Enciklopedia - Germa B

Bam-bam:

Onomat.

Enci. Shprehje e praktikės muzikore popullore pėr tė dhėnė me fjalė efektin e goditjes sė ēomanges sė daulles mbi membranėn e tendosur tė saj. Si fjalė del qė tek “Bleta..” e Mitkos e pėrdorur pėr tė imituar krismėn e pushkės. E gjejmė dhe nė formėn bam e bum.

Bagaja:

Pjesė e veglės sė llautės.

Enci. Bagaja ėshtė njė pjesė e vogėl celuloide e veglės sė llautės qė gjendet mbi kapak pėr tė mos u gėrvishtė kapaku gjatė interpretimit mbi tela. Sipas Sokolit fjala baga pėrdoret nga muziktarėt popullorė nė Berat.

Lit: Sokoli, Ramadan. “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė, 1965 etj.

Babademēe:

Mėnyrė e tė kėnduarit tė iso-polifonisė sė Lumit tė Vlorės, qė lidhet ngushtė me traditėn muzikore popullore tė kėsaj treve e nė mėnyrė tė veēantė me emrin e kėngėtarit tė shquar tė saj Adem Mersini (Kaninė 1862 † Kaninė 1930).

Enci. Kėnga “Babademēe” ėshtė me katėr zėra, ashtu si tradita popullore e iso-polifonisė labe  (pėrfshi ison), dhe ndėrtohet mbi vargjet 6-8 rrokėshe , ndjekur nga njė varg i pėrsėritur si refren. Sipas Gaēes: tradita e e kėngės “Babademēe” tė Kaninės krijoi fizionominė e saj duke u ushqyer nga kėngėt e burrave tė Kaninės e tė Labėrisė. Me emrat e kėngėtarėve tė tjerė tė shquar tė Labėrisė lidhen edhe mėnyra tė tjera tė kėnduari tė polifonisė popullore si p.sh “… ja marrim Luto Kapllanēe”, “… ja hedhim Bajram Isaēe”, apo “… ja mbajmė Dervish Hasanēe”.

Lit: Gaēe, Bardhyl. “Kėnga popullore e lumit tė Vlorės”, Tiranė, 1995 etj.

Bakllama:

e.f. Vegėl muzikore kordofone.

Etim. Ēabej: prej turq. Baglama “specie di strumento a corda”, e cila ka shkuar dhe nė tė tjera gjuhė ballkanike. Mungon te G.Meyeri. Prof. Sokoli e sjell etimologjinė prej persishtes.

Enci. Del si vegėl qė tek vepra e Spiro Dines, gjysma e dytė e shek. XIX, kur bėn fjalė muzikėn popullore tek shqiptarėt nė kolonitė e Egjyptit. Bakllamaja njihet gjithandej si veglė muzikore solistike. Sokoli e konsideron vegėl kordofone nga familja e tamburave; Ēabej: lloj kitare e dikurshme e muzikės popullore. Sipas Misos: kombinimet e bakllamasė me veglat e tjera janė bėrė nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX. Nė interpretimet nė bakllama nė vitet ’30 nė Korēė, u shquan si mjeshtra tė kėsaj vegle Alo Qorri, Demka, Sulejman Bakllamaja, Demir Telhai. Tradita e interpretimit nė bakllama vazhdon ende, kryesisht  nė Shqipėrinė Juglindore e nė veēanti nė qytetin e Korēės.

Lit: Miklosich TEN II 79; Mladenov 13; Kutev-M.Kuteva RSSE II 319; Skok I 90; Sokoli, R. “Gjurmime…”, Tiranė 1981; Miso. Piro, “Bakllamaja nė muzikėn tonė popullore”, “Kultura Popullore”, 1983, nr. 1 etj.

Bardhaēkė:

e.f., Vegėl aerofone e punuar nė qeramikė nė formėn e enės sė ujit.

Enci. Nė veglėn e bardhaēkės interpretohet pasi mbushet me ujė dhe vetėm paskėsaj prej saj nxirren zhurma-tinguj gurgullues tė papėrcaktuar melodikisht. Mbi tė nuk mund tė nxjerrėsh melodi tė paracaktuara. Pėr kėtė arsye bardhaēka mund tė vlerėsohet si vegėl paramuzikore. Pėrdoret kryesisht nė jug tė Shqipėrisė.

Lit: Sokoli Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė, 1965; Sokoli. R,. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.

Barinkė:

Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Pėrmet.

Shiko zėrin:  glyra.

Baritore:

Term i praktikės muzikore popullore.

Enci. Baritore pėrdoret pėr tė pėrshkruar muzikėn popullore e cila i referohet nė intonacionet muzikore ose nė tekstin poetik jetės sė bariut shqiptar. P.sh: “kaba baritore”, “melodi baritore”. Sipas Ēaushit: qė vė nė dukje jetėn e barinjve, ose nė pėrgjithėsi, skena tė jetės sė fshatit shqiptar. Vegla muzikore popullore mė tipike qė interpreton muzikė baritore ėshtė fyelli. Nė Ilirinė antike hasim pėrdorimin e fjalės bukolik=baritor.

Lit: Ēaushi, Tefik. “Fjalor i estetikės”, Tiranė, 1998; Ceka. Neritan, “Ilirėt”,  SH.B.L.U, 2000 etj.

Bariu Laver :

(Pėrmet 2 Maj 1929)

Personalitet i shquar i muzikės popullore shqiptare si muziktar popullor nė gėrnetė dhe si kėngėtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve tė Pėrmetit tė njohura nė gjithė Shqipėrinė dhe jashtė saj.

Enci.   Enci. Djali i Bariut, kėngėtarit popullor dhe interpretuesit nė llahutė, tregoi qė i vogėl njė dhunti natyrale pėr t’u marrė me veglat muzikore tė thjeshta tė cilat i sajonte vetė nga degėt e pemėve apo edhe nga kallami i grurit etj. Pas largimit tė familjes sė tij nė qytetin e Korēės nė vitin 1935, Laverit iu krijua mundėsia tė dėgjonte shumė muziktarė tė shquar popullorė pėr kohėn, si Islami nė gajde, e veēanėrisht Feim Gajdexhiu, babai i shokut tė tij tė fėmijėrisė, Skėnderit. Rreth moshės 10 vjeēare ushtrohej nė shtėpinė e tij me llautėn e tė jatit, Bariut, dhe luante edhe nė shumė vegla popullore, ndėr to edhe nė fyejt metalike qė prodhoheshin dhe shiteshin nė dyqanet e Korēės. Pėr herė tė parė luan nė gėrnetė sė bashku me tė jatin, i cili e shoqėronte me llautė vallen e “Dados”. Kthehet familjarisht nė Pėrmet nė fund tė vitit 1944. Aty takohet me Usta Vangjel Leskovikun, pranė tė cilit punoi me llautė pėr rreth 1 vit, ndėrkohė qė ushtrohej nė gėrnetė nė mėnyrė autodidakte. Pas largimit tė Usta Vangjelit pėr nė Vlorė, Usta Laveri organizon grupin e tij, me tė cilin mori pjesė edhe nė Festivalin e parė Folklorik Kombėtar, Tiranė 1952, nė tė cilin ai vlerėsohet me ēmimin e parė si instrumentist popullor. Mė 1954 bėn regjistrimin e kėngės sė parė me saze, mė 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e paskėtaj mė 1966 regjistron nė Radio-Tirana veē tė tjerash edhe tri kaba pėrmetare me klarinetė, pėr ta vazhduar punėn cilėsore me sazet e tij pėr tė gjithė kohėn. Ka marrė pjesė nė tė gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombėtare.

Gjatė kėsaj periudhe kohore, sazet kanė pėsuar disa riorganizime strukturore tė cilat kanė reflektuar para sė gjithash orientimin artistik tė krijuesit tė tyre, Usta Laverit. Nė vitin 1951 ato pėrbėheshin nga njė gėrnetė, dy llahuta, dy fisarmonika, pėr tė ardhur nė formacionin e tij tė qėndrueshėm tė vitit 1976 (e deri mė sot), tė pėrbėrė nga gėrneta, njė llahutė, njė fisarmonikė, def dhe violinė. Ato janė konceptuar edhe si saze klasike, pra qė vetė interpretojnė nė vegla dhe vetė kėndojnė, por dhe si formacion shoqėrues i kėngėtarėve tė tjerė popullorė. Nga kjo pikėpamje ėshtė shumė e vėshtirė qė tė dallosh personalitetin e Usta Laverit si interpret (gėrnetar e kėngėtar) dhe krijues i shumė stilemave aq tė njohura sot nga muzika popullore permetare. Kėtu pėrfshihen me dhjetra hyrje kėngėsh, kaba, valle dhe mjaft riinterpretime tė pjesėve tė repertorit tė vjetėr tė Sazeve tė Pėrmetit. Kėto saze kanė njė veprimtari tė dendur kombėtare e ndėrkombėtare, duke u njohur kudo ku kanė shkuar si “Bilbilat e Pėrmetit”. Meritė kryesore e kėtyre sazeve ėshtė se formuan edhe njė tjetėr identitet tė kėngės popullore tė Toskėrisė: kėngėn popullore pėrmetare. Usta Laveri ka qenė pėr gjithė kėtė periudhė mėsuesi mė i mirė i shumė gėrnetaxhinjve tė tjerė popullorė tė qytetit tė Pėrmetit, por dhe tė fshatrave, tė cilėt kanė mėsuar prej tij abc-nė e gėrnetės popullore pėrmetare. Ai mund tė cilėsohet si i fundit prej Ustallarėve tė traditės sė madhe tė sazeve tė Shqipėrisė sė Jugut. Sazet e Usta Laverit janė formacioni mė i kompletuar i Sazeve tė Jugut pėr periudhėn ndėrmjet viteve 1950-1990. Ndėr kėngėtarėt mė tė spikatur qė kanė kėnduar sė bashku me sazet e Usta Laverit pėrmendim: nė vitet ’50 Behije Roēin, Qemal Ponoēin, Aliun (i thirrur Babaēja) etj.; nė vitet ’60 Jorgo Ēulli dhe Ilia Nasi, vėllezėrit Sulejman Lame-“Artist i Merituar” dhe Xhelal Zeqiri, Viron Tanellari; nė vitet ’70 “Artisti i Popullit” Mentor Xhemali, Ylli Zeqiri; nė vitet ’80 Ardiana Daci, Robert Tralo, Drini Kanani etj; nė vitet ’90 Vaskė e Dhimitėr Curri, Donika Pecollari, Anastas Naqe, Luljeta Ilia, Evgjeni Ēulli etj. Nė vitin 1977, sė bashku me Ēobanin dhe Mentor Xhemalin, interpretojnė dhe regjistrojnė tė gjitha materialet muzikore tė filmit “Gjeneral gramafoni”, me regji tė Viktor Gjikės. Nė vitin 1989, Usta Laveri bėhet protagonist i filmit dokumentar muzikor tė kinostudios “Shqipėria e Re”, “Kėngėt e zemrės”, me regji tė Todi Bozos. Nė Prill tė vitit 1994 realizojnė C.D. me muzikė popullore, nė bashkėpunim me njė shoqėri angleze dhe C.D-nė tjetėr e realizojnė nė Greqi. Njė tjetėr C.D me mbishkrimin “Laver Bariu dhe valle dasmash” ėshtė realizuar nė Australi nė vitin 1995 nga “Fezollari Productions AUSTRALIA”. Aktiviteti muzikor i kėtyre sazeve vazhdon ende. Debutimi mė i fundit i tyre ishte pjesmarrja nė F.F.K Gjirokastėr 2000. Nė Mars tė 2001, pėr meritat e tij dekorohet nga presidenti i republikės me urdhėrin “Mjeshtėr i madh i punės”. Nė vitin 2001, me vendim tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Pėrmetit, Usta Laveri u shpall “Qytetar nderi” i Pėrmetit, krahas Vėllezėrve Frashėri, Odhise Paskalit dhe Mentor Xhemalit. Regjistrimet kryesore muzikore i kanė pranė Radio-Tiranės, Televizionit Shqiptar dhe Institutit tė Kulturės Popullore. Ja njė pjesė e tyre qė gjendet nė arkivin e Radio-Tiranės nė ndarjen “EJ” (erotike jugu):

2/3     “Njė natė Janari”, v. 1950, 4’30”
“Trėndafili fletė-fletė”, v. 1954, 4’
25/1     “A kanė ujė ato burime”, v.1966, 4’
44     “Seē na ra kjo bora”, v. 1966, 3’
51     “Bir t`u bėftė nėneja”,  Behije e Sulo Roci , 1966-gusht, 5’
52     “Ballėt me sedef”, Viron Tanellari, 1966, 4’
84     “Moj kunadhja leshverdhė”, Laver Bariu, 1966, 4’
102     “O borzilok” idem
104     “Tė dielėn qė nė sabah”, Grupi i vajzave, 1966, 3’20”
129     “Janė mbledhur shokėt”, Grupi i Pėrmetit, 1968, 3’20”
174     “Shami kalemqarja”, Sazet, 1973, 3’
255     “Falma synė e zi”, Ilia Nasi dhe Jorgo Ēulli, 1978, 3’
257     “Fluturo si gjethe”,  S. Lame dhe  L. Bariu, 1978, 3’
297     “Potpuri”, Sazet e Pėrmetit, 1980, 3’30”
360     “Porsi yll mėngjesi”, Jorgo Ēulli dhe Ilia Nasi, 1982, 4’
411      “Qeraxhi…”, D. Pecollari,Dh. Papa, 1983, 4’30”
412      “Sykaleshe”, A. Daci dhe  R. Tralo, 1983, 4’15”
691      “Njė natė Janari”, D. Pecollari dhe L. Ilia, 1988, 2’45”
692      “Bėje dru nė pėrcėllimė”, A. Daci dhe R. Tralo, 1988, 2’12”
693      “Ē’deshe qė vajte nė krua”, V.& Dh.Curri, 1988, 3’45”
694      “Tė keqen tė flokut”, A. Jaēe dhe D. Abedini, 1988, 2’30”
695      “Poshtė nga ēairet”, R. Malka dhe V. Gore, 1988, 3’22”
696       “Baluket s’ti nxė shamia”, Z. Laskaj dhe L.Ilia, 1988, 2’
697       “Tanė moj Tanė”, Xh. Zeqiri dhe  S. Lame, 1991, 4’.10’’
5          “Kaba Pėrmetare”, Laver Bariu, 1966, 4’
16        “Kaba”, Laver Bariu, 1966, 4’30”
21        “Kaba”, Laver Bariu, 1966, 2’40’’
149      “Kaba me klarinetė”, Laver Bariu, 1978, 2’30’’
170      “Kaba me klarinetė”, Laver Bariu, 1982, 4’30’’
172      “Kaba me klarinetė”, Laver Bariu, 1982, 7’
222      “Kaba me klarinetė”, Laver Bariu, 1990-tetor, 5’

Shiko zėrat: “CD-tė popullore” dhe “Xhemali Mentor”.

Lit: Novruz Turhani, “Virtuozėt Pėrmetarė”, “Ylli” 7/1978, fq. 15-18; Ēapajev Gjokutaj, Avdulla Kėnaēi, “Det nė kėngė e mal nė valle”, “Zėri i Popullit”, dt. 10.10.1978, fq. 3; “Intervistė me Laver Bariun”, “Zėri i Rinisė”, dt. 6.9.1980, fq. 3; Niko Mihali, “Ē’farė do tė paraqesin artistėt pėrmetarė”, “Zėri i Popullit”, dt. 30.9.1983, fq. 1-3; Shpėtim Shehu, “Duke folur pėr njė orkestrinė tė njohur popullore”, “Zėri i Popullit”, dt. 3 tetor 1980; Thoma Dimēe, “Laver Bariu pushton Athinėn”, “Java”, dt. 12.11.1994, fq. 1-3; “Rreth shtėpisė sė Laverit gjithshka ėshtė e bukur”-Intervistė, “Intervista 88”, fq. 5; “Laver Bariu akuzon”, “Dita”, dt. 20.04. 1995, fq. 2; Agim Xhafka, “Eveniment nė kulturėn tonė kombėtare”, “Koha Jonė”, dt. 14.03.1995, fq. 13; “Intervistė me Laver Bariun”, “Intervista 105”, fq. 7;  Vath Koreshi, “Nė gjurmė tė artistėve tė humbur”, “Festival”, dt. 24.09.1995, fq.3; Niko Mihali, “Panteoni Pėrmetar”, tek “Prometeu”, dt. 14.10.1995, fq. 3, Niko Tyto, “Laver Bariu”, “Fjala sot”, tetor 1996, nr. 23, fq. 4; Tole. Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998; Tase, Pano. “Ē’u kėput njė yll”, Tiranė, Mars 2001 etj.

Basholl:

fol.j.  Basholl do tė thotė: bjeri veglės muzikore popullore.

Enci. Me kėtė fjalė e gjejmė tė pėrdorur nė Kosovė

Batoq:

Gjuhėza e kėmborės.

Enci. Nė kėtė formė e hasim nė Shqipėrinė e jugut.

Lit: Tase Pano, “Visaret e Kombit”, Vėll. XII, Tiranė 1941 etj.

Bejte:

“Fjalė odash” apo “muhabet sofre” tė cilat tė improvizuara nė ēast, me melodi ose jo, qė “qėllonin” apo “thumbonin” nė mėnyrė artistike bashkėbiseduesit.

Enci. Sipas Sokolit: vjershė popullore lirike, ma fort gazmore ose hokatare. Sipas “FGJSSH”: vjershė lirike  a satirike, qė thurret nga njė poet popullor zakonisht aty pėr aty. Nė pikėpamje tė kėngėtimit dhe stilemave melodike, bejtet janė shumė tė thjeshta. Janė tė pėrhapura nė tė gjithė Shqipėrinė si dhe tek shqiptarėt jashtė kufijve. Tek arbėreshėt e Italisė i gjejmė me emrin parambote.

Lit: Ndocaj. F,  “Bejtet e karnavaleve”, “Nėntori”, 1958, nr. 6, fq. 185-212;  Sokoli. Ramadan, “Humori dhe satira nė lirikėn tonė popullore”,  “Nėndori”, 1961, nr. 1, 2; Sokoli. Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965; “FGJSSH”, Tiranė 1980; Malahoxha. Sitki, “Nga krijimtaria e bejtexhinjve ulqinakė”, “Shkodra nė shekuj-II”, Shkodėr, 1989; Sugarman, Jane C. “Engendering song”, The university of Chicago Press, Ltd., London 1997; Zaja Sami C, “Heti njeri i urtė i Shkodrės”, Shkodėr, 2000 etj.

Bejtexhi:

Ai qė bėn bejtet ose qė merr pjesė nė aktin e interpretimit tė bejteve.

Enci. E gjejmė edhe nė formėn bejtar. Zakonisht bejtexhinjtė ishin edhe kėngėtarė shumė tė mirė. Bejtexhinj tė dėgjuar ka nė ē’do vend tė Shqipėrisė. Nė Shkodėr pėrmenden si tė tillė Molla Hysen Dobraēi (shek. XVIII), Osja i Falltores, Matish Prendushi etj. Nė letėrsi nė shek. XVIII u krijua rryma e bejtexhinjve.

Lit: Gurashi, Kolė. Sheldia, Gjush. “Ahengu shkodran”, alamanaku “Shkodra”, 1/1961, fq. 210;

Beratēe:

Term i praktikės muzikore popullore.

Enci. Beratēe pėrdoret pėr tė pėrshkruar muzikėn popullore e cila i referohet origjinės sė saj nga Berati. Nė kėtė rast krijimi muzikor popullor mund tė jetė kėngė, melodi ose valle nga Berati. Njė krijim shumė i njohur popullor me kėtė emėr ėshtė ai i interpretuar nga muziktari i shquar nė gėrnetė Remzi Lela-Ēobani i titulluar “Ēamēe-beratēe”.

Bėjme e:

Shiko zėrin:  iso.

Bėrtas:

Qarje me zė shumė tė lartė.

Enci.  Bėrtas ėshtė nė pragkalimit nė tė folur.

Bibiza:

Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Ēamėri.

Shiko zėrin:  glyra.

Bicule:

e.f. Cule e dyfishtė e ndėrtuar nė njė bllok druri tė vetėm.

Etim. Nuk jepet ndonjė shpjegim i hollėsishėm. Sipas Ēabej: Nga njė kryqėzim i cule-s me ndonjė tjetėr fjalė (daule?) duket tė ketė dalė bixaule “fyell i bariut” tė Tatzatit tė Delvinės. Nė anėt e Vlorės edhe kompozita culdyjare, univerbim nga cule dyjare, e cila ekziston edhe kjo nėpėr dialekte.

Enci. Sė pari, nė njė unazė tė shek. XV para erės sė re, ėshtė gdhendur figura e  Panit brinoē me kėmbė dhie, duke i rėnė njė vegle frymore me dy tyta tė bigėzuara. Tipi i fyellit tė dyfishtė gjithashtu dokumentohet nė Shqipėrinė Jugperėndimore, nė Apolloni, qė nė shek. VI-V p.e.re dhe nė luginėn e sipėrme tė Vjosės nė shek. IV-III p.e.re. etj,. Nė shumė fshatra tė Labėrisė, bicula njihet edhe me emrin longar. Bicula ka njė pėrhapje shumė tė gjerė nė Labėri. Kryesisht njihet si vegėl e barinjve labė, por vihet re njė ndėrfutje e saj edhe si pėrcjellėse e muzikės polifonike vokale. Si interpretues tė shquar nė biculė nė gjysmėn e dytė tė shek.XX pėrmendim: Petref Likaj-Mavrovė,Vlorė; Asllan Nora-Fushėbardhė,Gjirokastėr; Arap Ēeloleskaj-Vranisht,Vlorė; Ago Beqiraj-Tėrbaē,Vlorė; Jakup Gjikondi-Vranisht,Vlorė etj.

Lit: “Melodi dhe valle popullore instrumentale”, Tiranė 1969; Sokoli, R, Miso. P,  “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991; Kruta. Beniamin, “Kultura Popullore”, 1990, nr. 1 etj.

Bigjiron:

Blegėrima e deles.

Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Kukėsit.

Bilbil, bylbyl:

m. Vegėl aerofone me sqep tė njėfishtė.

Etim. Ēabej: prej turq. Bulbul (kjo prej persishtes), e cila ka shkuar dhe ne tė tjera gjuhė ballkanike. Trajta e disimiluar birbil, kryesisht e toskėrishtes.

Enci. Sipas Sokolit: vegla e bilbilit punohet nga shufra drurėsh tė ndryshėm nė stinėn e ngrohtė, kur mund t’u hiqet lėkura pa u ēarė… pasi e nxjerrin koren kėllėf, hapin nė shkop tė zhveshur njė zgavėr tė vogėl, e cila pėrfundon me njė ulluk nė skaj tė sqepit; pastaj e vendosin prapė kėllėfin e kores nė vend. Ajo pėrdoret kryesisht nga fėmijėt dhe gjendet pothuajse nė tė gjithė vendin. Kemi edhe njė lloj tjetėr bilbili i cili shfaqet si vegėl aerofone me tytė druri ose metali, qė pėrfundon nė trajtė sqepi. Kronologjia e saj nė gjuhėn shqipe haset nė shek. XVI, pasi kėtė fjalė e gjejmė tek fjalori i Frang Bardhit. Tek arbėreshėt e Italisė, njė tip bilbili quhet surdullinė. Njė muziktar shumė i shquar nė interpretimet nė veglėn e bilbilit ka qėnė Ali Muja nga Tropoja. Gjatė procesit tė bėrjes sė veglės sė bilbilit kėndohet si mė poshtė:

Can,can
bilbil,can
pizga del
bilbili s’del.
        Vranisht

O bilbil o karafil
ndo dil, ndo mos dil
Nė mos dalsh t’i me hir
do tė dalėsh me pahir.
        Ēipin

Me fjalėn bilbil kemi tė formuara edhe shprehje popullore si “ X i bie bilbilit nė tė kthjellėt”. Nė ndonjė rast e konstatojmė bilbilin edhe si njė lloj “mbreti tė zogjve” apo si nė poezinė popullore tė mėposhtme:

Falėmeshėndet bilbilit,
t’na dėrgojė dajren
tė na luajė nusja.
           Potkozhan

Nė muzikėn popullore shqiptare ka shumė kėngė qė i kėndohen bilbilit  si zog kėngėtar, dhe njė pėrallė pėr  “Birbil gjizarin”:

Tė mė bėn Zoti dhe mua,
Njė bilbil gjė tjetėr s’dua;
Tė kesha fjalėt e tua,
Tė kėndoja ku tė dua
Ku tė mė pėlqente mua;
A nė pemė a ne krua,
A nė baēe me limua,
Pėrkundrejt shtėpivet tua,
O lesh-verdha gjer nė thua,
Dije mirė qė tė dua.
            Labėri

E gjejmė si poezi me tė njėjtin titull tek vepra e Naim Frashėrit, i cili e konsideronte bilbilin si “kult tė muzikės” , tek Lagush Poradeci me titullin “Zog i qiejve” dhe tek vepra e Filip Shirokės:

-Tė kisha zėn e bilbilit
Gjithėnjė do tė kėndonja
Bukurin e trėndafilit
Dhe kurrė tė mos pushoja

-Brenda tufės sė junapit qė bleroj me kaq stoli,
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq zė qn ndėr fletė
Kėng’ e ti mė ngjan kulluar posi kėng’ e Zotit vetė.

M’qaj, bylbyl, o mbret i kangės
Se n’dhe t’huej kanė me m’vorrue!

Po tek Lasgushi e gjejmė tė pėrdorur fjalėn bilbil brenda antonimisė kontekstuale: “ku kėndoj bilbili i kombit, grifsh’ e huaj ēirret pasė”. Nė mitologjinė greke, Aedona, bija e Pandareut dhe gruaja e mbretit tė Tebės, Zetit u shndėrua nė bilbil (nga perėnditė pėr shkak se vrau gabimisht djalin e saj tė vetėm-Itilin), pėr tė qarė vazhdimit tė birin. Sipas Safos (shek VII p.e.r.)-“ Ashtu si bilbili, zogu me zėrin si tingull lire!”

Lit: Miklosich TE I 270; TEN I 19, II 91; G. Meyer 36 e AS IV 12; Weigand 7; Hoeg II 179; Tagliavini 87; Papahagi 271, 274; Skok ER I 233; “Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar”, Vol. I, Tiranė, 1961; Frashėri. N, “Vepra 1”, Prishtinė, 1978; Sokoli. R,. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981; ESKILI, “Tragjeditė”, tragjedia “Eumenidet”, fq. 337, Tiranė, 1986; “Fjalor i mitologjisė”, Tiranė, 1987; Poradeci. L, “Vepra letrare”, Tiranė 1990; Safo, “Poezi”, Tiranė 1998; Tole. Vasil S, “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”, Tiranė,1999 etj.

Bimodale:

Fjalė qė nėnkupton ekzistencėn e dy modeve, shkallėve muzikore brenda njė krijimi muzikor popullor.

Enci. Bimodaliteti ėshtė njė dukuri qė gjendet nė muzikėn popullore nė veri tė lumit Shkumbin. Ai mund tė jetė horizontal ose vertikal. Nė muzikėn me vegla ose nė atė vokale.

Lit: Tole Vasil S, “Folklori muzikor-strukturė dhe analizė”, Tiranė 2000 etj.

Bipe:  

e.f., Kėmbore e madhe e deshve dhe e cjepėve.

Etim: Ēabej: formim onomatopeik, nga kumbimi bip bip qė japin kėto lloj kėmbore. Labėrisht byqe, khs. Vargu po lėvon kėmbor’e e byqe.

Enci. Fjalė e toskėrishtes jugore, e paregjistruar nėpėr fjalorė. Sipas Sokolit: vegėl e gjinisė idiofone, kėmborė e madhe qė i varet nė qafė ogiēit tė kopesė sė dhėnve. Me fjalėn ēokane e gjejmė tė pėrdorur nė Ēamėri, me fjalėn karkale e gjemė tė pėrdorur nė Labėri, kryesisht si kėmborė pėr qetė.

Lit: Ēabej. E, “Studime etimologjike”; Sokoli. R, “Gjurmime…”, Tiranė, 1981; Tole. Vasil S, “Folklori muzikor-strukturė dhe analizė”, Tiranė, 2000  etj.

Bishnicė:

e.f., Vegėl e gjinisė aerofone me dy tyta druri, ku njera prej tyre shėrben pėr tė mbajtur tinguj tė gjatė-pedal dhe tjetra ka pesė vrima pėr tė formuluar melodinė.

Enci. Sipas Sokolit bishnica ėshtė pajisur me pipėza heteroglote me gjuhėz tė njėfishtė, qė vendosen nė krye tė secilės tytė. E gjejmė kryesisht tė pėrdorur kryesisht nė veri tė Shqipėrisė si vegėl solistike, por dhe me funksion shoqėrues melodik nė vallet popullore. Kur pėrdoret nė vallet popullore, bashkėshoqėrohet me ēiftelinė dhe fyellin. Nė Has e gjejmė tė pėrdorur nė formėn tarquk. Shiko zėrin:  gajde.

Lit: Bogdani, Ramazan. “Folklori koreografik i Hasit”, Tiranė, 1977; Sokoli, R. “Gjurmime…”,  Tiranė, 1981 etj.

Bishtaniku:

Pjesė e veglės popullore tė surles.

Enci. Sipas Misos: bishtaniku zakonisht punohet nga llamarina e tunxhit me trashėsi 0.3-0.5 mm, nė trajtė konike, e ngjitur me kallaj.

Bitonia:

Shkallė muzikore pentatonike qė gjendet nė folklorin muzikor tė Shqipėrisė sė Jugut.

Enci: Dy tinguj nga seria tė mbivendosur nė njė kuintė do tė jepnin bitoninė. Intervali karakteristik pėr bitoninė ėshtė kuinta.

Llojet e bitonisė:

I   c-g                           1 5

II  g-c                           5 1

Zakonisht nė bitoni do tė gjejmė tė ndėrtuara kėngėt iso-polifonike 

tė ritualeve dhe vallet e kėnduara.

Lit: Kruta, Beniamin. “Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, Tiranė, 1989; Tole. Vasil.S, “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”, SHBLU, 1999; Tole. Vasil S, “Folklori muzikor-strukturė dhe analizė”, Tiranė, 2000  etj.

Blude:

Pjesė e veglės popullore.

Enci. Me blude thirret kasa e rezonancės e veglave kordofone. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Tropojė. Sipas Sokolit e hasim edhe nė formėn grroqe.

Bobėl:

Vegėl natyrale e gjinisė aerofone.

Etim. Bobėl e jep Pederseni 113 pėr ēamėrishten. Sipas Ēabej: trajtė e toskėrishtes Jugore. Nė anėt e Vlorės edhe njė gocė deti qė pėrdoret si buri, Binte bobla fshat mė fshat (S.Hasani). Prej venecianishtes- ose  nėpėrmes shqipes- duket tė rrjedhė dhe gr. E re veriore “njė lloj goce deti, qė pėrdoret dhe si buri”, tė cilėn Arvanitos 64 e bie tė ardhur prej gr. “lloj shtame grykėngushtė”.

Enci. Tek “FGJSSH” kemi: vegėl frymore prej briri tė gjedhit ose prej guaske tė madhe tė detit, qė pėrdoret zakonisht pėr tė dhėnė njė sinjal. Sipas Sokolit: krijohet nga briri i lopės, buallit ose nga guaska e kėrmillit tė detit. Po sipas tij: dėshminė mė tė vjetėr tė ekzistencės sė kėsaj vegle e kemi nga njė bobėl briri e zbuluar nė gėrmimet arkeologjike nė Trebenisht, vendbanim ilirėsh afėr Ohrit. Bobla realisht duhet konsideruar si vegėl paramuzikore. Pėrdorimi i saj ka qėnė lidhur dhe lidhet kryesisht me nevoja utilitare tė njeriut shqiptar e po aq pėr gėzime tė ndryshme siē janė festat qė lidhen me natyrėn. Ėshtė njė vegėl qė nxjerr melodi mbi shkallėn muzikore natyrale. E gjejmė tė pėrdorur nėpėr fshatrat e Shqipėrisė Jugperėndimore, nė Labėri e Mallakastėr, nė Shpat tė Elbasanit. Sipas Sokolit: bobla njihet edhe nė traditėn e arbėreshėve tė Italisė. Nė mitologjinė greke, bobla ishte e lidhur ngushtė me demonin e detit tė quajtur Triton. Tritoni ishte gjysmėnjeri dhe gjysmė peshk. Kur ai i binte boblės, tingulli i saj arrinte deri nė fund tė tokės.

Lit: Ēabej. E, “Studime etimologjike”; Sokoli. R. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981; Sokoli. Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-organografia”, Tiranė, 1975; “Fjalor i mitologjisė”, Tiranė, 1987 etj.

Borboll:

Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Ēamėri.

Shiko zėrin: bobla.

Bori, buri:

f. Trumbetė.

Etim. Ēabej prej turq. boru, borazan, tė cilat kanė shkuar dhe nė tė tjera gjuhė tė Ballkanit. Burizanej katund pranė Krujės.

Enci. Tek “FGJSSH” kemi: lloj pizge nė trajtė koni, me njė pipėz nė majė, qė e bėjnė fėmijėt zakonisht nė pranverė prej lėkurės sė lofatės ose tė shelgut dhe qė nxjerr njė zė mjaft tė fortė. Sipas Sokolit: fjala ėshtė e pėrhapur nga Tivari deri nė Janinė. Fillimish e gjejmė tek Bogdani (II 158, 13) ka me ram boria fort e tmershime, Kuvendi i arbėnit (f. 29, 30) buri e bori. Ndeshet edhe nė poezitė e De Radės (p.sh. Poesie alb. III 8 v.) si fjalė popullore e arbėrishtes sė Kalabrisė ose si fjalė librash e kėtij poeti. Ēabej mendon se: njė me kėtė ėshtė edhe bori, borije “fyt, lefyt, ulluk, gyp”.

Lit: Miklosich TE I 266; TEN I 16, II 88; G.Meyer 54; Mladeno 50; Andriotis 222; Papahagi 298;    Skok ER I 189; Sokoli. R, “Gjurmime…”, Tiranė, 1981; “FGJSSH”, Tiranė,1980 etj.

Borigė:

Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur nė Devoll.

Shiko zėrin: glyra.

Borinkė:

Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur nė Pėrmet.

Shiko zėrin:  glyra.

Borrohite:

Gjini muzikore popullore vajtuese.

Enci. Borrohitja ėshtė vajtim qė haset vetėm tek barinjtė labė, tė cilėt e zbatojnė atė pėr “tė qarė” kujtimin e dikujt qe prehet ne varrin e tij, kryesisht  nė mal, pra nė njė largėsi qė pėrfshin segmentin kohor qė shtrihet ndėrmjet jetės dhe vdekjes. Zakonisht ėshtė e kėnduar nga njė kėngėtar. Tek borrohitja zakonisht konstatojmė fenomenin e “polifonisė sė fshehur”. Njė borrohite shumė e njohur ėshtė “Ē’u kėput njė kėmbė mali” e Lumit tė Vlorės.

Borrohitem:

Qaj.

Enci. Tek “FGJSSH” e gjejmė me kuptimin: qaj duke thėnė fjalė. Nė praktikėn muzikore popullore e gjejmė tė shprehur nė monodi. Shiko zėrin:  borrohite.

Braē:

Vegėl muzikore popullore kordofone.

Enci. Sipas Sokolit braēi klasifikohet nė familjen e tamburave. Braēi ka njė pėrdorim tė dendur nė orkestrinat muzikore popullore tė ahengut shkodran. Njė tip i rrallė i veglės popullore tė braēit ka qėnė projektuar nga arkitekti i mirėnjohur shkodran Kolė Indromeno pėr vėllezėrit muziktarė tė ahengut shkodran, Paulin dhe Karlo Pali.

Lit: Daija, Tonin. “Formacionet orkestrale nė kėngėt qytetare shkodrane”, “Shkodra-almanak”, Shkodėr, 1976; Sokoli. R, “Gjurmime…”, Tiranė, 1981;  etj.

Bragat:

Ngjirem.

Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur tek arbėrėshet e Italisė.

Brahimi Ajete:

Kėngėtare e shquar e kėngės popullore qytetare fierake e gjysmės sė dytė tė shek. XX.

Enci. Ndėr kėngėt mė tė dėgjuara tė saj pėrmendim: “Atje poshtė te arė e madhe”, “Ma kishe shtepinė nė mes tė Fierit”, “Naze nė sabah tė parė”, “Mė dėrgoi babai me shqera”, “Njė dėrrasė atje nė krua” etj. Regjistrimet muzikore tė saj gjenden pranė Radio-Tiranės.

Breēani Fatmira:

(Tropojė 1958)

Kėngėtare e shquar e kėngės popullore tropojane.

Enci. Qysh nė fėmijėri bie nė sy pėr veēoritė e zėrit tė saj. Gjatė viteve tė shkollės tetėvjeēare, mėsimet e para mbi kėndimin e kėngės popullore i mori prej mėsueses sė saj, kėngėtares tjetėr tė madhe tė Tropojės, Fatime Sokoli. Pėr herė tė parė pėrfshihet si kėngėtare popullore nė pėrfaqėsimin e rrethit tė Tropojės nė konkurimin e ansambleve tė klasės punėtore nė Tiranė nė vitin 1980. Pas kėsaj, kryen kursin 1 vjeēar tė prefeksionimit si kėngėtare, nė Tiranė pranė Shtėpisė Qėndrore tė Krijimtarisė Popullore, nėn drejtimin e kėngėtarit tė njohur Ibrahim Tukiqi. Gjatė gjithė kėtyre viteve ka pėrfaqėsuar kėngėn popullore tropojane si pjestare e ansamblit popullor “Dardania”. Ka marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet lokale dhe kombėtare si Festivalet Folklorike kombėtare, Gjirokastėr 1983, 1988, 2000; nė festivalin kombėtar tė kėngės popullore qytetare Elbasan 1995,1996,1997; nė festivalin folklorik kombėtar Berat 1995 si dhe nė dhjetra turne kombėtare dhe ndėrkombėtare. Nė F.F.K-Gjirokastėr 2000 u shpall si kėngėtarja soliste mė e mirė nė shkallė kombėtare, dhe nė “Maratonėn e kėngės popullore qytetare” tė organizuar nga MKRS dhe Tv KLAN (Nėntor 2000-Mars 2001), ju dha ēmimi i karrierės “Luēie Miloti” etj. Ajo ka nė repertorin e saj me dhjetra kėngė lirike tė malėsive veriore shqiptare.

Broj:

Pasthirrmė.

Enci. Broj gjendet nė fillim tė kėngėve lirike tė Shqipėrisė veriore.

Britmėqare:

Vajtojcė.

Shiko zėrin: vajtojcė.

Bri:

Vegėl paramuzikore popullore.

Enci. Zakonisht pėr veglėn e bririt pėrdoret briri i lopės ose i dashit. Pjesėrisht bririn e pėrdorim edhe nė veglėn e pipėzės e cila ėshtė e ndėrtuar nga kallami i drurit dhe nga briri. Tingujt qė lėshohen nga interpretimi nė bri janė tinguj kushtrues tė patemperuar.

Brizan:

Muziktari popullor qė i bie bririt.

Bu-bu:

Shprehje pikėlluese e vajtojcave nė Jug tė Shqipėrisė.

Enci. Bu-bu pėrdoret si shtojcė nistore nė vajet e vajtojcave. Nė formėn bubutij do tė kuptojmė bu-bu me zė tė lartė. E gjejmė tė ndėrfutur edhe nė poezinė vajtuese “Njė tjetėr” tė Naim Frashėrit:

S’do ta shoh mė ty fytyrėn unė i mjeri?
As dhe shtatin, as dhe leshrat er’amberi?
Mos u ndamė nga ti fare, moj kėshtu?
Ububu, moj, ububu moj, ububu!

Lit: Frashėri, Naim, “Vepra 1”, Prishtinė, 1978 etj.

Buēall:

e.m. Pjesė prej druri e veglės popullore tė gajdes.

Enci. Buēall quhet gypi i gjatė qė mban ison. Sipas Sokolit: me kėtė emėr e gjejmė nė Pogradec. Tek arbėreshėt e Italisė e gjejmė nė formėn shkandril.

Lit: Sokoli, Ramadan “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė, 1965;  “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.

Bugaria:

e.f., Vegėl kordofone nga familja e tamburave.

Enci. Pėrmendet edhe nga Sami Frashėri.

Lit: Sokoli. R,  “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.

Bujė:

Vegėl popullore e gjinisė aerofone-bobėl.

Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė. Tek “Bleta” e Mitkos bujė = kujė.

Shiko zėrin:  bobla.

Buri:

Vegėl muzikore popullore e gjinisė aerofone.

Etim: Nga persishtja.

Enci. Pėrdoret kryesisht pėr qėllime kushtrimi dhe nevoja tė tjera praktike.

Burgji:

Ēelėsi i veglave kordofone si bakllamaja, llauta, buzuku etj.

Enci. E gjejmė tė pėrdorur kryesisht nė Shqipėrinė e Jugut.

Burrėrishte:

Mėnyrė e kėngėtimit tė kėngės popullore.

Enci. Burrėrishte nėnkupton kėngė tė kėnduar nga burrat. Nė shumė raste burrėrishte duhet kuptuar edhe si trimėrishte.

Buzuk:

Vegėl popullore kordofone.

Sipas Ēabej: “kitarė e madhe me gjashtė tela”.

Etim: Jokli (IF 44, 54 v.) e bie tė ardhur nga njė *bu®z-uk  dhe sheh aty refleksin shqiptar tė njė fjale romane qė rron ndėr tė tjera nė span; Ēabej: te buzuk ka njė asimilim zanoresh nė distancė. Edhe bozuk. Prandaj prej turq. bozuk “espece de guitare a six cordes”, prej nga edhe gr. e re. dhe arom. Buzuke “sorte de guitare”. Tek “Bleta” e Mitkos del me bozuk.

Enci. Del si vegėl qė tek vepra e Spiro Dines, gjysma e dytė e shek. XIX, kur bėn fjalė muzikėn popullore tek shqiptarėt nė kolonitė e Egjyptit.Kemi njė pėrdorim tė dendur tė buzukut nė muzikėn popullore, kryesisht si vegėl solistike, dhe me daljen e sazeve (fundi shek. XIX-fillimi shek.XX) si pėrbėrės i tyre. E gjejmė tė pėrdorur si fjalė pėr shkak tė pėrhapjes dendur tė tij edhe nė folklorin gojor, so dhe nė gjė a gjėzat:

- Dru pe mali,
bisht pe kali,
tel pazari,
qejf insani.

        (buzuku) Pogradec.

- Kokėn pe ajvani,
bishtin pe trigani,
zėnė pe insani.
        (buzuku)Dardhė

Lit:  Andriotis 221, ML VI 4679, Papahagi 300; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Byke:

Shiko zėrin: buqe.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia