Enciklopedia - Germa L

Labēe:

Shprehje e praktikės muzikore popullore.
Enci. Labēe do tė thotė qė krijimi muzikor popullor dhe mėnyra e interpretimit tė tij i pėrkasin muzikės popullore iso-polifonike Labe. Shiko labe iso-polifonia.

Labėrisht:

Shiko fjalėn labēe.

Labe iso-polifonia:

Njėra ndarje e iso-polifonisė shqiptare.
Enci. Pėrsa i pėrket shtrirjes gjeografike tė Labėrisė, sipas Ēabej: me kėtė emėr quhet ajo pjesė tokė jugperėndimore, kufiri i sė cilės fillon te katundi Lazarat nė jugė tė Gjirokastrės. Kufiri lindor shkon prej Lazaratit pėr sė gjati Malit tė Gjerė dhe pjesės jugore tė Malit tė Picarit gjer nė Tepelenė. Kėshtu vazhdon nė perėndim tė Vjosės kurse nė tė djathtė tė lumit shtrihet vendi toskė nė kuptimin e vėrtetė tė ngushtė tė fjalės. Kufiri zė nė veri katundin Mesaplik afėr Vlorės dhe vazhdon gjatė njė vije ideale qė shkon prej Mesaplikut nė Kudhėsin e afėrm; kufirin perėndimor e pėrbėn deti. Zonat kryesore etnografike qė pėrbėjnė Labėrinė janė Kurveleshi, Mesapliku, Drashovica, Topalltia, Treblova, Gorishti, Kudhėsi, Lopėsi, Kardhiqi, Rrėzoma, Bregdeti, Dukati. Labēe kėndohet gjithashtu nė Zagorie, Lunxhėri, Malėshovė, Rrėzė e Tepelenės, Dragot, Kras, Izvor, Buz, Mallakastėr, zona tė cilat mund t’i konsiderojmė si rrethinat tė Labėrisė. Popullsia labe, nėndahet nė “labė kristianė” (Rrėza e Tepelenės, Zagoria, Bregu i detit) dhe nė “labė muhamedanė” (blloku qėndror i popullsisė). Nė kėndvėshtrimin e sotėm tė ndarjes sė mirėfilltė administrative, nė Labėri bėjnė pjesė rrethet e Vlorės, Sarandės, Delvinės, Gjirokastrės, Tepelenės, Mallakastrės. Lidhur me iso-polifoninė labe ekzistojnė mėnyra tė ndryshme tė portretizimit dhe tė shpjegimit muzikor tė saj. Vetė tė kėnduarit polifonik nga populli konsiderohet misterioz dhe instiktiv, e nė pėrgjithėsi si njė dukuri qė mbart brenda reflekset e natyrės, zėrat e natės e ato tė tokės sė Labėrisė. Sipas Ēabej: pėrshtypja qė del prej polifonisė labe ėshtė mall i ashpėr dhe shpirt heroik. Ky qėndrim popullor ėshtė pėrmendur edhe mė pėrpara nė punime tė ndryshme kur thuhet se  nė kėngėt e malėsorėvet, sidomos nė jugė janė ruajtur akoma elemente tė jetės baritore, imitim i kėmborėve dhe i oshėtimave tė natyrės. Po sipas traditės popullore, dikur thuhej se ka ekzistuar edhe njė mėnyrė e tė kėnduarit tė iso-polifonisė, i kėnduari  natėn, nė kohėn kur mbushej ujė nė pus, apo pėr punėra tė tjera. Pėr kėtė nė Labėri mendojnė se nata e kullon kėngėn, pasi tė kėnduarit natėn dhe kėnga e natės nuk ka mision. Rėndom nė Labėri thuhet se ka “polifoni tė thatė”, e cila nėnkupton polifoninė qė kėndohet nė mal, si dhe “polifoninė e detit”. Kjo ėshtė vėnė re edhe nga Ēabej kur thotė se katundet e Vlorės bashkohen me Himarėn nė kėtė qė kėndojnė mė shumė si me tė shtyra, me hove, nė mėnyrė dallgash. Dugati me melodit’ e tija thellėkumbuese, Kurveleshi, Delvina, Gjinokastra, Lunxhėria e tė tjera janė po aq qėndra ngjyrash lokale tė kėngėve labe. Iso-polifoninė e  konstatojmė kryesisht tek burrat por edhe tek gratė, si dhe gati nė tė gjitha llojet e gjinive, duke filluar nga krijimet muzikore-poetiko me ngarkesė mitologjike e rituale, vallet, baladat e kėngėt historike, lirike, tė dashurisė, tė kurbetit, vajet, bejtet, etj,. Polifoninė e gjejmė edhe tek veglat muzikore, veēanėrisht tek ato qė janė polifonike qysh nė ndėrtim, si p.sh tek culadyjare. Nė polifoni ėshtė kėnduar nė dasma, vaje, festa tė ndryshme, pėrpara dhe pas betejave, nė natyrė, etj. Sė fundi, tė gjithė e dinė se kur bėhen bashkė dy lebėr nisin dhe kėndojnė. Katalogu i disa kėngėve popullore shqiptare regjistruar tek “ODEONI” nė vitet 1930-1940:

Ab 24.Vdekja e Naim Frasherit (laberisht).  Abdulah Rami.
      25.Kendona bilbil kendona (laberisht). Tatzati me shoket

ab 26.Vinte lumi trubulle (laberisht). Kadri Borshi me shoket
     27.Kenga e Ismail Qemalit (laberisht). Tatzati me shoket

ab 47.Haj te rim nga Mali te mbledhim Manushaqe.
     46.Nje te qare me gernete. Jonuz korēa me shoket

ab 28.Kenga e Halim Delos (laberisht).Fane rodi me shoket
     29. Kenga e Zenel Hoxhes (laberisht). Mufit Minxholi.

ab  51.Te plepi i Bilishtit (devollice)
      52.Qan Rehova Qan Nivica per Kalemne nga Rakica

ab  53.Te shkon ruga pas shtepis (Devollice)
      54. Qe nga Maj’ e Malit ta shtira Dylbine

ab   69.Moj e vogla ne Leme (Laberishte)
       70.Dolla ne Sabah nje cike (Laberishte)

ab    71.Shtepit e bardha ne brinj (Laberishte)
        72.C’u Nice per ne Janine (Laberishte)

ab    248.Diten e Shenkollit prisha Panaire (Laberishte).                                                                             
        249.Zura nje Thellez moj Neno

ab     250.Ibraim Pashe i Madh Imzot. Nje grup Elbasanash
         251.Sot me sot c’asht nje Elbasan. Nje grup Elbasanash

         225.Potpuri Shqiptare “C’po cuditem moj Hurije”.                              (Melodi Toskenisht me klarinet solo). Lojtur prej Bandes Ushtarake te Kom. Mbrojtjes Kombtare, dirigue prej Prof. Frano Vaculny Drejtor, i Bandes Ushtarake.

Lit: Ēabej Eqrem, “Studime gjuhėsore-V”, Prishtinė 1975; Shituni S, “Polifonia labe”, Tiranė 1989; Kruta B, “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, Tiranė 1989; Tole Vasil S, “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”, Tiranė 1999; Tole Vasil S, “Folklori muzikor -strukturė dhe analizė”, Tiranė 2000 etj.

Lahutė:

e.f. Vegėl popullore me njė tel, mbi tė cilin luhet me hark me qime tė pėrkulur qė pėrdoret kryesisht nė Shqipėrinė veriore dhe nė Kosovė. Etim. Sokoli: nga arab=dru (aloes); sipas Tagliavinit: “Al’ud”. Nė frėngj=leut dhe nė italishte=liuto. Nga italishtja ėshtė pėrhapur edhe nė gjuhė tė tjera ballkanike.
Enci. Nė vendin tonė me lahutė kėndohet eposi i kreshnikėve i cili ėshtė edhe repertori mė i gjerė dhe i plotė muzikor i kėtyre trevave. Pėrveēse kėndohet me lahutė, dendur nė vargjet e eposit, lahuta pėrmendet edhe me emėr:

Ia kan’ pru lahutėn prej palnet
edhe zharkun prej gomarit
edhe qime t’kalit t’mazit,
edhe at dorzėn e kish prej thanet.

Harku i lahutės ndėrtohet nga degėt e drurit tė thanės tė tėrhequra me qime argeci. Trupi i saj pėrbėhet nga kasa e drurit dhe lėkura mbėshtjellėse e kasės e cila zakonisht ėshtė lėkurė keci. Ndėrtimet mė tė zakonėshme tė kokės sė lahutės janė me kokė dhie qė sipas Prof. Sokolit: koka e dhisė nė bishtin e lahutės paraqet nė mėnyrė simbolike heroin tonė kombėtar-Skėnderbeun. Kėto quhen ndryshe edhe “lahutė me Skėnderbeg”. Lahutės i bijet ulur, kėmbėkryq pėr tokė. Sipas Pater B.Palajt: lahuta asht vegėl primitive dhe e thjeshtė. Pėrbahet prej nji kupzės sė drujtė nė trajtė vezake mbulue me lkurė, qi thirret shark, e ka nji bisht jo fort tė gjatė. Sipas Misos: lahuta e malėsorėve tanė tė Veriut pėrfaqėson arketipin mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark tė kontinentit evropian dhe se shtėpia pa lahutė nė veri quhet “shtėpi e lanun”. Sipas Fishtės (i cili ka shkruar edhe veprėn nė vargje me titull “Lahuta e Malcis”) kemi: lahuta asht nji instrument fort i pėlqyem prej njerzvet t’maleve t’ona, me t’cillen ata kndojnė lavdin a se vajtojnė dhimbjen e tyne. Asdreni ka shkruar se: Zani i ambėl i lahutės/Ky ėshtė kanga e Malėsis’. E gjejmė tė pėrdorur edhe si emėrtim: “Lahuta e butė e Dukagjinit”, pjesa e dytė e Vell XI tė “Visareve tė Kombit, Tiranė 1944, me 22 kėngė dashurie tė trevės sė Dukagjinit. Nė vitin 1913, u krijua shoqėria muzikore teatrale “Lahuta”. E gjejmė tė pėrdorur edhe me emrin gude.

Lit: A.Q.SH., fondi 441, dosja 28, viti 1937; Maximilian Lambertz, “Die Volksepik der Albaner”. Leipzig, Germany 1958; Majer Neogr. “Studien” IV 41, Bogdani P, “Cuneus Prophetarum”; Sokoli. R, “Figura e Skėnderbeut nė muzikė”, Tiranė 1978; Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981; Kadare I, “Autobiografia e popullit nė vargje”, Tiranė, 1981; Fishta Gjergj, “Estetikė dhe kritikė”, Tiranė; “Epika legjendare” II, Tiranė, 1983; Sokoli Ramadan, “Lahuta dhe kėngėt e kreshnikėve”, “Nėntori”, 1/1984; Shituni Spiro, “Eposi dhe lahura sot”, gaz. “Drita”, 1988, 1 Maj; Daja F, “Veēori themelore tė muzikės sė Eposit Heroik Legjendar”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 4, Tiranė 1989; Miso P, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė 1990; Sokoli R, Miso P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991; Camaj Martin, “Vepra letrare 3”, Tiranė 1996; Dedej Sulė, Balliēi Alfons “Isuf Myzyri”, Onufri 1996 etj.

Lahuri:

e,f., Vegėl muzikore popullore mbi tė cilėn interpretohet me hark.
Enci. Ka njė pėrdorim relativisht mė tė pakėt nė krahasim me lahutėn. Pėrdoret kryesisht nė rrethin e Matit e deri nė Peshkopi. Pjesėrisht e gjejmė tė pėrdorur edhe nė rrethin e Krujės.

Lit: Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981 etj.

Lahutar:

Muziktari popullor qė luan dhe kėndon me lahutė, rėndom e gjejmė edhe me pėrcaktimin aed ose rapsod.
Etim. Sipas Sokolit: emėr i sajuar nga fjala lahutė me sufiksin tar.
Enci. Sipas Gėrcaliut: tėrė rapsodėt e eposit, mjeshtėrinė e ekzekutimit tė kėngėve dhe tė tė rėnit e instrumentit e marrin nė mosha mjaft tė reja. Ka rapsodė qė mbajnė mend dhe interpretojnė deri nė 10-15 mijė vargje nga eposi. Lidhur me rapsodėt mė tė shquar, Pater Anton Harapi nė vitin 1937,  pėrshkruan nė dorėshkrimet e tij qė gjenden pranė A.Q.SH, takimin nė Theth me rapsodin-lahutar shumė tė njohur nė ato vite-Gjergj Pėllumbi. Ndėr muziktarėt e tjerė tė shquar nė kėngėtimin dhe interpretimin nė lahutė tė viteve ’20-‘40 pėrmendim: Pal Buli, Dodė Nikollė Loshi, Palok Ujka,  nė malėsi tė Madhe; Gjergj Pėllumbi, Marash Nikaj nė Dukagjin; Sokol Martini nė Mėrtur; Mirash Gjoni nė Curraj tė Epėr; Rrustem Ademi -Dreshaj (1829-1929)-Kuqishtė, Kosovė; etj. Pas viteve ’40 kemi: Misin Nimani-Sejdaj-Kosovė; Pol Vuksanin-Shkodėr; Gjin Bardhoshin-Nikaj Mėrtur; Prendush Gegėn-Pukė; Sokol Martini-Tropojė; Osman Arifi-Tropojė; Nikoll Sokolaj-Lezhė; Shaban Groshi-Pejė; Gj. Martini-Vermosh, Shkodėr; N.Delia-Totaj-Mėrtur, Tropojė; S. Rushvelaj-Grishė, Shkodėr; Zef Avdia-Curraj, Dukagjin;  Jonuz Delaj-Malėsi e Madhe etj. Kemi edhe femra rapsode me lahutė si: Katrina e Zikut, Dile Gjoni, Frange Curri (1900-1974), Cungė Smajlja, Sabile Fetahu, etj. Nė katundet e Rugovės-Kosovė pėrmendet si femėr lahutare Galė Osmanja-Mujaj. Me lahutarėt mė tė mirė tė vendit, ka pasė qenė organizuar nė qytetin e Lezhės “Takimi kombėtar i lahutarėve”.

Lit: “Kangė popullore shqiptare tė Kosovė-Metohisė”, Prishtinė 1952;Gėrcaliu M, “Tipi i rapsodit tė kėngėve tė krshnikėve”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 2, Tiranė 1986; Arapi F, “Kėnga popullore shqiptare mbi luftėn e Kosovės”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 2, Tiranė 1986; Uēi A, “Epika heroike dhe roli i saj nė folklorin shqiptar”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 2, Tiranė 1986; Shituni Spiro, “Festa e pėrbashkėt e lahutarėve”, gaz. “Zėri i Popullit”, 1986, 29 tetor; Neziri Zymer, “Tė dhėna gjeohistorike, etnokulturore dhe epikografike pėr katundet e Rugovės sė Poshtme”, Prishtinė 25/ 1995; Neziri Zymer, “Tė dhėna gjeohistorike, etnokulturore dhe epikografike pėr katundet e Rugovės sė sipėrme”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinė 26/1996 etj.

Lauri:

Vegėl muzikore popullore kordofone.
Enci. Lauria konsiderohet si njė njė familje me lahutėn, por me tre ose katėr tela. E gjejmė mė shumė tė pėrdorur nė rrethin e Matit. Aktualisht ka njė pėrdorim mė tė kufizuar se sa lahuta.

Leketeke:

Kėmborė bagėtije.
Etim. Onomatope.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Shqipėrinė e Veriut. Leketeket janė nė formė sfere, qė zakonisht jua vendosin kuajve. Shiko fjalėn kėmborė.

Lela Remzi- Ēobani:

(Pėrmet 1937  † Tiranė 1 Janar 1995)
Kėngėtar dhe muziktar i shquar popullor nė gėrnetė i gjysmės sė dytė tė shek XX.
Enci. Tė njohur me kėtė emėr brenda e jashtė Shqipėrisė, ky formacion instrumental shėnon rastin mė domethėnės tė organizimit tė formacionit tė sazeve brenda njė familjeje tė vetme nė gjysmėn e dytė tė shek.XX. Duke ringjallur traditėn e dikurshme tė kėtyre organizimeve, sazet e familjes Lela janė njėkohėsisht vazhdimi i zhvillimit tė Sazeve shqiptare por njėkohėsisht edhe njė koncentrat i historisė sė dikurshme tė formimit tė tyre. Fillimet e origjinės muzikore tė tyre lidhen me qytetin e Pėrmetit dhe veēanėrisht me tė jatin e tyre Manen i cili ishte llautar dhe kėngėtar popullor. Nė fakt strumbullari i vėrtetė i “Sazeve tė Familjes Lela” do tė bėhej Ēobani. Mė 1945-46 fillon tė ushtrohet me gėrnetėn qė i bleu babai e mė pas nė mėnyrė autodidakte si tė gjithė gėrnetaxhinjtė shqiptarė tė Sazeve. Pjesa e parė qė mėsoi ishin “ca gishta” nga kabaja e “Selim Stambollit”, tė cilėn ia dėgjoi edhe Usta Jonuzi i Lamēes i cili i dha zemėr. Rreth moshės 12-13 vjeē, i ati e merrte Ēobanin me vete nėpėr dasma dhe nė kohėn kur vėllai tjetėr, Rizai, filloi fizarmonikėn tė tre bėnė sė bashku njė grup, grup i cili ėshtė embrioni i  “Sazeve tė familjes Lela”. Punon pėr njė kohė si gėrnetaxhi nė kafe “Parisi” pa u ndarė nga dasmat, ku pėr njė pjesė tė madhe tė kohės punoi me violinistin e shquar tiranas Met Alia, dhe me muziktarin e bakllamasė Sotir Progri nga Leskoviku. Me formimin e Filarmonisė (1951) e mė pas tė Ansamblit Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore (1957), merr pjesė nė to e mė pas  nė ansamblin “Tirana” (1978-1990), sė bashku me vėllanė tjetėr Fatmirin, me llautė. Mė 1990 tė gjithė “Lelat” rigrupohen pranė “Shtėpisė Qėndrore tė Krijimtarisė Popullore” me kėtė pėrbėrje: Ēobani me gėrnetė e kėngėtar, Myslymi gėrnetė e dytė dhe kėngėtar, Ahmeti me fizarmonikė dhe kėngėtar, Fatmiri me llautė dhe kėngėtar, Bilali me def dhe kėngėtar, Shqiponja-kėngėtare dhe Ēeēoja me violinė. Rėndėsia e Sazeve tė “Familjes Lela” dhe nė veēanti e Ēobanit ėshtė e shumėanshme. Ēobani ishte njė nga gėrnetaxhinjtė mė virtuozė tė gjithė Sazeve tona tė Jugut, si dhe nga njohėsit mė tė mirė tė shumicės sė veēorive stilistike tė muzikės instrumentale e vokale tė folklorit tonė. Ka shkuar pothuajse nėpėr tė gjitha rrethet e Shqipėrisė me sazet, gjė qė ka ndikuar tek Ēobani pėr tė njohur pothuajse tė gjitha stilemat kryesore tė muzikės popullore shqiptare, e pėr t’i pasqyruar ato nė repertorin e tij. Ēobani, me intuitėn e tij tė lindur, dėshmoi se muzika popullore zhvillohet dhe pėrsoset nėpėrmjet proceseve tė brendshme dhe pikėrisht nėpėrmjet njohjes  sė tyre interpreti bėhet pjesė e rėndėsishme e pėrhapjes sė vlerave qindravjeēare.  Ndjeshmėria e tij e lartė emocionale ėshtė zhvilluar duke ruajtur tė pastėr “traditėn e vjetėr” siē shprehet vetė ai, duke iu kundėrvėnė tė gjitha atyre ndikimeve tė huaja, nisur nga ajo ē’ka ai besonte qė e kishte tė ngulitur shpirtėrisht. Kur studiojmė muzikėn qė Ēobani ka lėnė, dėgjojmė si gėrnetėn e Jugut (nė pjesėt e tij tė pėlqyera si “Kabanė myzeqare” apo “Ēamēe-beratēe”, “Pogonishte” ), po ashtu edhe Shqipėrinė e mesme. Pėr mė tepėr Ēobani thirret edhe si njė ndėr themeluesit e traditės sė “gėrnetės tiranase”. Prof. Zadeja e ka quajtur Ēobanin “…njė vokabolar dhe reformues tė vėrtetė tė kulturės sonė muzikore popullore”. Regjistrimet muzikore tė kėtij formacioni janė pranė Radio dhe Televizionit Shqiptar, Institutit tė Kulturės Popullore dhe shumė agjensive tė huaja muzikore. Ka regjistruar nė filmin “Gjeneral gramafoni” kabanė shumė tė njohur tė tij, si dhe ka dalė vetė me figurė dhe gėrnetė duke interpretuar edhe nė njė film tjetėr artistik tė realizuar nga kinostudio “Shqipėria e Re”. Ja disa nga kėngėt qė gjenden pranė Radio-Tiranės.

“Se dinja se vija nė dasėm”, 3’20’’, R. Lela, M. Xhemali, 1991.
“Shegė e kuqe”, 2’30’’, R. Lela, M. Xhemali, 1991.
“Qaj Maro, qaj moj bijė”, Sh.Lela , R. Lela, 1991.

Shiko gjithashtu kėnga popullore qytetare tiranase.

Lit: “Le Monde de la Musique” nr 157, viti 1992 me autor Frank Tenaille; “The Wire”, Tetor 1992 me autor Richard Scott; Viktor Sharra, “Politiques Culturelles et Action Artistique”, option “International”, fq. 64-67, Paris, 1993; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Lena Gaqo:

(Leskovik -1926)

Kėngėtar dhe muziktar i shquar nė lojėn nė gėrnetė.

Enci. Drejtues i sazeve qė mbajnė emrin e tij. Sazet e Gaqo Lenės janė formacioni qė jo vetėm lidh kulturat muzikore tė qyteteve tė Leskovikut me tė Pėrmetit, por  dhe paralajmėroi formimin e sazeve mė tė reja nė qytetin e Pėrmetit. Gaqo Lena nė vitet ’40 punon nė Pėrmet dhe po aty mėson gėrnetėn pranė Usta Vangjel Leskovikut. Megjithėse i ri, futet nė sazet e Usta Vangjelit si kėngėtar me njė repertor kėngėsh nga mė tė shquarat si “Hapi syt e zez tė na sjellsh beharė”, “Moj kunadhja leshverdhė”, “Kėngėn e Mahmudisė”, “Vajza e valėve”, “Ēupė e Veli Beut me nishan nė ballė”, etj. Pas kėsaj, nė vazhdėn e traditės sė krijuar nga Vangjel Leskoviku, ngre sazet e tij tė pėrbėra nga Nesimi, Asllan Tarja, Haliti.  Nė Korēė punon edhe me Usta Cilon, si dhe me Demkėn e “Demka & Hajro”. Nė Maj tė 1945 vjen nė Tiranė dhe punon sė bashku me Qemal Baton me violinė dhe tė shquarin Naxhi Berati. Mė 1946 rikthehet pėrsėri nė Pėrmet e Leskovik. Nė Leskovik krahas tij pėrmenden edhe sazet e Vasil Podės me gėrnetė, Llazo Podės me qemane dhe Vangjel Podės me llautė. Sazet e Gaqo Lenės nė kėtė kohė pėrbėheshin nga Mitro Apostoli, Kolo Nakja, Fishka dhe Vangjel Janushi. Ata bėnė muzikė nė Buhal, Kosinė, Kėlcyrė, Dangėlli, Lupckė, Frashėr, Tremisht, Kėlcyrė, Kosovė, Badėlonjė, Bėnjė, Lėshicė e deri nė Rėzė e Ēarshovė. Punon gjithashtu si sazexhi nė Lekovik, Kolonjė, Korēė e mė tej. Deri nė formimin e sazeve tė Usta Laver Bariut nė vitet 1950, sazet e Usta Gaqo Lenės ishin sazet qėndrore tė qytetit. Pas viteve ’50 ushtron veprimtarinė nė Leskovik e Kolonjė sė bashku me Usta Vangjel leskovikun duke marrė pjesė gjithashtu nė tė gjitha veprimtaritė e rėndėsishme kombėtare. Mė 1961 shpėrngulet nė Tiranė.

Lit: Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Leskoviku
Vangjel:

(Leskovik 1906 † Vlorė 1970)
Vangjel Leskoviku, kėngėtar dhe interpretues popullor nė gėrnetė. Drejtues i sazeve tė njohura tė Leskovikut tė viteve ’30.
Enci. Vangjeli, djali i madh i Apostolit dhe Kostandinės fillimisht ju kushtua studimeve pėr tu bėrė prift nė qytetin e Beratit. I ndikuar nga traditat e shquara tė Leskovikut nė muzikėn popullore, mėson qė nė moshė tė vogėl gėrnetėn nga mjeshtėr si Selimi Leskoviku dhe i jati i Selimit-Asllani. Mė 1922, ngre fillimisht nė Leskovik sazet e tij, tė pėrbėra nga i vėllai-Mitro Apostol Jorgo me qemane, Theodhor Gulon dhe Kolo Naken me llautė dhe kėngėtarė, duke u pagėzuar nė popull si sazet mė tė mira pas atyre tė “Selimit & Hafizesė”. Mė 1936, largohet nga Leskoviku dhe vjen nė Pėrmet ku pėrsos mė tej stilin dhe formimin e tij si mjeshtėr. Krahas sazeve tė “Demka & Hajro”, ai sė bashku me tė vėllanė-Mitron me violinė marrin pjesė si sazexhinj nė dasmėn e mbretit Zog.Para viteve 1940, i gjithė repertori muzikor i tij, duke pėrfshirė edhe Kabatė me gėrnetė janė tė regjistruara pranė “ODEON”-it. Pėr tė mund tė konstatojmė se ishte ndjekės i traditės tė interpretimeve virtuoze nė klarinetė tė nisur nga Selim Leskoviku, dhe po nė kėtė rrugė ai krijoi dhe i dha jetė edhe kabasė qė mban emrin e tij. Interpretimet e tij shkėlqejne nga gjenialiteti i perceptimit tė fakturės. Nga ēdo pikėpamje, Vangjel Leskoviku ishte nje reformator i stilit  tė quajtur “vėnēe” nė gėrnetė. Ai synoi dinamizimin e lojės sė gėrnetės nėpėrmjet shfrytėzimit tė mundėsive tė pathėna deri mė atėhere. Do tė ishte pa dyshim njė ndihmesė shumė e madhe pėr ne (pėr tė studiuar intenerarin gjeografik tė shtrirjes sė lojės sė sazeve tė Usta Vangjelit), nė rast se do tė dispononim “defterin” e tij, qė sipas bashkohėsve ai e mbante gjithnjė me vete pėr tė shėnuar “miqtė e rinj” qė zinte dhe “avazet e reja” qė mėsonte, nėpėr dasma e muhabete. Pas ēlirimit largohet nga Pėrmeti pėr nė Berat e mė pas nė Vlorė ku la njė ndikim shumė tė madh nė kėngėt popullore tė kėtyre qyteteve. Me sazet nė vitin 1950 merr pjesė nė festivalin e parė folklorik kombėtar qė u zhvillua nė Tiranė, si dhe nė tė tjera aktivitete folklorike etj. Usta Mediu dhe Vangjeli lanė njė ndikim themelor nė sazet e Pėrmetit tė pas viteve 1940. Meritė e tyre ėshtė se nė kėngėt popullore qė shoqėroheshin me saze, ata krijuan edhe “pavarėsinė” relative melodike tė linjave tė pėrcjelljes me vegla nga linja e kėngėtarėve. Ndėrtimi mė i preferuar pėr sazet  ka qenė 1 gėrnetė, 1 qemane dhe 2 llauta. Shpeshherė Usta Vangjeli pėrdorte edhe njė ndėrtim disi tė veēantė me 1 gėrnetė, 1 violinė dhe tre llauta. Defi nuk ka qėnė pėrdorur nė formacinet e para tė sazeve, si nė Pėrmet ashtu edhe nė Leskovik. Disqet e Sazeve tė Vangjel Leskovikut tė regjistruara tek “ODEON-i”:

Pllaka A237193a, ”E qara e Asllanit”.
Pllaka A237193a, “E qara e Asllanit”.
Pllaka A237227a, “Pėr mi Tepelenė ma kishe shtėpinė”.
Pllaka A237204b, “Penxheren e zotris sate”.
Pllaka A237219a, “Valle mė dysh”.
Pllaka A237220b, “Valle mė tresh”.
Pllaka A237200a, “Nerėnxė tė pata thėnė”.
Pllaka A237200b, “O ju male me dėborė”.
Pllaka A237201a, “Po kjo kollė e shkretė qė tė paska zėnė”.
Pllaka A237201b, “Po kjo anė e lumit ka bilbila shumė”.
Pllaka A237203a, “Kėnga e Gani Butkės”. Prej Vangjel Leskovikut.
Pllaka A237203b, “Rritu moj Bajame se ta shkoj Selvia”.

Veē kėtyre sazexhinjve, nė Pėrmet figuronin edhe mjaft formacione tė tjera Sazezh tė cilat nuk ishin larg nivelit dhe mjeshtėrisė sė tė parėve. Nė kėtė periudhė, nė Pėrmet zhvillojnė veprimtarinė edhe sazet e Halit Pėrmetit (nė Pėrmet thirrej edhe me emrin Haliti i Razos), dhe ato tė Usta Jonuzit i cili mė pas formon sazet e Radio-Tiranės. I konsideruar si mė i talentuari i brezit tė tij, Haliti shkėlqeu nė interpretimet mjeshtėrore nė klarinetė, interpretime tė ngjashme me ato tė Selim Asllan Leskovikut. Pėrveē formacionit tė Sazeve me muzikė popullore, bashkėkohėsit kujtojnė se ai interpretonte muzikė edhe pranė njė orkestretė qytetit tė pėrbėrė nga klarineta, violina, mandolina dhe kitara. Vdiq tepėr i ri nė moshė. Mbledhėsi i folklorit pėrmetar Pano Tase (Pėrmet 1903 † Tiranė 1978), ka mbledhur njė kėngė kushtuar vdekjes sė parakohshme tė Halitit. Kėnga titullohet “Seē vajte nė Korēė”.

Lit: Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998l; Tase Pano, “Ē’u kėput njė yll”, Tiranė 2001 etj.

Leva:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-la-si-do-re-mi-fa-sol.
Enci: Sipas R. Sokolit leva klasifikohet si perdja e dhjetė e ahengut popullor shqiptar i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit: Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia”, Tiranė 1965 etj.

Ligje:

Fjalė qė nėnkupton tė qarėn.
Enci. “E qara me ligje” ėshtė njė e qarė polifonike ndėrmjet vajtojcės kryesore dhe korit tė tė pranishmėve. Sipas Ēabej: ligjet pėrbėjnė njė nga pjesėt mė kryesore dhe mė tė bukura tė poezisė popullore tė Shqiptarėvet. Te kėta ėsht’ i gjallė kulti i tė vdekurve e i trimave. Me kėtė emėr gjendet kryesisht nė Labėri.

Lit: Ēabej Eqrem, “Studime gjuhėsore-V”, Prishtinė 1975 etj.

Liqeni Pelode:

Liqeni i Butrintit, vendi ku u njoftua vdekja e Panit tė madh.
Enci. Sipas Plutarkut: nė liqenin Pelode, nga njė anije u njoftua nė drejtim tė bregut se Pani i madh kishte vdekur. Sipas Prof. Sokolit: nė kultet blegtorale tė ilirėve, kjo qėnie mitologjike mbahej si mbrojtėse e barinjve, kopeve dhe kullotave. Pani ka ndėrtuar fyellin me shtatė vrima tė quajtur-syrinx.

Lit: Plutarchi charonenus-Aminia quae extant operum, red, Xylander, MD XCIX, f. 417; Sokoli Ramadan “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991;Zeqo Moikom “Aspekte tė mitologjisė ilire”, Tiranė 1996.

Lodėra:

e.f., Vegėl membranofone.
Enci. Veglėn membranofone tė lodrės e gjejmė tė pėrdorur kryesisht nė funksion tė vallėzimit popullor, si vegėl shoqėruese e zumares ose e ndonjė vegle tjetėr melodike. E gjejmė edhe me funksion solistik. Sipas Sokolit dėshminė mė tė vjetėr e kemi tek “Meshari” i Gjon Buzukut. Nė Dibėr, zona e Kastriotit, kemi  tė ashtuquajturėn “lodėr ēiftelie”, njė tip lodre me format tė vogėl e cila zakonisht pėrdoret pėr tė shoqėruar ēiftelinė.E gjejmė edhe nė formėn lodėrza. Shiko fjalėn daulle.

Lit: Sokoli R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981 etj.

Lodėrgramth:

e.m., mjet paramuzikor kordofon.
Enci. Pėrbėhet nga njė fill gramthi ose nga ndonjė rėnjė peme. Pėrdoret kryesisht nga fėmijėt.

Lit: Sokoli R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981 etj.

Lodėrtar:

Muziktari popullor qė interpreton nė lodėr.
Enci. Si fjalė del qė tek vepra e Pjetėr Bogdanit. Ndėr lodėrtarėt e shquar popullorė pėrmendim Xhemaliun e Kukėsit, Lul Carėn e Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, lodėrtarėt e ansamblit folklorik tė Karadakut dhe Rugovės-Kosovė, Qamil Duēi-Ladorisht etj.

Lodėrti:

Daulle e madhe.
Enci. Lodėrtia pėrdoret ne mėnyrė tė veēantė pėr tė shoqėruar vallet trimėrishte tė burrave nė Shqipėrinė e Veriut dhe nė Kosovė. Nuk ka njė pėrdorim tė dendur ne muzikėn popullore veriore.

Lodėrza:

Shiko fjalėn lodėra.

Logatje:

Gjini muzikore popullore vajtuese.
Enci. Logatja zė fill kur interpretuesi popullor merr shkak prej kujtimit tė tė ndjerit, tė cilit i kushtohet logatja (pėr kėtė shėrben ndonjė send apo veshje e mbajtur prej tij), e nė kėtė rast largėsia reale prej tij ėshtė e tipit “as afėr por as larg”.

Lojėra muzikore popullore:

Njė klasifikim i lojėrave popullore.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: ēėshtja e gjenezės sė kėsaj dege tė krijimtarisė popullore ėshtė shumė e koklavitur. Gjithsesi duhet pranuar se djepi i shumicės sė shfaqjeve popullore ėshtė vetė jeta tradicionale e vendit. Nė kėtė klasifikim tė lojėrave popullore do tė fusim tė gjitha ato lojėra popullore tė cilat kanė nė strukturėn e ekzistencės dhe tė zhvillimit tė tyre objektet, veglat ose tė kėnduarin muzikor popullor. Sipas Zef Jubanit: kishte me qenė nevoja me themelue festa kombėtare, ku me konkurue e tė gjithė pa dallim pėr me ushtrue nė tė gjujturit e shenjit e ndėr lojna gjimnastikore, ku kėrcimet, vallet kombėtare duhet tė jenė tė frymėzueme prej muzikės dhe kjo kombėtare. Ndėr kėto lojėra do tė evidentonim lojėrat me kėngė: “Caf-caf”, “Litari i gjatė”, “Suta”, “Bleta”, “Loja e gunave” qė i gjejmė nė Elbasan, Gramsh, Berat, Durrės, Tiranė, Vlorė, Tepelenė, dhe Shkodėr; lojėn popullore me kungullishtet e thata tė mbushura me guralecė: “Qorthi nė litar”-Myzeqe, Pogradec, Shkodėr, “Gjetja e shoqes sipas zhurmės”-Mirditė, “Qorapetkat”-Korēė, “Nė rreth tė shokės”-Mitrovicė, “Shokaz”-Opojė etj; lojėn popullore me zile e kėmborė: “Baresha”-Lezhė, “Kėmborėt nė kėrrabat e ēobanit”-Gjirokastėr; lojėn popullore me tepsi “Bluaj mulli”-Lezhė dhe “Loja e tepsisė”-Shkodėr etj. Nga viti 1971 nė Shqipėri janė organizuar festivale lokale dhe kombėtare tė lojėrave popullore.

Lit: Sokoli Ramadan, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981; Bushati Enver, “Lojėra popullore”, Tiranė 1990 etj.

Lotore:

Enė pėr tė mbledhur lotėt e tė vdekurve.
Enci. Sipas Konicės: ishte Shtjefėn Gjeēovi (vrarė mė 14 tetor 1929 nga serbėt) i cili e kishte zbuluar lotoren “lcxumatorium”, gjatė kėrkimeve tė tij arkeologjike nė veri tė Shqipėrisė. Tė vjetrit besonin se tė vdekurit qanin tė shkuarit e jetės sė tyre. Pėr kėtė arsye lotorja vendosej nė var sė bashku me tė vdekurin qė ky tė kishte ku tė mblidhte lotėt. Krahas lotores Gjeēovi ka bėrė shumė pėrpjekje pėr evidentimin e tė gjitha monumenteve tė kulturės sė popullit shqiptar ndėr shekuj. Ideja e tij qė nė ato vite ishte ngritja e njė arkivi dhe muzeu me gjetjet arkeologjike. Njė ndėr gjetjet e tjera tė tij nė fushėn e muzikės ishte edhe kėmbana e Krujės e vitit 1462.

Lit: Adhami Stilian, “Shtjefėn Gjeēovi, njė ndėr pionierėt e mbrojtjes dhe gjurmimit tė monumenteve”, tek “Monumentet”, 1981, nr. 2; Adhami Stilian, “Shtjefėn Gjeēovi, hulumtues i shquar”, tek “Nėndori”, 1981, nr. 1; Konica Faik, “Vepra”, Tiranė 1993 etj.

Ligjėrim:

Vajtoj, qaj me ligje njė tė vdekur.
Enci. Nė disa raste pėrdoret edhe pėr kėngėn e bilbilit.

Linga:

f.       “zile e vogėl; zile e bagėtisė”; lingėz f. “lingė e vogėl”.
Etim. Ēabej: Fjalė e geg. Veriore, mbase njė formim onomatopeik.
Enci. E gjejmė tė pėrdorur nė praktikėn muzikore popullore tė barinjve veriorė.

Lingė:

Vegėl muzikore popullore.
Enci. Linga ėshtė gjuhėza e ziles. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė muzikėn popullore tė Shqipėrisė veriore. Shiko fjalėn linga.

Luaj luej:

loz; lodė: r f. “lojė; daulle”; lodėrtar m. “ai qė i bie lodrės”; lojė f. Etim. Sipas G.Meyerit (f.248. Alb Studien III 77, IV 93) “…luaj rrjedh prej lat.ludere”. Sipas Ēabej: nga dy format e fjalės, loz ėshtė primarja, luaj analogjike.
Enci. Si fjalė del pėr herė tė parė tek Buzuku (LXXV/2=LXXXXV/2, Korintasit I 10,7; XLII, Isaia 58, 6; L,Luka 15,25): Ndėnj populli me ngranė e me pim, e mbasandej u ngritinė me luojtunė”……..e tue ardhunė u afėruo shtėpisė, gjegj lodėrtitė e valletė”. E gjejmė gjithashtu edhe tek Budi (SC 48): “A mos kishnje ndr ato dit shinte luojtunė nvalle….. e qishdo ashtu tjetėr lodėrtie”.

Luli-lulat:

Shiko fjalėn kėngė djepi.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė fshatrat e Malėsisė sė Sharit tek shqiptarėt e Maqedonisė.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia