Enciklopedia - Germa J

Ja mbush:

Shiko fjalėn iso.

Ja nis:

Sinonim i fjalės marrėsi.
Enci. Zėri i parė i kėngės iso-polifonike jugore. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Librazhd.

Ja thotė:

Sinonim i fjalės marrėsi.
Enci. Zėri i parė i kėngės iso-polifonike jugore. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Librazhd.

Jare:

Tipologji e veēantė e ahengut shkodran.
Etim. Sipas T. Dizdarit nga arab. “jar”. “Jar”-“mik, shok, dashnor, objekt dashurie”. Po nė turq. “jar”.
Enci. Sipas Sokolit: me kėtė emėn pėrfshihen nji grup kėngėsh nė perden IX (“leva”) tė ahengut qytetar, tė cilat fillojnė me interecionin “jar-e” para ē’do strofe. Ja disa nga strofat e kėngėve: “Jar me ty”, “Jar, tė du, mori, tė du”, “Jar, tė pafsha nė hall tem”. Tipologjia muzikore e “jares” ėshtė shumė e veēantė. Tipari kryesor i saj shfaqet nėpėrmjet njė parti shumė tė zhvilluar solistik. Melodika e jares mbėshtetet nė ritmikėn “rubato-ad libitum”, me shoqėrim orkestral, ku shpesh herė vokali del solo. Nė njėlloj kuptimi “jaret” janė tė ngjashme me “kabatė” me zė, pėr shkak tė veēorive instrumentale qė mbartin si p.sh ambitusi shumė i gjerė. Ndėr kėngėtarėt mė tė shquar tė “jares” shkodrane do tė pėrmendim Luēie Milotin, Bik Ndojėn etj.

Jehonė:

f., jeh m. “jehonė”;  jehon “kthehet zėri, kumbon, pėrsėritet zėri.
Etim. Sipas Prof. Ēabej: ėshtė njė neologjizėm, marrė nga it.eco,me shqiptim tė aspiruar tė greqishtes. Te Bashkimi del sė pari verbi jehon “echeggiare”. Prej andej u sajua me njė anė, me rrugė analogjie, emri jeh m. mė anė tjetėr fem. Jehone.
Enci. Nė njė kėngė prej Ishmi jehon ka depėrtuar dhe nė gjuhėn popullore.

Lit: “Visaret e Kombit-V”, Tiranė etj.

Jongar:

Vegėl muzikore popullore me tela nga familja e tamburasė.
Enci. Tek “FGJSSH” kemi: vegėl muzikore me tre tela, e ngjashme me ēiftelinė dhe mė e vogėl se bugaria. E gjejmė tė pėrmendur si vegėl qysh nė pėrmbledhjen folklorike “Albaneisischen Studien” tė Johan Georg Von Hahni (1811-1869) tė botuar nė vitin 1854 nė Gjermani:

    - Moj e holla si lastari
    e bardha si qelibari
    leshtė tat si tel jongari

Gjithashtu e gjejmė rėndom tė pėrdorur nė muzikėn popullore kryesisht si vegėl solistike, por dhe nė folklorin gojor:

- O jungarė o dru pe mali,
  qė ē’dėfrenetė jarani,
   o jungarė, o dru prej fiku,
   qė ē’dėfrenetė ashiku.
   Jug

-Fryen njė er’ e njė murrė,
Sevda e marrė s’mė lė;
Ububu sevda e marrė,
Ē’mėka tret’ e ē’mė ka tharė,
Ē’mėka bėr-o si jongarė
O jongar t’u thaftė teli!
Ku jini zonja qė s’deli?
Ju sbarth gusha, si mermeri!
Lunxhėri

Shiko gjithashtu fjalėn tambura.

Lit: “Kėngė popullore lirike”, Tiranė 1955; Miso Piro, “Vegla muzikore popullore”, tek “Shpati i sipėrm”, Tiranė 1987; Sokoli Ramadan, Miso Piro, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991 etj.

Jone:

melodi.
Enci. Me fjalėn jone, nė muzikėn popullore qytetare shkodrane, populli rėndom pėrcakton melodinė e kėngės apo valles. Ja si e gjejmė tė pėrdorur nė vargjet e kėngės popullore:

Porsi sot ti asnjėherė
Jonet tueja i ke ndrrue

Si fjalė e gjejmė tė ndėrfutur edhe nė letėrsinė e kultivuar, si nė poezinė “Mbas tryezės” tė Migjenit:

Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,
lėmojnė tryezėn, gotat, veshjet tona.

Lit: Migjeni, “Vepra”, Tiranė 1988; Daija Tonin, Zadeja Tonin, “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr 2000 ;

Jungar:

e.m., Vegėl muzikore popullore kordofone.
Enci. Sipas Sokolit nga familja e tamburave. Sipas Sami Frashėrit me tre tela, mė e vogėl se bugaria. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė poezinė popullore si mė poshtė:

- A s’ma jep njė ēik jungarė
qė t’i bie me tė klarė
e tė klaj shokun e parė
se mė farmakosi xhanė
Konispol Sarandė Ēamėri


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia