Enciklopedia - Germa M

Maēarunga:

Shkop i vogėl me gunga nė majė me tė cilin i bihet lodrės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėsinė e Madhe.

Magjar:

Shiko fjalėn kamanec.

“Maja e Tringėllimės”:

Emėrtim pėr njė majė mali.;
Enci. “Maja e tringėllimės”, ėshtė njė majė mali nė mes tė Pojanės e Radeshit nė veri-lindje tė Alpeve shqiptare. E ka kėtė emėr pėr shkak tė dukurive akustike tė natyrės tė cilat shkaktojnė nė kėtė vend efekte zanore karakteristike. Gjithashtu, nė kėtė kuadėr nė kurorėn e malit tė Dajtit konstatohet dukuria e “Populus Tremules” (plepi qė dridhet), qė lėshon njė lloj zhaurimė kur fryn era. Kėtu gjithashtu mund tė pėrfshijmė edhe jehonėn qė krijohet nė grykat e maleve, oshėtimėn qė mbetet pas bubullimave, zhaurimėn qė lind nga pyjet kur fryn era, mbetjet “tingullore” tė lėvizjes sė ujrave, pėrgjithėsisht atė qė mund ta quanim efekt muzikor tė ambjentit. Si fenomen e konstatojmė edhe nė letėrsinė shqipe. Ja disa vargje nga poezia “Bilbili” e Naim Frasherit:

Nata eshte fort e qetė,
Dhe gjith’ i ka zėnė gjumi,
Vetėm pėrrenjt’ e rrėketė
Ligjėrojnė, edhe lumi,

Qė oshėtin duke shkuar,
Nxjer njė zė plot ėmbėlsirė,
Dhe ikėn duke kėnduar,
Sa vete bukur’ e mirė.

Pėr zėra tė natyrės flet edhe Konica nė veprėn e tij letrare. Autori i lashtėsisė Servius flet mbi ekzistencėn e Kroit profetik “Eneida”- Virgjili 3.466), i cili buronte nė rrėzėn e “lisit tė shenjtė”, zhurmė e tė cilit qe profetike. Studiuesja Tamara Gjoka, flet edhe pėr vlerat e veēanta akustike tė arkitekturės popullore tė traditės. Sipas saj nė mjaft shtėpi karakteristike dhe objekte kulti, si p.sh nė Xhaminė e Plumbit nė Berat, konstatojmė dukurinė e “birave akustike”, tė cilat krijojnė nė kėto objekte ndėrtimore ambjente akustike tė veēanta dhe bukur tingėlluese pėr funksionin qė ato kryenin.

Lit: Frashėri Naim, “Vepra 1, Prishtine 1978; Gjoka Tamara, “Mbi vlerat akustike tė arkitekturės sė traditės”, tek “Monumentet”, 1/1981; Konica Faik, “Vepra”, Tiranė 1993 etj. 

Majekrahe kėngė:

Shih fjalėn malėsorēe kėngė.

Makam:

Shkallė muzikore-melodi.
Enci. E gjejmė rėndom tė pėrdorur nė muzikėn popullore. “Mekami me gjeth i tre shoshianėve”; “Mekami i ēikave qė kėndojnė me fyt”-Pejė etj. Shih fjalėn perde.

Lit: Miso Piro, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė 1990 etj.

Malėsorēe kėngė:

Kėngė kushtrimi tė malėsorėve nė veri tė Shqipėrisė tė cilat kryejnė funksionin e zėdhėdhėnies.
Enci. Ka pėrcaktime tė ndryshme pėr kėngėt malėsorēe. Ato njohen nė popull edhe me emėrtimet: kėngė majekrahi, kėngė pėrmajekrahi, kėngė pėrkryekrahi, kėngė termalēe, kėngė piskė, kėngė me gisht nė vesh, kėngė pėrpjetė, kėngė asqerēe. Kėto emėrtime nisen kryesisht nga dy pozicione: ose ai i mėnyrės sė interpretimit ose nga qėllimi i kryerjes sė saj. Sipas Munishit, lidhur me pėrhapjen e tyre nė Kosovė, ato i gjejmė mė tė theksuara nė Malėsinė e Madhe tė Mbishkodrės, nė trevat e Trieshit, tė Hotit, tė Grudės, nė rrethin e Plavės e tė Gucisė, nė Rugovė, Malėsinė e Gjakovės dhe nė Podgur tė Pejės dhe tė Istogut. Nė Shqipėrinė e Veriut do t’i hasim nė Has, Nė rrethin e Kukėsit, tė Pukės, nė disa fshatra tė Mirditės, tė bregut tė Matit dhe pjesėrisht nė rrethin e Lezhės. Ka gjurmė tė kėngėve malėsorēe edhe tek shqiptarėt nė Mal tė Zi. Kryesisht njihet si kėngė barinjsh. Me kalimin e viteve ekziston edhe njė repertor i kėnduar i kėtyre kėngėve tė cilat deri diku ēlirohen nga karakteri utilitar i pėrdorimit paraprak tė tyre. Shkallėt muzikore mbi tė cilat kėto shkallė kėndohen janė modale, kryesisht tė tipit diatonik por edhe kromatik. Zakonisht kėngėt kėdohen solo, por ka raste edhe tė kėnduara nga dy kengėtarė. E gjejmė tė pėrdorur si terminoloji dhe strukturė edhe nė letėrsinė shqipe. Ja njė fragment nga poezia “Kėngė majėkrahi” e Xhevahir Spahiut:

Burri burrit lajm i ēon,
bjeshka bjeshkės i ēon fjalė:
-O, moreee…
-Uo po ku je, moreee…
-Hiq kushtrimin nė shtatė e shtatėdhjetė…

Dora-guaskė vikamat mbledh.

Kėngė “asqershe” majėkrahi,
rrugės rrokjet u bien fjalėve,
fjala mbėrrin nė vesh tė tjetrit;
kulla kullės po i flet,
po i flet shekulli shekullit.

-Uo po ku je, moreee…

Burri burrit,
mali malit:
-A t’lumtė pushka, more e ia lansh djalit.
Kėngėt tona majėkrahi
tytė pushkė nderur bjeshkėsh,
morsi ynė i pėrjetshėm.

Lit: Munishi Rexhep, “Kėngėt malėsorēe shqiptare”, Prishtinė 1987 etj.

“Maratona e kėngės popullore”:

Festivali i parė kushtuar kėngės popullore qytetare mbarėshqiptare nė shek. XXI nė mediat elektronike.
Enci. Nė kėtė festival, i cili u organizua “live” nga Tv KLAN, ē’do tė hėnė nė muajt Nėndor 2000 - Mars 2001, me mbėshtetjen e M.K.R.S dhe Bashkisė sė Tiranės, konkuruan 75 kėngėtarė tė cilėt pėrfaqėsonin kėngėn popullore qytetare tė Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Kėngėtarėt pjesėmarrės sipas renditjes nė konkurrim ishin: Grupi “Pėrmbi Tepelenė”, LAZARELA, Selami Kolonja, Migena Piperi, Vaskė & Dhimitėr Curri, Fatmira Likmeta, grupi  “As e vogėl as e madhe”, Englantina Toska, Kleopatra Dokle, Valbona Halili, Klara Bakiu, Dionis Delia, Petrit Lulo, Zina Zdrava, Miranda Janji, Arben Delaj, Mimoza Paraveli, Pajtim Struga, Valbona Jaēe, Alma Velaj, Adnan Bala, Ana Goce, Nada Gjyriqi, Reshit Boka, Babeta Shahini, Artiola Toska, Valbona Mema, Luljeta Haxhi, Vera Laēi, Sinan Hoxha, Liljana Kondakēi, Loreta Kaēka, Bujar Ēiēi, Bujar Qamili, Hysni Zela, Lulka Merkuli & grupi “Merimanga”, Greta Zani, grupi “ALI PASHE TEPELENA”, motrat LIBOHOVA, Iris Bega, Shpresa Selimi, Eli Belaj, Gėzim Salaj, Petrit Berisha, Merita Demirlika, Ledia Halili, Lekė Pecnikaj, Aurela Gaēe, Elda Shabani, Vida Kunora, Reshit Gjini, Gjyste Vulaj, Mukades Ēanga, Irma Zyberi, grupi i FIERIT, Violeta Deda, Amarda Arkaxhiu, Genciana Paparisto, Drita Makashi, Daniela Sulaj, Agim Saliu, Genc Hoxha, Leonora Lucaj,  Plarent Bumja, Kujtim Shehu, Fatmira Breēani etj. Nė pėrfundim tė tij, juria e pėrbėrė nga Akademik Tish Daija-kryetar, dhe antarė Prof. Dr. Zana Shuteriqi, Prof. As. Dr. Agron Xhagolli, Prof. Nora Ēashku, Prof.as Shqipe Zani vlerėsoi me ēmim tė parė kėngėtarin Bujar Qamili, me ēmim tė dytė kėngėtaren Aurela Gaēe dhe me ēmim tė tretė kėngėtaren Valbona Mema. Pėr alternativėn folk u vlerėsuan me ēmim special motrat Libohova; me ēmimin e karierės “Luēie Miloti” u vlerėsua kėngėtarja Fatmira Breēani kurse ēmimin e fondacionit muzikor “Dhora Leka” e fitoi grupi i kėngės popullore qytetare fierake.

Marrės:

Zėri i parė i kėngės iso-polifonike shqiptare toske e labe. E gjejmė edhe nė folklorin gojor:

Do t’ia marr, more, njė herė,
Dhe ju tė ma mbani

Shih fjalėn: shqiptare iso- polifonia.

Lit: Sokoli. Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965; Kruta Beniamin, “Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, Tiranė 1989; Shituni Spiro, “Polifonia labe”, Tiranė 1989, Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998; Taso Pano, “Ē’u kėput njė yll”, Tiranė 2001 etj.

Mbajmė avaz:

Shiko fjalėn iso.

Mbajmė kaba:

Shiko fjalėn iso.

Mbajmė zėnė:

Shiko fjalėn iso.

Mehter:

Muziktar popullor qė luan nė vegėl.
Etim. Nga turq. orkestrant
Enci. Nė qytetin e Beratit i hasim qysh nė shek. XVI. Me emrin mehterbash thirrej kryetari i muziktarėve.

Melodi:

Gjini muzikore popullore nė muzikėn me vegla.
Enci. Zakonisht me fjalėn melodi quhen pjesėt e natyrės pėrshkruese pa ndonjė objekt ose tematikė tė caktuar. Melodija luhet me: bakllama, dyjare, kavall, gajde, longar, cyrle, tambura, pizgė, pipėza, llahutė, krah shqiponje, ungar. Pėrsa i pėrket pėrhapjes gjeografike tė fjalės gjendet nė tė gjithė Shqipėrinė. Nė jug tė saj, atė e gjejmė si melodi polifonike-pentatonike dhe nė veri si melodi modale-diatonike dhe kromatike. Nė Tropojė e gjejmė nė formėn miledinat.

Lit: Sokoli Ramadan, “Melodika jonė popullore”, tek “Buletini i USHT, 3/1960; Kruta Beniamin, “Pėr njė zhvillim tė mėtejshėm tė melodisė dhe formės muzikore folkloristike nacionale”, gaz. “Mėsuesi”, 1968, 9 gusht; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė 1998, Tole Vasil S, “Folklori muzikor-strukturė dhe analizė”, Tiranė 2000 etj.

Membra-
nofone:

Kategori e klasifikimit tė veglave muzikore popullore.
Enci. Nė kėtė kategori futen vegla si: fyellzani, tumbullace, tumbullaci, kadumi, qypi, gubhubi, poēi, dajre, defi, lodra etj. Kėto vegla i nxjerrin tingujt nga vibrimet e membranave tė tendosura, kryesisht tė realizuara prej goditjeve.

Lit: Sokoli R, Miso P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991 etj.

Me tė qarė:

Term i praktikės muzikore popullore tė mbarė Shqipėrisė.
Enci. Zakonisht shprehja “merrja me tė qarė” nėnkupton evidentimin e elementit muzikor vajtues nė krijimin muzikor i cili pret tė interpretohet. Dendur pėrdoret gjatė interpretimit tė kabave me saze.

Miledinat:

Melodi.
Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Tropojės.
Shiko fjalėn melodi.

Miloti Luēie

(Shkodėr 11 Maj 1929) “Artiste e Merituar”, kėngėtare e shquar e kėngės popullore qytetare shkodrane dhe mė gjerė.
Enci. Lindi nė Shkodėr mė 11 Maj 1929. Qysh nė moshė tė re kėndon kėngėn popullore qytetare shkodrane. Siē thotė vetė Luēia “… sefte kėndoja kėngė ritmike”. Mė pas kėndon me grupin karakteristik shkodran tė Radio-Tiranės, pėr t’u atashuar pėrfundimisht dhe pėr tė bėrė gjithė karrierėn e saj pranė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore nė Tiranė. Nė kėtė ansambėl, pėrveē kėngėve solo si “Bishtalecat palė-palė”, “N’zaman tė asaj furie”, “Ēu-ēu-rushja”, “Ēila sytė me t’pa”, “Kėndon bilbili poshtė tek zalli” “Karafil i kuq si gjaku”, “Pėr mue paska ken kismet”, “Bishtalecat palė-palė”,. Luēie Miloti ka kėnduar nė shumė duete edhe me kėngėtarė tė tjerė tė shquar popullore si Bik Ndoja “Artist i Popullit”, Xhevdet Hafizi “Artist i Merituar”, Ibrahim Tukiqi “Artist i Popullit” etj. Ndėr kėto kėngė pėrmendim: “Karafili me kurorė” me Bik Ndojėn;  “As aman moj Bakushe”, “Kėndon bilbili poshtė tek zalli”, “Hajde moj” me Ibrahim Tukiqin; “Kur jemi bashkė ne tė dy” me Xhevdet Hafizin, kėngė e cila ėshtė kompozuar nga Leonard Deda me harmonizim pėr korr dhe orkestėr nga Ēesk Zadeja. Gjithashtu Luēia ka bashkėpunuar me shumė kompozitorė dhe studiues si Ēesk Zadeja, Ramadan Sokoli, Rud Gurashi, M. Xhediku etj. Pranė A.K.V.P-sė  ajo ka realizuar repertorin mė tė gjerė tė kėngėve tė saj tė cilin e ka kėnduar pėr publikun e gjerė nė gjithė qytetet e Shqipėrisė.Luēia u shqua nė interpretimin mjeshtėror tė jareve shkodrane tė cilat janė ndėrtuar nė  njė ambitus vokal shumė tė gjerė, pėr tė cilat sot, sė bashku me Bik Ndojėn konsiderohen si reformatorė tė kėsaj kėnge.  Nė kėtė pikė na duhet tė ndalemi nė faktin se zėri i Luēie Milotit ishte njė dhuratė e natyrės pėr bėrė tė njohur anė e mbanė kėngėt e bukura popullore shkodrane, Askush pėrpara saj, por besoj edhe mė pas, nuk do tė mund tė ngrihet nė tė tilla maja artistike si ato qė Luēia ka lėnė me kėngėt e saj. Zėri i mrekullueshėm i Luēies ėshtė duartrokitur edhe nė Kosovė, Bullgari, Rumani, Hungari, Kinė, Vietnam, Kore etj. Nė njė poezi tė njė poeti kosovar kushtuar Luēie Milotit, pas koncertit qė ajo dha nė Kosovė shkruhet:

Kur kėndon Luēie Miloti
Sillet moti pėr sė mbari

Luēia ka marrė edhe vlerėsime ndėrkombėtare duke u thirrur si “bilbili i Ballkanit”. Sipas akademik Tish Daisė: Luēia kthehej gjithmonė nė skenė pėr tė dytėn dhe tretėn herė nga duartrokitjet e pareshtura tė spektatorėve kudo qė ajo kėndoi. Gjithashtu Luēia ka drejtuar kursin njė vjeēar tė interpretimit tė kėngės popullore pranė Shtėpisė Qėndrore tė Krijimtarisė Popullore. Nga duart e saj kanė dalė artistėt e rinj si Liri Rasha, Dova Gjergji, Nikolin Troshi etj. Nė kėtė bashkėpunim bėjnė pjesė edhe kontaktet me artistėt lirikė, tė cilėt kanė pėrfituar prej saj, shumė prej teknikave tė kėndimit tė kėngėve popullore. Ndėr ta pėrmendim Gaqo Ēakon “Artist i Popullit”, Luiza Papėn, Fitore Mamaqin etj. Ajo ka kėnduar dhe regjistruar mbi 50 kėngė popullore brenda karierės 30 vjeēare. Tė gjitha regjistrimet e saj janė bėrė pranė Radio-Tiranės. Njė pjesė e kėngėve janė filmuar nga RTV shqiptar dhe nga kinostudioja “Shqipėria e Re”. Nė vitin 1984, nė qytetin e Shkodrės, RTV Shqiptar, me regji tė Osman Mulės realizon njė film dokumentar televiziv, mbi jetėn dhe veprėn e Luēie Milotit. L. Miloti mban titullin e “Artistes sė Merituar” me motivacionin: “Interpretuese e rrallė e kėngės popullore”. Nė vitin 2001, “Maratona e kėngės popullore qytetare”, aktiviteti i cili organizohet nga Tv KLAN akordoi ēmimin e karierės “Luēie Miloti” pėr kėngėtaren Fatmira Breēani nga Tropoja.  Shiko “Maratona e kėngės popullore qytetare”.       

Lit:  Hajro Riza, “Pėr tė kujtuar njė kohė”, Tiranė 1998, Daija Tish, “Nė skenat e tre kontinenteve”, Tiranė 2000 etj.

Miso Piro:

Etnomuzikolog i shquar shqiptar .
Enci.Pirro Miso ėshtė punonjės shkencor pranė Akademisė sė shkencave, Instituti i Kulturės Popullore, departamenti i Etnomuzikologjisė, antar i kolegjiumit tė botimeve akademike, sekretar i redaksisė sė “Fjalorit Enciklopeik Shqiptar”, antar i forumit  ballkanik tė etnomuzikologjisė (BES). Interesat e tij kėrkimore shkencore pėrfshijnė: arkeomuzikologjia e shekujve para erės sė re, shek. V pas er. sė re.; ikonografia e shek. XII-XIII; rilindja e veglave popullore dhe formacioneve tradicionale; praktikat e ekzekutimit; muzika instrumentale; studimet krahasuese mes kulturave ballkanike; teknologjia e punimit tė instrumenteve; ringjallja dhe riprodhimi i veglave tradicionale me funksione tė humbura etj. Nė fushėn e muzikės popullore ka kryer shumė ekspedita kėrkimore shkencore folklorike, ka mbledhur e regjistruar mbi 2000 njėsi muzikore instrumentale duke qėnė njė nga krijuesit e fonotekės instrumentale tė I.K.P, ka mbledhur  vegla muzikore duke krijuar  koleksionin mė tė kompletuar kombėtar tė veglave muzikore popullore tė  sistemuar nė fondin muzikor tė I.K.P. Ai ėshtė gjithashtu edhe krijuesi i skicotekės, dhe fototekės respektive tė veglave muzikore popullore; ka drejtuar qendrėn e restaurimit dhe prodhimit tė veglave popullore; ka organizuar festivale krahinore e kombėtare. Piro Miso ėshtė edhe projektues e realizues i disa muzeumeve lokale me  vegla tradicionale;  autor e realizues i dy objekteve madhore tė restaurimit dhe rinovimit tė arkivit tė zėrit nė IKP; ka drejtuar mjaft ansamble folklorike ne festivale kombetare dhe nderkombėtare dhe ka prodhuar CD.  Piro Miso ėshtė autor i mjaft referateve dhe  kumtesave, si dhe drejtues leksionesh  nė simpoziume kombėtare dhe ndėrkombetare dhe nė disa universitete europiane. Mė 1987 fiton titullin "Kandidat i Shkencave", mė 1994 fiton gradėn "Doktor i Shkencave" dhe me 1995 i jepet titulli i “Mjeshtrit tė kėrkimeve”.  

Vellime studimore:

"Veglat muzikore tė popullit shqiptar" (me bashkautor R. Sokolin)Botim i Akademisė sė Shkencave, Instituti i Kulturės Popullore, sektori i etnomuzikologjisė, Tiranė  1991, fq. 324. Pėrmbledhje nė anglisht; "Muzike Popullore instrumentale". Botim i Akademisė sė shkencave, Instituti i Kulturės popullore, sektori i etnomuzikologjisė ,Tiranė 1990, fq. 292. Pėrmbledhje anglisht; "Truall me Kengė". Botim i "Shtepisė Qėndrore tė Krijimtarisė Popullore",Tirane, 1983, fq. 263.  Pėrmban  196 tekste poetike, fq. 60. Me transkriptime muzikore: kėnge vokale monofonike, kėngė vokale polifonike, vokale instrumentale, te zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombėtar, Gjirokastėr 1983; "Truall me kėngė". Botim i "Shtėpisė Qėndrore tė Krijimtarisė Popullore". Tiranė 1988, fq. 200. Pėrmban  282 tekste poetike, 100 fq. me transkriptime muzikore: vokale homofonike, vokale polifonike, vokale instrumentale, instrumentale orkestrale, tė zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombetar, Gjirokastėr 1988; “Metodė pėr llautė”. Botim i "Shtėpisė  Qėndrore tė Krijimtarisė Popullore". Tiranė, 1965, fq. 200. Pėrmban 100 ilustrime pėr studimin didaktik tė llautės si dhe spjegimet teorike pėrkatėse.

Artikuj studimorė:

“Ruajtja, pėrdorimi dhe riaktivizimi i instrumentave popullorė tradicionalė”. Botuar nė "Probleme tė zhvillimit bashkėkohor ". Tiranė 1980; “Sharkia dhe funksionet muzikore tė saj”.  Revista "Kultura popullore" Nr. 2, Tiranė, 1980; “Llauta, funksioni dhe repertori tradicional dhe bashkėkohor i saj”. Revista  "Kultura popullore" Nr. 2,Tiranė 1980; “Bakllamaja nė muzikėn tonė popullore”. Revista "Kultura popullore" Nr.1, Tiranė, 1983;       “Roli dhe funksionet etnoartistike tė lahutės”.  Revista "Kultura popullore" Nr. 1, Tiranė, 1984; “Ritmi dhe metri nė veglat kordofone”. Revista "Kultura popullore" Nr. 2, Tiranė 1988;      “Vecori tė formės dhe pėrmbajtjes artistike nė muzikėn popullore instrumentale tė trevave veriore tė vendit”. Revista "Kultura popullore" Nr. 1 Tiranė, 1989; “Format e polifonisė instrumentale nė Shqipėri dhe marrėdhėniet e saj me polifoninė vokale”, nė Simpoziumin Ndėrkombėtar tė mbajtur nė Tiranė mbi "Polifoninė e popujve tė Ballkanit", botuar nė revistėn "Kultura popullore" Nr. 1, Tiranė, 1990; Hartues dhe pjesėmarrės nė Fjalorin Enciklopedik  Shqiptar me termat:  bakllamaja, f. 62;  cyladyjare, f. 145;  ēiftelia, f. 169;   fyelli, f. 300;  lahuta, f. 592;  llauta, f. 655;  sharkia, f. 1001; zumareja, fq. 1205, Tiranė, 1985;  “Reformime te formacioneve instrumentale dhe te muzikes popullore qytetare te shqiperise ne dy shekujt e fundit”. Revista "Kultura popullore" Nr.1-2,  f.169-178. Tirane, 1994 etj. Vepra e tij shkencore ka njohje ndėrkombtare.

Mishnicė:

Shiko fjalėn gajde.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Prishtinė.

“Mjedisi i dimnit:

Festė karakteristike popullore mbarėshqiptare e cila festohej nė muajin Dhjetor me kėngė, valle dhe rituale.
Enci. “Mjedisin e dimnit”  e gjejmė edhe me emrat “Natė kėndellja”, dhe “Natė Buzmi”. Buzmi ėshtė njė trung druri i madh i cili zgjidhej pėr t’u djegur “Natėn e Buzmit”. Sipas Ēabej: buzmit i bėhen nderime tė posaēme. Referuar besimit popullor, buzmi shton gjėnė e gjallė dhe prodhimet bujqėsore. Sipas Haxhihasanit: gjuhtarėt tanė kanė shpjeguar se fjala buzėm ėshtė njė fjalė autoktone e shqipes, e trashėguar nga fondi i lashtė inndoevropian. Sipas Zojzit: traditėn e vjetėr tė kėsaj feste e gjejmė nė Shqipninė e Veriut dhe veēanėrisht nė Dukagjin , Mirditė e Lumė por mbeturina tė riteve tė buzmit janė konstatuar edhe nė Himarė, Gjirokatėr, Pėrmet etj, si dhe te arbėreshėt e Greqisė. Megjithėse kjo festė ka qėnė kremtuar kryesisht nga tė krishterėt, nė Shkodėr kjo kremtohej edhe nga familjet myslimane me emrin “festa e kullanave”. Kėngėt e kėnduara me kėtė rast ishin kėngė masive nė kor dhe njiheshin me emrin “kėnget e kullanave”. Ja si e gjejmė tė pasqyruar nė poezinė popullore:

Po vjen Buzmi bujar
me gjeth e me bar,
me edha,
me shtjerra,
mbas tyne vjen vera.

Nė natėn e buzmit kėndohej dhe kėrcehej nga tė gjithė. Nė mesnatė zakonisht shkohej nė kishė. Karakteristike ėshtė vajtja e festuesve pranė bagėtisė ku tė gjithė imitojnė  zėrin e kafshės, kryesisht zėrin e dhive. Sipas mendimit tė studiuesve nė festimet e buzmit ka praktika rite qė tė ēojnė nė mėnyrė tė qartė nė trashėgimin kulturor ilir. Shiko “kalendari primitiv”, “mjedisi i verės”.

Lit: Zojzi Rrok, “Gjurmė tė njė kalendari primitiv”, Bultini i Institutit tė Shkencave, Tiranė 1949; Ēabej, E. “Studime gjuhėsore-II” “Studime gjuhėsore -V”, Prishtinė 1975; “Lirika-I”, Tiranė 1986;Zogu Sokol, “La tradition du buzm e la contree de Puka”, “Culture populaire albanaise”, 10/1990 etj.

“Mjedisi i verės”:

Festė karakteristike popullore mbarėshqiptare, qė festohej mė 23 Prill me kėngė, valle dhe rituale tė ndryshme.
Enci. “Mjedisi i verės” njihet ndryshe edhe me emrin festa e “Shėn Gjergjit” ose “kreu i motmotit”. Sipas Ēabej: dita e Shėn Gjergjit kremtohet prej tė gjithve pa pėrjashtim deri prej jevgjvet. “Mjedisi i Verės” festohet pėr tre ditė rresht me kėngė valle dhe me rituale. Thelbi i festimeve ėshtė ripėrtėritja e jetės. Ja si shprehet kjo nė njė poezi popullore pėr “kreun e motmotit” nga Manastiri:

Sē mbolla njė mollė,
molla lėshoi rrėnjė,
rrėnja lėshoi degė,
dega lėshoi fletė,
fleta lėshoi lule,
lulja bėri mollė.

Nė ditėn e parė dilet nėpėr fusha dhe mblidhen lule me tė cilat stolisen dyert dhe dritaret e shtėpive si dhe me ujin e ri spėrkatnin tė gjitha skutat e shtėpisė etj. Sipas Zojzit: tė nesėrmen herėt nė mengjes presin me bukė e gjellė e tė shtrueme, lindjen e diellit. Atje kalojnė ditėn me kėrcime dhe valle, kėngė dhe lojna…. Nė kėt ditė dalin nė shesh kampjonėt e katundit  nė gara tė ndryshme, nė kėrcime dhe kangė. Sipas Haxhihasanit: Shėn Gjergji ishte festa qė dallohej pėr pasurinė dhe origjinalitetin e lodrave popullore. Kėto festime nė muzikėn popullore qytetare shkodrane njihen me emrin shtregullat-shilarthat. Tipike pėr festimet e shtregullave nė Shkodėr ėshtė njė repertor i tėrė kėngėsh dhe vallesh tė lidhura ngushtė vetėm mė kėtė festė. Edhe nė Jug tė Shqipėrisė festimet e Shėn Gjergjit priten me ceremoni dhe rituale tė veēanta pėr kėtė ditė.

Shiko “kalendari primitiv”, “mjedisi i dimrit”.

Lit: Zojzi Rrok, “Gjurmė tė njė kalendari primitiv”, Bultini i Institutit tė Shkencave, Tiranė 1949; Sokoli R, “Kangėt rituale nė tė kremtet vjetoretė popullit tonė”, tek “Studime filologjike”, 4/1964; Ēabej Eqrem, “Studime gjuhėsore -V”, Prishtinė 1975; Tirta Mark, “ Kulte tė bujqėsisė dhe blegtorisė nė popullin tonė”, tek Etnografia shqiptare”, IX/1980; Sokoli Ramadan, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981; “Lirika-I”, Tiranė 1986 etj.

Mjeshtrat e punimit tė veglave:

Mjeshtėria e punimit tė veglave muzikore popullore pėrbėn njė zeje tė veēantė nė pamjen e pėrgjithshme tė zejtarisė shqiptare.
Enci. Ajo ē’ka mund tė thuhet deri nė momentin kur filluan tė hapen dyqanet e para tė punimit tė veglave (gjysma e dytė e shek. XIX fillimi i shek. XX), ėshtė se veglat muzikore popullore punoheshin vetė prej ē’do familjeje dhe nė veēanti prej bartėsve tė folklorit. Nė rrugė artizanale nė Shqipėri kanė qėnė prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, culė dyjare, ēifteli, sharki, lahutė, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama, llahutė etj. Nė shumicėn e rasteve, mjeshtrat qė prodhonin veglat, punonin njėkohėsisht edhe pėr prodhime tė tjera tė artizanatit popullor. Profilizimi i ngushtė i mjeshtrave tė prodhimit tė veglave, u formua rreth fillimit tė shek. XX. Edhe nė Kosovė historikisht janė prodhuar ēiftelitė, lahutat, fyejt, kavallet, defet, lodrat, zumaret etj. Nė shek XIX, filluan qė tė hyjnė nė vendin tonė veglat e temperuara si violina, klarineta, fisarmonika etj, tė cilat ndikuan nė kufizimin e tregut tė veglave tė punuara nė rrugė artizanale. Mbas ēlirimit tė Shqipėrisė, nė Tiranė u ngrit edhe njė repart prodhimi i cili fabrikonte vegla muzikore popullore pėr nevojat e shtėpive tė kulturės nėpėr rrethe. Ndėr mjeshtrit e shquar tė punimit tė veglave muzikore popullore pėrmendim Baldo Sheldi dhe Kol Mark Kola-Shkodėr (shek.XIX-fillimi XX), Met Ruri-Tiranė, Petro Peristere-Korēė, Gjin Shkoza, Ndue Shyti-Pukė, Jashar Kovaēi-Pogradec etj. Si lahutapunues tė dėgjuar nė Kosovė kemi: Ibish Sejdi Dudaj (1867-1917), Sadik Coku-Deliaj (1890-1942), Jakup Ademi-Osmanaj (1903-1981); si ēiftelipunues Qerim Metush Aliu (1946-1986) nga Gostivari  etj.

Lit: “Arti popullor nė Shqipėri”, Tiranė, 1959; Shkodra Zija, “Esnafėt shqiptarė”, Tiranė 1973; Kosta Sotir, “Menēuria, shija dhe shkathtėsia e mjeshtėrve tanė popullorė”, tek “Mjeshtrit dhe arkitektura popullore”, Tiranė 1976; Onuzi Afėrdita, “Poēeria nė Shqipėri…”, tek “Konferenca Kombėtare e Studimeve Etnografike”, Tiranė 1977; Riza Emin, “Mjeshtrit dhe arkitektura popullore”, tek “Mjeshtrit dhe arkitektura popullore”, Tiranė 1976; Gjergji Andromaqi, “Arti fshatar dhe zejtaritė artistike nė Shqipėri”, tek “Nėndori”, 1978, nr. 8; Tirta Mark, “Dukuri tė artit tė drugdhėndjes nė Kosovė”, tek “Kultura Popullore”, 2/1981; Zeqo Moikom, “Ndėrtimtarėt popullorė tė lashtėsisė”, gaz. “Puna”, 1984, 31 gusht; Cani Xhyher, “Stoli dhe pajisje tė punuara nga argjendarėt shkodranė”, tek “Etnografia shqiptare”, 17/1990; Neziri Zymer, “Tė dhėna gjeohistorike, etnokulturore dhe epikografike pėr katundet e Rugovės sė sipėrme”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinė 26/1996; Murtishi Kaim, “Ladorishti, histori dhe tradita”, Strugė 2001; Gjergji Andromaqi, “Ligjėrata per etnologjinė  shqiptare”, Tiranė 2001 etj.

Muko Neēo:

(Himarė 21 tetor 1899 † 12 Dhjetor 1934) Kėngėtar i shquar popullor dhe konsolidues i zėrit tė “hedhėsit” nė kėngėt polifonike tė Bregut.
Enci. Shkollėn fillore e pėrfundon nė Himarė. Vazhdon studimet nė Greqi ku pėrfundon me 1919 “Teknikumin” pėr mekanikė. Mėson nė mėnyrė autodidakte violinėn, mandolinėn dhe ndjek shfaqje tė ndryshme teatrore. Mė 1924 emigron nė Francė. Kthehet nė atdhe mė 1926 ku organizon nė qytetin e Sarandės  grupin koral “Pif-Paf”, pėr tė cilin bėn dhe krijimet e para muzikore tė tij. Mė 1929 me njė pjesė tė grupit koral shkon nė Paris pėr tė regjistruar kėngė tė ndryshme popullore dhe pjesė tė tij muzikore e letrare nė disqe gramafoni. Nė grupin e tij polifonik tė pėrbėrė nga Koēo Ēakalli-marrės i kėngės polifonike; Pano Kokėveshi-kthyes i kėngės polifonike dhe neēo Muko-hedhės i kėngė, bėn pjesė edhe kėngėtarja e njohur lirike Tefta Tashko Koēo. Mė 1930 realizon disqe tė reja po nė Paris. Mė 1932 sėmuret dhe vdes dy vjet mė vonė, mė 1934, nga njė faringit tuberkular. Sipas Shitunit: Neēo Muko rradhitet ndėr kėngėtarėt popullorėmė me emėr tė ditėve tona. Disqe  tė “Pathe”-s, me muzikė popullore tė Neēo Muko (H) Marjotit:

Disku 44003-“Lule je lule tė thonė”. K.Cakalli, Dh. Rumbo, N.Muko.
Disku 44005-“Kanakarja”. K.Cakalli, Dh.Rumbo,N.Muko.
Disku 44008-“Vajza e malit”. K.Cakalli, Dh.Rumbo,N.Muko.
Disku 44009-“Katina nina-Nina”. K.Cakalli,Dh,Rumbo,N.Muko.
Disku 44010-“Naze-naze puna jote”.
Disku 44011-“Marikė moj e dashuro”.K.Cakalli, N.Muko.
Disku 44014-“Kėngė dasmore”. K.Cakalli, T.Paleologu, A.Bala, N.Muko.
Disku 44018-“Konispolatja”.
Disku 44019-“Mbeēė more shokė mbeēė”.
Disku 44020-“Llaj ēobani”.
Disku 44023-“Dropullitja”.
Disku 44024-“Jo moj jo”. K.Cakalli, A.Bala, P.Kokaveshi,N.Muko.
Disku 44025-“Lule Manushaqe”.
Disku 44030-“Minush Agai”.
Disku 44031-“Cerciz Topulli”.
Disku 44032-“E pabesa”. K.Cakalli,A.Bala,P.Kokaveshi,N.Muko.
Disku 44033-“Vajza e Valėve”. K.Cakalli,A.Bala, P.Kokaveshi, N.Muko.
Disku 44036-“Doli hėna dritargjėnda”. K.Cakalli, A.Bala,N.Muko.

Lit: Varfi Dhimitėr, Goro Odise, “Vlerat e kėngėve tė kėnduara nga grupi i Neēo Mukos”, gaz. “Zėri i Vlorės”, 1981, 19 shkurt; “Kėngė polifonike labe”, Tiranė 1986; Varfi A, “Neēo Muko (H) marjoti”, Tiranė 1998; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Munishi Rexhep:

(Kosovė 1945) Etnomuzikolog i shquar kosovar i gjysmės sė dytė tė shek. XX.
Enci. Shkollėn e mesme muzikore e kryen nė qytetin e Prizrenit. Mė 1971 pėrfundon studimet e larta muzikore nė Beograd. Po mė 1971 bėhet antar i sektorit tė etnomuzikologjisė pranė Institutit Albanologjik tė Prishtinės. Mė 1981 mbron gradėn e Doktorit tė Shkencave Etnomuzikore nė Universitetin Paris VIII me punimin me temė “Kėngėt malėsorēe shqiptare”. Aktualisht ėshtė punonjės shkencor pranė Institutit Albanologjik tė Prishtinės si dhe pedagog i lėndės sė Folklori Muzikor pranė Fakultetit tė Muzikės nė Universitetin e Prishtinės.

Veprat kryesore:
“Kėndimi i femrave tė Podgurit”, Prishtinė 1979
“Kėngėt malėsorēe shqiptare”, Prishtinė 1987
“Kėndimi koral”, Prishtinė 1988
“Probleme etnomuzikologjike”, Prishtinė 1997
“Identiteti muzikor”, Prishtinė 2001

Artikuj shkencorė:

“Tė kėnduarit dy zėrėsh nė disa fshatra tė rrethit tė Kacanikut”, “Gjurmime Albanologjike”, VII/1975, Prishtinė; “Pėr kėndimin polifonik shqiptar nė Jugosllavi”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinė 1990; “Njoftime organologjike mbi okarinėn”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinė 26/1996; “Mitet dhe kultet mbi muzikėn pėrmes frazeologjive popullore”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinė 27/1997 etj.

Museion:

Fjalė e praktikės muzikore tė Ilirėve.
Enic. Sipas Prof. Cekės, fjala museion pėrcaktonte njė ndėrtim kulti i cili i kushtohej muzave. Ekzistenca e museionit nė Iliri, krahas odeonit qė isht njė ndėrtesė publike pėr shfaqje muzikore, janė tregues tė rėndėsisė qė kishin artet dhe muzika nė Iliri.

Lit: Ceka Neritan, “Ilirėt”, Sh.B.L.U 2000, etj.

Muzika qytetare beratase:

Enci. Qyteti i Beratit ėshtė i vendosur nė luginėn e quajtur Topallti, nė grykėn malore tė pėrshkruar nga lumi i Osumit. Nė mes tė shek. XIX kishte 1800 shtėpi tė banuara nga popullsi muhamedane dhe kristiane si dhe njė zhvillim tė admirueshėm tregėtar dhe kulturor. Si rezultat i rėndėsisė historike  qė paraqiste qyteti i Beratit nė kohėn e Perandorisė Otomane, por dhe i veēorive gjeografike tė tij, formimi i muzikės qytetare, ndoqi deri diku tjetėr rrjedhė nga ajo e qyteteve tė tjera tė Toskėrisė apo dhe tė Labėrisė. Ėshtė nga tė vetmet raste qė kultura kompakte muzikore iso-polifonike e qyteteve tė jugut, u fqinjėsua diku nė qėndėr tė saj, me tė dhėnat e kulturės muzikore monodike perso-arabo-turke. Ndryshimi i muzikės sė fshatrave rreth Beratit (qė pėrfaqėson traditėn e lashtė muzikore tė zonės), me muzikėn e qytetit nė pėrgjithėsi, ėshtė njė tregues i ndryshimit tė njėsisė muzikore tė dikurshme qė ka patur qyteti i Beratit. Kėshtu, prej pushtimit turk e deri nė fillim tė shek. XIX, kultura muzikore e qytetit tė Beratit shfaqet si njė kulturė monodike, e kultivuar nga tajfat muzikore, ndėrkohė qė konstatojmė se kultura e re muzikore qytetare iso-polifonike, fillon e zhvillohet aty nė fillim tė shek. XX nga formacioni i sazeve, paralelsiht me muzikėn popullore qytetare tė Toskėrisė. Nė regjistrat osmane qysh nė shek. XVI, gjejmė tė shėnuar profesionin e muziktarit orkestrant tė Beratit tė quajtur me emrin mehter. Nga defteri i hollėsishėm i livasė-sanxhakut tė Vlorės i vitit 1520, tek ndarja e zejeve shohim se: Hasan Hysejni, Xhafer Hasani, Ferid Hasani, Jusuf Memi, Jusuf Ahmedi Sinan Jusufi, Jusuf Hysejni etj, figurojnė tė regjistruar me profesionin e orkestrantit. Mė pas, njė tjetėr tė dhėnė mbi  ekzistencėn e formacioneve muzikore interpretuese nė Berat e jep Evlia Ēelepia (1670), i cili flet me respekt pėr grupin e muziktarėve qė ishte ndėr mė tė mirėt krahas tajfės sė Korēės, Leskovikut etj.  Gjithashtu Ēelepia pohon se nė Berat kishte me dhjetra vende argėtimi, ku ndėr tė tjera interpretohej edhe muzika popullore. Nė pėrgjithėsi, deri nė vitet e para tė shek. XX, kultura muzikore e qytetit tė Beratit ishte njė kulturė muzikore e interpretuar nga tajfat e muziktarėve, muzikė e cila nė njė pjesė tė madhe tė saj ishte e sjellė prej komunikimit tė pėrhershėm tregėtar dhe kulturor tė qytetit tė Beratit me vendet e tjera dhe kryesisht me Turqinė. Si e tillė, ajo ishte njė kulturė monodike ( me njė zė), gjė qė e afronte nė tipologji kėngėn beratase me atė shkodrane, elbasanase, gjakovare etj.  Nė fillim tė shek. XX, ashtu si nė tė gjitha qytetet kryesore tė Toskėrisė, filloi nė Berat edhe formimi i formacionit origjinal tė sazeve popullore shqiptare, apo siē njihet ndryshe formacioni polifonik i sazeve. Sazet e para nė Berat i gjejmė qysh nė fillim tė shek. XX.  Lindja e sazeve ishte si njė rikthim nė traditėn iso-polifonike tė tė kėnduarit tė qytetit tė Beratit pėrpara pushtimit turk. Njė formacion i dėgjuar Sazesh ka ekzistuar nė Berat nė vitin 1915 i drejtuar nga violinisti i shquar Riza Nebati (tė cilin populli nė njė kėngė e ka vlerėsuar si Paganinin e qytetit tė tyre), njė tjetėr nga Isuf Meko Pėrmetari e mė vonė vėllezėrit Qamili tė ardhur po nga Pėrmeti. Po ashtu pėrmendim edhe Sazet e Usta Halit Beratit me gėrnetė (rreth 1910-1920), ato tė drejtuara nga Riza Jevi me qemane, e veēanėrisht ndihmesėn e sazeve tė Sybi Sadushit me gėrnetė. Ėshtė fakt i pamohueshėm qė njė pjesė e rėndėsishme e muziktarėve tė shquar popullorė beratas u shpėrngulėn nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė pėr tė interpretuar muzikėn popullore. Kjo gjė solli njė transferim dhe komunikim tė vlerave tė krijuara nga njeri qytet nė tjetrin. Edhe mė parė kishte ndodhur kėshtu. Fama e ambjenteve muzikore tė Beratit bėri qė edhe muziktarė tė shquar si shkodrani Ismail Dobrunji tė vendosej nė Berat diku aty nė fund tė shek. XVIII. Po kėshtu, nė vitin 1825, muziktari popullor nga Berati Marko Krali fut pėr tė parėn herė violinėn nė ahengun e qytetit tė Shkodrės.  Mė 1920, sazet e Naxhi Beratit, Hajri Malokut dhe Qemal Matės vendosen nė Tiranė, ndėrkohė qė Skramėt, familja e njohur e muziktarėve beratas, u shpėrngul pėr nė Vlorė. Sipas Mehqemesė: nė vitet ’30 tė shek. XX nė Berat pėrmenden 16 muziktarė tė shquar popullorė si Selim dhe Luta Pasha, Mehmet Kovaēi, Shefit Hoxha, Shaban Dilo, Rabiona e Rufani Diku, Hysnie e Anife Kovaēi etj. Me shembjen e Perandorisė turke, nė Berat gradualisht u rrudh roli i tajfave tė muziktarėve, ndėrkohė qė u popullarizua repertori i kėngėve origjinale tė sazeve popullore beratase. Duhet theksuar se sot nė muzikėn popullore qytetare tė Beratit do tė konstatojmė si gjuhėn muzikore-monodike, por dhe atė iso-polifonike, tipar i kahershėm i Beratit tė vjetėr, rrethinave tė tij dhe i muzikės sė qyteteve jugore nė pėrgjithėsi. Pėr shkak tė pozicionit gjeografik, por dhe tė lidhjeve historike, tek sazet e reja tė Beratit, u shkri natyrshėm repertori monodik i kėngėve (qė deri para lindjes sė sazeve luhej nga tajfat e muziktarėve) me atė iso-polifonik Beratit tė vjetėr. Kėshtu, pėrveē repertorit tradicional tė qytetit, sazet zotėronin edhe numrat mė tė njohur tė muzikės qytetare shqiptare, si tė qytetit tė Vlorės, Pėrmetit, Elbasanit, Shkodrės, Tiranės etj. Sazet e Beratit pėrbėheshin nga 1 gėrnetė, 1 violinė, njė ose dy llauta dhe 1 def. Pėrmes  kėngėve ne sot njohim emrat e veglave mė tė pėrdorura nga sazet dhe formacionet e tjera muzikore popullore tė qytetit tė Beratit, e bashkė me to edhe  emrat e muziktarėve tė shquar beratas . Ja se si i kėndon populli nė njerėn prej kėtyre kėngėve:

Kush i bie kanunit-e­    ­
Ky Qerimi , nipi i  Sulēes-e
Kush  i  bie qemanes-e
Josifi , i  biri i Skrames-e
Kush  i  bie buzukut-e
Ky  Tetemi i Sukut-e

Njė punė tė madhe nė kultivimin e kėngėve beratase kanė bėrė shumė muziktarė tė shquar popullorė tė kėtij  qyteti, instrumentistė e kėngėtarė. Ndėr ta pėrmendim Riza Nebatin (violinistin virtuoz  pjestar edhe i orkestrės sė Isuf  Myzyrit), Naxhi Beratin, Hajri Malokun, Qemal Matėn, Kadri Fuga (Berat 1887- Berat † 1953), Jorgji Bendi (Berat 1861- Berat † 1914), Sulejman Naibin, Hamit Vokopolėn  etj. Me emrin e muziktarit popullor Shyqyri Fuga (Berat 1883- Berat † 1962), njihen kėngėt “Morra mandolinėn”, “Nė fushė tė Uznovės”, etj; me emrin e Sulejman Naibit nė popull njihen kėngėt:  “Jelekun kadife veshur” , “Kėshtu e kėshtu mė thanė”, “Aman , o im atė”; me emrin e Qerim Fugės njihen kėngėt:  “Mblodhėm njė tufė lule”, “Shaja me shami tė kuqe”, “Ma gėzofsh shaminė jeshile”, “Ditėn e xhuma po bėhesh xhuluzi” etj. Ndėr kėngėtarėt e shquara tė muzikės popullore qytetare beratase pas vitive 1950 pėrmendim: Virgjini Milen, Dhimitėr Dushin, Floresha Debinjėn etj. Ndėr sazet me aktivitet pas viteve 1990, pėrmendim edhe ato tė vėllezėrve Hoxha nga Lapardhaja e Beratit. Aktualisht kėnga popullore qytetare beratase ėshtė e pėrhapur dhe e pėlqyer nė Shqipėrinė e Jugut, nė atė tė Veriut e ca  mė tepėr nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė Kosovė

Lit: Xhihani Meliha, “Tradita, krijimtaria dhe zhvillimi i muzikės nė qytein e Beratit”, Disertacion, 1976, Biblioteka e Akademisė sė Arteve; Mehqemeja Agim, “Hapėsirat e kėngės popullore beratase”, gaz. “Kushtrimi”, 1988, 20 Prill; Mehqemeja Agim, “Kėngė e Beratit”, Berat 2000; Duka Ferit, “Berati nė kohėn osmane, shek. XVI-XVIII”, Tiranė 2001 etj.

Myzyri Isuf:

(Elbasan 8 Mars  1881 †Elbasan 21 tetor 1956) “Artist i Popullit”-pas vdekjes. Mjeshtėr popullor i njohur gjithandej me emrin Usta. Krijues, kėngėtar-tenor dhe interpret i shquar popullor nė veglėn e violinės i gjysmės sė parė tė shek. XX.
Enci. Pėrpara se Isuf Myzyri tė hynte nė jetėn muzikore popullore tė qytetit tė Elbasanit, tradita e kėngėve tė vjetra popullore elbasanase ishte mbledhur dhe sistemuar nga Spiro Papajani mė 1859 dhe Harallamb Papajani mė 1877. Sipas Prof. Shuteriqit: nė Elbasan dėgjoheshin sidomos ato qė i quajnė “kėngė tė vjetra”. Janė kėngė qyteti, plot melizma. I pėrdorin edhe pak fshatra veriore pranė, ku melizmat ua shtojnė, si nė krahinėn e Zaranikės. Nė fėmijėri Isuf Myzyri punoi nė zanate tė ndryshme. Martohet nė moshė tė re dhe ndahet pas disa vitesh. Tėrė jetėn e tij e kaloi sė bashku me tė motrėn e tij, dhe nuk u martua pėrsėri. Mė 1905 formon formacionin e tij me vegla popullore tė pėrbėrė nga Simon Vela me ēyr, Mahmut Ashiku me llahutė, Arif Ēerma-Topalli me dajre, Thoma Priftin e gėrnetė, Mehmet Gurra me ud, Ibrahim Zaimin me ēyr bishtėgjatė, Myrteza Gracenin dhe Riza Beratin me violinė. Megjithėse veprimtarinė e tij si krijues “Usta Isufi” e filloi nė moshė tė madhe rreth viteve 1927-1928, me autorėsinė e Usta Isufit njihen rreth 30 kėngė popullore elbasanase. Ndėr kėngėt e kompozuara dhe pėrpunuara prej tij pėrmendim: “Nė zabel tė gjeta”, “Iku nata, agun malet”, “Dashunija si rrufe”, “Njė lulishte me trandafila”, “Midis vetllash mė ke njė pikė”, “Ma mirė nė pyll se nė qytet”, “Si bilbili nė pranverė”, “Ē’u dėshirush pėr me tė pa”, “Spaske pasė pikė mėshire” etj.  Usta Isufit i njihet merita e ndėrtimit tė njė repertori me kėngė popullore elbasanase ku spikatin bukuria e frazės muzikore si dhe orientimi pėr nga vlerat e vėrteta tė kulturės muzikore tė Elbasanit. Si besimtar bektashian, Usta Isufi ka kėnduar edhe njė pjesė tė repertorit muzikor fetar tė kėtij besimi. Kėngėt e tij kanė kaluar gojė mė gojė dhe nga njeri kėngėtar nė tjetrin jo vetėm nė Elbasan por nė gjithė Shqipėrinė, nė Kosovė dhe tek shqiptarėt e Maqedonisė. Nė vitin 1950, nė qytetin e Elbasanit, formacioni muzikor i Usta Isufit ka regjistruar disa disqe me kėngė popullore nė njė shtėpi diskografike tė ish Bashkimit Sovjetik. Ndėr kėngėtarėt qė ka regjistruar kėngė nė kėto disqe me Usta Isufin ėshtė Ali Zena. Ndėr kėngėtarėt e tjerė popullorė tė qytetit tė Elbasanit qė kanė kėnduar kėngė popullore me formacionin e tij me vegla pėrmendim edhe Mitat Stringėn, Leksi Vinin, Mustafa Bodinin, Rustem Sericėn, Mahmut Ashikun, Arif Topallin, Met Balashin, Demir Shoren, Ali Zenėn etj. Mė 31.08.1978 (pas vdekjes) i jepet titulli i lartė “Artist i Popullit”. Emri i tij ėshtė pėrjetuar nė Shtėpinė e Kulturės sė Elbasanit. Traditėn e mrekullueshme tė krijuar nga Isuf Myzyri, pas viteve ’50 e vazhduan kėngėtarė tė tjerė, pasues tė tij si Vėllezėrit Zena, Albert Tafani, Agim Saliu, Mustafa Mehja  etj. Shiko “Zena vėllezėrit”.

Lit: Ceka, H. “Usta Isuf Myzyri, muzikant i dėgjuar i Shqipėrisė sė mesme”, gaz. “Bashkimi”, 1957, 12 Korrik; Bebeti Mehmet, Shėngjergji Rrapush, “Luftėtar dhe kėngėtar i lirisė”, gaz. Shkumbini, 1982, 12 shtator; Filja Hysen, “Isuf Myzyri, krijues i njohur i kėngės popullore”, “Drita”, 1986, 9 mars; Dedej Sulė, Balliēi Alfons, “Isuf Myzyri”, Onufri 1996; “Isuf Myzyri”, broshurė. Elbasan; Shuteriqi Dhimitėr, “Nga kėnga e popullit”, Tiranė 1991 etj.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia