Enciklopedia - Germa H

Hafizi Xhevdet:

Kėngėtar i shquar i muzikės popopullore qytetare shkodrane i gjysmės sė dytė tė shek. XX.
Enci. Zhvillon veprimtarinė e tij si kengėtar popullor solist pranė A.K.V.P nė Tiranė. Ndėr kėngėt mė tė njohura tė interpretuara prej tij pėrmendim: “Ku te kam lulja me ere”, “Karafil I kuq si gjaku”, “Tri vjet qe u deshem bashke”, “Mirse erdhe moj pranvere” etj. Regjistrimet muzikore tė tij gjenden pranė Radio-Tiranės.

Hallakamė-a:

ef. Piskamė, britmė.

Halldupēe:

Fjalė e praktikės muzikore popullore.
Enci. Halldupēe nėnkupton faktin se kėnga, vallja apo melodija luhet dhe i pėrket halldupėve-turqve.

Hallma:

Shiko fjalėn pipėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Postribė.

Hasani Selim

(Brataj 1894 † Brataj 1965)-“Artist i Merituar”
Enci. Njė ndėr rapsodėt mė tė shquar shqiptarė. Nė popull njihet edhe me emrin “Xha Selimi i Bratajt”. Mėson qė fėmijė tė kėndojė e tė kėrcejė nga babai i tij Hasan Minga dhe nėna-Haxhika, tė dy muziktarė tė shquar popullorė tė iso-polifonisė labe. Sipas Gaēes: mė pas njė ndikim tė madh te Selim Hasani ka luajtur i vėllai, Matua. Sipas opinionit mė tė pėrhapur nė popull, kėnga e tij ėshtė dėshmi e ngjarjeve tė mėdha historike tė popullit tonė. Ndėr kėngė mė tė njohura pėrmendim “Ē’u  zu dyfeku nė Kotė”, “Ē’bėn moj Shqipėri sėrmaja” etj. Sė bashku me rapsodin tjetėr tė shquar tė Bratajt- Mato Hasanin (Brataj 1868 † Brataj 1966) kėngėt si dhe vallja bratēe e tė cilit thirreshin “matohasanēe”, edhe xha Selimi fitoi privilegjin qė pėr kėngėt e tij dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr  kėngėtimin e tyre ato tė thirren si “selimēe”. Njė pjese tė madhe tė kėngėve tė tij sot u ka humbur autorėsia duke u konsideruar me tė drejtė si kėngė popullore. Pėr Xha Selimin ka shumė kėngė tė kushtuara atij nga populli si dhe nga poetėt tanė. Ja si shkruan ndėr tė tjera Dritėro Agolli nė poezinė e titulluar “Selim Hasanit, kėngėtarit tė Labėrisė”:

Kur shkund guret qafė e Shpatit,
mardhur bore, djegur vape;
mbushe Xha Selim i Bratit;
dy hejbe me kėngė labe.

Lit: Sako Zihni, Xha Selimi nga Brataj”, gaz. “Drita”, 1965, 5 shtator; “Rapsod popullor-Selim Hasani”, Tiranė 1966; “Kėnga popullore e Selim Hasanit”, Tiranė 1987; Gaēe Bardhosh, “Kėnga popullore e lumit tė Vlorės”, Tiranė 1995; Agolli Dritėro, “Rapsodi”, tek  “Poezia Shqipe” etj.

Hedhėsi:

Zėri i tretė nė iso-polifoninė labe.

Hinka:

Pjesa e fundit e veglės popullore te surles.
Enci. Sipas Misos: hinka ndėrtohet nė njė pjesė tė vetme druri por dhe me llamarinė.

Hollė-hollė:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Hollė-hollė nėnkupton faktin se kėngėtari kėndon mjeshtėrisht, pra qė kėndon hollė-hollė.

Hora:

Pjesė e repertorit me vegla tė muziktarėve popullorė tė Shqipėrisė verilindore.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: kėto farė pjesėsh pėrbėhen prej gjymtyrėsh e prej frazash me gjatėsi tė ndryshme, tė cilat mund tė pėrsėriten disa herė, sipas dėshirės.

Hotė:

Shiko fjalėn glyra.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Lushnje.

Hoxha Naile:

Kėngėtare e shquar e kėngės popullore qytetare tiranase dhe shkodrane.
Enci. Zhvillon aktivitetin e saj kryesisht pranė A.K.V.P nė Tiranė.
Ndėr kėngėt e veēanta tė repertorit tė saj pėrmendim: “Moj e mirė syrin  larushe”, “Xhamadani i kuq si gjaku”, “Jelekun kadife”, “Moj e vogėl ndenj lėndinė” etj. Shumicėn e repertorit tė saj e ka regjistruar pranė Radio-Tiranės.

Huj-huj:

Shtojcė nistore nė kėngėt popullore tė Shqipėrisė sė veriut.
Enci. Huj-hujet i gjejmė nė vajtimet nė Podgur tė Kosovės.

Huzam:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-lab-sib-dob-re-mib-fa.
Enci: Sipas R. Sokolit gjenden vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit:Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia”, Tiranė 1965 etj.

Hysejni:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-la-sib-do-re-mib-fa-sol.
Enci: Sipas R. Sokolit hysejni klasifikohet si perdja e tetė e ahengut popullor shqiptar i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit:Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia”, Tiranė 1965 etj.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia