Enciklopedia - Germa Ē

Ēakordoj:

Prish bashkėtingėllimin e veglės muzikore popullore.
Enci. Akordimi dhe ē’akordimi i veglės, pavarėsisht prejardhjes sė fjalės, nuk kanė tė bėjnė me tiparet e dhe formimin muzikor qė orientohet prej tingullit tė temperuar.
Shiko zėrin:  akordoj.

Ēamēakėz”

Kolofon.
Etim. Sipas Dizdarit nga turq. ēamizakėzi qė do tėthotė rrėshirė pishe.
Enci. Ēamēakėzi pėdoret pėr tė lyer qimet e harkut tė violinės.Me fjalėn smollė e gjejmė tė pėrdorur nė Dukagjin. Smolla shėrben pėr tė lyer qimet e argecit, harkut tė lahutės.

Li: Sokoli, R. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.

Ēalldis:

I bije veglės muzikore.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin.

Ēallgi:

“Bandė muzikore, saze”.
Etim.  Ēabej: prej turq. ēalgi, ēalgici e cila ka shkuar dhe nė tė tjera gjuhė ballkanike. Nė tė folet e Prizrenit edhe emri i agjentit ēallgixhi. Sokoli: nė Shkodėr pėrdoret edhe nė trajtė njėjės ēallgixhi.
Enci: Fjalė me kuptim tė dyfishtė. Nė Krajė ka kuptimin e veglės muzikore me dy tela; nė Kosovė: ēallgi-tė ose ēallgi-at kanė kuptimin e orkestrinės popullore. Me kėtė kuptim e gjejmė edhe tek shqiptarėt e Maqedonisė. E gjejmė kryesisht tė pėrhapur nė qytetet e Gegėrisė por dhe nė Berat.

Lit: Miklosich TEN II 92;  G.Meyer 444; Mladenov 679; Papahagi 350; RMJ 529; Rilindja 22 Qershor 1974, f. 13; Sokoli. R, “Gjurmime…”, Tiranė, 1981;  Murtishi, Kaim. “Ladorishti, histori dhe tradita”, Strugė, 2001 etj.

Ēamėrishte:

Fjalė e praktikės muzikore popullore.
Enci.  Ēamėrishte do tė thotė qė krijimi muzikor popullor i pėrket origjinės dhe mėnyrės sė interpretimit tė Ēamėve. Sipas studiuesve: Ēamėria, nga Delvina gjer nė Artė dhe nė krahinėn e Sulit ėshtė Mollosia, e pėrpjetė nė Janinė; tėrėsia etnografike e Ēamėrisė, nė hapėsirat e Tesprotisė. Sipas Mitkos: Ēamėria pėrfshin edhe zona nė skajin jugor tė Shqipėrisė me Konispolin, dhe qėndrat nė Greqinė e sotme si Margariti, Parga, Suli, Arta, Paramithia, Preveza, Janina. Qė nga viti 1912 pjesa mė e madhe e Ēamėrisė gjendet nėn sundimin grek. Sipas Ēabej: nė anėn shqiptare ėshtė Konispoli me rrethinė, kurse nė atė greke Filiati, Paramithi, Margariti edhe Filipiadhe, tė rrethuar me njė numur tė madh katundesh. Sipas Puqeville: ēamėt dallohen para kujtdo nga flokėt bjond ose gėshtenjė. Nė klasifikimin e pėrgjithshėm tė muzikės sonė popullore, muzika iso-polifonike e ēamėve renditet brenda tipareve strukturore tė iso-polifonisė toske, me dy dhe tre zėra. Studiuesi Stochkman mendon se vetitė pasurore tė stilit tė kėngės iso-polifonike ēame,  nuk mund tė mbulojnė marėdhėniet e ngushta tė fqinjėsisė me shumėzėrėshin tosk. Shumė i njohur nė Shqipėri ėshte grupi ēam i Rrogozhinės dhe kėnga e tyre e “Ēelo Mezanit”, ansambli muzikor popullor “Ēamėria” me qėndėr nė Tiranė etj. Krahas studimeve tona, njė rėndėsi tė veēantė i kanė kushtuar iso-polifonisė ēame studiuesit Doris dhe Erich Stochkman.

Lit: Dojaka. Abaz, “Dasma ēame”, “Studime Historike”, 1966, nr. 2; Eqrem. Ēabej, “Studime gjuhėsore”  V,   Prishtinė, 1975; Zeqo. Moikom, “Njė perlė e artit popullor e mbuluar nga pluhuri i harresės”, “Adriatiku”, 1988, 20 Shkurt; Beniamin Kruta, “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1991; Pėllumb Xhufi, Hajredin Isufi, “Aneksim i dhunshėm i Ēamėrisė nga Greqia dhe lufta e Shqiptarėve pėr mbrojtjen e saj”, “Studime historike”, nr. 1-4, Tiranė 1996; “Dokumente pėr Ēamėrinė” 1912-1939, Tiranė 1999; Irakli Koēollarit, “Arvanitėt”, Tiranė 1994 etj.

Ēapare:

Tingėz.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Shkodrės.
Shiko zėrin: tingėza.

Ēapėra:

Lėkurė bagėtije qė mbulon kasėn e lahutės.
Etim. Nga lėkura me tė njėjtin emėr.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėsinė e Madhe.

Lit: Rotani, Palok, “Fjalorth muzikor nga Malėsia e Madhe”, “Kultura Popullore”, 1986, nr. 2 etj.

Ēejkėrr:

Vegėl e gjinisė idiofone.
Enci. Sipas Sokolit: tip kėmbore pėr kuaj. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Bulqizė.

Ēeste:

f.       Vegėl muzikore me tela.
Etim. Sipas Ēabej: Rossi e pėrdor me kuptimin e harpės.
Enci. Po sipas Ēabej: del sė pari te Bogdani (I 104, 2):  e lėkundentė dredhezit e arpėsė, o ēestesė “e moveva le corde dell’arpa, cetara”, Cou lavdeja eme, e ēesteo ēohemi ndėnatė herėt “Exsurge psalterium, et cithara, exsurgam diluculo” (Psalm 107, 3). Gjithashtu del dhe te Skiroi (Ca. Trad. 489), me trajtėn qeste.

Ēeteli:

Ēifteli.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek shqiptarėt e Maqedonisė. Shiko zėrin:  ēifteli.

Ēengi:

f.       Kėrcimtare evgjite.
Etim. Sipas Ēabej: prej turq. ēengi.
Enci. Ka njė pėrhapje nė mbarė vendin. Tek vepra letrare e Kadaresė gjejmė edhe neologjizmėn kryeēengije tė formuar prej tij.

Ēėshtje tė
Folklorit:

Revistė shkencore e folklorit shqiptar.
Enci. “Ēėshtje tė folklorit” ndėr tė tjera trajton edhe probleme tė etnomuzikologjisė sonė. Revista ėshtė botim i Institutit tė Kulturės Popullore pranė Akademisė sė Shkencave. “Ē.F” del ē’do gjashtė muaj.

Ēifteli:

e.f., Vegėl muzikore kordofone me dy tela qė gjendet nė veri tė Shqipėrisė.
Etim. Sokoli: nga fjala turke “ēift” dhe nga fjala arabe “tel”. Nė greqishte “kitelis” nė maqedonishte “kitelija”.
Enci. Vegla e ēiftelisė ka njė pėrhapje nė veri tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė fshatrat e “Maqedonisė toske”. Kemi disa lloje ēiftelish. Ēiftelia e vogėl quhet ndryshe edhe ēifteli Dukagjini, sepse kjo ēifteli pėrdoret nė regjistrin e lartė. Ēiftelia mesatare quhet ndryshe edhe ēifteli Tirane, nė nonjė rast edhe ēifteli Elbasani. Ēifteli e madhe quhet ēiftelia e Dibrės, ēifteli e cila nuk kombinohet me sharki pėr shkak tė regjistrit tė saj tė poshtėm qė ėshtė i ngjashėm me sharkinė. Dy telat e ēiftelisė akordohen nė mėnyra tė ndryshme dhe mbi tela luhet me pendė ose me pendėn e bėrė nga lėkura e drurit tė qeshisė. E gjejmė tė pėrdorur kryesisht nė funksion tė vokalit, si vegėl solistike por edhe si vegėl pėrbėrėsė nė ansamble me vegla kordofone dhe membranofone. Zakonisht interpreti nė ēifteli ėshtė edhe kėngėtar.. Veglėn e ēiftelisė e gjejmė tė pėrmendur edhe nė krijime tė ndryshme tė folklorit gojor:

                        Ēiftelia me dy tela,
                        fort po vishen grat e veja,
                                                Qerret i Madh-Pukė.

Me emrin qyteli dhe qiteli e gjejmė tė pėrdorur nė Kosovė.  Nė 16 Maj tė vitit 1966, nė qytetin e Lezhės formohet ansambli folklorik me emrin “Ēiftelia” , pjesėmarrės nė tė gjitha festivalet folklorike kombėtare dhe lokale, vlerėsuar me ēmime dhe medalje. Ansambli “Ēiftelia” dekorohet mė 24 Janar 1970 me urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit tė dytė.

Lit: “Melodi dhe valle popullore instrumentale”, Tiranė, 1969; Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981; Miso. P, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė, 1990, Sokoli. R, Miso. P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991; Ēobani, Tonin. “Ēiftelia e festivaleve kombėtare”, “Paralele kulturore”, Lisitan, 2001  etj.

Ēifteli me dy bishta:

Tip i ri ēiftelie i gjendur dhe pėrdorur nė muzikėn popullore tė Lezhės.
Enci. Ky tip ēiftelie ndėrtohet nė njė bllok druri tė vetėm me nje kasė rezonance, me katėr tela tė vendosur dy e nga dy nė secilin prej bishtave. Arsyeja e ndėrtimit tė kėsaj dubėlēiftelie lidhet me futjen nė njė instrument tė dy mėnyrave tė ndryshme tė akordimit tė ēiftelisė. Dalja dhe interpretimi i parė publik me kėtė ēifteli u bė nė FFK-Gjirokastėr 2000, nga grupi artistik popullor i prefekturės Lezhė. Nė kėtė tip ēiftelia ka interpretuar muziktari popullor Gjergj Froku.

Ēiftelist:

Muziktari popullor qė interpreton nė veglėn e ēiftelisė.
Enci. Ndėr muziktarėt e shquar popullorė qė janė evidentuar nė lojėn nė ēifteli do tė pėrmendim: Mark Dodė Pepa (1910-1971); Beqir Prelezi     († 1987)-Kosovė, Prendush Gega, Tom Nikolla,  Fatime Sokolin-Bajram Curri; Gjin Shkoza-Vau i Dejės, Shkodėr; Ndue Shyti-Gojan, Pukė; Sabri Ademi-Tropojė; D. Kaja-Shupenzė, Dibėr; Mark Mitri dhe Nikollė Zefi-Dukagjin; Gj. Pacami-Lezhė;  Prel Kolėn-Shkodėr; Sali Mani, Zef Gega, Frrok Haxhia, Azis Ndreu, Fran Pali, etj.

Lit: Kulli, Frano. “Gjin Shkoza-ndėr mė tė njohurit mjeshtra tė ēiftelisė”, “Drita”, 31 gusht 1986 etj.

Ēinēinele-ja:

ef. Zile.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė veri.
Shih zėrin: zile.

Ēirrmė:

f.       Zė i fortė.
Enci. Ēirrma shfaqet nė formė britme tė mprehtė  dhe gjithashtu e gėrvishtur.

Ēkurdis:         

f., Ēkurdisnėnkupton rėnien e lartėsisė fillestare tė telave nė veglat popullore kordofone.
Enci. Sipas Sokolit kjo fjalė pėrdoret nė Shqipėrinė verilindore.

Lit: Sokoli R. “Gjurmime…”, Tiranė 1981 etj.

Ēobanēe:

Shprehje e praktikės muzikore popullore mbarėkombėtare.
Etim. Nga persishtja ēoban.
Enci. Mėnyrė e kėngėtimit dhe interpretimit tė  muzikės popullore sipas ēobanėve. E gjejmė dhe nė formėn ēobanisht. Shiko zėrin: vllaēe.

Ēokane:

Vegėl muzikore popullore e gjinisė idiofone.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Ēamėri.
Shiko zėrin:  bipe.

Ēokole:

Vegėl muzikore popullore e gjinisė idiofone.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Tepelenės. Sipas Sokolit, ēokoleja ėshtė kėmborė pėr keca.

Lit: Sokoli R. “Gjurmime…”, Tiranė 1981 etj.

Ēomange:

f.       Njė zog kėngėtar.
Etim. Sipas Ēabej: formime onomatopeike tė dala nga mėnyra ēin ēin e kėngė sė kėtyre zogjve kėngėtarė.
Enci. gjejmė tė pėrdorur nė Shpal tė Tiranės. Sipas Ēabej: nė Gjirokastėr njė lloj tjetėr zogu kėngėtar e ka emrin ēingush.

Ēomange:

Shkopi i trashė i krahut tė djathtė tė daullexhiut me tė cilėn rrihet lėkura e daulles.
Enci. Fjalėn ēomange egjejmė tė pėrdorur nė Pogradec. Me emrin domaēung  e gjejmė tė pėrdorur nė Lumė, me thurbėz nė Mat dhe me fjalėn kukė nė Tropojė.

Ēomingė:

Shkopi i bariut.
Enci. Ēominga ėshtė shkopi i bariut shqiptar qė vjen disi i trashė nė krye. Me ēomingė bariu provon dhe luan edhe me zilet dhe kėmborėt, kur i heq nga qafat e bagėtive dhe i vendos nė rresht nė brendėsi tė stanit.

Ēulli Jorgo:

(Pėrmet 21.04.1942  † Pėrmet 11.02.1990)
Kėngėtar i shquar popullor i muzikės qytetare pėrmetare.
Enci. Jorgua rridhte nga njė familje pėrmetare me tradita nė fushėn e interpretimit tė muzikės popullore vokale. Qysh nė moshėn 15 vjeēare aktivizohet nė grupet popullore artistike tė qytetit tė Pėrmetit ku ndėr tė tjetra mėson edhe veglėn e fizarmonikės. Sė bashku me kėngėtarė tė tjerė tė qytetit tė Pėrmetit nėpėr aktivitete tė ndryshme kėndon kėngė popullore pėrmetare, kryesisht nė rolin e marrėsit tė kėngės. Nė shkallė kombėtare ai njihet fillimisht me interpretimin mjeshtėror tė kėngės “Falma synė e zi” nė Festivalin Folklorik Kombėtar tė vitit 1978 me prerės kėngėtarin tjetėr tė njohur Ilia Nasi. Ky ēift kėngėtarėsh, majat e interpretimit tė tyre i arritėn me sazet e Usta Laver Bariut, ku ndėr tė tjera pėrmendim kėngėt “Porsi dash manare”, “Potpuri kėngėsh pėrmetare”, “Hajde dalim nga Lipa” etj. Nė interpretimet e tij kishte parasysh pėrvojėn e traditės popullore tė cilėn ai e njihte mirė pasi edhe vetė Jorgua ishte edhe njė mbledhės i kujdesshėm i saj. Regjistrimet e tij muzikore gjenden pranė Radio-Tiranės dhe RTV Shqiptar. Nė zėrin “Erotike Jugu” kemi kėto kėngė tė kėnduara nga Jorgo Ēulli:

255      “Falma synė e zi”, Ilia Nasi, Jorgo Ēulli, 1978, 3’
297      “Potpuri”, Sazet e Pėrmetit, 1980, 3’30”
360      “Porsi yll mėngjesi”, Jorgo Ēulli, Ilia Nasi, 1982, 4’

Lit: Tole, Vasil S. “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Ēyr:

e.f., Vegėl popullore kordofone.
Etim. G.Meyeri 450, pas Hahnit, si fjalė tė gegėrishtes, pa shpjegim etimologjik.
Enci. Tek “FGJSSH”: lloj mandoline me tetė deri dymbėdhjetė tela. Sipas Sokolit: vegėl kordofone e familjes sė tamburave, ėshtė e pajisur me 4-6 tela, tė cilėve u bihet me pendėz. Tek arbėreshėt e Italisė ėshtė me 12 tela. Pėrmendet edhe nė njė vjershė tė Z.Serembes. Ēabej e jep si “lloj kitare me 12 tela”. E gjejmė kryesisht tė pėrhapur nė Shqipėrinė e Mesme.

Lit: Sokoli, Ramadan.  “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia