Enciklopedia - Germa P

Parambote:

Shiko fjalėn bejte.

Pendė:

Cipė e hollė plastike me tė cilėn i bihet telave tė veglave kordofone.
Enci. Nė ndonjė rast, llahutarėt e sazeve tė Shqipėrisė Jugore pėrdornin edhe pendėn e krahut tė shqiponjės pėr pendė. Nė Korēė e gjejmė me emrin tezgane kurse nė Prishtinė me emrin tasjan.

Perdet:

Kufijtė ndarės tė bishtit nė veglat muzikore kordofone.
Enci. Zakonisht perdet ndaheshin nė bazė tė temperimit muzikor popullor i cili pėrputhej me veēoritė e tė kėnduarit tė ē’do zone. Pėr ndarjen e perdeve pėrdorej fill plastik.

Peshrefi:

Pjesė muzikore popullore e ahengut tė Shqipėrisė Veriore.
Enci. Sipas Prof. Sokolit:  peshrefi trajtohet nė trajtė rondoje, duke pėrsėritur vazhdimisht elementėt e temės kryesore. Nė ahengun e Shkodrės njihen katėr peshrefe. Dhe me njerin prej tyre fillon edhe vetė ahengu.

Lit: Sokoli Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-Organografia”, Tiranė 1975 etj.

Perinet:

Kėmborė
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Lumė.
Shiko fjalėn kėmborė.

Pilipizgė:

Pipėz.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Korēė.
Shiko fjalėn pipėza.

Pinjėz:

Pipėz.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Mokėr-Pogradec.
Shiko fjalėn pipėza.

Pipe:

Pipėz.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Konispol-Sarandė.
Shiko fjalėn pipėza.

Piskamė:

Kėngėtim nė formė thirrje.
Enci. Piskama karakterizohet nga njė zė shumė i lartė.

Piskė:

Shiko fjalėn piskamė.

Pizgė:

Pipėz.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Myzeqe.
Shiko fjalėn pipėza.

Pizgaxhi:

Muziktari popullor qė luan nė pizgė.
Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur tek shqiptarėt e Maqedonisė.

Pleqėrishte kėngė:

Term i praktikės muzikore popullore. Kėngė popullore e kėnduar nga pleqtė.
Enci. Nė pėrgjithėsi ky tip kėnge shfaqet shumė i ngadaltė. Si kėngė pleqėrishte njihen ato tė kėnduara nga grupi polifonik i Gjirokastrės. Sipas Lasgush Poradecit nė poezinė e tij “Kėnga pleqėrishte” ndėr tė tjera thuhet:

Ja nis me zė tė shtruar… ja merr me dal-nga-dal…,
Ja thua me tė dhemmshur.. ja thua me tė qarė…,
Ja dredh e pėrvėluar… ja zjen… e ja heq zvarrė…;

“Pleqtė e Gjirokastrės”:

Grup popullor polifonik i qytetit tė Gjirokastrės i viteve 1950-1980.
Enci. Ky grup njihet ndryshe me emrin “Grupi i pleqve tė Gjirokastrės”. Grupi pėrbėhej nga Xhevat Avdalli (1910-)-marrės, Nustret Ēarcani, Javer Erindi (1915) dhe Tolo Njocko (1914-) -kthyesa, Skėnder Tushe (1`917-)-hedhės, si dhe iso e pėrbėrė nga Jonuz Shehu, Demo Ēenko, Haseni Kore, Beadin Dobi, Kamber Dudumi, Seit Rondo, Reuf Jaupi (1923) Vehip Ēarcani dhe Braho Ēoēoli. U shqua pėr njė repertor shumė tė gjerė tė kėngėve polifonike nga tė gjitha trevat e Labėrisė. Nė mėnyrė tė veēantė skalitėn kėngėn polifonike qytetare qė njihet si “pleqėrishte”. Ndėr kėngėt e njohura tė tyre janė “Ē’u mbush mali”, “Birbilenjtė trembėdhjetė”, “Kurvelesh e Gegėri” etj. Si grup kanė marrė pjesė nė shumė aktivitete tė rėndėsishmė kombėtare duke pėrfshirė edhe F.F.K. Kanė kėnduar direkt nė valėt e Radio-Gjirokastrės nga vitet ‘50 deri nė fund tė viteve ‘ 70. Nė ndonjė rast kanė kėnduar tė shoqėruar edhe nga formacioni i sazeve. Njė tjetėr grup i dėgjuar polifonik nga Gjirokastra, pėrmendet edhe ai i familjes Daci nga lagja Manalat, grupi iso-polifonik i lagjes Cfakė. Nė njė foto tė vitit 1938, ėshtė fotografuar grupi polifonik i lagjes Cfakė i veshur me rroba popullore, i pėrbėrė nga Mujo Bebeci, Kamber Kasi, Kamber Shehu, Mufit Lanko, Avduall Erindi, Fejzo Kasi, Mufit Sinani, Selfo Bajo, Jonuz Kasi, Muharrem Lekloti, Fail Demo. Regjistrimet muzikore tė tyre gjenden pranė Radio-Tiranės dhe Radio-Gjirokastrės. Nė rubrikėn EJ (Erotike Jugu) tė fonotekės sė Radio-Tiranės gjenden edhe kėto kėngė tė regjistruara prej grupit tė Pleqve tė Gjirokastrės:

viti 1956, nr. 14-“Njė ditė nga mali dola”; viti 1956, nr. 16-“Ē’u mbush mali plot me rrush”; viti 1957, nr. 17-“Ē’u ngreē qė me natė”.
viti 1957, nr. 18-“Mun te sheshi mun te molla”; viti 1959, nr. 30/2-“Thėllėnzė bigė mė bigė”; viti 1962, nr. 33-“Dola njė ditė nga mali”.
viti 1966, nr. 87-“Kur dola nė lėmė”; viti 1966, nr. 87/1-“Nė moshėn 27 vjeē”; viti 1966, nr. 91-“Hiqe vallen shtruar-o”.

Lit: Vasil S.Tole, “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”, Vol. I, Tiranė 1999; Naxhi Kasoruho, “Gjirokastra e festivaleve”, Tiranė 2000; Gazeta “Gjirokastra”, nr 10, Shtator 2000 etj.

Pifar:

Shiko fjalėn culė dyjare.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Labėri.

Pingron:

fint. Kėndoj me sokėllimė.

Pipėz:

Pjesa e sipėrme e veglės popullore tė surles.
Enci. Zakonisht pipėza ndėrtohet nga kallami i kėnetės i llojit tė butė. Pipėza ėshtė nė vetvete kallam i dyfishtė.

Pipėza:

Vegėl muzikore popullore aerofone.
Enci. Kemi dy lloje pipėzash: njėshe dhe dyshe. Pipėzat dyshe gjenden tė pėrhapura vetėm nė Shqipėrinė Jugore, ndėrkohė qė ato njėshet kanė njė pėrhapje mbarėkombėtare.

Pipizane:

Glyra.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Krasniqe.
Shiko fjalėn glyra.

Piskas:

fint. Bėrtas, thėrras, sokėllij.

Piskėlloj:

Piskas, bėrtas.
Enci. Formė qė e hasim nė lidhje me tė kėnduarin e ashpėr nė Kosovė.

Pitiqe:

Pipėz.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė.
Shiko fjalėn pipėza.

Pogonishte:

Mėnyrė interpretimi qė nėnkupton se pjesa muzikore ėshtė nga zona e Pogonit.
Enci. Nė mė tė shumtėn e rasteve bėhet fjalė pėr vallen shumė tė njohur me emrin “pogonishte” nė 2/4 dhe 4/4 e cikla gjendet edhe si pjesė e dytė e kabave me klarinetė.

Polifonike kėngė:

Gjjinia dhe forma kryesore muzikore e muzikės polifonike vokale nė Toskėri dhe Labėri.
Enci. Nė rast se nė Toskėri kemi vetėm kėngė polifonike dy zėrėshe dhe tre zėrėshe,  polifonia labe ekziston nė tre lloje kryesore: polifoni me dy zėra ose dyzėrėshe, polifoni me tre zėra ose trezėrėshe, polifoni me katėr zėra ose katėrzėrėshe. Nė kėtė vėshtrim, polifonia jonė duket se e ka zgjidhur drejt sa unitetin e zėrave e po aq diversitetin, pa tė cilin ėshtė shumė e vėshtirė tė krijohen zėra tė individualizuar. Tek Lasgush Poradeci gjejmė pėrshkrimin letrar tė njė kėnge polifonike nė rapsodinė poetike “Bjenė telat”:

Dh’atėhere… nėnė mal…
Nisi kėnga me -nga-dal…;
Nisi kėng’ e shėnjtėruar,
E ja mori me tė shtruar…;
E ja drodhi me tė qarė…
E ja zjeu… ja hoqi zvarrė…;
E pastaj si mė s’u ndje,
Zu tė ngrihet qė pėrdhe
Gjith mė nge… e gjith mė nge…;
E pastaj filloi tė rritet…
E tė ngjitet… e tė ngjitet…
Mė me sulm… e mė me jetė…
Mė pėrpjetė… e mė pėrpjetė…
Dhe’ aq dėshirė- e aqė gas,
Aqė mall lėshovi pas,
Aq me zė tė parpalitur
Pat kėnduar dyke ngjitur,
Sa… qė lart kur fluturoj,
Heshti pak edhe rėnkoj
Dh’u kėput posi pėrroj…
Pa prej kulmit qielluar
Ra pėrposh me t’ulėruar,
Posi breshėr i thėrrmuar…
Posi lot i pėrvėluar…

Lit: Shituni S, “Polifonia labe”, Tiranė 1991; Kruta B “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, Tiranė 1991; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė 1998; Tole Vasil S. “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”, SHBLU 1999 etj.

Polipentatoni:

Fjalė qė nėnkupton ekzistencėn e disa shkallėve muzikore pentatonike brenda njė krijimi muzikor popullor.
Enci. Mjaft tipike janė polipentatonitė vertikale tė zileve tė bagėtive nė jug tė Shqipėrisė.

Ponoēi Qemal

(Pėrmet 05.05.1920 † Pėrmet 04.02.1979)
Kėngėtar dhe interpretues popullor i kėngės dhe muzikės me vegla tė qytetit tė Pėrmetit.
Enci. Qysh fėmijė, nga i jati-Xhemali mėson shprehitė e para nė veglėn e buzukut. Gjatė viteve tė Luftės sė dytė botėrore, nė mėnyrė autodidakte mėson fisarmonikėn, vegėl tė cilėn e kishin sjellė italianėt nė Pėrmet. Qemali ėshtė i pari interpretues nė fisarmonikė qė merr pjesė nė sazet e Vangjel Leskovikut e mė pas nė ato tė Laver Bariut. Krahas interpretimit nė fisarmonikė, ai ka kėnduar njė pjesė tė repertorit tė artė tė muzikės popullore pėrmetare sė bashku me sazet e Usta Laverit. Ndėr to, shumica tė regjistruara pranė Radio-Tiranės dhe Institutit tė Kulturės Popullore pėrmendim “Njė natė janari”, “O borzilok”, “Tė dielėn sahati tetė”, “Ē’ke moj zogė qė po qan”, “Pėllumb i Pėrmetit” etj.

Postenanēe:

Mėnyrė interpretimi qė nėnkupton se pjesa muzikore ėshtė nga fshati i Postenanit-Leksovik.
Enci. Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr vallen shumė tė njohur me emrin “postenanēe” tė interpretuar mjeshtėrisht nga sazet.

Prejetėsi:

Shih fjalėn prerėsi.
Enci. Mė kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Shpat tė Elbasanit.

Prekatar:

Mjeshtėr i interpretimit nė veglėn muzikore popullore.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėsinė e Madhe. Shiko gjithashtu fjalėn usta.

Prerės:

Zėri i dytė nė kėngėn polifonike shqiptare.
Shih fjalėn: shqiptare polifonia.

Progonatė:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Me emrin progonatė kemi stolitė qė zbukurojnė gjoksin dhe ballin e kalit. Si fjalė del qė tek “Bleta” e Mitkos.

“P.Bushati”:

Shoqėri kulturore folklorike shkodrane e viteve ’40 tė shek. XX.
Enci. Njihet edhe me emrin “P. Bushati me shokė”. Ndėr aktivitetet e saj do tė pėrmendnim edhe regjistrimet muzikore diskografike tė kryera pranė “ODEONIT:

            178.     Moj e Vogela si florini

ab        181.     Fjale me ke cue me ta mbajt besen
            182.     Ne Shkoder ka ra nje drite

ab        183.     Karajfil bre shpirt
            184.     Hylli qe del ne Saba

ab        185.     Pika mue c’me goditi
            186.     C’ka kan syt e mi qe kiajne

ab        187.     Gjyl Vatani
            188.     Ti qi je Mbreti Myftar

ab        189.     Vall si kenka ba Dyrnjaja
            190.     Mashallah bukuris s’ate

ab        174.     Buza e JuteNebet Sheqer
            175.     Krisi topi

ab        176.     Me Dymedhet Mekame
            177.     Ali Pashe Tepelena

ab        179.     Prej lezetit bukuries
            180.     Prendvera ka fillue me dale

ab        191.     Elif Nuer
            192.     Ishin mbledh lulet Davet

ab        193.     Qaf me qaf kendon bilbili
            194.     Kush doen me pa Percen Taze

ab        195.     Maliq Pasha hypi Atit
            196.     Ma ven doren mi dore

ab        197.     Nje tube Dranofille
            198.     Edhe baba po bertet

ab        199.     Kenga e Detit
            200.     C’ke qe kian i mjeri Bylbyl

ab        201.     Te kam Dash dhe te due
            202.     Sa me shpejtna vune kamen

ab        203.     Midis ballit me ke nje pike
            204.     Oso Kuka

ab        205.     Moj Maria e Urumbashit
            206.     Nene moj Nene

ab        207.     O Sabah Sabah i pare
            208.     Gjija i Fajes

ab        209.     A din c’ka i ke then gjith kuj
            210.     Iptida du me fillue

ab        211.     Kur del cuca prej Hamamit (valle)
            212.     Moj Marangje e moj Lemu (valle)

ab        213.     Nusja del ne dere (valle)
            216.     Kenga e Gjylit

ab        214.     Taksim (Pjes’ e I.)
            215.     Taksim (Pjes’ e I.)

ab        217.     Tin tue qesh e un tue kja
            218.     Ti ne Kumull

ab        219.     Kepucet me meste
            220. Elif Falla ra ner arfe


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia