek:

m. Vegėl muzikore membranofone.
Etim. Ēabej: Prej turq. dumbelek, tumbelek, qe ka shkuar dhe nė tė tjera gjuhė tė Gadishullit Ballkanik.  Nėpėr dialekte dhe dembelek, tembelek.  Nė Mat e nė Dibėr edhe dymlek, me ndėrhyrje tė dymlek “lloj pjepri dimėror”, me etimologji popullore. Te Buzuku ende emėrtimi paraturk i veglės, cimbal.
Enci. Vegėl muzikore, pėrbėhet nga njė kazan bakri gjysmė-sferik,  mbuluar pėrsipėr me njė lėkurė gjedhi. E gjejmė tė pėrdorur kryesisht nė muzikėn popullore qytetare tė Shqipėrisė Veriore si pjesė e formacionit me vegla shoqėruese tė kėsaj muzike.

Dyqah

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-lab-si-do-re-mib-fa-sol.
Enci: Sipas R. Sokolit dyqahu ėshtė perdja e parė e ahengut , perde qė zakonisht hapet me pjesė instrumentale dhe qė gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin dhe Tetovėn  E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit: Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965 etj.

Dy vetēe Dukatēe:

Njė formė e veēantė e tė kėnduarit tė iso-polifonisė.
Enci. Kjo konstatohet nė fshatin Dukat tė rrethit tė Vlorės. Ndėr kėngėtarėt mė tė njohur tė kėsaj kėnge pėrmendim S.Bozhanin, I.Vangjelin etj.

Dyzen:

Fjalė me dy kuptime.
Enci. Sipas Sokolit kuptimi i parė ėshtė “akordim i veglės” dhe i dyti “argėtim muzikor”. Nė popull ka pėrhapje mė tė madhe kuptimi i dytė. Kur bėhet fjalė pėr akordimin e ēiftelisė, me fjalėn dyzen kuptojmėakordimin nė unison tė tė dy telave tė ēiftelisė. Nė Elbasan me fjalėn dyzenlli thirren ata qė kanė pasion pėr muzikėn popullore.

Dyzeni i Rexhės:

Mėnyrė e akordimit tė ēiftelisė.
Enci. Sipas Prof. Sokolit, “Dyzeni i Rexhės” ėshtė mėnyra e dytė e akordimit tė ēiftelisė. Nė kėtė mėnyrė, telat e ēiftelisė akordohen nė distancė sekonde nga njeri tjetri.

Dyzeni i ri:

Mėnyrė e akordimit tė ēiftelisė.
Enci. Sipas Prof. Sokolit, “Dyzeni i Ri” ėshtė mėnyra e katėrt e akordimit tė ēiftelisė. Nė kėtė mėnyrė, telat e ēiftelisė akordohen nė distancė kuinte nga njeri tjetri.

Dyzeni i zakonshėm:

Mėnyrė e akordimit tė ēiftelisė.
Enci. Sipas Prof. Sokolit, “Dyzeni i zakonshėm” ėshtė mėnyra e tretė e akordimit tė ēiftelisė. Nė kėtė mėnyrė, telat e ēiftelisė akordohen nė distancė kuarte nga njeri tjetri.

“D.Prezja”:

Shoqėri muzikore popullore e viteve ’40 tė shek.XX me qėndėr nė Tiranė.
Enci. Shoqėria kishte orkestrinėn e saj si dhe grupin e kėngėtarėve, nėn drejtimin e muziktarit tė shquar popullor Riza Tirana me gėrnetė. E veēanta pėr kėtė shoqėri ishte ruajtja e pastėrtisė dhe kultivimi i kėngės popullore qytetare tiranase. Nė pamundėsi tė tė dhėnave mė tė plota rreth saj po ju paraqesim njė listė tė pėrmbledhur tė kėngėve tė shoqėrisė “D. Prezja” regjistruar pranė “ODEONIT” nė gjysmėn e parė tė shek. XX:

ab          73.     Pjes’e I. Kenga e Gani Bej Toptanit
              74.     Pjes’e II. Kenga e Gani Bej Toptanit

ab          75.     Pjes ‘e I. Kenga e Nepe Elbasanit
              76.     Pjes ‘e II. Kenga e Nepe Elbasanit

ab          77.     Napoloni
              78.     Lale Kameri

ab          79.     Pjes’e I. Me mallengjim kendon Bilbili
              80.     Pjes’e II. Me mallengjim kendon Bilbili

ab          81.     Jam jetim
              82.     Valle Beratce

ab          83.     Napoloni me Zyle
              86.     Ka nje vjet e ca muej

ab          84.     Kalaja e Durrsit (Pjes’e I.)
              85.     Kalaja e Durrsit   Qava Qava (Pjes’e II.)

ab          87.     Kallamatjano. R.Tirana me gėrnetė
              88.     Valle Daulle

ab          89.     Shkojshin Zoqt truma truma (Pjes’ e I.)
              90.     Shkojshin Zoqt truma truma (Pjes’ e II.)

ab          91.     Ju moj Male ju moj Fusha
              92.     Ne mengjes lave syt e zes

ab          93.     Vinte Deti tallas tallas
              94.     Asaman ngre shamin

ab          95.     U qushe heret Sabaile
              96.     Marsh Martese

ab          97.     Jalla Jalla c’eshte kjo Jete
              98.     Moj Fellez’ e Malit

ab          99.     Ishin dy kunata
            100.     Ulu Mal te dali Hena

ab        101.     U shofsh o Muhall e Re
            102.     Cifte Tele. Fiku vetem

ab        103.     Dik Heta me Tambure
            104.     Taksim me kenerte. Riza Tirana me shoke

ab        106.     Ceshmja e Bobolles (Pjes’ e I.)
            107.     Ceshmja e Bobolles (Pjes’ e I.)

ab        108.     30 Dit e Ramazanit (Pjes’ e I.)
            109.     30 Dit e Ramazanit (Pjes’ e II.)

ab        110.     Sa i ambel asht mueji i Majit
            105      Peshrefi i Muzikantve te Tiranes

ab        111.     Cen Kavaja (Pjes’ e I.)
            112.     Cen Kavaja (Pjes’ e II.)

ab        113.     Ke 7 Vidhat
            114.     Prej hallit prej sikletit

ab        115      C’po cuditem moj Hurije
            116.     Shkojne ne pylle s’me pret Nagacja

ab        117.     Marshalla bukuries t’ate
            118.     Diell e Hene po shkelqen              

ab        119.     Ne Tarabosh bjen qemanja
            120.     Ylli i Sabahut

ab        121.     Kur del goca ne pazar
            122.     Pa ndegjoni ju mre Rrapa

ab        123.     Meraku ma i rande se plumbi
            124.     Krisi pushka Bregut Drinit

ab        125.     Vete me ke cue fjale
            126.     Ke selvite e Namasgjase

ab        127.     Jalla Zot ma Ban Derman         
            128.     Halli im si ka me shkue

ab        129.     Me sabah kam dale ne pazar
            130.     Leskoviku

ab        131.     Marsh
            132.     E dashtuna

ab        133.     Shoqnie (Pjes’ e I.)
           134.     Shoqnie (Pjes’ e II.)

ab        135.     Si mi ke syte mi ke vetullat
            136.     Ballosh Barja Elbasanit

ab        137.     Qante lulja per lulen
            138.     Corapet me Meste

ab        139.     Qafsha ty moj Shege
            140.     Mun te porta te Kishllaja

ab        141.     Dy lule mbas Malit
            142.     Nusja e re moj Nusja e re

ab        143.     Dy gjisht permbi vetullat
            144.     Tahir Kadija

ab        145.     Valle e Elbasanit
            146.     Valle me dy

ab        147.     Valle Loce
            148.     Valle Kavajce

ab        149.     Kur me shkon Sokakut
            150.     Shkova ne Ceshme

ab        151.     Valle me Zyle (Pjes’ e I.)
            152.     Valle me Zyle (Pjes’ e II.)

ab        153.     Kam shtepin me rasa
            154.     Shamin e Beqarit

ab        155.     Keng’ e Esat Pashes
            156.     Beb’ i Vogel

ab        157.     Leu Ylli i Drites
            158.     Kur me hyp Difja Bregut

ab        159.     Jasaman aman si u shkrue
            160.     Udh’ e mbare o krushk i pare

ab        161.     Pimzat
            162.     Vjen xhandari mu ke dera

ab        163.     Ke kujtim t’embel
            164.     C’jane keta krushqit t’one

ab        165.     Percjellja e Dhandrit

Dum-dum:

Onomat.
Enci. Fjalė tingullimituese pėr tė dhėnė efektin e goditjes nė veglėn popullore tė defit ose lodrės. Si tė tillė e gjejmė tė pėrdorur edhe nė poezitė popullore:

Dum e dum-o po bjen defi,
t’lumėt na, na erdh Shin Gjergji
Llap,Podujevė

Bie lodra dum, dum, dum
u lshofsha gjumt, or katun;
Dragu, Dibėr

Lit: “Lirika Popullore-I”, Tiranė 1988 etj.

Dungu Pjetėr:

Mbledhės, transkiptues dhe  botues i folklorit muzikor shqiptar i gjysmės sė parė tė shek. XX.
Enci. Pjetėr Dungut i pėrket merita kryesore e botimit tė parė me nota tė muzikės popullore shqiptare. Botimi i tij nė vitin 1940 “Lyra shqiptare” pėrmblidhte 50 kėngė popullore shqiptare ndėr to 19 kėngė popullore shkodrane, 15 korēare, 7 kosovare, 5 beratase, 2 elbasanase, 1 vlonjate,  dhe 1 durrsake. Pjetėr Dungu ėshtė gjithashtu edhe themeluesi i sektorit tė muzikės nė Radio-Tirana mė 1937.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia