Enciklopedia - Germa T

Tagiar:

Shiko fjalėn  “def”.
Enci. Nė kėtė formė e hasim tek shqiptarėt e Maqedonisė.

Takalake:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “takalake” e gjejmė tė pėrdorur nė Mokėr.

Takerrake:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “takerrake” e gjejmė tė pėrdorur nė Bicaj tė Kukėsit.

Takllimė:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “takllimė” e gjejmė tė pėrdorur nė Buzė tė Mirditės..

Tambura:

e.f., Vegėl popullore e gjinisė kordofone.
Etim: nga turq. “tambur”.
Enci: Si fjalė del qė tek “Bleta” e Th. Mitkos. Pėrmendet edhe tek vepra e Spiro Dines, gjysma e dytė e shek. XIX, kur bėn fjalė muzikėn popullore tek shqiptarėt nė kolonitė e Egjyptit. Po ashtu e pėrmend edhe C.H.T. Reinholdi nė botimin me kėngė popullore tė arbėreshėve tė Greqisė, “Net pelasgjike” nė vitin 1855:

Posht e la nga Sarongaj (o),
Tuke rarė tamburaj (o);
Tamburaj thėrit e klaj (o),
Solemai ndė dor’ e mbaij (o)!

Sipas Prof. Sokolit e gjejmė me emrin tambur nė Shqipėrinė e Jugut dhe me tamėrr nė Shqipėrinė Veriore. Tamburi shqiptar ėshtė nė formė bakllamaje me bisht tė gjatė me dy-dhjetė tela tė cilėve u bihet me pendė. Nė njė raport tė viteve ’30 shek. XIX tė diplomatit tė huaj Muller, thuhet shprehimisht se: gegėt dhe toskėt pėlqejnė tamburanė. Njihet gjithashtu edhe thėnia e Ami Bues: “Siē ėshtė kitara pėr spanjollin ėshtė tamburaja pėr shqiptarin”. Nė Skrapar gjejmė tamburanė me dy tela tė cilės i kėndohet si mė poshtė:

                               Tamburaja dru prej mėni
                               Ē’farė ti bėj kėtij ēapkėni.
                               Tamburaja dru prej fiku
                               Ē’farė t’i bėj kėtij arshiku.

Edhe nė poezinė e Poradecit e gjejmė tė ndėrfutur tamburanė:

Ē’thotė vallė tamburaja,
N’ato rripa, n’ato pllaja

Nė poezinė popullore e hasim si mė poshtė:

Kutia me trėndelinė,
Ana ime, moj (pas ē’do vargu)
e harrova te burimi,
prita, prita gjer nė darkė,
Tė dėgjoja tamburatė.
Ē`ke moj tambura qė s`bie,
mos je prerė ndėnė hije?   
Gėrmenj – 1983

Ku binin tamburatė
atje loznin valle gratė,

Kemi edhe njė pėrallė qė titullohet “Djali q’i bij tamburait”.

Lit: “Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar”, Vol. I, Tiranė 1961 etj.

Tamėrr:

Vegėl e gjinisė kordofone sinonim me tamburanė.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Veriut. Njė muziktar i shqyar popullor nė interpretimet nė tamėrr ka qėnė edhe Xhemal Balliu-Librazhd. Shih fjalėn tambura.

Tamur-i:

Tamėrr.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin. Prof. Sokoli, ka mbledhur njė gojėdhanė pėr njė mjeshtėr tamėrtar i cili me interpretimin e tij nė tamėrr bėri qė nė mes tė dimrit : tė pėrtėrihej pema e krekzės e tė lulėzonte, mu nė mes tė acarit. Shiko fjalėn tambura.

Lit: Sokoli Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė 2000 etj.

Takerake:

Shiko fjalėn kėmborė.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Shqipėrinė Veriore. Takeraket janė nė formė katėrkėndėshe dhe i mbajnė kryesisht dhitė.

Takėm:

Saze.
Enci. Me fjalėn takėm gjejmė rėndom tė pėrcaktuar formacionin popullor tė sazeve. Sipas Mitkos e gjejmė edhe me kuptimin: veshje e plotė njeriu. Takėmi nėnkupton njė grup njerėzish (nė rastin tonė muziktarė popullorė), njė dorė, njė palė.

Lit: Mitko Thimi, “Vepra”, Tiranė 1981; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Taksim:

e.m. Pjesė popullore me vegla qė zhvillohet mbi ritmet e lira.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: taksimi ėshtė njė farė preludi nė repertorin e ahengut qytetar tė Shqipėrisė Veriore.

Tajfė:

Formacion muzikor me vegla popullore.
Etim. Huazim i turqve nga arabėt, me kuptimin grup, kategori shoqėrore, esnaf. Nga verifikimi qė u bė nė kartotekėn e leksikut tė gjuhės shqipe tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė rezulton edhe me kėto kuptime: tajf,-i  (grumbull) “Njerėzit bėheshin tajf dhe shkonin shpi mė shpi”. Grepckė-Skrapar; tajfa- (grup) “Tė mė vish me shumė tajfė, bej more”. Dangėlli-Pėrmet; tek; tajfa- (grupi, tufa, grigja); tajfa-tajfa-Bajraktarėt nė Peshkopi, nė pazar, mbanin prapa nga gjashtė-shtatė veta dhe shėtisnin tajfa-tajfa.
Enci. Tajfat e muzikantėve, tė cilat janė konstatuar qysh nė shek. XVI-XVII nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė, janė vetėm njė pjesė e  historisė apo e traditės sė muzikės instrumentale pėrpara sazeve. Themi qė janė njė pjesė e traditės pasi qėnia e tyre nė realitetin shqiptar nuk rridhte si njė normalitet dhe fazė e zhvillimit tė folklorit muzikor tradicional. Kjo nuk pėrjashton faktin qė interpretues virtuozė shqiptarė tė jenė shquar nė kėtė kohė  (apo qė tajfat tė kenė pasė interpretuar edhe muzikė tradicionale shqiptare), por gjithsesi duhet tė ketė  qėnė i vėshtirė njė orientim mė liberal i kėtyre organizmave tė tipit kulturor-kolonizues. Tajfat ishin formacione tė importuara (tė cilat interpretonin kryesisht muzikė tė llojit monodik), qė luajtėn rolin e tyre krahas gjithė pjesėve tė tjera tė shtetit dhe administratės turke, dhe veprimtaria e tyre duket se ka qėnė pazgjidhshmėrisht e lidhur me kulturėn muzikore mbarėperandorake, tė sjellė pėrgjatė sundimit pesėshekullor. Si tė tilla, tajfat ishin formacione muzikore profesioniste tė lidhura fare ngushtė me njė skeme tė pėrgjithshme tė njėsuar tė funksionimit tė shtetit perandorak, dhe jo si njė realitet kulturor shqiptar i pranuar dukshėm nga tė gjithė. Duke pėrjashtuar qytetet kryesore tė vendit ku tajfat ishin pėrqėndruar, pėrhapja dhe ndikimi nė thellėsi tė territorit tė vendit ka qėnė i pandjeshėm. Pėr shkak tė natyrės sė fortė konservative tė zonave tė Toskėrisė dhe Labėrisė (tė pamundėsisė sė ēarjes sė njėsisė polifonike tė organizimit muzikor tė tyre), zhvillimi i tajfave tė muzikantėve dhe ndikimi i tyre nė muzikėn popullore zuri vend mė tė madh nė qytetet e Shqipėrisė sė mesme dhe asaj veriore sesa nė jug tė vendit. Me emrin tajfa, i gjejmė formacionet muzikore popullore edhe tek shqiptarėt e Maqedonisė, kryesisht si tajfa, me pizga, lodra dhe daulle. Ndėr kėto tajfa pėrmenden ato tė Bajrushit nga Struga, Tajfa e Kurtishit-Ladorisht, Tajfa e Remēes etj. 

Lit: “Visaret e Kombit”, Tiranė 1941; “Burime tė zgjedhura pėr Historinė e Shqipėrisė”, VIII, 1962; Zija Shkodra,  “Esnafėt shqiptarė”, Tiranė, 1973; Revista “Nėntori”, 1967; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998; Murtishi Kaim, “Ladorishti, histori dhe tradita”, Strugė 2001; Duka Ferit, “Berati nė kohėn osmane, shek. XVI-XVIII”, Tiranė 2001etj.

Tartaposh:

Kėndi i sazeve-orkestrės popullore.
Enci. Nė Lunxhėri tartaposhi ishte ndėrtuar nė divan, nė pjesėn e sipėrme tė shkallėve tė shtėpisė karakteristike lunxhiote. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Lunxhėri. Shiko fjalėn kėndi i sazeve.

Tashko Tefta

(Fajum-Egjipt 02.11.1910  † Tiranė 30.12.1947)
Kėngėtare e shquar lirike nė interpretimin e kėngės popullore qytetare mbarėshqiptare.
Enci. Tefta ishte vajza e patriotit tė shquar shqiptar nga Frashėri i Pėrmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht nė Egjypt. Me vdekjen e Thanas Tashkos mė 1915, familja e tij kthehet nė Korēė nė vitin 1921. Nė Korēė kemi aktivizimet e para tė Teftės si kėngėtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parė nė publik. Nė Shtator tė vitit 1927, Tefta me gjithė familjen vendosen nė Monpelje-Francė, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, pėr t’i vazhduar ato mė pas nė Konservatorin Superior tė Parisit me rezultate shumė premtuese. Nė vitin 1930, Tefta bėn inēizimet e para muzikore pranė shoqėrisė diskografike “Pathe”-Paris, si pjesėmarrėse nė grupin e kėngėtarit tė shquar tė iso-polifonisė labe-Neēo Mukon. Me pėrfundimin e studimeve, Tefta kthehet nė atdhe ku mė 26 Nėntor 1935 shėnohet edhe koncerti i saj i parė si kėngėtare profesioniste nė Shqipėri koncerte tė cilat ajo i dha nė shumicėn e qyteteve shqiptare. Pikėrisht nė kėto vite, Tefta futi nė programet e saj krahas arieve lirike tė autorėve tė shquar botėrorė si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puēini, Rosini, etj, dhe kėngėt popullore shqiptare, si pjesė integrale e kulturės muzikore popullore shqiptare. Janė rreth 89 kėngė popullore tė tė gjithė qyteteve tė Shqipėrisė qė Tefta i kishte nė repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi nė pllaka gramafoni nė vitet 1930, 1937 dhe 1942 nė Paris-Francė dhe Milano-Itali. Ndėr to po pėrmend: “Zare trėndafile”, Tė dua, moj goc’ e vogėl”, Bilbil ēapkėni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisė”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti tė nxirrte nga kėnga popullore ndjenjėn e thellė qė populli kishte shkrirė nė tė. Njihet tanimė faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur njė shumicė kėngėsh direkt nga goja e muziktarėvė tė shuar popullore tė vendit tonė. Njė gjė tė tillė e provon edhe pjesmarrja e Teftės sė bashku me kėngėtaren tjetėr tė shquar Marie Kraja nė festivalin e folklorit tė mbajtur nė Firence Itali mė 30 Maj 1939 krahas kėngėtarėve dhe muziktarėve tė shquar popullorė tė atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriēi, Kolė Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Nė listėn e gjatė tė kėngėve popullore tė kėnduara nga Tefta do tė bashkangjisnim edhe kėngėt popullore tė pėrpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi tė Lagush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonė”, apo “Kur mė vjen burri nga stani”. Krahas Teftės, do tė pėrmendim edhe dy kėngėtare tė tjera tė shquara nė interpretimin e kėngės popullore qytetare: Jorgjia Filēe (Truja) dhe Maria Paluca (Kraja). Nė vitin 1945, Tefta kėndon nė operėn e Beogradit me shumė sukses rolin e Mimisė nga opera “Bohemė” e Puēinit dhe atė tė Rozinės nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Nė vitin e fundit tė jetės ka qėnė vazhdimisht e sėmurė. Vdiq nė moshėn 37 vjeēare. Kėngėt popullore tė Tefta Tashkos, regjistruar pranė “Columbias”-Itali, 1942:

“Un’o ty moj tė kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”;
“Kenke nur’ i bukurisė”; “Pėr njė ditė, kur del goca nė pazar”; “Kėndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falė”; “Ma ven dorėn pėrmbi dorė”; “Dallandyshe vaj, vaj”; “Qante lulja lulen”; “Moj fėllanxė”; “Sa me shpejt ma vunė, moj, kambėn”; “Dy gisht pėrmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; “ Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del njė vashė prej hamamit”; “Zare trėndafile”; “Tė dua, moj goc, e vogėl”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonė”; “O moj sylarushe”; “Dolla nė penxhere”; “Bilbil ēapkėni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seē kėndon bilbili malite”; “Shkapėrceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili ēka qėnke njė zog”; “Kam shtėpinė e vogėl”; “I kam hypė vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atė fushė t’mejdanit”; “Edhe gurėt e sokakut”.

Lit: Krantja Mustafa, “Artistja e Popullit Tefta Tashko Koēo”, gaz. “Drita”, 1961, 31 Dhjetor; Naēe P, “Tefta Tashko Koēo”, “Ylli”, 1963, nr. 12; Kono Kristo, “Me dashurinė pėr atdheun dhe kėngėt e popullit”, gaz. “Drita”, 1976, 25 korrik; Mio Sokrat, “Bilbili i kėngės shqiptare”, gaz. Pėrpara, 1977, 21 dhejtor; Filja Hysen, “Tefta Tashko Koēo”, Tiranė 1980; Frashėri Thoma, “Interpretuese e shquar e kėngės popullore”, gaz. Drita, 1982, 26 dhjetor; Koēo Eno, “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj”, Tiranė 2000; Zaja Sami C, “Heti njeri i urtė i Shkodrės” Shkodėr 2000 etj.

Teli:

Fill metalik me anė tė tė cilit nxirren tingujt tek veglat kordofone.

Tetratoni:

Shkallė muzikore me katėr tinguj me anė tė sė cilės organizohen meloditė nė folklorin muzikor tė Shqipėrisė sė Jugut.
Etim: nga greqishtja “tetra”=katėr tone.
Enci: Katėr tinguj nga seria tė mbivendosur nė tre kuinta do tė jepnin tetratoninė. Intervali karakteristik pėr tetratoninė ėshtė seksta. Nė rastet kur nė shkallėn tetratonike mungon ndonjė notė e saj, tetratoni quhet tetraton i gjymtė. Kur flasim pėr mungesė note, nuk nėnkuptojmė kurrėsesi notat qė pėrbėjnė sekstėn (6) e cila pėrcakton edhe shkallėn tetratonike.

Llojet e tetratoneve:

I   c-d-g-a                    1 2 5 6
II  d-g-a-c                     2 5 6 1
III  g-a-c-d                    5 6 1 2
IV a-c-d-g                    6 1 2 5

Lit: Kruta Beniamin, “Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, Tiranė 1989; Tole Vasil.S, “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”, SHBLU 1999, Tole Vasil. S, “Folklori muzikor-strukturė dhe analizė”, SHBLU 2000.

Tėrhotė:

Shiko fjalėn glyra.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Cėrrik.

Tėrrtėre:

Shiko fjalėn gėrreza.
Enci. Nė kėtė trajtė e gjejmė ne arbėreshėt e Italisė.

Tingėza:

Vegėl popullore e gjinisė idiofone.
Enci. Sipas Sokolit: tingėzatpėrbėhen nga dy disqe tė rrumbullaktė prej metali, paksa tė kupėzuara pėrbrenda, me ng anjė vrimė nė mes, e cila pėrshkrohet nga njė lidhėse. Zakonisht tingėzat pėrdoren nga valltarėt pėr tė theksuar lėvizjet koreografike. Janė pėrdorur edhe nė ahengun shkodran.

Titaroti:

Vegėl muzikore popullore aerofone.
Enci. Titaroti ėshtė fyelli pa vrima i arbėreshėve tė Italisė. Titaroti punohet nga lėkura e njomė e gėshtenjės nė kohėn e pranverės.

Tokėza:

Mjet paramuzikor i gjinisė idiofone. 
Enci. Ajo ėshtė njė rasė guri e gjatė.  Sipas Sokolit: tokėza mund tė jetė ndėrtuar edhe nga njė pllakė druri e fortė. Tokėza varet me litar nė njė tra dhe goditet me njė mjet tė fortė pėr tė prodhuar tingullin. Ka qėnė pėrdorur kryesisht pėr qėllime utilitare. Tek arbėreshėt e Italisė e gjejmė mė fjalėn troka.

Topuz:

Shiko fjalėn ēomange.

Toske:

Shprehje e praktikės muzikore popullore.
Enci. Toske do tė thotė qe krijimi muzikor popullor dhe mėnyra e interpretimit tė tij janė ngaToskėria. Shiko toske polifonia.

Toske iso-polifonia:

Njėra ndarje e iso-polifonisė shqiptare.
Enci. Pėr iso-polifoninė toske do tė theksonim se ajo kėndohet nga krahu i djathtė i lumit Vjosa e deri nė Shkumbin. Muzika iso-polifonike e Pėrmetit, Leskovikut, Kolonjės, Korēės, Devollit, Mokrės, Oparit, Skraparit, Shpatit, Myzeqesė, Librazhdit, Gramshit, Beratit na paraqiten pak a shumė si njė temė me variacione, ku tema ėshtė tipi tosk i polifonisė. Iso-polifoninė toske e gjejmė edhe jashtė kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė, nė tė quajturėn “Maqedoni toske”, ku futen shqiptarėt qė banojnė nė pjesėn lindore tė liqenit tė Prespės, nė bregun perėndimor tė liqenit tė Ohrit dhe nė anėn e majtė tė Drinit tė Zi nė rrethinėn e Strugės tė cilėt kėndojnė me njė, dy dhe tre zėra. Konkretisht nė fshatrat Frėngovė, Ladorisht (Radonisht), Kolisht, Zagrajani, fshatra tė cilėt janė nė drejtim tė Mokrės sė sipėrme; nė fshatrat e Prespės-Kranjė, Arvat, Gėrncan, Belloceika e poshtme, Belloceika e sipėrme, Nakolec, Lubojna, Asamati qė shtrihen nė zonėn gjeografike nė kufi me Shqipėrinė dhe Greqinė dhe qė njihen nė popull pėr kėtė fakt edhe me emrin “treshi”; si dhe nė rrethinat e Manastirit (Bitolės) si nė fshatin Kishof etj. Tipi tosk i iso-polifonisė konstatohet edhe pėr Ēamėrinė. Ashtu si dhe nė iso-polifoninė labe, iso-polifoninė toske e konstatojmė si tek burrat ashtu edhe tek gratė dhe gati nė tė gjitha llojet e gjinive, duke filluar nga krijimet poetike me ngarkesė mitologjike e rituale, vallet, baladat e kėngėt historike, lirike, tė dashurisė, tė kurbetit, vajet, bejtet, etj,. Polifonia ėshtė kėnduar nė ē’do vend dhe rast, gėzim apo fatkeqėsi. Sipas Ēabej: melodinė toske tė vėrtetė mė vjen t’a pėrshkruaj mė mirė me dy atributet elegjiake dhe ekspansive”. Pėrsa i pėrket polifonisė me vegla nė iso-polifoninė toske, do tė theksonim se ekzistojnė njė sėrė formacionesh popullore me vegla tradicionale qė luajnė nė polifoni. Shiko dhe ēame iso-polifonia.

Lit: Kruta Beniamin, “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, Tiranė 1991; Tole Vasil S, “Folklori muzikor-Polifonia shqiptare”, Tiranė 1999 etj.

Tota:

Shiko fjalėn glyra.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė.

Totaritė:

Shiko fjalėn glyra.
Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur nė Blinisht.

Trakalaku:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “trakalaku” e gjejmė tė pėrdorur nė Thumanė.

Trakaliqe:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “trakaliqe” e gjejmė tė pėrdorur nė Kurvelesh, Kolonjė etj.

Trakalisė:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “trakalisė” e gjejmė tė pėrdorur nė Krujė.

Trakatruke:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “trakatruke” e gjejmė tė pėrdorur nė Borsh tė Sarandės.

Trakėz:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “trakėz” e gjejmė tė pėrdorur nė Lushnje.

Trakllimė:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “trakllimė” e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Dibrės.

Transkiptimet e muzikės popullore:

Pjesė e etnomuzikologjisė shqiptare.
Enci. Botimet e muzikės popullore shqiptare me transkiptime janė njė praktikė e vonė e cila i pėrket kryesisht gjysmės sė dytė tė shek. XX. Nė vitin 1940 kemi librin e parė mė transkiptime kėngėsh tė titulluar “Lyra shqiptare”, i pėrgatitur nga muziktari Pjetėr Dungu dhe i botuar nė Novara-Itali. Mė poshtė po renditim kėto tituj kryesorė me transkiptime tė muzikės sonė popullore:

-“Kėngė dhe valle popullore”, me 90 transkiptime, Tiranė 1952; “Kėngė popullore shqiptare tė Kosovės dhe Metohisė”, Prishtinė 1953; “Kėngė popullore dashurie”, me 81 transkiptime, Tiranė 1965
250 kėngė popullore dasme”, Tiranė 1966; “Melodi e valle popullore instrumentale”, Tiranė 1969; “Kėngė nga folklori i ri”, me 205 transkiptime muzikore, Tiranė 1974; “Truall me kėngė”, me 13 transkiptime muzikore, Tiranė 1983; “Rapsodi kreshnike”, me 39 transkiptime muzikore, Tiranė 1983; “Kėngė popullore polifonike”-Tiranė 1984; “Kėngė polifonike labe”, me 208 transkiptime muzikore, Tiranė 1986; “Muzikė popullore instrumentale”, me 93 transkiptime, Tiranė 1990; “Margaritarėt e kėngėve tė vjetra popullore”, Prishtinė 1995 (me 105 transkiptime muzikore tė kėngėve popullore qytetare shkodrane, elbasanase, korēare, dibrane, gjakovare, tė prizrenit); “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr 2000 etj.
Gjithashtu transkiptimet me muzikė popullore i gjejmė tė ndėrfutura edhe nė botimet shkencore tė etnomuzikologjisė si pjesė ilustruese e lėndės teorike. Kėtu pėrmendim njė shumicė transkiptimesh qė gjenden nė monografitė:

R. Sokoli, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965
R. Sokoli, P.Miso, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991
B. Kruta, “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, Tiranė 1991
S. Shituni, “Polifonia labe”, Tiranė 1991 etj.

Njė ndihmė tė madhe nė transkiptimetmuzikore popullore kanė dhėnė edhe muziktarėt Mexhit Daiu, Eftim Dheri, Ramadan Sokoli, Lorenc Antoni, Baki Kongoli, Bahtir Sheholli, Spiro Shituni, Beniamin Kruta, Rexhep Munishi, Piro Miso, Ferial Daja etj.

Lit: Koēa Vangjel, “Folklori dhe shteti”, gazeta “Besa”, 23-25 shtator 1931; Dungu Pjetėr, “Muzika popullore asht pėr mue burim frymėzimi”, tek “Kultura popullore”, 1/1959 etj.

Tre vetēe Dukatēe:

Njė formė e veēantė e tė kėnduarit tė iso-polifonisė.
Enci. Kjo konstatohet vetėm nė fshatin Dukat tė rrethit tė Vlorės.

Triare:

Kėmborė treshe.
Enci.Triarja ėshtė e pėrbėrė nga tre kėmborė tė futura brenda njera tjetrės. Shiko fjalėn kėmbora.

Tritonia:

Shkallė muzikore me tre tinguj me anė tė sė cilės organizohen dhe ndėrtohen meloditė nė folklorin muzikor tė Shqipėrisė Jugore.
Etim: nga greqishtja “tri”=tre tone.
Enci: Tre tinguj nga seria tė mbivendosura nė dy kuinta do tė jepnin tritoninė. Intervali karakteristik pėr tritoninė ėshtė sekonda +. Nė rastet kur nė shkallėn tritonike mungon ndonjė notė e saj, tritoni quhet triton i gjymtė. Kur flasim pėr mungesė note, nuk nėnkuptojmė kurrėsesi notat qė pėrbėjnė nonėn (9) e cila pėrcakton edhe shkallėn tritonike.

Llojet e tritoneve:

I   c-d-g                       1 2 5
II  d-g-c                       2 5 1
III g-c-d                       5 1 2

Lit: Kruta Beniamin, “Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, Tiranė 1989; Tole Vasil.S, “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”, SHBLU 1999 etj.

Troka:

Shih fjalėn tokėza.
Enci. Nė trajtėn troka e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė.

Trokate:

Shiko fjalėn “rraketake”.
Enci. Nė trajtėn “trokate” e gjejmė tė pėrdorur tek shqiptarėt e Maqedonisė.

Tupan:

Emėrtim pėr daullen.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė nė Kosovė. Sipas Prof. Sokolit: pavarėsisht nga prejardhja e emrit, vetė lodėrtia (lodra) nuk ka lidhje farefisnie apo bijėrie me timpanin e lashtėsisė. Ndėr tė parėt njoftime pėr pėrdorimin e tupanit nė muzikėn tonė popullore jep Xhovani Sforca mė 1575, gjatė njė udhėtimi tė tij nė luginėn e Drinit. Mjaft e njohur ėshtė pėr pėrhapjen qė ka marrė nė popull, kėnga e titulluar “Nė Dardani bjen njė tupan” e kėnduar nga kėngėtari nga Tropoja Gėzim Nika.

Lit: Sforca Giovanni, “Un viaggio attraverso i Balcani nel 1575”, Siena 1915; Munishi, Rexhep. “Identiteti muzikor”,  Prishtinė 2001,  fq. 184-191 etj.

Turaēė:

Shiko fjalėn glyra.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Kukės.

Tutraēe:

Shiko fjalėn glyra.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Tropojė.

Turumbetė:

Shiko fjalėn glyra.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Pogradecit dhe Skraparit.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia