Enciklopedia - Germa Xh

Xheli Sino:

(Kuç 1868- Kuç † 1937)
Kėngėtar dhe rapsod i shquar popullor nga fshati Kuç i rrethit tė Vlorės.
Enci. Kėngėtar dhe autor i kėngės mjaft tė njohur popullore “Te rrapi nė Mashkullorė”.

Lit: Shuteriqi Dhimitėr, “Nga kėnga e popullit”, Tiranė 1990; Gaçe Bardhosh, “Kėnga popullore e lumit tė Vlorės”, Tiranė 1995 etj.

Xhemali Mentor:

(Pėrmet 12 Maj 1924 - Tiranė † 9 Prill 1992), “Artist i Popullit”.
Kėngėtar i shquar lirik si dhe i kėngės popullore pėrmetare.
Enci: Fėmijėrinė e kalon nė qytetin e lindjes. Nė mesin e familjes sė tij e cila shquhej pėr dashurinė dhe interpretimin e kėngės popullore pėrmetare, Mentori mori aromėn e parė tė saj. Megjithėse ende i vogėl, punon pėr bukėn e gojės si punėtor nė Sarandė dhe nė portin e Durrėsit.  Rreth vitit 1943, si shumė tė rinj shqiptarė, rreshtohet nė rradhėt e ushtrisė partizane pėr çlirimin e Shqipėrisė. Aktivizohet nė formacionet muzikore tė ushtrisė partizane, dhe me krijimin e Ansamblit tė Ushtrisė nga muziktari Gaqo Avrazi merr pjesė nė tė si korrist. Pas çlirimit tė vendit, nė vitet 1952-1955 studion pėr kanto-bas nė konservatorin “P.I.Ēajkovski” nė Moskė. Mė pas emėrohet si solist nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė ku interpretoi mjeshtėrisht edhe shumicėn e roleve tė cilat ju ngarkuan. Bėn njė karrierė tė rrufeshme, dhe nė vitin 1975 vlerėsohet me titullin e lartė “Artist i Popullit”. Nė vitin 1977 del nė pension. Shumė tė njohura janė interpretimet e tij nė kėngėt “Pėr ty atdhe”, romancėn “O ju male” tė Ēesk Zadejės, ariee Don Bazilios nga opera “Berberi i Seviljes” e XH. Rosinit etj. Me kėngėn popullore nė mėnyrė publike merret pas vitit 1977. Regjistron pėr herė tė parė kėngė popullore pėrmetare gjatė xhirimit tė filmit “Gjeneral gramafoni” me regji tė Viktor Gjikės,  sė bashku me kėngėtarin tjetėr nga Pėrmeti Ylli Zeqiri. Tė vitit 1977 janė edhe kėngėt shumė tė njohura pėr tė gjithė muzikdashėsit shqiptarė si  “Morra rrugėn pėr Janinė” dhe “Zura njė bilbil me vesė”. Qė pas kėtij bashkėpunimi, Mentori vendos njė komunikim tė pėrhershėm me qytetin e Pėrmetit dhe nė mėnyrė tė veçantė me sazet e Usta Laver Bariut, me tė cilat regjistron rreth 30 kėngė pėrmetare nė Radio-Tirana. Pas viteve ’90, zhvillon njė veprimtari tė dendur koncertale jashtė Shqipėrisė si nė Francė, Danimarkė, Hollandė, Belgjikė, Gjermani etj me kėngėn popullore pėrmetare nė pėrbėrje tė sazeve tė familjes Lela. Ėshtė ky bashkėpunim me njė mjeshtėr tjetėr tė muzikės popullore shqiptare si Ēobani, qė i dha kulturės sonė disa perla tė tjera tė kėnduara nga Mentor Xhemali me kėtė formacion po aq tė shquar. Me sazet e Lelave, Mentori ka regjistruar dhe publikuar disa kėngė nė CD e e publikuar nė Francė nė vitin 1992, realizuar pranė studios diskografike Indigo. Ėshtė fakt qė kėngėtimi i Mentor Xhemalit nė kėngėn popullore pėrmetare i dha kėsaj kėngė njė pėrhapje mbarė kombėtare dhe mė tej, duke e nxjerrė nga kornizat e njė folklori muzikor lokal. Kėngėtimi i Mentor Xhemalit si nė opera ashtu edhe nė kėngėn popullore mbetet njė rast unikal pėr vlerat qė krijoi nė kėto dy fusha. Ndėr kėngėt e regjistruara nga Mentor Xhemali pranė Radio-Tiranės nė vitet 1979-1991 pėrmendim:

“Porsi pendėt e palloit”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1979, 4’ 30’’
“Hajde tė dalim nga Lipa”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1979, 4’
“Bilbili me vesė”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1979, 3’
“Morra rrugėn pėr Janinė”, M. Xhemali & Y.Zeqiri, 1979, 4’
“Ē’mi preve baluket”,   M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1979, 5’
“O dhėndėr ku vete kėshtu”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1979, 2’
“Potpuri kėngėsh dasme”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1979, 3’30’’
297      “Potpuri”, Sazet e Pėrmetit, 1980, 3’30”
            “Rrush i bardh e rrush i zi”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1982, 4’
            “Me dhjetė tė shkurtit”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1991, 2’.20’’
            “Potpuri kėngėsh dasme”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1991, 5’
            “Shami kalemqarja”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1991, 4’.10’’
            “O kaposh more kaposh”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1991, 4’
            “Kishe dalė nė bahçe”, M. Xhemali & Y. Zeqiri, 1991, 3’.20’’

Pak muaj pėrpara se tė vdiste, nė Tiranė,  mė 9 Prill 1992, Mentor Xhemali vazhdonte tė kėndonte dhe regjistronte kėngėt popullore pėrmetare. U pėrcoll nė banesėn e fundit me nderime nga i gjithė populli. Nė vitin 2001, me vendim tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Pėrmetit, Mentor Xhemali, u shpall “Qytetar nderi” i Pėrmetit, krahas Vėllezėrve Frashėri, Odhise Paskalit dhe Usta Laver Bariut.

Lit: Frashėri Thoma, “Artisti i Popullit Mentor Xhemali”, gaz. “Drita”, 1970, 22 mars; Cane Nesti, “Artisti i Popullit Mentor Xhemali”, Pionieri, 1977, nr.2; Hajro Riza, “Pėr tė kujtuar njė kohė”, Tiranė 1998 etj.

Xhingėrime:

Vegėl muzikore popullore idiofone.
Enci.  Xhingėrimet janė zile shumė tė vogla nė formė tė rumbullakėt, trup metalik, me njė tė çarė, ku brenda hidheshin pjesė tė vogla metalike tė cilat tundeshin gjatė lėvizjes. Xhingėrimet u viheshin nė qafė mushkės, kalit dhe nė mėnyrė tė veçantė kecėrve ose qingjave manarė. Xhingėrimet kanė edhe funksion zbukurues dhe i gjejmė edhe tė kombinuara me zilet nė ndonjė rast edhe me kėmborėt. Me fjalėn rile e gjejmė tė pėrdorur nė Zagorie dhe me xhingėrime nė Pėrmet.

Xhura:

f. Vegėl popullor aerofone e njohur kryesisht si fyelli i bariut shqiptar. Etim. Nga turq. zurna. Sipas G.Meyerit: me zurne e zurna “vegėl muzikore me frymė e pėrbėrė prej njė tyte, surle”. Sipas Prof. Ēabej: trajta tė tilla si xure “fyell i bariut” te Godini (s.v. Schalmei), me x-nė e tyre sqarojnė fonetikisht kalimin e z:xh te zurna:xhura. r-ja e kėsaj me asimilim tė grupit rn.-Sh. edhe zulme.
Enci. Me xhura nė kėndvėshtrimin tėrėsisht etnomuzikor duhet tė kuptojmė fyellin e Toskėrisė i cili ka nė pėrdorim kryesisht regjistrin e altit. Pra ndryshe nga fyejt e tjerė, xhuraja nė thelb ėshtė njė fyell alto. Xhuranė e gjejmė tė pėrdorur sidomos prej N.Frashėrit nė poezitė e tij. Ja njė fragment nga “Bagėti e Bujqėsi” e Naim Frashėrit:

Tek buron ujėt e ftohtė, edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m’erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam mėnt’ e mija.

Lasgushi e quan Naimin “Ti, Xhuraja dhembshurishte” dhe nė njė poezi tjetėr gjejmė tė pėrdorur xhuranė si epitet:

Bota thotė-ato tė saja,
Thotė fjalėt e mėdhaja,
Bota, moj, gojė-xhuraja;

Poezi pėr xhuranė ka shkruar edhe Ismail Kadare.

Lit: Frashėri N. “Vepra 1”, Prishtinė 1978; Kadare Ismail, “Vepra letrare 1”, Tiranė 1981; Poradeci L. “Vepra letrare”, Tiranė 1990 etj.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia