Enciklopedia - Germa K

Kaba:

e.f., koncerti me vegla i muzikės iso-polifonike me saze.
Etim. Sokoli R: nga arab. “Khaba” quhen nė arabishte pjesėt instrumentale, qė shtjellohen me lėvizje ritmike tė gjallė si…. Vrapi i kuajve. Nė Bullgarishte me kėtė emėr quhet njė tip Zurnaje”.
Enci. Tek “Fjalori i Gjuhės sė sotme shqipe”: Kaba,~ja f. sh.~, ~tė muz. Iso me zė tė lartė. Mbaj kaba. Pjesė muzikore popullore, e shtruar, qė luhet zakonisht me gėrnetė ose me violinė. Kaba pėrmetare. Kaba me gėrnetė (me violinė me dajre). Ja mori njė kabaje. si mb. I trashė, qė i ngjet basit. Zė kaba etj.Kabaja e luajtur me gėrnetė apo me violinė, ėshtė llojformimi mė i plotė e i pėrkryer nė muzikėn popullore iso-polifonike me vegla tė Shqipėrisė Jugore, qė mund tė krahasohet fare mirė me koncertin instrumental tė muzikės sė kultivuar. Ajo ėshtė njėkohėsisht gjini e formė muzikore, e individualizuar dhe autentike, qė shoqėrohet me veēori muzikore qė ndryshojnė sipas zonave etnokulturore. Nė njė lloj kuptimi edhe vetė kabaja ėshtė pasqyrim i lindjes dhe zhvillimit tė muzikės popullore iso-polifonike jugore dhe nė veēanti i pėrsosjes sė kėsaj gjuhe muzikore. Sipas njė vėzhgimi tė bėrė rezulton se kabaja luhet me fyell, gėrnetė, violinė, gajde, buzuk, tambura dhe pipėz. E lidhur ngushtė me formacionet tradicionale popullore, e ato tė mėpastajme (sazet), kabaja pėrfaqėson sot thelbin e repertorit muzikor popullor iso-polifonik. Ajo ēka mund tė themi ėshtė se Kabaja nuk ėshtė njė llojformim i ri. Origjinėn e saj nė planin tematik do ta konsideronim dyburimėshe:
1. Me origjinė nga muzika me vegla tradicionale. (njė pjesėshe)
2. Me origjinė nga njė pjesė e muzikės popullore iso-polifonike vokale e traditės.
Kabaja si formė e ekzistencės sė iso-polifonisė nė formacionet muzikore me vegla u pėrsos nga sazet e Shqipėrisė sė jugut qysh nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX e deri mė sot. Nė kėto 100 vjet njihen fare mirė kabatė me gėrnetė nė C tė Selim Leskovikut, Medi Pėrmetit, Vangjel Leskovikut (tė gjysmės sė parė tė shek. XX), si dhe ato me gėrnetė nė Sib tė Usta Laver Bariut, Remzi Lelės, Lulushit nė gjysmėn e dytė tė shek. XX. etj.

Lit: Loli Kosta, “Kabaja, “Pararoja”, 7 Shkurt 1976; Loli Kosta, “Vėshtrim mbi Kabanė si formė e polifonisė popullore instrumentale”, “Nėntori”, nr. 6, viti 1977; Sokoli R. “Gjurmime folkorike”, Tiranė 1981; Miso Piro, “Format e polifonisė instrumentale nė Shqipėri dhe marrėdhėniet e saj me polifoninė vokale”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Loli Kosta, “Polifonia nė formacionet popullore instrumentale tė Shqipėrisė sė Jugut”, tek “Kultura Popullore”, nr. 1/1991; Tole Vasil S. “Aspekte historike nė evolucionin e muzikės popullore me vegla tė Shqipėrisė sė Jugut”, Disertacion, Tiranė 1994. Biblioteka e Akademisė sė Arteve;  Tole Vasil S. “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1999 etj.

Kabėz:

Vegėl muzikore popullore aerofone.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Tiranė.
Shiko fjalėn glyra.

Kacaule:

Vegėl muzikore popullore aerofone.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Borsh-Sarandė.
Shiko fjalėn pipėza.

Kacek:

Pjesa e lėkurės e veglės muzikore popullore tė gajdes.
Enci. Kaceku shėrben si rezervuar i ajrit, i cili mė pas shfryhet prej dy tytave tė gajdes. Pėrpara interpretimit nė gajde, gajdexhiu fryn kacekun nė mėnyrė tė njėtrajtėshme me anė tė njė gypi ushqyes. Kaceku gjatė interpretimit, zakonisht shtrėngohet fort me krahė pas trupit tė gajdexhiut. Me emrin kacek gjejmė edhe sinonimin e gajdes  nė rrethin e Beratit.

Kafaz:

Pjesė e veglės muzikore tė llautės.
Enci. Me kėtė fjalė pėrshkruhet dhoma e rezonancės nė veglėn popullore tė llahutės.

Kajde:

Pjesė muzikore me vegėl, e njohur kryesisht si pjesė baritore, melodi.
Etim. Nga turqishtja.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur vetėm nė malėsitė e Shqipėrisė Verilindore. Sipas Prof. Sokolit: shumica e kajdeve fillon me disa formula melodike tradicionale, tė cilat gjatė shtjellimit, marrin njė farė zhvillimi nėpėrmjet variacioneve.

Lit: Sokoli Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-organografia”, Tiranė 1975 etj.

Kajė-a:

Klithma qė lėshon laraska.

Kajkė-a:

f.       Kėngė.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė veri tė Shqipėrisė. Shiko kėnga.

Kakarashkė:

Laraska qė bėn ka-ka.
Enci. Fjalė pėr tė treguar kėngėtimin e laraskės. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė folklorin gojor:

Moj laraskė kakarashkė
na kėtė dhemb te drunjtė,
mė jep njė tė shtrunjtė.

“Kalendari primitiv”:

Mėnyrė shumė e vjetėr dhe origjinale  e tė ndarit tė kohės.
Enci. Paraqitja dhe bėrja e ditur e kėtij kalendari primitiv tė popullit shqiptar ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi nė bazė tė tij jo vetėm organizohej jeta dhe koha ndėr shqiptarėt, por njėkohėsisht pas tij grupohej edhe njė pjesė e rėndėsishme e folklorit muzikor popullor  i cili interpretohej nė to. Ndėr kėto festime tė rėndėsishme muziko-folklorike pėrmendim festimet e “Mjedisit tė Dimrit” dhe “Mjedisit tė Verės”, “Ditėn e Shėngjergjit” etj. Sipas Zojzit: dy stinėt e mėdha tė vjetit numrojnė nga 180 ditė sejcila”: 180 dit verė dhe 180 dit dimėn. Ndėr kėto dit nuk numrojmė tri ditėt e festimit tė Shėngjergjit dhe dy ditėt e festimit tė Sh. Mitrit ose Shmartit. “Mjedisi i Verės dhe ai i Dimrit”  bien pėrkatėsisht nė tė 90 ditė pas Shėn Gjergjit dhe tė Shmitrit”. Pėr konceptin popullor tė tė ndarit tė kohės ka vetėm dy stinė: vera fillon nė Shėn Gjergj dhe mbaron nė Shėn Mitėr; dhe dimri fillon nė Shėnmitėr dhe mbaron nė Shėn Gjergj. Kalendari primitiv nuk njeh stinė tė ndėrmjetme. Nė Jug tė Shqipėrisė, banorėt pajtonin barinjtė pėr tė kullotur bagėtitė duke u nisur nga kėta dy orientues bazė.
Mė tej “Ditėt e Javės” ndahen nė:

E Dielė qė lidhet me Diellin apo Dita e Diellit.
E Henė qė lidhet me Hėnėn ose Dita e Hėnės
E Marta kushtuar Ditėt e Javės Zotit Mart.
E Mėrkura kushtuar Mėrkurit
E Enjte ?
E Premte- Prendės-Venusit
E Shtuna kushtuar Saturnit.

Koha ndahet nė Ditė dhe nė Natė, e shprehur nė raportin 1:2 pjesė tė Kohės pėr secilėn. Dita pėrfshin harkun kohor prej Lindjes sė Diellit deri nė Perėndim tė tij. Nė Shqipėrinė Veriore si njėsi matėse pėr Ditėn shėrben Pashi, ndėrsa nė Jug kemi Hostenin, shkopin e gjatė 1.50 m qė shėrben pėr tė nxitur qetė tė ecin. Nga Lindja e Diellit deri nė Mesditė kemi tre Pashė Diell, dhe nga Mesdita nė Perėndim po tre Pashė. Sipas kėsaj ndarje tė Ditės, del qė njė pashi i takon 1:6 pjesė e Dites ose 1:12 pjesė e Kohės. (Gjithsej Dita = 6 Pashe*1:12 pjesė e Kohės=1:2 pjesė e Kohės). Lindjes se Diellit i paraprijne tre gradacione ose Sfumatura:   

1- “Ferku”
2- “Agzhole”
3- “Zbardhja”

Nė Shqipėrinė e Jugut, tre gradacionet e dritės i gjejmė nė njė formė tjetėr. Ja si shprehen ato nė kėngėn popullore tė mėposhtme:

Ki-ki-ki kaposhi i parė,
Ngreu o nuse na ndiz zjarrė.
Ki-ki-ki kaposhi i dytė.
Ngreu o nuse na laj sytė.
Ki-ki-ki kaposhi i tretė,
Ngreu o nuse na ngri djemtė.

Nė rast se tre gradacionet e mėsipėrme mendojmė se ndodhin nė harkun kohor sa ėshte njėsia matėse bazė (1:12 pjesė e kohės), atėhere ēdo gradacioni i takon 1:36 pjesė e Kohės (1:3*1:12 pjesė e Kohės).  Nė Perėndim tė Diellit kemi pėrsėri dy Gradacione qė tė ēojnė nė “Sosjen e Dritės”:

1- “Muzgu”
2- “Errunit”

Duke pėrdorur tė njėjtėn pėrllogaritje si mė sipėr, atėhere ēdo gradacioni i takon 1:24 pjesė e Kohės (1:2*1:12 pjesė e Kohės). Nata pėrfshin harkun kohor prej perėndimit tė Diellit deri nė Lindjen e Diellit. Meqėnėse nė konceptin popullor tė tėndarit tė Natės nuk kemi tė specifikuar njė njėsi matėse, supozojmė qė 1:12 pjesė e Kohės (pjesa e kohės qė i takon njė Pashi), tė shėrbejė si njėsi matėse bazė edhe pėr Natėn.  Hapėsira kohore e Natės qė pėrfshin distancėn nga tė “Errunit” tek “Ferku” ėshtė 1:3 (ose 4:12) pjesė e Kohės ( 1:2-(1:12+1:12). Nė foklorin gojor do tė hasim edhe praktikimin e kėtyre gradacioneve, si nė rastin e meposhtem tė shkėputur nga epi me lahutė “Vdekja e Halilit”:

Drit’ ka dal’,  dielli s’ka ra,
por ka shkrep’ njatje nalt nė bjeshkė.
 
Edhe nė vargjet “Iku nata, agun malet”, tė shkėputura nga njė kėngė e Usta Isuf Myzyrit, vėrejmė pėrdorimin e gradacioneve tė dritės. Nė Pėrmet, maja e malit tė Nemėrēkės (rreth 2485 m lartėsi), thirret nga populli  “Maja e Dritės”. Duhet theksuar fakti se ilirėt e adhuronin Diellin. Sipas Sokolit: rreth Diellit kemi edhe pėrbetimet si: “pėr Atė Diell”, “pėr Atė Dritė Dielli” etj. Shiko “Mjedisi i Dimrit” dhe “Mjedisi i Verės”.

Lit: Zojzi Rrok, “Gjurmėtt e njė Kalendari Primitiv tė popullit tonė”, “Bultini i Institutit tė Shkencave”, Tiranė 1949; Sokoli Ramadan, “Meteorologjia popullore”, gaz. “Zėri i Rinisė”, 1962, 14 Korrik; “Epike Legjendare”, vėllimi i dytė, “Vdekja e Halilit”, Tiranė 1983; Dedej S, Balliēi A, “Isyf Myzyri”,  ONUFRI 1996; Sokoli Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė 2000 etj.

Kali:

Pjesė e veglės muzikore tė lahutės dhe ēiftelisė.
Enci. Ėshtė nė formė ure. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėsinė e Madhe.

Kamanec:

Pjesė e veglės popullore tė lahutės.
Enci. Me kėtė fjalė popullir pėrcakton urėn e veglės popullore tė lahutės.

Kapllama:

Pjesė e veglės muzikore popullore tė llahutės.
Enci. Kapllamaja ėshtė pjesa qė mbledh sė bashku rriskat e holla qė rrethojnė anėn e gufuar tė kasės sė llahutės.

Kėmbėza molose:

Kėmbėz ritmike e pėrdorur nė muzikėn tonė popullore qė lidhet me fisin epirotas tė mollosėve.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: midis tė dhėnave tė ēmuara qė gjejmė nė veprėn e Ateneut, mėsojmė gjithashtu se njė nga kėrcimet quhej “mollosik”. Kėmbėza molose shifrohet me tre gjatėsi tė gjata: - - -.

Lit: “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, Tiranė 1965; Sokoli Ramadan, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981 etj.

Kangjelė:

f.       Kėngė.
Etim. Sipas Ēabej: njė fjalė dialektore, sė cilės prej Shqipėrie duket t’i pėrgjigjet tosk. jugore me kangjelė “me naze me katikule”. Nė shqipen emri kangjelė mund tė ketė lidhje me kangj kagj “gjel” qė shėnon sik (Cirka III 233) pėr Pukė e Cordignano po pėr Dardhė tė Pukės, fjalė qė sigurisht ka tė bėjė me kangė kėngė, duke qėnė gjeli “kėngėtori”, khs. kėndes kėnduos.
 Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė.

Kapekipe:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “kapekipe” e gjejmė tė pėrdorur nė Kalanė e Dodės

Karadyzen:

Vegėl muzikore popullore kordofone, sinonim me tamburanė.
Etim. Sipas Sokolit turko-persiane. Nga bashkimi i fjalėve kara dhe dyzen. 
Enci. Ka njė pėrdorim tė gjerė kryesisht si vegėl solistike. Karadyzenin e gjejmė tė pikturuar edhe nė disa  piktura tė piktorėve tė huaj nė shek. XVIII-XIX. E gjejmė tė ndėrfutur nė folklorin gojor, si p.sh nė baladėn e Ymer Agos:

As buka mė hahet, as vera mė pihet
as karadyzenit s’mi bihet.
Katund, Korēė

Shiko fjalėn tambur.

Karramancė:

f.       Fyell i bariut, pipėz.
Etim. Sipas Ēabej: nė shqipen e Kalabrisė e te N.Brankati prej Siqelie (Marchiano, Poesie sacre albanesi 26), nė Greqi karramunxė “gajde”.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė.

Karramunxe:

Vegėl muzikore popullore aerofone, gajde.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė. Sipas Ēabej: me fjalėn karramunxiar thirret muziktari popullor qė i bije gajdes.
Shiko fjalėn gajde.

Kasnec:

Tellall.
Enci. Kasnecėt ishin transmetues nė popull, nėpėrmjet tė thirrurit me zė tė lartė tė njoftimeve tė rėndėsishme. Ajo ē’ka e bėn interesante punėn e tyre ėshtė fakti se gjatė njofimeve, shpesh herė, teksti qė njoftohej pėr popullin kėndohej nga ana e tyre, nėn shoqėrimin ritimik tė daulles, tė cilėn e mbanin tė varur nė qafė. Nė njė lloj vėshtrimi, kasnecėt janė gjysėm muziktarė. Me sa dimė deri mė tani, kasnecėt i konstatojmė nė qytetet e rėndėsishme tė Shqipėrisė qysh nė shek. XV. Nė qytetin e Beratit, kasnecėt kishin edhe organizimin e tyre esnafor, tė barabartė me profesionet e tjera. Nė shek. XVI, po nė Berat pėrmenden si shumė tė njohur kasnecėt Abdylazizi, Ramazan Tellali, Hysen Tellali, Meēja, Jusuf  dhe Hysen Dedja. Nė botimin e Zef Jubanit “Canti popolari e rapsodie, Trieste 1871, pėrfshihet edhe kėnga popullore pėr Ibrahim Pashėn (shek.XVI) e cila hapet me vargjet:

Zani i kasnecavet pėrpiqet me gjamė

Tė fushavet e t’malevet e thėrret:
Burrat e dheut gati me u bamė nder arm!

Shiko muzika popullore qytetare beratase.

Lit: Jubani Z, “Raccolta di canti populari e rapsodie albanesi”, Trieste, 1871, fq. 56-61; Duka Ferit, “Berati nė kohėn osmane, shek. XVI-XVIII”, Tiranė 2001 etj

Kavall:

Fyell popullor me me regjistėr alto.
Enci. Tek “F.GJ.S.SH” kemi: fyell i madh me tytė prej druri dhe megojėz nė trajtė sqepi. Sipas Sokolit: nė Shqipėrinė Veriperėndimore asht porsi fyelli por me pėrpjestime ma tė mėdha, ndėrsa nė Shkodėr e nė Gjakovė ka gojėzėn nė trajtė sqepi porsi bylbyli. Nė Kala tė Dodės, me fjalėn kavall pėrcaktohet njė fyell i madh. Nė pėrgjithėsi populli e quan kavallin fyell me zė tė trashė. Kavalli ka pasur njė pėrdorim shumė tė dendur nė orkestrinat muzikore popullore tė qyteteve tė Shqipėrisė qėndrore dhe asaj veriore. E gjejmė tė pasqyruar edhe nė folklorin gojor:

-Dola nė breg me i ra kavallit
qė, po vijn, dy zana malit.
                          Suharekė 1977.

Nė Shkodėr nė shek. XX, pėrmenden si muziktarė tė shquar nė interpretimet nė kavall Nush Geci, Gjon Cepi, Simon Shpori etj. Njė muziktar i shquar popullor pas viteve ’50 tė shek. XXnė interpretimin nė kavall ka qėnė Nevruz Tafiri-Elbasan.

Lit: Gurashi Kolė, Sheldia Gjush, “Ahengu shkodran”, tek almanaku “Shkodra”, 1/1961, fq. 210; Daija Tonin, “Formacionet orkestrale nė kėngėt qytetare shkodrane”, tek “Shkodra-almanak”, 1976 etj.

Kerēimace:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “kerēimace” e gjejmė tė pėrdorur nė Margėllėē tė Ēamėrisė.

Kerkaēkė:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “kerkaēkė” e gjejmė tė pėrdorur nė Devoll.

Kėmborė:

Vegėl e gjinisė idiofone, kryesisht prej metali.
Enci. Forma e kėmborėve ėshtė kryesisht ajo e konit tė prerė. Nė ndonjė rast tė vecantė siē ėshtė ai i kėmborės pėr dhi tė quajtur rrokaēe-Krasniqe, do tė gjejmė edhe formėn  e paralelopipedit. Kemi kėmborė njėshe dhe dyshe. Dyshet quhen diare. Nė ndonjė rast ka edhe kėmborė treshe apo - triare. Ja si pėrshkruhet nė njė poezi popullore kjo gjė:

…………………………...
Pemėt gjithė nė burbuqe,
me shėndet robat e kuqe!
Kopet’ me kėmbor e zile,
pylli veshur me jeshile.

Nė tufat e bagėtive rėndom kemi tė pėrdorur edhe “dashin e kumonės”-Mat. Nė veri tė Shqipėrisė i gjejmė me emrin kumonė. Nė poemėn “Bagėti e Bujqėsia” e Naim Frashėrit e gjejmė si mė poshtė:

Nėr lajthi e nė pėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja,
Bijen zilet e kėmborėt, dhe fyelli e xhuraja.

Muzika qė lėshojnė zilet dhe kėmborėt ėshtė quajtur “muzika e pėrhershme e fshatrave shqiptare”. E gjejmė edhe nė formėn “Zėri yt kėmborė-gjurė”.

Lit: Frashėri Naim, “Vepra 1”, Prishtinė 1978; Kurti Dilaver, “Tradita e Madrės nė Mat”, “Kultura Popullore”, 2/1986; Tole Vasil S, “Aspekte historike nė evolucionin e muzikės popullore instrumentale tė Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1994. Disertacion. Biblioteka e AA; Tase Pano, “Ē’u kėput njė yll”, Tiranė 2001 etj.

Kėndi i sazeve:

Kėndi i sazeve ėshtė njė vend qėndrimi karakteristik nė shtėpitė qytetare dhe fshatare tė Shqipėrisė sė Jugut, tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX.
Enci. Nė kėndin e sazeve qėndronin dhe luanin muzikė muziktarėt popullorė gjatė ceremonive festive (si dasma, gėzime familjare etj),  qė kishte familja. Zakonisht kėndi ndėrtohej mbi shkallėt qė tė shpinin nė katin e dytė tė shtėpisė, me pamje nga divani i katit tė dytė. Kėndi i sazeve ndėrtohej prej druri, nė formė katrore me pėrmasa 2 me 2 m. Nė pikėn mė tė lartė tė tij, zakonisht vendosej i gdhendur nė dru, simboli i muzikės-bilbili. Nė Lunxhėri kėndin e orkestrės e quanin tartaposh.

Kėndoj:

Term i praktikės muzikore.
Enci. Ja marr ose ja pres me tinguj dhe me fjalė (ose jo), njė melodie tė caktuar.

Kėngė:

Gjinia mė demokratike e folklorit muzikor shqiptar.
Enci. Sipas Ēabej: nė Shqipėri ka kėngė pėr tė gjitha moshat, shtresat shoqėrore e mjeshtėritė, dhe pėr tė gjitha situatat e jetės, prej lindjes e gjer nė var. Nė jug tė lumit Shkumbin kemi kėngėt iso- polifonike, nė veri tė Shkumbinit kėngėt homofonike. Kėngėt i gjejmė me ose pa shoqėrim me vegla muzikore popullore dhe i kemi tė ndėrfutura qė nė kėngėt e djepit e deri tek gjėma. Kėnga shquhet pėr strukturėn e thjeshtė tė ndėrtimit tė saj (zakonisht strofė-refren), por dhe pėr forcėn e madhe komunikuese tė melodisė sė saj. Zakonisht kėngėt nė jug tė Shqipėrisė zgjatin deri nė kufirin e 3 minutave. Nė ahengun shkodran gjejmė kėngė deri nė 5 minuta. Nė veri e gjejmė nė formėn kajkė. Tek arbėreshėt e Italisė nė formėn kangjelė dhe kėndimėz. E gjejmė tė ndėrfutur edhe nė letėrsinė shqipe. Kemi njė sėrė veprash, qė i referohen Kėngės qė nė titullim,  si tek:

- Kėnga e Pal Golemit, Fjalori i Katalanos                  1694
- Kėnkėzė tė pleqėrisė, Nicolo Figlia                           1769
- Kangėt e Milosaos, Jeronim de Rada                       1836
- Kangėt e Serafina Topisė, Jeronim de Rada 1843
- Kėnkat e luftės, Zef Skiroi                                        1897
- Kancioneri shqip, A.Santori                                         ?
- Kėnka e sprasme e Balės, G. Dara (i Riu)                1906
- Kangėt shqipe, Hil Mosi                                           1909
- Kangė popullore gegnishte, Vinēens Prenushi           1911
- Psallme Murgu, Asdreni                                            1912
- Kangė?!, Dh. Shuteriqi                                             1935-1936
- Vargjet e Lira, Migjeni                                              1936
- Lahuta e Malėsisė, Gjergj Fishta                               1937 (me 22 Kėngė)
- Kėngė e Britma nga qyteti i djegur,Mitrush Kuteli       1944

Nė muzikėn e kultivuar, kompozitori A.Peēi ka shkruar veprėn pėr v.cello e piano tė titulluar “Kėnga e thyer”. Gjithashtu Shkrimtari I.Kadare ka njė tregim tė titulluar “Kėnga”. Tek vepra e Konicės e gjejmė edhe nė formėn kėngėzė.

Lit: Harapi Tonin, “Kur interpretojmė kėngėt e popullit”, gaz. “Zėri i popullit”, 1974, 17 janar; Ēabej Eqrem, “Studime gjuhėsore -V”, Prishtinė 1975; Tole Vasil S, “Muzika dhe Letėrsia”, Tiranė 1997; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė 1998 etj.

Kėngėt e rusicave:

Kėngė rituale nė grup  tė cilat kėndoheshin nė fund tė muajit Maj.
Enci. Sipas Mitkos: dita nė gjysmėn e dyzet ditėve pas pashkės sė madhe, gjatė sė cilės bėheshin ceremonira. I gjejmė tė pėrhapura kryesisht nė jug tė Shqipėrisė. Nė veri i konstatojmė me emrin “rrėshajat”. Pavarėsisht ndonjė ngjyrimi tė krishterė, thelbi i kėtyre ritualeve ėshtė shumė i lashtė dhe lidhet me varimin e nėnės sė Diellit.  Sipas Haxhihasanit: duhet tė kemi tė bėjmė me rite tė lashta , me kultin e tė vdekurve, sidomos me flijimin e njė hyjnie tė bujqėsisė e blegtorisė, me ringjalljen si forcė tė pjellorisė sė tokės dhe gjėse sė gjallė. Ja njė kėngė popullore e rusicave:

Rusica, Rusica,
na dėrgoi Rusica
pėr njė doēkė miell,
ta bėjmė kulaēe,
ta bėjmė pogaēe
tė ftojmė Ristozė,
Ristozi na ndihtė!
Qirie elejson!

Tė kėsaj natyre dhe me njė pėrhapje mbarė kombėtare janė edhe kėngėt e Llazoreve tė cilat festoheshin nė mes tė Prillit.

Lit: Sokoli R, “Kangėt rituale nė tė kremtet vjetoretė popullit tonė”, tek “Studime filologjike”, 4/1964; Tirta Mark, “ Kulte tė bujqėsisė dhe blegtorisė nė popullin tonė”, tek Etnografia shqiptare”, IX/1980; Mitko Thimi, “Vepra”, Tiranė 1981; “Lirika-I”, Tiranė 1986 etj.

Kėngė me grikė:

Kėngė iso-polifonike e grave tė qytetit tė Gjirokatrės. Njihen me kėtė emėrtim pėr shkak tė mėnyrės sė kėndimit “me grikė”.
Enci. Sipas Krutės: struktura e kėngės pėrmban shumė gorgezhe grykore tė ngjashme me stilin e kėngėve tė “jodel-it”. Lidhur me pėrhapjen e tyre, kryesisht i hasim nė kėngėt e grave gjirokastrite tė lagjeve Dunavat dhe Manalat.

Lit: Kruta, Beniamin “Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė  Jugore”, Tiranė 1991 etj.

Kėngė kanagjeqi:

Kėngėt e dasmės qė kėndohen nė shtėpinė e nuses.
Enci. Me kėtė emėr i gjejmė tė pėrdorura nė Podgur tė Kosovės.

Kėngė mledhie:

Kėngė ahengu.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Podgur, Kosovė. Shiko fjalėn ahengu.

Kėngė me tepsi:

Kėngė karakteristike tė Shqipėrisė veriore.
Enci. Kėngėt me tepsi janė njė tip i veēantė kėngėsh, ku kėngėtarja shoqėron melodinė e kėngės sė kėnduar prej asaj vetė me njė tepsi qė e rrotullon pareshtur deri nė fund tė kėngės. Zakonisht tepsia ėshtė njė tepsi bakri qė rrotullohet mbi njė sofėr buke. E gjejmė tė pėrhapur nė Malėsitė e Veriut, Plavė, Guci etj.

Kėngėt popullore tė pėrpunuara:

Enci. Ajo ē’ka duhet tė pohojmė qysh nė fillim ėshtė fakti se praktika e pėrpunimit tė kėngės popullore shfaqet si fenomen i ri i traditės sonė muzikore, rreth fundit tė shek. tė XIX, kur duken edhe tendencat e para pėr adaptimin e gjinive e formave tė muzikės sė kultivuar nė Shqipėri. Shkodra, qyteti i cili ka njė vend shumė tė rėndėsishėm nė formimin e kulturės sonė muzikore, u bė vendi ku krahas tė tjerash u konstatuan pėrpjekjet e para tė krijimit dhe formimit tė kėsaj tenedence mjaft tė rėndėsishme nė krijimtarinė e re muzikore shqiptare. Muziktari mė i rėndėsishėm i kohės, Palokė Kurti (1860-1920), ishte ai i cili shfaqi nė tėrė veprimtarinė e tij formimin dhe shijen e pėrzgjedhur tė njė muziktari tė tipit popullor. Kėshtu, orientimi i pėrherėshėm nga kėnga popullore paraqitet si njė shprehje organike e portretit tė tij artistik. Mė konkretisht, kėnga popullore shkodrane pėrcakton tė dy fushat kryesore tė veprimtarisė sė Kurtit:Sė pari ai krijoi shumė kėngė tė tipit tė ahengut shkodran, (nė lidhje me numrin e tyre takohen mendime tė ndryshme: herė i referohen 17 dhe herė 20 kėngė) midis tė cilave mė tė njohurat janė“Marshalla bukuris sate”, “Pėr mue paska ken kysmet”, “Njė kėllef me ar ta ēova”, etj. Fenomeni i ri qė shfaqet nė to ka tė bėjė si me pėrmbajtjen e teksteve, ashtu edhe me aspektin muzikor. P. Kurti formuloi vetė vargje tė njė fryme poetike, nė ndonjė rast edhe me theks social, duke u shkėputur kėshtu nga pėrmbajtja shpesh herė e rėndomtė, pėr njė pjesė kėngėsh tė ahengut qytetar. Nė aspektin muzikor, tek kėngėt e tij vėrehen pėrpjekjet e para pėr shkarkimin e teprimeve tė ndikimit oriental dhe njė lloj ndjesie pėr qartėsi forme, pėr inkuadrim ritmik dhe njė ndjeshmėri e brendėshme ndaj harmonisė klasikė. Sė dyti, elementė tė njė karakteri pėrpunues tė traditės sė kėngės popullore qytetare shfaqen mė qartė nė adaptimet e tij instrumentale tė kėngės sė ahengut. Palokė Kurti ka lėnė dy potpuri pėr formacion frymor-bandė, tė titulluara “Argėtimet muzikore tė stėrgjyshėrve tanė”, nė bazė tė tė cilave qėndrojnė njė  seri kėngėsh tė nxjerra nga repertori i ahengut. Potpuritė i nėnshtrohen konceptit formal tė suitės, pra renditjes sė kėngėve sipas parimit tė kontrastit dinamik, ritmik, etj. Adaptimi, ndonėse i thjeshtė (mė shumė njė harmonizim dhe orkestrim i thjeshtė), nė kėtė rast na jep shembujt e parė tė njė varianti pėrpunues tė traditės sipas principeve tė harmonisė dhe formės klasike etj. Gjatė gjysmės sė parė tė shek. XX pėrpjekja mė serioze e pėrpunimit tė kėngės popullore shfaqet nė krijimtarinė e muziktarit franceskan pader Martin Gjoka.(1890-1940). Martin Gjoka (1890-1940). Lind nė Tivar dhe vdes nė Shkodėr. Mė 1905 kryen shkollėn e mesme tė urdhėrit franēeskan nė Shkodėr. Aty mėson edhe pianon, violinėn e flautin. Studimet e larta teologjike i kryen nė Tirol, Austri, tė cilat i pėrfundon mė 1912. Aty shpallet “Mjeshtėr” nė muzikė dhe njėkohėsisht thellon njohuritė mbi kompozicionin nėn drejtimin e Hartman Ander Lan. Mė 1913 kthehet nė Shkodėr dhe emėrohet mėsues i shkollės fillore e mė pas nė gjimnazin “Illyricum”. Mė 1917 themelon njė kompleks vokal e instrumental tė qytetit, e paskėtaj  orkestrėn frymore tė gjimnazit ku ishte mėsues i historisė dhe gjeografisė. Kjo ėshtė edhe periudha mė e rėndėsishme e krijimtarisė sė tij muzikore. Mė 1919 kompozon veprėn pėr orkestėr simfonike “Dy lule mbi vorr tė Skėnderbegut”,  mė 1913-1920 “Album pėr Harmonium” me 24 pjesė, mė 1915-1917 veprėn dramatike pėr vokal e orkester mbi libret tė At Gjergj Fishtės “Juda Makabe”(me tre pjesė)  dhe melodramėn “Shqyptarja e qytetnueme” me libret tė Leonardo de Martinos. Gabimisht deri mė tani ky libret i atribuohej Shtjefen Gjeēovit. Dorėshkrimi i fundit “Rapsodia mbi kėngė popullore shqype” i pėrket vitit 1922. Ndėr tė tjera pėrmendim edhe shumė kėngė origjinale dhe pėrpunime kėngėsh popullore veēanėrisht ato tė Malėsisė sė Madhe si dhe baladėn “Gruaja shqyptare”, koralen “O ata t’lumėt” dhe “Pėrmbi lum tė Babilonit”. Nė Arkivin e Shtetit (Dosja M. Gjoka), ruhen disa partitura shumė interesante nė formėn e punimeve tė tipit laboratorik, ku autori duket se kėrkon tė pėrvetėsojė mjeshtėrinė e pėrpunuesit. Interes tė veēantė paraqet fakti qė Gjoka shkėputet krejtėsisht nga praktika e kėngės qytetare tė ahengut, duke iu drejtuar folklorit fshatar (kryesisht epikės popullore tė rrafshit tė Dukagjinit), tek i cili ai  sheh mesa duket traditėn e vėrtetė shqiptare. Krijimi koral “O ata t’lumėt” nuk pėrbėn gjė tjetėr veēse njė pėrpunim katėr zėrėsh tė kėngės popullore “O e mira te pojata”, duke iu pėrmbajtur me konsekuencė trajtave harmonike dhe ritmike tė materialit tė shfrytėzuar dhe ndėrkohė duke synuar njė ridimensionim tė saj nė pikėpamje tė formės  (njė tri-pjesėsh i madh) dhe ndėrtimit tėkulminacioneve. M. Gjoka, gjithashtu, na jep variantin e parė tė kėngės popullore “Kenkan mbushun bjeshkėt me borė”, pėr tė cilėn ekziston gjithashtu edhe njė partiturė e tipit tė pėrpunimit koral. Krahasuar me Palokė Kurtin, Gjoka bėn njė hap tė ndjeshėm pėrpara edhe pėrsa i takon shfrytėzimit tė kėngės popullore nė format muzikore instrumentale. “Rapsodia mbi kangė popullore shqype” (1922), si e para vepėr e llojit nė Shqipėri, na sjell edhe shembullin mė tė spikatur tė kohės pėrsa i takon shfrytėzimit tė kėngės popullore nė kushtet e formave dhe formacioneve instrumentale (kompozuar pėr orkestėr frymore). Kompozitorė tė tjerė qė mund tė pėrmenden gjatė gjysmės sė parė tė shek. XX janė Thoma Nasi dhe Kristo Kono. Thoma Nasi (1892-1964) e ka pėrpunuar kėngėn popullore kryesisht nė fushėn e muzikės instrumentale. Pavarėsisht se veprat paraqiten si krijime origjinale, nė thelb ato janė tė qė gjitha tė mbėshtetura nė materiale folklorike dhe nė njė farė mėnyre mund tė trajtohen si forma tė pėrpunimit instrumental tė lėndės burimore. Bėhet fjalė pėr katėr miniatura tė shkruara pėr flaut (ose pėr violinė) dhe piano, tė titulluara “Bilbili”, “Fyelli i bariut”, “Katėr valle” dhe “E qara”, kėto dy tė fundit si pėrpunime tė muzikės popullore me vegla. Elementi burimor nė tė gjitha rastet fiton trajta tė reja nė saje tė pėrshtatjes instrumentale dhe harmonizimit klasik. Nga Kristo Kono (1907-1988),  vlen tė pėrmenden prej tij tri kėngėt e krijuara pėr Tefta Tashko Koēon gjatė periudhės 1933-36:  “Kur mė vjen burri nga stani” me tekst popullor nga arbėreshėt e Greqisė, “Fol e qesh moj sy larushe” me tekst nga Milto S. Gurra dhe “Mes hollė kėputura” me tekst nga Lasgush Poradeci. Qė tė treja paraqiten si variante tė pėrpunimit pėr soprano e piano tė materialeve  folklorike tė shfrytėzuara. Pavarėsisht gjuhės sė thjeshtė tė pėrdorur, tek Kono mund tė thuhet se takohet pėr tė parėn herė interesi pėr krijimin e njė repertori tė lirikės vokale, si edhe dėshira pėr njė pėrshtatje tė tillė tė kėngės popullore. Kėtu duhet tė pėrmendim edhe disa pėrpunime tė bėra nga disa kompozitorė tė huaj nė vitet ’40. Kėto pėrpunime lindėn pėr shkak  tė vlerės dhe famės qė kishte marrė kryesisht nė perėndim, folklori shqiptar nė pėrgjithėsi, e nė veēanti ai muzikor. Nė njė shembull tė regjistruar pranė “ODEONIT” kemi  diskun qė mban numurat ab 57-58 me titull: “Xhixha-xhixha, xhixhillon” nga D.G.Kiriac (kėnduar nga nje pjese e korit te shkolles Normale Femnore te Korces drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos); si dhe kėngėt “ Kendona Bilbil” dhe “Le te vrapojme”, nėn interpretimin e njė pjese e korit te shkolles Normale Femnore te Korces drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos etj. Pas viteve ’50 tė shek XX, vihet re tendenca e zgjerimit tė repertorit tė kėngeve popullore tė pėrpunuara, si dhe atyre krijimeve me frymė popullore, te cilat kanė kompozitor por qė pėr shkak tė pėrhapjes sė tyre mbarėkombėtare njihen si popullore. Ndėr to pėrmendim: “Erdh pranvera”-Pjetėr Dungu; “Lumja unė pėr ty”-L. Lekaj; “Te kroni”-M.Xhediku; “Lule borė”-S.Gjoni;  “Oj Oēe”-Tish Daija; “Ēili sytė se du me t’pa”-Ēesk Zadeja; “Ēuēurrushja”-Ramadan Sokoli etj. Shumė kėngė tė kėsaj natyre, janė edhe ato tė kompozuara nga kompozitorėt kosovarė si p.sh: “Baresha”, e kėnduar nga Nexhmije Pagarusha me muzikė tė Rexho Mulliqit; “Zambaku i Prizrenit”-Akil Koci; “Trėndafilat e Gjakovės”-Esat Rizvanolli; “Djem e vajza”-Vinēenc Gjini; “O moj bukuroshe”-Zef Tupeci; “Prishtinės”-Sevime Kabashi etj. Ndėr kompozitorėt dhe muziktarėt  shqiptarė qė kanė pėrpunuar thellėsisht kėngėn popullore shqiptare pėrmendim Ēesk Zadejėn, Tish Dainė, Limoz Dizdarin, Gjon Simonin, Aleksandėr Peēin, Milto Vakon, Agim Krajkėn, Xhemal Lacin etj. Njė ndihmė tė madhe nė zhvillimin e kėsaj gjinie ka dhėnė veprimtaria artistike e A.K.V.P-sė nė Tiranė, i cili rregullisht deri nė fund tė viteve ’80 ka organizuar festivale tė kėngės popullore tė pėrpunuar. Shiko fjalėn A.K.V.P

Lit: “Vdiq muzikanti Palokė Kurti”, tek “Agimi”, vjeti II, janar, fq. 132; Krantja Mustafa, “Folklorizėm dhe formė nacionale nė muzikė”, “Nėndori”, 1/1954; Sokoli Ramadan, “Mbi disa ēėshtje tė folklorit muzikor”, “Nėndori”, nr. I posaēėm, v. 1957; Gjata Trim, “Mbi krijimin e gjuhės muzikore nacionale dhe disa ēėshtje tė studimit tė folklorit”, tek “Nėndori”, 9/1960; Bala, V. “Palok Kurti-muzikanti i parė shqiptar”, gaz. “Drita”, 1961, 1 Janar; Kongoli Baki, “Pėr njė zhvillim tė mėtejshėm tė folklorit e tė krijimtarisė popullore”, “Nėndori”, 1961, nr. 5; Paparisto Albert, “Tė mbėshtetemi edhe mė fort nė pasurinė muzikore tė popullit tonė”, “Nėndori”, 1961, nr. 8; Zadeja Ēesk, “Folklori ynė- burim i pashtershėm frymėzimi, pėr veprat tona muzikore”, gaz. “Drita”, 1965, 5 Shtator; Dheri Eftim, “Mbi grumbullimin, pėrpunimin dhe pėrhapjen e muzikės popullore”, Vatra e Kulturės, 1965, nr. 5; Simoni Gjon, “Si duhet shfrytėzuar folklori nė krijimin e kėngėve”, tek “Vatra e kulturės”, 1/1970; Shllaku L, “Palokė Kurti- figurė e shquar e muzikės sonė popullore”, gaz. “Bashkimi”, 1970, 31 dhjetor; Kalemi Spiro, “Pėrpunimi i kėngės popullore”, gaz. “Drita”, 1971, 21 shkurt; Zadeja Ēesk, “Disa probleme pėr krijimin dhe pėrpunimin e kėngės sė re popullore”, “Zėri i Popullit”, 1979, 11 dhjetor; Zadeja Tonin, “Mbi krijimtarinė muzikore tė Palokė Kurtit”, “Nėndori”, 12/1980; Xhokaxhiu Kristofor, “Arritje dhe kėrkesa pėr kėngėn popullore tė pėrpunuar”, gaz. “Bashkimi”, 1981, 14 shkurt; Sata Loro, “Zemra e atdhetarit tė kėngės-Palok Kurtit”, tek “Bashkimi”, 1990, 7 Janar; Munishi Rexhep, “Mbi fenomenin e kėngėve tona tė reja”, “Gjurmime Albanologjike”, Folklor dhe Etnologji, XXI-1991 etj.

Kėnga e Tanės:

Baladė popullore qė bėn fjalė pėr komunikimin mes njerėzve duke pėrdorur si mjet komunikimi mesazhin qė buron prej tingujve tė veglės popullore tė fyellit.
Enci. Nė jug tė Shqipėrisė e njohim me emrin “kėnga e Tanės”, kurse nė veri dhe Kosovė me emrin “kajka e ēobaneshės”. Pėrgjithėsisht njihet si “kėngė barinjsh”. Sipas Haxhihasanit: nė qendėr tė saj qėndron motivi universal i mitit tė muzikės, i kultit tė saj si art, … por dhe si mesazh i veēantė informacioni. Nė kėtė kontekst, kjo kėngė e cila bėn fjalė pėr pėrdorimin e muzikės si gjuhė, heq paralele me forcėn e harpės sė Orfeut, muziktarit tė mitologjisė greke. Sipas Prof. Sokolit: edhe mė pėrpara fyelltarėt e vjetėr tė malėsive tona mendonin se jonet e fyellit ushtronin ndikim tė dobishėm mbi bagėtitė. Sipas Toles: familjarizimi me gjuhėn e tingujve tė veglave muzikore popullore, si zėdhėnės i shpirtit njerėzor nė “Balada e Tanės”,  ėshtė njė tejbartje e mesazhit tė melodisė me fyell nė folklorin gojor, si shembulli mė i mirė i ndėrthurjes sė dy alfabeteve (atij letrar e muzikor), e tė komunikimit mes tyre. Lidhur me pėrhapjen e saj do tė thoshim se ka njė shtrirje shumė tė gjerė gjeografike, dhe se kėndimi i saj konstatohet si nė iso-polifoni, monodi, por dhe nė monodi me shoqėrim me vegla popullore. Kėtė kėngė e hasim nė Eube-Greqi, Ēamėri, Sarandė, Gjirokastėr, Pėrmet, Tepelenė, Vlorė, Fier, Lushnjė, Berat, Skrapar, Gramsh, Kolonjė, Korēė, Pogradec, Elbasan, Dibėr, Kukės, Kosovė,  etj. Nė fondet e IKP-sė nė Tiranė gjenden rreth 70 variantė tė kėsaj kėnge nga e gjithė Shqipėria. Ja njė ndėr variantet mė tė popullarizuara tė saj:

Tanė, Tanė, e zeza Tanė,
zgjuaj nėnėn e babanė,
se dhėntė tona shkuan e vanė,
te lisi nė Brekt janė,
Qen’ e Zi tė madh e vranė,
Dashn’ Ogiē pėr hell e kanė

Shembuj tė ngjashėm kemi edhe nė ciklin  e Kreshnikėve nė veri tė Shqipėrisė. Kur duan t’ja prishin gjumin Mujit, nga qė ka ndodhur njė ngjarje e rėndė, dikush i bie lahutės tek koka e shtratit. Nė kėtė mėnyrė ai zgjohet natyrshėm. Nė kėto raste pėrdoret si zėdhėnės instrumental tingulli i lahutės. Nė kėngėt “Halili merr Rushėn e Krajlit” dhe “Halili i qet bejleg Mujės”.

1-Ia kan’ pru lahutėn prej palnet
edhe zharkun prej gomarit
edhe qime t’kalit t’mazit,
edhe at dorzėn e kish prej thanet.
Merr Sokoli n’dor me i ra,
fort ma mir me goj’ po i ndihmon,
nė Jutbin’ me Mujėn po fol:

………………………….
2-Sa kan’ ardh’ n’oborr tė kishės,
ka qit Muja, u paska thanė:
-Nji rixha e kam me ju:
nji her’ izmin me ma dhane,
sall nji her’ po du’ me knu,
shoqin tem mrapa s’po e la,
as n’Shqypni, as nė kaurr.
Ē’ka ka than’ Muji me kajkė?

Nė mitologjinė greke pėrsa i pėrket komunikimit nėpėrmjet gjuhės sė tingujve kemi legjendėn e Arionit (rreth vitit 625 p.e.s), poetit dhe muzikantit nga ishulli Lesbos, i cili nėpėrmjet lirės sė tij komunikoi me delfinėt e detit.

Lit: Sokoli. R, “Vallet dhe muzika e tė parėve”, Tiranė 1971; “Fjalor i mitologjisė”, Tiranė 1987; Haxhihasani Q, “Balada e Tanės dhe disa pėrkime tė saj ballkanike”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 4, Tiranė 1989; “Epika legjendare”. Vėllimi i dytė, Tiranė, 1983; Tole, Vasil S, “Muzika dhe letėrsia”, Tiranė 1997 etj.

Kėngė tė thmive:

Ninulla, kėngė djepi.
Enci. Me kėtė emėr i gjejmė tė pėrdorur nė Podgur, Kosovė. Shiko fjalėn kėngė djepi.

Kėnga popullore qytetare durrsake:

Enci. Muzika popullore durrsake pėrfshihet brenda tipareve stilistike tė kėngėve popullore tė ahengut tė qyteteve si Shkodra, Elbasani, Kavaja apo edhe Berati. Deri nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX nuk ka patur interesime tė drejtpėrdrejta pėr studimin dhe mbledhjen e kėtyre kėngėve. Pas ēlirimit  kontribute te mėdha  nė mbledhjen e kėngės popullore durrsake me shoqėrim me vegla, ka dhėnė  Pjeter Dungu, Enver Mara, Mustafa Beqiri etj. Ndėr kėngėtarėt durrsakė qė kanė kėnduar me origjinalitet kėtė kėngė pėrmendim: Shazije Dollakun, Qemal Kėrtusha-“Artist i Merituar”,  Mustafa Zeqiri etj. Nga repertori i kėnduar nga  Shazije Dollaku shquhen kėngėt: “Vinte deti tallaz-tallaze”, “Erdh pranvera”, “Kėnga e kalasė sė Durrėsit”, “Besėn kur ta dhashė”, “Me mallėngjim po kėndon bilbili” tė regjistruara pranė RadioTiranės. Nga repertori i kėngėtarit Qemal Kėrtusha do tė evidentonim  kėngėn “Kapidan o djalė i ri”, si dhe “Potpuri” me kėngė popullore tė Shqipėrisė sė mesme.

Kėnga popullore qytetare elbasanase:

Shiko “Myzyri Isyf”, “Zena vėllezėrit”.

Kėnga popullore qytetare korēare:

Shiko “Cilo Qorri”, “Demka & Hajro” dhe “Nure Novruz-Lulushi”.

Kėnga popullore qytetare pėrmetare:

Shiko “Bariu Laver”, “Ēulli Jorgo”,”Ponoēi Qemal”, “Xhemali Mentor”.

Kėnga popullore qytetare shkodrane:

Enci. Rrethi i Shkodrės shtrihet nė veriperėndim tė Shqipėrisė, duke filluar nga derdhja e Bunės nė Adriatik, pjesa fushore e Nėnshkodrės, vetė qyteti i Shkodres me rrethinat dhe Malėsia . Shkodra  kufizohet : nė veri me rrethin e Malėsise sė Madhe, nė lindje me Pukėn dhe Tropojėn, nė jug me Lezhėn dhe nė perėndim me shqiptarėt e Malit tė Zi dhe detin Adriatik. Pozicioni historik, etno-gjeografik, demografik dhe ekonomik i rrethit tė Shkodrės, i ka dhėnė mundėsinė e njė zhvillimi tė shumllojshėm dhe tė pasur te folklorit. Shkodra ndahet nė kėto zona etnokulturore:
1. Kultura qytetare Shkodrane.
2. Folklori dhe kultura e Nėnshkodrės, zona fushore e Zadrimės dhe Ana e Malit.
3. Kultura muzikore e Malėsisė, Postribės dhe Malėsisė sė Dukagjinit.
Shiko fjalėn “aheng”, “ahengxhi”, “Alushi Shyqyri”, “Ndoja Bik”, “Miloti Luēie”, “shkodrane orkestrina” etj.

Lit: Daija Tonin, “Formacionet orkestrale nė kėngėt qytetare shkodrane”, tek “Shkodra-almanak”, 1976; Zadeja Tonin, Prendushi Robert, “Probleme tė pėrmbajtjes, tė formės dhe zhvillimi i tyre reciprok nė kėngėn popullore shkodrane”,tek “Shkodra-almanak”, 1976; Alibali Isa, “Nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė”, Shkodėr 1997; Daija Tonin, Zadeja Tonin, “250  kėngė popullore shkodrane”, Shkodėr 2001 etj.

Kėnga popullore qytetare tiranase:

Enci. Kėnga popullore qytetare tiranase shfaq tė njėjtat tipare strukturore dhe organizimi ashtu si pjesa mė e madhe e kėngėve qytetare tė qyteteve tė Shqipėrisė qėndrore dhe veriore. Kėngėt popullore qytetare tė Tiranės paraqiten gjithmonė me shoqėrim muzikor me vegla. Orkestrina karakteristike pėrbėhet nga klarineta, violina, llauta, fisrmonika, darabuka, dajre etj. Ato shquhen pėr frymėmarrjen e gjerė poetike, pėr ndjesitė thellėsisht njerėzore, pėr shumėanshmėrinė e gjendjeve shpirtėrore e emocionale si dhe pėr njė pasuri e begati tė madhe mjetesh shprehėse melodike, ritmike, harmonike, timbrike e ornamentike.  Bie nė sy  veēanėrisht melodia e tyre mjaft e zhvilluar me ambitus tė gjerė. Njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė strukturimin origjinal tė kėsaj kėnge nė gjysmėn e dytė tė shek. XX ka luajtur edhe orkestrina popullore e Radio Tiranės e drejtuar nga Muharrem Gurra, orkestrina e  vėllezėrve Lela, si dhe ansambli artisti folklorik “Migjeni” i drejtuar nga kompozitori Ēesk Zadeja. Ndėr muziktarėt e shquar tė kėngės popullore tė qytetit tė Tiranės pėrmendim: Bet Shyrben, Dullė Dėrhemin, Hysen Zalta, Muharrem Gurėn, Hafsa Zyberin, Ramazan Zyberin, Fitnete Rexhėn, Safete Toskėn, si dhe mė tė rejat Merita Halili, Valbona Halili, Parashqevi Simaku, Fatma Zyberin, Zina Zdrava etj. Shiko Lela Remzi.

Lit: Lundra. H, “Nga festivali folklorik pėr qarkun e Tiranės”, gaz. “Zėri i Popullit”, 1955, 17 Korrik; Prifti, V. “Fetivali lokal dhe lėvizja artistike e diletante nė Tiranė”, gaz. “Puna”, 1958, 24 Tetor; Filja Hysen, “Vėzhgime rreth folklorit muzikor tė Shqipėrisė sė mesme”, “Kultura Popullore”, 1/1986; Basha Mustafa, “Kėngė qė janė bėrė masive/ kėngėt e Muharrem R.Gurrės”, “Drita”, 1986, 7 shtator; Muharrem Gura, “Kur dy zemra dashurohen”, Tiranė 2000 Sata Loro, “Kel Sata”, Tiranė 2000 etj.

Kėnga popullore qytetare vlonjate:

Shiko “Vlora Bilbil” dhe “Vlonjate Trio”.

Kėngė djepi:

Kėngė popullore me njė zė qė u kėndohen fėmijėve deri nė moshėn 1-vjeēare.
Enci. Kėngė e djepit i gjejmė tė kėnduara vetėm nga gratė, kryesisht nga nėnat dhe gjyshet. Ndėrtohen me njė ambitus brenda oktavės, nė ritme dy ose tre pjestuese dhe pėrgjithėsisht nė monodi. Nė shqiptarėt e Maqedonisė njihen edhe me emrin “luli lulat”. Nė pėrgjithėsi njihen me emrin ninulla.

Lit: Sokoli Ramadan, “Kangėt e djepit”, gaz. “Shqiptarja e re”, 1962, nr. 7,8 etj.

Kėngėtar:

Muziktari popullor qė interpreton kėngėt popullore me zėrin e tij.
Enci. Kemi disa lloje kėngėtarėsh. Nė veri tė lumir Shkumbin do tė hasim kėngėtarė qė kėndojnė kėngėn vetėm, pra pa shoqėrim me vegla. Kėtė e hasim edhe nė jug tė Shkumbinit, kryesisht nė ninullat, etj. Kėtu do tė pėrfshinim edhe kėngėtarėt e grupeve polifonike tė cilėt interpetojnė sė bashku kėngėn polifonike si dhe ata tė cilėt kėndojnė sė bashku nė monodi njė linjė tė vetme. Mė pas kemi simbiozėn muziktar nė vegėl dhe kėngėtar njėkohėsisht, siē ėshtė rasti i muziktarėve popullore qė interpretojnė nė lahutė, bakllama, apo ēifteli, tė cilėt luajnė nė vegėl dhe njėkohėsisht kėndojnė; kemi kėngėtarė tė cilėt fillimisht luajnė nė vegėl dhe paskėtaj kėndojnė duke shoqėruar veten me vegėl (kėtu pėrmendim sazexhinjtė e sazeve tė jugut); siē kemi edhe kėngėtarė tė cilėt kėndojnė tė shoqėruar nga muziktarė tė tjerė nė vegla. Nė popull, kėngėtarin e gjejmė zakonisht tė krahasuar me “bilbilin”, i cili konsoderohet si simboli i tė kėnduarit bukur. Ja si e gjejmė tė pėrdorur nė poezinė popullore.

                        - Kallnori kangėtori
                        Po na vjen frori
                        kangatori e tamlori. 
                                        Ulqin 1976.

Krahas shumė kėngėtarėve tė shquar popullorė, si simbol i njė kėngėtari tė shquar popullor pėrmendet edhe Muēoja, kėngėtari i oborrit tė Ali Pashė Tepelenės. Pėr herė tė parė publikisht rreth Muēos, ka folur Kristo Floqi nė vitin 1923, i cili gjatė njė konferencė mbi muzikėn tonė popullore vlerėsoi edhe muzikėn dhe zėrin shumė tė bukur tė kėngėtarit popullor Muēos, nga Korēa.

Lit: Floqi Kristo, “Kėngėt e Muēos”, tek “Shtypi”, 1923, nr. 14, 21 Shkurt etj.

Kėngė trapeze:

Kėngė karakteristike qytetare dy zėrėshe e qyteteve tė Beratit dhe Vlorės.
Enci: Sipas Krutės: kėto kėngė janė praktikuar vazhdimisht nga burrat nė gosti tė ndryshme familjare. Sami Frashėri thotė se grada e qytetarisė dhe e moralit tė njė kombi kuptohet nga kėngėt dhe lojėrat e tij.

Kėrnetė:

Gėrnetė f. “klarinetė”.
Etim: sipas Ēabej: klarinetė ėshtė njė huazim fare i ri nga it. Clarinetto, kėrnetė gėrnetė ėshtė njė fjalė popullore nga it. Cornetta. Huazim popullor mė i vjetėr ėshtė gareta e Buzukut, nga gėrnetė * gerrete, me asimilimin rn:rr:r: E sa ku bane kryq, kur tė bjerė gareta e “prapmeja”… Te kjo fjalė e te gėrneta e sotme shihet sonorizimi i shpeshte i silabės kėr- gėr- nė ballė tė fjalės; sipas Weigandit 36: konsiderohet fjalė italiane po pa caktuar burimin.
Enci: Klarineta klasike, sot nė muzikėn popullore shqiptare, si rezultat i pėrdorimit dendur tė saj,  realisht ėshtė shndėruar nė njė vegėl popullore. Vetėkuptohet se rrugėt e pėrdorimit tė saj nga muziktarėt popullore janė tė ndryshme nga sa ajo parakupton. Vetė tingulli i “gėrnetės” popullore ėshtė njeri prej ndryshimeve qė kanė ndodhur nė trupin e instrumentit tė temperuar tė klarinetės, e cila mendohet se ka hyrė nė Shqipėri nė dhjetvjeēarėt e fundit tė shek. XIX. “Gėrneta” pėrdoret kryesisht si vegėl solistike nė formacionet muzikore popullore nė mbarė Shqipėrinė. Pėrdorimi i saj qėndror haset sė pari nė formacionin me vegla tė sazeve tė Jugut, por e gjejmė edhe nė formacionet e tjera muzikore popullore qytetare tė Shqipėrisė qėndrore dhe veriore. Me pėrdorimin e gėrnetės nė kėto formacione, gradualisht filloi edhe njė klasifikim i ri i muzikės sonė popullore. Kėtu kemi parasysh krijimin e muzikės popullore qytetare, kėtij tipi tė ri tė shoqėrimit tė muzikės tradicionale “a capella”, me vegla si gėrneta. Me gėrnetėn ėshtė e lidhur ngushtė njera prej gjinive bazė tė muzikės popullore me vegla siē ėshtė kabaja. Shiko kaba.

Lit: Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Klithmė:

Mėnyrė e kėngėtimit tė zogjve dhe shpendėve.
Enci. Kryesisht me kėtė fjalė populli pėrcakton “kėngėtimin” e qyqeve, kukuvajkave etj.

Kllapė:

Shiko fjalėn gjuhėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Dukagjin.

Kongoli Baki:

(Elbasan 24. 10. 1913 † Tiranė 04. 08. 1980)
Mbledhės, transkiptues dhe studiues i folklorit muzikor shqiptar i gjysmės sė parė tė shek. XX.
Enci. Rrjedh nga njė familje me tradita patriotike. I jati i tij Ali Kongoli ka qėnė pjesėmarrės i kryengritjeve tė pavarėsisė nė vitet 1911-1912. Vėllai i Baki Kongolit, deputet nė qeverinė e Fan Nolit. Qysh nė moshė tė vogėl, nė mjediset e qytetit tė Elbasanit, Baki Kongoli ka qėnė nė kontakt me muziktarėt popullorė tė kėtij qyteti. Nė kėtė moshė i lind edhe pasioni pėr muzikėn. Nė vitin 1930 mbaron normalen e Elbasanit. Studimet e larta i kryen nė Itali nė konservatorin e Pavias afėr Bolonjės, nė degėn e violinės nė vitet 1931-1937. Me pėrfundimin e studimeve, nė vitet 1937-1943 kryen detyrėn e pedagogut nė shkollėn normale tė Elbasanit. Mė Nėndor tė vitit 1943 del partizan deri nė ēlirimin e vendit. Nė kėtė luftė vėllai i tij Xhafer Kongoli ėshtė pushkatuar nga gjermanėt dhe vėllai tjetėr Musa Kongoli vdiq nė kampin e pėrqėndrimit nė Dahau. Mbas ēlirimit deri nė Korrik 1947  pėrsėri pedagog nė normalen e Elbasanit. Mė 1947-1951, pėrgjegjės-shef i muzikės nė Komitetin e Artit dhe tė Kulturės dhe mė vonė Kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve. Nė vitet 1951-1953 shef muzike nė Radio-Tirana. Mė 1953-1956 shef i seksionit tė muzikės nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės. Mė 1956-1967 zgjidhet sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė pėr muzikėn. Mė 1967 caktohet zv/drejtor i Institutit tė Kulturės Popullore detyrė qė e kryen deri ne vitin 1974 qė del nė pension. Gjatė gjithė periudhės sė aktivitetit tė tij, e nė veēanti gjatė kohės sė I.K.P. zgjeroi interesimet e tija mbi folklorin muzikor tė cilat i pasqyroi nė punimet e tij mbi folklorin muzikor, kryesisht artikuj. Ai kishte lidhje me tė gjithė muziktarėt mė nė zė siē qe rasti i Tefta Tashkos, me tė cilėn kishte korespodencė tė cilėn e ka ndihmuar me kėngė burimore popullore. Nė fushėn e kompozimit muzikor, Baki Kongoli ėshtė autor i rreth 200 kėngėve dhe i dy operetave, njera prej tyre “Lulishtja e portokalleve”. Baki Kongoli ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė ngritjen e institucioneve tė para muzikore shqiptare si filarmonia, T.O.B, konservatori  shtetėror etj.

Artikujt:

Disa mendime rreth koncertit tė Ansamblit Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore”, gaz. “Drita”, 1961, 26 nėndor; “Pėr njė zhvillim tė mėtejshėm tė folklorit e tė krijimtarisė popullore”, tek “Nėndori”, 5/1961; “Me tingujt e lahutės e tė ēiftelisė”, gaz. “Drita”, 1961,  26 mars; “Artistja e Popullit Tefta Tashko Koēo”, gaz. “Drita”, 1970, 1 nėndor; “Folklori muzikor nė shėrbim tė krijimtarisė profesioniste”, gaz. “Drita”, 1970, 15 shkurt; “Folklori ynė muzikor burim i pashtershėm”, rev. “Ylli”, 1/1970; “Ajo rron midis nesh me zėrin e saj tė bukur”, gaz. “Drita”, 1972, 17 dhjetor; “Jeta aktive e njė artisti veteran”, gaz. “Drita”, 1972, 3 shtator; “Tė ngjallim shijen muzikore mbi bazėn e folklorit tek tė rinjtė dhe pionierėt tanė”, gaz. “Mėsuesi”, 1974, 20 mars etj.

Lit: Krantja Mustafa, “Jubile qė na gėzon” (50 vjetori i ditėlindjes sė kompozitorit Baki Kongoli), “Nėndori”, 11/1963; Avrazi Gaqo, “Baki Kongoli-punėtor i apasionuar i muzikės dhe kulturės sonė kombėtare”, “Nėndori”, 9/1973 etj.

Korēarēe:

Mėnyrė e interpretimit tė kėngės apo melodisė popullore.

Kordofone:

Kategori e klasifikimit te veglave muzikore popullore.
Enci. Nė kėtė kategori futen vegla popullore si: mitralozi, tingėringja, tringa, ēiftelija, bakllamaja, sharkia, jongari, kalushuni, buzuku, ēyri, sazeja, llauta, lahuta, lauria, qemania, kemanxhe etj. Kėto vegla i nxjerrin tingujt prej vibrimeve tė kordave tė tendosura.

Lit: Sokoli R, Miso P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991 etj.

Kor polifonik”:

Grup iso-polifonik.
Enci. Me kor polifonik duhet tė kuptojmė grupin e kėngėtarėve tė cilėt sė bashku interpretojnė iso-polifoninė shqiptare. Korin polifonik e gjejmė me dy funksione. Me funksion vetėm muzikor nė kėngėt iso-polifonike, por dhe nė funksion tė valles kur bėhet fjalė pėr vallet e kėnduara labe. Ndėr grupet e shquara tė iso-polifonisė sonė pėrmendim grupin e Neēo Mukos nė vitet ’30; grupin e Demir Zykos, grupin e “Pleqve tė Gjirokastrės”, grupin e Pilurit, Bėnēės, Vranishtit, Tėrbaēit, Vėzhdanishtit, Kosinės, Hormovės, Lapardhasė, Starjes, Ergjėria, Dukatit etj.

Kovaēi Jashar:

(Bilisht 29.09.1930- † Pogradec 21.08.1992)
Muziktar i shquar popullor nė interpretimet nė gėrnetė nga qyteti i Pogradecit.
Enci. Pėrpara se tė mėsojė gėrnetėn, Jashari mėson nė familjen e tij shumė vegla popullore, ndėr to edhe fyejt e ndryshėm. Ai e ushtroi veprimtarinė e tij si muziktar popullor pranė estradės profesioniste tė qytetit tė Pogradecit. Gjatė gjithė kohės ai drejtoi sazet e qytetit tė Pogradecit, me tė cilat ka marrė pjesė nė veprimtari tė ndryshme si nė F.F.K-Gjirokastėr, nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, jashtė vendit si nė Rumani, Gjermani etj. Kontributi i tij kryesor ėshtė renditur nė konsolidimin e muzikės popullore qytetare pogradecare, tiparet e sė cilės janė njė zhvillim logjik i muzikės polifonike burimore tė fshatrave rreth Pogradecit por dhe mė thellė. Pėrveē njė repertori shumė tė gjerė kėngėsh dhe vallesh tė interpretuara prej tij, Jashari njihet edhe si autori i kabasė pogradecare nė gėrnetė. Njė aspekt tjetėr i veprimtarisė sė tij ėshtė edhe prodhimi i veglave popullore dhe atyre tė kultivuara si llahuta, fyej, def, lodėr por edhe klarineta. Shiko fjalėn mjeshtrat e punimit tė veglave.

Krakuroj:

Shiko fjalėn krokramė.

Kraja Marie-Paluca

(Zarė e Dalmacisė 24.09.1911 + Tiranė 24.11.1999) - “Artiste e Popullit”-1962.
Enci. Nė moshėn 6 vjeēare familja e saj vendoset nė Shkodėr. Nė vitet 1926-1928 shkon nė Vjenė pėr shkollim dhe nė vitet 1928-1934 kreu studimet e larta nė konservatorin e Gracit nė degėn e kantos. Mė 1938 kthehet nė Shqipėri ku dhe fillon njė aktivitet tė dendur koncertal. Punon pranė Radio-Tiranės dhe Liceut Artistik mė 1946, mė pas nė ILA dhe TOB ku ka kėnduar qė nė premierėn e parė tė kėtij institucioni. Aktiviteti i saj koncertal fillon mė 1934 sė bashku me pianistin Tonin Guraziu, nė njė koncert qė kanė dhėnė nė Tiranė. Para kėtij koncerti, Maria kishte marrė pjesė nė “Mbrėmjen e kombeve” nė Vjenė ku kishte pėrfaqėsuar Shqipėrinė me interpretimet e dy kėngėve popullore ”O bilbil, i mjeri bilbil” dhe “Ēilni, ju moj lule ēilni”. Nė vijim japin koncerte nė tė gjitha qytetet e mėdha shqiptare si Korēa, Vlora, Shkodra etj. Nė kėto koncerte brenda vendit, si dhe nė ato jashtė Shqiperisė si nė Austri, Itali, Gjermani, Hungari e deri nė Kinė, Kore e Vietnam, Marie Kraja kėndoi si pjesė tė pandarė tė repertorit tė saj kėngėn popullore qytetare shqiptare.  Repertori i saj i kėngėve popullore pėrfshinte traditėn mbarėshqiptare tė kėngės popullore qytetare duke filluar me kėngėt e qyteteve Pejė, Gjakovė, Shkodėr, Korēė, Berat, Elbasan, Tiranė etj. Ndėr kėngėt popullore tė kėnduara nga Marie Kraja pėrmendim: “Ēila sytė me tė pa”, “Dola nė penxhere”, “Marshalla bukurisė sate”, etj. Regjistrimin e parė tė kėngės poppullore e ka bėrė nė pllaka gramafoni nė vitin 1940 me kėngėn “Ēilni ju moj lule”. Pėr kontributin e saj nė fushėn e interpretimit muzikor operistik, e nė veēanti atė tė kėngės popullore qytetare shqiptare i ėshtė dhėnė titulli “Artiste e Popullit” dhe mė 1996 ai i “Mjeshtrit tė madh tė punės”. Krahas Tefta Tashko Koēos, Jorgjia Trujės- “Artiste e Popullit” (1909-1994) dhe Gjyzepina Kosturit-“Artiste e Popullit” (1912-1985), Maria Kraja ndihmoi nė formimin e shkollės sė interpretimit tė kėngės popullore qytetare nga ana e kėngėtarėve lirikė.

Lit: Kraja Marie, “Prej njė ēerek shekulli kėndoj kėngėt e popullit”, “Kultura popullore”, 1958, nr. 6, fq. 31-39; Gjoka Lola, “Maria Kraja”, gaz. “Drita”, 1962, 18 Mars; Harapi Tonin, “Maria Kraja dhe kėngėt e saj”, gaz. “Drita”, 1973, 6 maj; Kraja Marie, “Njohja e kėngės popullore dhe e interpretimit tė saj”, tek “Vatra e Kulturės”, 1/1974; Kalemi Spiro, “Interpretimi i kėngės popullore nga Marie Kraja”,  “Kultura Popullore”, 2/1986; Gurakuqi Luigj, “Me kėngėn e popullit”,  gaz. “Bashkimi”, 1988, 21 Gusht; Koēo Eno, “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj”, Tiranė 2000 etj.

Krokramė:

Me kėtė fjalė nga populli pėrcaktohet “kėngėtimi” i sorrave.
Enci. Nė Labėri e gjejmė edhe nė trajtat “krakėrimė” dhe “krakėllimė”. Tek vepra e I.Kadaresė e gjejmė edhe nė trajtėn “kra-kra” dhe “krokėllitje”.

Lit: Kadare Ismail, “Vepra letrare 9”, Tiranė 1989 etj.

Kruta Beniamin:

(Vlorė 1940-† Tiranė 1994) etnomuzikolog.
Enci. Nė vitet 1959-1961 kryen studimet pranė konservatorit “Ciprian Porumbescu” nė Bukuresht, studime tė cilat i pėrfundon nė Tiranė mė 1965 nė degėn e muzikologjisė, me punimin me temė “Polifonia e Myzeqesė”. Prej kėtej fillon punė si punonjės shkencor pranė Institutit tė Kulturės Popullore nė Tiranė. Mė 1970 caktohet si pėrgjegjės i sektorit tė muzikės dhe koreografisė dhe mė 1993 emėrohet drejtor i kėtij instituti. Mė 1983 fiton gradėn e “kandidatit tė shkencave” dhe mė 1985 fiton titullin e “Bashkėpunėtorit tė vjetėr shkencor”. Pas vdekjes i jepet titulli i “Drejtuesit tė kėrkimeve”. Nė vitet 1971-1982 drejton si pedagog titullar lėndėn e folklorit muzikor nė Institutin e Lartė tė Arteve. Ishte antar i Kėshillit shkencor tė IKP dhe antar i Kėshillit Ndėrkombėtar pėr studimin dhe katalogizimin e muzikės popullore me qėndėr nė Bratislavė. Ka marrė pjesė pothuajse nė tė gjitha ekspeditat e kryera nė tė gjithė Shqipėrinė si dhe nė arbėreshėt e Italisė dhe nė Kosovė. Ka regjistruar vetė rreth 5000 njėsi folklorike.

Monografi:  “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1989.

Artikujt shkencorė: “Polifonia e burrave tė Myzeqesė”, “Studime filologjike”, 3/1968; “Polifonia e Skraparit dhe tipologjia e saj”, “Studime filologjike”, 4/1973; “Culadyjare, fyelli i dyfishtė shqiptar dhe disa paralele ballkanike”, “Studime filologjike”, 1/1975; “Vėshtrim i pėrgjithshėm i polifonisė shqiptare dhe disa ēėshtje tė gjenezės sė saj”, “Kultura Popullore”, 1/1980; “Polifonia dy zėrėshe e Toskėrisė”, “Kultura Popullore”, 1/1983; “Vėshtrim tipologjik i polifonisė labe”,  “Kultura Popullore”, 1/1988; “Vendi i polifonisė shqiptare nė polifoninė ballkanike”, “Kultura Popullore”, 1/1990; “Burdoni-isua nė polifoninė shqiptare dhe disa ēėshtje tė gjenezės”,  “Kultura Popullore”, 1/1991 etj.

Transkiptimet dhe botimet e ndryshme me shembuj muzikorė (me bashkautorė) si:  “Kėngė popullore historike”-Tiranė 1968; “Melodi e valle popullore instrumentale”-Tiranė 1969; “Kėngė nga folklori i ri”-Tiranė 1974; “Kėngė popullore polifonike”-Tiranė 1984, pėrveē dhjetra artikujve popullarizues mbi folklorin nė shtypin periodik shqiptar etj.

Kryeēengije:

Neologjizėm i krijuar nga shkrimtari Ismail Kadare.
Enci. Nė veprėn e tij letrare me fjalen kryeēengije nėnkuptohet kryevalltarja. Shiko gjithashtu fjalėn ēengi.

Kuēan:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “kuēan” e gjejmė tė pėrdorur nė fshatin Sohodoll tė Peshkopisė.

Kujė:

E qarė me ulėrima.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Jug tė Shqipėrisė, kryesisht nė Labėri. Tek vepra letrare e  I.Kadaresė e gjejmė edhe si “kujė pa zė” apo “kujė brenda kujės”. Ja si e gjejmė nė njė kėngė popullore:

Njė kuje nga Matogjini,
gjėmon Boderi e Ēipini,
Thanė:-U vra Muhedini,
i pari tek hapej timi,
tek hapej timi e flaka,
nė ato majat e larta,
ku dukej Vlora e Narta

Kukuliē/e-ja:

f.       Qyqja qė kukat, qė bėn bėn ku-ku.
Enci. Sipas Sokolit: thonė se qyqja, ky shpend shtegtar i pyjeve, dikur paskėsh qėnė vashė e urtė shtėpiake. Kjo vajzė u shndėrrua nė shpend pas fatkeqėsisė sė vdekjes sė dy  vėllezėrve tė saj:

O zot mė bėj si ē’dėshiroj,
Shpend me krahė tė fluturoj,
Male e male tė kaptoj,
Qurkun e Kukun tė kėrkoj.

Kjo gojėdhanė ėshtė e pėrhapur nė Jug e Veri. Me kukuliēe e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Kukėsit. Arbėreshėt e Italisė Jugore e quajnė qyqen kukėz.

Lit: Sokoli Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė 2000 etj.

Kultura popullore:

Revistė shkencore periodike e etnokulturės shqiptare.
Enci. Revista “Kultura Popullore” ėshtė botim i Institutit tė Kulturės Popullore Tiranė. Numuri i parė i saj doli nė vitin 1980. Prej vitit 1982 botohet edhe njė version frėngjisht i saj me titull “Culture populaire Albanaise”. Nė kėtė revistė zėnė njė vend tė rėndėsishėm edhe artikujt shkencore mbi etnomuzikėn shqiptare. Me emrin “Kultura popullore”, nė Kosovė botohet njė revistė qė pėrmban kryesisht material burimor folklorik.

Kumon:

Vegėl muzikore popullore idiofone.
Enci. Me fjalėn kumon e gjejmė nė Veri tė Shqipėrisė, nė jug e gjejmė me emrin kėmborė.  Kumonėt zakonisht pėrdoren nė tufat e bagėtive, Realisht kumonėt kanė njė pėrdorim tė gjerė nė muzikėn popullore. Me mjaft interes ėshtė gojėdhana nga koha e Skėnderbeut “Dhitė me kumonė nė qafė”. E gjejmė tė ndėrfutur edhe nė folklorin gojor.

Aq kumon’ tingllofshin!
Aq sofra u shtrofshin!

Shiko fjalėn kėmborė.

Lit: “Gjurmime albanologjike”, 1/1971, Prishtinė etj.

Kungj:

e.m Pjesė e veglės popullore tė lahutės.
Enci. Me kungj, nė praktikėn muzikore popullore tė Tropojės, populli emėrton ēelėsin e vetėm tė lahutės.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia