Enciklopedia - Germa DH

Dhami Roza:

(Pogradec 22.02.1946)
Kėngėtare e njohur e muzikės popullore qytetare pogradecare.
Enci. Rrjedh nga njė familje me tradita nė muzikėn popullore. Aktivizohet qė prej vitit 1965, pranė ansamblit artistik tė shtėpisė sė kulturės “Lasgush Poradeci”-nė Pogradec dhe nė vitin 1968 punon si kėngėtare profesioniste pranė estradės sė qytetit tė Pogradecit deri nė vitin 1990 vit qė del nė pension. Ka kėnduar shumė kėngė popullore qytetare pogradecare nėn shoqėrimin e sazeve tė qytetit tė drejtuara nga mjeshtri Jashar Nazifi brenda dhe jashtė Shqipėrisė si dhe kėngėtarin tjetėr pogradecar Ilmi Sulollarin. Ndėr kėngėt e tyre pėrmendim shumė tė njohurėn “Po bien tre dajre”. Pėr veēoritė e saj tė interpretimit tė kėngės popullore ėshtė vlerėsuar nga Kuvendi Popullor i Shqipėrisė me medaljet “Naim Frashėri”, II-III.

Dhedėgjuesi:

Qėnie mitologjike shqiptare.
Enci. Dhedėgjuesi ose dhevėshtruesi ėshtė njė qėnie mitologjike e cila kishte aftėsinė qė duke vėnė veshin nė tokė dėgjonte a vinte njeri pėr sė largu ose a gjėmonin ujrat nė pranverė. Sipas Ēabej: Dhevėshtruesi paraqitet pjesėrisht nė trajtė njeriu, pjesėrisht nė trajtė shtaze. Ai gjithmonė shkon shaluar mbi pelėn e pagojė me emrin Dhamsuta. Me kėtė emėr e gjejmė nė Mirditė.

Lit: Ēabej Eqrem, “Studime gjuhėsore-V”, Prishtinė 1975 etj.

Dheri Eftim:

Mbledhės dhe transkiptues i folklorit muzikor shqiptar i gjysmės sė dytė tė shek. XX.
Enci. Eftim Dheri sė bashku me Mexhit Daiun, regjistrohen si ndėr tė parėt mbledhės dhe transkiptues tė folklorit muzikor shqiptar. Atyre ju njihet merita e hedhjes sė bazave tė arkivit muzikor tė Institutit tė Kulturės Popullore. Meritė e tyre ėshtė gjithashtu edhe botimi pėr herė tė parė i disa transkiptimeve me muzikė popullore shqiptare. Ndėr to veēojmė botimin me transkiptime “Kėngė popullore dashurie”, Tiranė 1965 dhe “250 kėngė popullore dasme”, Tiranė 1966. Shiko transkiptimet e muzikės popullore.

Artikujt:
“Mbi grumbullimin, pėrpunimin dhe pėrhapjen e muzikės popullore”, tek “Vatra e kulturės”, 5/1965

Dhjoli:

Fshm. “sazet”.
Etim: G.Meyer: Huazim dialektor (kryesisht i toskėrishtes) prej it. Violine. Ēabej: edhe nė shqipen vjoli e joli fshm. Pranė dhjoli-ve. Huazim modern violinė, prej it. violino. Mund tė ketė hyrė drejtpėrdrejt prej italishtes e venecianishtes.
Enci. Ka njė pėrdorim shumė tė gjerė nė muzikėn popullore, kryesisht atė qytetare, si nė veri ashtu edhe nė jug tė Shqipėrisė. E gjejmė rėndom nė folklorin gojor, si nė poezi ashtu dhe nė pėrallat:

                        -  ...Miti la njė porosi,
                        tė mė qani me dhjoli...
                                                Pėrmet

Nė pėrallėn “Satohirua” dhe “Violinisti”:
“Dhjolixhitė s`u binė dot dhjolive, se i verboi”. “Unė- i tha ay - s`dua gjė kafshė tjetėr po vinj t`u bie njė herė dhiolivet nė shtėpi tė saj edhe ta  zė  njė ēikė nga dora...Porsa erdhi kyj u ra dhiolivet kaqė mirė sa ajo ēupa fjeti dhe kopilja dremiti”.

Lit: Sokoli Ramadan, “Violina dha pararendėsit e saj nė traditėn popullore”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Dhjolixhi:

Muziktari popullor qė luan nė veglėn e dhjolisė.
Enci. Muzika popullore shqiptare evidenton shumė muziktarė tė shquar popullorė nė kėtė vegėl. I pari muziktar i shquar nė violinė pėrmendet Kralo Berati e pas tij Ndrekė Gjon Teneqeja sė bashku me Marko Kralin, tė dy dhjolixhinj tė ahengut shkodran tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX. Dhjolixhinj tė dėgjuar kanė qėnė edhe Filip Muzhani (Shkodėr 1892-1953), Hafize Leskoviku e sazeve tė Leskovikut (fillimi i shek. XX); Muharremi i sazeve tė Korēės; Riza Nebati-Berat; Bido Hajro-Korēė; Kola i Qorres-Shkodėr; Xhemal Muzikanti i sazeve tė Pėrmetit (gjysma e dytė e shek. XX); Ēerēiz Mehmeti i sazeve tė Pėrmetit; Ethem Qerimi etj. Pėr ta kemi dhe pėrallėn e titulluar “Violinisti”.

Lit: Gurashi Kolė, Sheldia Gjush, “Ahengu shkodran”, tek alamanaku “Shkodra”, 1/1961, fq. 210; “Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar”, Vol. I, Tiranė 1961 etj.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia