Enciklopedia - Germa U

Ud:

Vegėl popullore kordofone me pesė tela (ēift) nga familja e llautės.
Enci. Sipas Sokolit & Misos: trajta e jashtme e udit ėshtė mė e harkuar se e llautės nė pjesėn e pasme tė kupės sė rezonancės, pa perde nė tastierė. Kryesisht pėrdoret si vegėl solistike, por e gjejmė edhe tė ndėrfutur nė formacionet e muzikės popullore me vegla tė Shqipėrisė sė mesme dhe asaj veriore.

Lit: Sokoli R, Miso. P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991 etj.

Ulėrij:

as, ime: f.
Etim: Sipas Ēabej fjalė e mbarė gjuhės, me variante tė ndryshme nėpėr dialekte. G.Meyeri 457 e jep me trajtat ulėras, ulėrinj, uluri, ulėris, nė Greqi al’urinj, nė Siqeli lurinj. geg.
Enci. Prof. Ēabej thotė se po njė fjalė e kėtij lloji, e me njė pasuri variantesh tė ndryshme pėr nga fundori, mund tė jetė dhe njė formim onomatopeik i fjalorit vendės tė gjuhės, mbase ndikuar dhe nga lat. Ululare ose nga it.urlare, pra njė fjalė me etimologji dyfishe. Zakonisht ulėrimėn si karakteristikė zanore e hasim tek gjama e burrave nė veri. Pikėrisht, momenti i ējerrjes sė faqeve dhe i goditjeve tė gjoksit, shoqėrohet me ulėrima.

Lit: Puscariu EW 1833 e te Weigrndi 95, sh. dhe Meyer- Lubken Zr XXII 8., Densusianun I 125 etj.

Ujku:

f.       Vegėl paramuzikore popullore.
g.      Etim: Prej britmės, hungėrimės sė ujkut.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: ujku pėrbėhet nga njė boēė lisi me njė shkop tė futur nė tė, duke e rrotulluar mbi  tepsi lėshon njė farė kumbimi tė ngjashme me britmėn e ujkut.

Urė:

h.      Pjesė e veglave muzikore popullore kordofone.
Enci. Ura ėshtė pjesa nė tė cilėn mbėshteten telat e veglės popullore kordofone tė bakllamasė, llautės etj. Me kėtė emėr e gjejmė kryesisht tė pėrdorur nė muzikėn popullore me vegla tė Shqipėrisė Juglindore.

Ushton:

i.        Fjalė qė pėrshkruan efektin akustik tė njė dukurie natyrore.
j.       Etim: Fjala me tė gjitha format gjan tė jetė njė formim onomatopeik. Sipas G.Meyerit: ushtonj, oshėtimė pėr oshėtimėn e ujit. Sipas Joklit: ushton pėrfshihet bashkė me uturij e me ushqej, nė ato folje tė shqipes qė paraqesin njė u(v) me karakter bilabial, pra njė u-tė dalė prej njė u-je, po pa u shprehur mė tej pėr etimologjinė e fjalės.
Enci. Sipas Ēabej: nga dy variantet kryesore tė kėsaj, ajo me u- ėshtė kryesisht e gegėrishtes, ajo me o- e toskėrishtes. Kėsaj sė dytės i pėrket edhe oshėtit “oshėtin” qė ka S.Frashėri nė Abetaren e tij I 13 me pėrdorim pėr gjėmimin e maleve dhe N.Frasheri nė Bag. e Bujq. 8. Kemi gjithashtu ushtinj nė veprėn e Skiroit pėr gjėmimin e stuhisė. 

Usta:

Term i praktikės muzikore popullore.
Etim. Nga persishtja ostad.
Enci. Fjala usta nė muzikėn popullore, ashtu si dhe nė fusha tė tjera pėrdoret pėr tė thirrur mjeshtrin e interpretimit nė veglėn muzikore popullore. Me kėtė fjalė janė thirrur Usta Isuf Myzyri i Elbasanit, Usta Laveri i sazeve tė Pėrmetit, Usta Selim Leksoviku, Usta Medi Pėrmeti etj. Nė Malėsinė e Madhe nė vend tė fjalės usta,  gjejmė tė pėrdorur fjalėn prekatar.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia