Enciklopedia - Germa I

Idajet dhe Jashar Sejdiu:

Vėllezėr, muziktarė popullore tė shqiptarėve tė Tetovės.
Enci: Trashėgojnė dėshirėn pėr muzikėn popullore nga gjyshi i tyre Jusufi, i cili ishte shumė i njohur si kėngėtar popullor. Mė 1978 antarėsohen pranė SH.K.A “Xheladin Zeqiri” nė Tetovė. Qysh nė moshė tė re kėndojnė sė bashku dhe nė vitin 1978 bėjnė regjistrimet e para pranė Radio-Tetovės dhe mė 1979, regjistrohen dhe filmohen pranė televizionit tė Shkupit. Nė vitet 1995-1999 kanė marrė pjesė nė “Odėn dibrane”-Peshkopi, dhe mė 1995 vlerėsohen si “Rapsodėt mė tė mirė” nė festivali “Preshevė 1995”. Repertori i tyre mbėshtetet nė kėngėt tetovare, kėngė tė cilat janė bėrė mjaft tė njohura edhe prej interpretimeve tė tyre. Pėrvecse kėndojnė tė shoqėruar me vegla popullore, ata vetė interpretojnė nė disa prej tyre si: ēifteli, sharki, def, fyell, etj. Pėrveēse interpretė tė kėngės popullore, ata kanė mbledhur edhe njė pjesė tė kėngėve tė vjetra tė kėsaj treve, tė cilat i pėrcjellin mė tej me aktivitetin e tyre folklorik. Me kėngėt e kėnduara prej tyre kanė realizuar disa audio-kaseta.

Idiofone:

Kategori e klasifikimit tė veglave muzikore popullore.
Enci. Nė kėtė kategori futen vegla popullore si: gurėt, tokėza, ēanga, cinglat, rraketakja, rrekėza, gėrrėza, tingėzat, stringlat, lugėt, masha, tepsia, kėmborėt dhe zilet, cungrama etj. Kėto vegla i nxjerrin tingujt nga vibrimet e trupit tė tyre tė ngurtė tė realizuara me goditje, fėrkim, tundje etj.

Lit: Sokoli R, Miso P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991 etj.

I.A.P:

Instituti Albanologjik i Prishtinės.
Enci. Instituti mė i rėndėsishėm shkencor nė Kosovė. I.A.P themelohet nė muajin shtator tė vitit 1967. I.A.P lindi si nevojė e zhvillimit tė mėtejshėm tė shkencės shqiptare nė Kosovė. Nė strukturėn e tij tė ndėrtimit I.A.P ka gjashtė degė: gjuhėsi, letėrsi, folklor, histori, etnografi dhe degė e pėrgjithshme. Brenda degės sė folklorit kryen veprimtarinė e tij edhe sektori i etnomuzikologjisė pranė tė cilit ėshtė edhe arkivi i sistemuar me rreth 100.000 njėsi folklorike. I.A.P ka organin e tij periodik “Gjurmime Albanologjike me tre seri: shkenca filologjike, historike, folklor dhe etnologji. Viti i parė i botimit tė revistės pėrkon me vitin e themelimit tė I.A.P-1968. Nė gjuhė tė huaj, I.A.P boton revistėn “Recherches albanologiques”.

Lit: “Njėzet vjet tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės”, Prishtinė 1987 etj.

I.K.P:

Instituti i Kulturės Popullore.
Enci. Instituti i Kulturės Popullore ėshtė institucioni qėndror nė varėsi tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, i cili ka pėr objekt studimin, ruajtjen dhe publikimin e vlerave tė folklorit dhe traditės popullore shqiptare nė pėrgjithėsi. I.K.P u krijua nė vitin 1979 mbi bazėn e Institutit tė Folklorit, ky i ngritur nė vitin 1960. Pjesė e rėndėsishme e I.K.P ėshtė Dept. i etnomuzikės dhe koreologjisė si dhe Arkivi i I.K.P, mė i pasuri me regjistrime muzikore popullore nga gjithė trevat ku jetojnė dhe banojnė shqiptarėt. Fillimet e kėtij arkivi shėnojnė kontributet e  muziktarėve Eftim Dheri dhe Mexhit Daiu. Pranė sektorit tė etnomuzikologjisė kanė dhėnė kontributin e tyre studiues tė shquar tė folklorit muzikor shqiptar si Eftim Dheri, Mexhit Daiu, Beniamin Kruta, Spiro Shituni, Piro Miso, Ferial Daja, Hysen Filja, Kujtim Shkreli, Mustafa Basha etj. Pranė kėtij sektori funksionon edhe rrjeti i bashkėpunėtorėve tė jashtėm, tė cilėt krahas tė parėve kanė dhėnė dhe japin kontributin e tyre nė mbledhjen dhe studimin e folklorit muzikor mbarėshqiptar. I.K.P boton disa organe shkencore ndėr tė tjera revistat “Kultura Popullore” dhe “Ēėshtje tė folklorit shqiptar”. Pjesė e rėndėsishme e veprimtarisė sė tij janė edhe botimi i kolanave “Mbledhės tė folklorit”, etj.

Lit: Sako Zihni, “Nė institutin e folklorit”, “Nėndori”, 1965, nr. 5 etj.

Iso:

Zėri i fundit i kėngėve iso- polifonike tė Shqipėrisė Jugore.
Enci. Iso kėndohet nga kori i kėngėtarėve. Zakonisht ėshtė zėri i tretė nė kėngėn polifonike toske dhe zėri i tretė ose i katėrt nė kėngėn polifonike labe. Fakt ėshtė qė nė popullsinė e trevave iso-polifonike, krahas fjalės Iso pėrdoren edhe nje varg emėrtimesh tė tjera, si: grupi qė “mban zė”, qė “i mbushin” (mbushėsit), qė “zien”, “mbajnė e”, mbajnė Kaba” etj. Tek “Fjalor i Gjuhės sė sotme shqipe”,  Tiranė 1980 kemi: ISO,~Ja f. 1. Zė i njėtrajtshėm, qė zgjatet pa u ndryshuar dhe qė shoqėron e mbeshtet zėrat kryesore nė njė kėngė me shumė zėra a njė melodi. Iso e fortė (e gjatė, e ngadalshme). Isoja labe (myzeqare). Isoja e burrave (e grave, e tė rnjve). Kėnge me iso. Iso, more djema, iso! Kėndojme (ia marrim) me iso. Mbaj (bėj) iso me zė (me fyell);  tek “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Tiranė 1985 kemi: tingull i zgjatur qė mbahet nga njė ose mė shumė veta gjatė shoqėrimit tė kėngėve polifonike me 3 dhe 4 zėra. Pėr tė arritur nė njė pėrcaktim sa mė real rreth isos ėshtė deri diku e vėshtirė pasi rreth saj ekzistojnė me tė drejtė interpretime tė ndryshme. Nuk dihet se kur fjala iso u pėrdor pėr herė tė parė pėr tė karakterizuar korrin e kėngėtarėve qė “mbajnė zėnė”, por ka shumė mundėsi qė ajo si terminologji e pėrdorur nga vetė populli nė muzikėn polifonike jugore, tė mos jetė mė e vjetėr se 200-300 vjet. Me sa kemi vėnė re, ende sot nė disa zona tė konservuara tė muzikės polifonike jugore, fjala “iso” ose nuk gjendet dendur  ose pėrdoret krahas tė tjerave fjalė qė shėrbejnė pėr tė karakterizuar fenomenin e zėrave tė mbajtur gjatė nga korri i kėngėtarėve. Nė kėto vende ideale pėr tė konstatuar fenomenin e polifonisė kanė qėnė pėrdorur dhe ende pėrdoren fjalė formimet tipike shqiptare pėr tė karakterizuar kėtė dukuri shumė tė rėndėsishme tė polifonisė sonė popullore. Ndėr kėto forma pėrmendim: “ja mbush”, “mbajnė zėnė”, “bėjmė e”, “mbajmė kaba”, “mbajmė avaz”, “ziejmė”. Theksojmė ekzistencėn e kėtyre varianteve nė pėrcaktimin e kėsaj dukurie, pėr faktin se fillimisht fjala “iso” nė praktikėn popullore nuk kishte fituar kėtė kuptim, qė me kalimin e kohės mė pas e gjejmė tė shkrirė nė njė tė vetme tek kjo fjalė simbol. Ka shumė mundėsi qė fjala “iso”, tė jetė ndihmuar nė pėrhapjen e saj nga formacionet e sazeve popullore nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, fillimi i shek. XX. Nga vėshtrimet e hollėsishme mbi tė, Isoja si koncept nė muzikėn popullore, nė vetvete fsheh njė strukturė tė tėrė e cila lidhet sa me prejardhjen e polifonisė por dhe kodin gjenetik tė shqiptarėve. Iso-koncepti ėshtė njė “extra musical sound”,  i cili si i tillė ngelet fenomeni mė i pa kontestueshėm i strukturės sonė gjenetiko-muzikore. Ajo nuk ėshtė kursesi njė tingull i temperuar, sepse asnjėherė nuk ka qėnė parakuptuar pėr tė funksionuar si  i tillė. Isoja mban shumė ndėrthurje zėrash rreth njė qėndre e cila nė tėrėsi pėrcaktohet si njė notė e caktuar . Mėnyra sesi kjo cluster-tonikė “popullore” identifikohet nė intonacionin e saj ėshtė njė problem tjetėr, por Isoja brenda njė cluster zėrash mbi njė notė fsheh “para projektimin grafik” tė polifonisė. Njeri prej kapitujve tė romanit “Koncert nė fund tė dimrit” tė Ismail Kadaresė mban titullin “Iso pėr tė gjitha pjesėt”.

Lit: Kadare Ismail, “Dimri i madh”, Tiranė 1977; Kruta Beniamin, “Kultura Popullore 1/1991”; Tole Vasil S, “Folklori Muzikor-polifonia shqiptare”, SHBLU 1999 etj.

Iso polifonia dy zėrėshe:

Formė e iso-polifonisė shqiptare.
Enci. E konsideruar si forma mė e thjeshtė e polifonisė shqiptare, iso-polifonia 2 zėrėshe ėshtė e pėrhapur nė tė gjithė jugun e Shqipėrisė. Iso-polifoninė dy zėrėshe (marrje dhe prerje) e hasim si tek gratė ashtu edhe tek burrat. Pėrhapja gjeografike prek pa dallim pothuajse tė gjithė hapėsirėn gjeografike tė pėrfshirė nė Toskėri dhe nė Labėri si rrethet e Korēės, Librazhdit, Pogradecit, Kolonjės, Fierit, Shpatin e sipėrm tė Elbasanit, Myzeqenė bregdetare, Myzeqenė e Vlorės, qytetin e Vlorės, lumi i Vlorės, fshatrat e Beratit, Mallakastėr, Gjirokastėr-qytet, Lunxhėri, etj. Ėshtė vėmė nė dukje se polifoni me dy zėra e dy kėngėtarėve kėndohet, kryesisht nga gra tė qytetit tė Gjirokastrės, burra tė fshatit Dukat tė rrethit tė Vlorės. Lidhur me kėndimin e veēantė tė dyzėrėshit nga Dukati, mendohet se ndeshet mė rrallė dhe ka njė shtrirje hapėsinore dhe gjinore mė tė kufizuar. E ndeshim kėtė mėnyrė ekzekutimi vetėm nga dy individė, te gratė shqiptare tė Maqedonisė tė zonave tė Dollit, Zajazit, Kėrēovės, Tetovės, etj., nė Labėri vetėm nė fshatin Dukat tė rrethit tė Vlorės dhe tė ekzekutuar vetėm nga burrat, ndėrsa nė Toskėri nė disa fshatra tė Myzeqesė bregdetare dhe kryesisht nė brezin e grave tė reja. E ndeshim kėtė lloj dyzėrėshi edhe nė Arbėreshėt e Kalabrisė ku ka njė pėrhapje dhe njė pėrdorim tė gjerė edhe sot e kėsaj dite. Sipas opinionit tė Lorenc Antonit kėngėt dy zėrėshe tė Kėrēovės do tė jenė krijuar ndoshta tė frymėzuara prej tė kėnduarit shumėzėrėsh tė toskėve fqinjė. Megjithėse janė bėrė lloj-lloj klasifikimesh duke u ndarė nė variante tė shumta, iso-polifonia dy zėrėshe mbart nė pėrgjithėsi marrėdhėniet ndėrmjet marrėsit dhe prerėsit, tipar thelbėsor ky i iso-polifonisė jugore, si nė Toskėri dhe nė Labėri, pavarėsisht sasisė sė njerėzve nė interpretimin e saj. E rėndėsishme tė theksohet ėshtė se si tip qėndror ėshtė dy zėrėshi me ison e fshehur pėrgjatė zhvillimit melodik tė zėrave. Pėr mendimin tim, dy zėrėshi nė pėrgjithėsi nuk duhet konsideruar si njė stad i parė i shumėzėrėshit polifonik. Theksoj faktin se sipas meje iso-polifonia nuk ka patur ndonjė zhvillim historik nė formimin e tipareve tė saj me dy, tre apo katėr zėra por gjithmonė ka funksionuar si njė lėndė e pėrbashkėt e cila ka qėnė thėrmuar nė kėto trajta tė klasifikuara si tė tilla. Prandaj dy zėrėshi iso-polifonik nė dukje ėshtė njė dyzėrėsh, por nga funksionet qė kryen ėshtė njė “tre zėrėsh i fshehur”, i “reduktuar” nė dy zėra. Ajo ē’ka tjetėr duhet thėnė ėshtė e lidhur me faktin se nuk mund tė ketė klasifikime tė dyzėrėshit nisur vetėm nga konstatime melodike, apo qoftė edhe nga preferencat ritmike tė kėngėve. Nuk mund tė ketė dy zėrėsh jashtė konceptit tė iso-pedalit, veēori e cila pėrfshin gati tė gjitha format e ekzistencės sė dy zėrėshit nė muzikėn iso-polifonike jugore.

Iso polifonia katėr zėrėshe:

Formė e iso-polifonisė shqiptare.
Enci. Iso-polifonia 4-zėrėshe konstatohet vetėm nė folklorin muzikor lab. Themi kėshtu, pasi ajo formė e tė kėnduarit katėr zėrėsh qė hasim nė iso-polifoninė toske tė Skraparit, nuk ka arritur deri mė sot tė strukturojė njė zė tė katėrt tė plotė ashtu si nė iso-polifoninė labe. Sipas Shitunit: nėse tradicionalisht, mė e pėrhapur ka qėnė polifonia trizėrėshe, nė ditėt tona popullaritet mė tė madh ėshtė duke fituar polifonia katėrzėrėshe. Nė strukturė, 4-zėrėshi lab reflekton tė njėjtat tipare si tre zėrėshi, por me njė zė +. Ky ėshtė “hedhėsi” i cili ėshtė karakteristik pėr kėngėt polifonike tė Gjirokastrės, tė bregut tė detit dhe Himarės, aq tė njohura nėpėrmjet interpretimeve tė grupit polifonik tė Xhevat Avdallit dhe Neēo Mukos. Deri mė sot ėshtė pranuar se Neēo Mukos i njihet edhe konsolidimi i zėrit tė “hedhėsit” nė kėngėt polifonike tė Bregut. Sipas Krutės: ky lloj hedhėsi nuk ndjehet nė zona tė tjera tė Labėrisė… kemi tė bėjmė kėtu me njė dukuri tė rėndėsishme e cila duhet tė jetė produkt i njė njeriu tė mėsuar dhe ka tė ngjarė tė jetė kėtu Neēo Muko (Marioti) qė kreu qoftė dhe me intuitė kėtė eksperiment sa tė thjeshtė nė dukje aq edhe interesant nė ēėshtje tė tingėllimit tė polifonisė dhe jo vetėm tė asaj tė Bregut tė Detit por edhe tė polifonisė labe nė pėrgjithėsi. Nė fakt, roli i hedhėsit nė kėngėn labe nuk ėshtė njė dukuri e re. Ėshtė e vėrtetė se Neēo Muko evidentoi nėpėrmjet regjistrimeve nė vitet ’30 disa tipe kėngėsh katėr zėrėshe me rol shumė tė zhvilluar tė hedhėsit, por kjo nuk ėshtė arsye e mjaftė pėr tė thėnė se si strukturė “hedhėsi” nuk ndjehet nė zona tė tjera nė Labėri. Shembujt muzikorė qė provojnė ekzistencėn e kėtij tipi mund tė jenė disi mė tė mėvonshėm, por e rėndėsishme ėshtė tė theksohet se stilema e tij muzikore gjendet rėndom nė folklorin muzikor. Njė vend shumė tė rėndėsishėm nė kėngėn katėr zėrėshe polifonike zė edhe polifonia e qytetit tė Gjirokastrės me “marrės”, “prerės”, “hedhės” dhe “iso”. E konsideruar si “kėngė pleqėrishte”, nė tė do tė konstatojmė njė mėnyrė shumė tė vjetėr tė kėnduari. Ajo qė e bėn shumė interesante polifoninė katėrzėrėshe tė qytetit tė Gjirokastrės ėshtė e lidhur me faktin se kėnga polifonike vokale ka qėnė dhe mbetet alternativa kryesore e muzikės popullore qytetare gjirokastrite. Nė ndryshim nga masivi i kėngės labe i cili shfaqet mė shumė vertikal se sa horizontal, kėnga polifonike e qytetit tė Gjirokastrės zhvillon dhe shfaq iso-polifoninė mė horizontale nė gjithė Labėrinė. Me sa duket, pėrsosja e kėngės fshatare pėrreth Gjirokastrės prej tė cilės buron kėnga qytetare Gjirokastrite, ka ardhur sė bashku me rritjen dhe zhvillimin e vetė banorit tė Gjirokastrės. Ndryshe dhe si asnjė qytet tjetėr, muzika popullore qytetare gjirokastrite nuk pranoi futjen e veglave muzikore muzikore-sazet, siē ndodhi nė 99% tė qyteteve shqiptaro jugore, por pėrsosi kėngėn polifonike tė traditės gjė qė e vazhdon edhe sot.

Iso polifonia tre zėrėshe:

Formė e iso-polifonisė shqiptare.
Enci. Iso-polifonia tre zėrėshe ėshtė mbizotėruese nė repertorin iso-polifonik popullor tė fshatrave tė Shqipėrisė sė Jugut, apo e njohur si iso-polifonia vokale, dhe ajo qytetare e shoqėruar me saze. Kjo ėshtė forma bazė e shfaqjes sė polifonisė sonė, ku zėrat janė tė individualizuar jo vetėm nė pikėpamje melodike, por ata kanė edhe pėrcaktimet e tyre kuptimplota pėr rolet qė kryejnė. “Marrėsi”, “prerėsi” sė bashku me ison, formojnė trion e pėrveēme tė personazheve tė polifonisė sonė vokale. Duhet theksuar se iso-polifonia tre zėrėshe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ėshtė e kėnduar nga burrat. Tendencat e sotme e sjellin atė edhe nė forma mikste, por tre zėrėshi polifonik tradicional ėshtė tre zėrėsh burrash. Kjo formulė origjinale e polifonisė sonė u trashėgua edhe nė muzikėn popullore qytetare tė Shqipėrisė sė Jugut, apo siē njihet ndryshe nė muzikėn iso-polifonike me saze. Tejbartja dhe respektimi i kėsaj formule nė njė terren tjetėr (nė terrenin e njė formacioni qytetar me vegla), ishte ai qė pėrcaktoi qartė sa vijueshmėrinė e konceptimit popullor mbi kompozimin e parametrave teknike, aq dhe sigurimin dhe zhvillimin e formulės gjenetike tė shprehjes sonė muzikore tradicionale, me mjete tė tjera. Qė kėtej e tutje (fundi i shek. XIX fillimi i shek. XX), gėrneta-gėrnetisti = marrėsi, do tė ishte zėri i I (ose ai qė “ja thotė”, “ja nis”, “e merr”), violina-dhjolixhiu = prerėsi, zėri i II (ose ai qė “ja pret”, “ja kthen”, “e thyen”, “ja mban”, “qė e merr pas”), dhe llauta me shumė tela-llautari do tė zėvendėsonte ison masive (nė rolin e atyre qe “ja mbushin” “qė mbajnė zėnė”), kjo e shfaqur si skema e pėrgjithshme e organizimit tė tyre. Nė kėngėn qytetare me saze do tė konstatojmė njė barazpeshė tė sekseve nė tė kėnduarin e repertorit polifonik qytetar. Sot vėrejmė krahas polifonisė vokale edhe simotrėn e saj, iso-polifoninė me saze, e cila ėshtė dukuria mė bashkėkohore dhe mė e zhvilluar e polifonisė popullore shqiptare. Nga muzika tre zėrėshe qytetare me saze do tė pėrmendnim shumė tė njohurat muzikė qytetare pėrmetare, korēare, leskoviqare, vlonjate, delvinjote etj. Gjithashtu tre zėrėshi vokal iso-polifonik vazhdon praktikimin dendur tė tij nė pjesėn mė tė madhe tė Toskėrisė dhe tė Labėrisė. Ndėr zonat mė karakteristike tė tre zėrėshit polifonik vokal tė fshatit do tė veēonim polifoninė e Skraparit, Gramshit, Devollit, Gjirokastrės, Kolonjės, Sarandės, Vlorės etj. Sipas Sokolit: gjatė studimit tė veēorive tė tre-zėrėshit polifonik ėshtė vėnė re kumbimi i brendshėm i zėrit tė disa kėngėtarėve tė Shqipėrisė juglindore kur ja kthejnė me grykė nė kėngėt polifonike me iso; nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė farė “jodelli” shumė karakteristik. Do tė theksonim gjithashtu se iso-polifonia 3 zėrėshe ėshtė pjesė pėrbėrėse e rėndėsishme edhe e folklorit koreografik. Bashkekzistenca e polifonisė me folklorin koreografik ėshtė njė nga format origjinale tė bashkėjetesės sė muzikės popullore polifonike me koreografinė popullore, si shprehje e lashtėsisė sė saj. Ashtu siē gjejmė nė ndėrtimin tipik tė polifonisė marrėsin, prerėsin dhe ison, ashtu do tė konstatojmė edhe nė kėtė tip tė krijimtarisė koreografike kėtė strukturė tė ngjashme. Nė kėtė rast, ėshtė polifonia e cila ka sugjeruar me strukturėn e saj tė ndėrtimit edhe strukturėn pėrkatėse tė valles popullore. Nė njė fjalė tė urtė e cila pėr tė transmetuar mesazhin e saj ka pėrdorur tė dhėnat strukturore tė valles polifonike thuhet: “Vallen nuk e lot mirė ay qė e heq, po ay qė ia mban”.

Ismani Hajri:

(Gjermė-Malėsi e Sharrit 16.02.1952)
Rapsod i njohur i bjeshkėve tė Sharrit.
Enci. Lindi nė fshatin Gjermė tė njohur pėr traditat muzikore folklorike. Trashėgon prej familjes sė tij tė dhėnat muzikore si dhe dėshirėn pėr tė interpretuar nė vegla popullore si ēiftelia, sharkia apo dhe vegla mė tė thjeshta tė marra prej natyrės. Nė moshėn 17 vjeēare fillon jetėn e tij artistike si rapsod nė interpretimet me ēifteli. Nė vitet 1975-1985 ėshtė antar i shoqėrisė kulturore artistike “Xheladin Zeqiri” pranė tė cilės ka zhvilluar njė aktivitet tė dendur foklorik dhe nė vitet ’90 formon shoqėrinė “Bjeshkėt e Sharrit”. Ka marrė pjesė nė aktivitetet qėndrore foklorike qė organizohen nga shqiptarėt e Maqedonisė ndėr to edhe nė festivalet “Sharri kėndon” dhe “Oda dibrane”. Hajri Ismanit i njihet autorėsia pėr disa kėngė qė tashmė konsiderohen si popullore si p.sh kėnga pėr dėshmorin “Mujdin Aliu” apo “Kėngė pėr kurbetin”. Si rapsod popullor ka pėrcjellė mė tej gjithė repertorin e vjetėr tė kėngėve popullore vokale tė Bjeshkėve tė Sharrit.

Ixgla:

Term i praktikės muzikore popullore.
Enci. Fjala ixgla pėrdoret nė tė gjitha ato raste kur kėngėtari kėndon me shumė zbukurime kėngėn popullore. E gjejmė tė pėrhapur nė Labėri.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia