Enciklopedia - Germa Q

“Qamili i vogėl”-Muhaxhiri:

(1923 † Gjakovė 1991) Rapsod i shquar kosovar i gjysmės sė dytė tė shek. XX.
Enci. “Qamili i vogėl” vlerėsohet si njė ndėr muziktarėt popullorė mė tė shquar tė Kosovės. Sipas Shehollit: kėngėt origjinale tė Qamilit, gati gjithnjė kishin mbizotėrimin  e tė interpretuarit me orkestėr popullore tė traditės qytetare, jo rallė tė kombinuar edhe me instrumenta tradicionalė. Ndėr kėngėt mė tė dėgjuara tė interpretuara prej tij pėrmendim: “Vajtimi i Avdisė”, “Shkon bylbyli pėr hava”, “Kadal dal po vejn pleqnia” etj. Regjistrimet muzikor tė tij janė bėrė pranė Rdio Televizionit tė Prishtinės. 

Lit: Sheholli Bahtir, “Tradita e folklorit tonė muzikor nė krijimtarinė e Qamilit tė vogėl”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishitinė 27/1997 etj.

Qan me lot
Grabofēi:

Shprehje qė nėnkupton “qarjen me lot krokodili”.
Enci. Grabofēi ėshtė qėnie e mitologjisė shqiptare. Sipas “Fjalorit tė mitologjisė”: pėrfytyrohej si njė gjarpėr i madh me dy kokė, ku zbulonte vetėm njėrėn dhe me tjetrėn qante sikur ishte i dėshpėruar pėr tė afruar njėrėzit dhe pėr ti ngrėnė. Njihet si njė qėnie mitologjike qė vazhdimisht qan me zė.

Lit: “Fjalor i mitologjisė”, Tiranė 1987 etj.

E qarė:

Gjini muzikore dhe mėnyrė e veēantė e interpretimit popullor.
Enci. “E qara” vjen prej kėngėtimit tė vajtojcave shqiptare. Ėshtė pėrgjithėsuar nė pėrdorim nė folklorin tonė muzikor, pėr shkak tė materialeve muzikore qė citojnė elementė tematike tė sė “Qarės”, si p.sh tek kabatė me saze. Tė “Qarėn” e hasim edhe si gjini muzikore popullore”. “E qara” luhet me: tambura, llahutė, fyell, gėrnetė, bakllama dhe buzuk. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė formėn “e qarė me bot”-Gjirokastėr apo “ e qarė me vome”-Malėshovė, Pėrmet.

Qemane:

Violinė.
Etim. Nga persishtja qemane.
Enci. E gjejmė tė pėrdorur gjithandej. E konstatojmė edhe si titull kėngė si p.sh “Nė Tarabosh bjen qemanja”, regjistruar nė disqet e “Odeonit”, me nr. Ab 119, nga shoqėria folklorike e viteve ’40 “D.Prezja”. Shiko zėrin: dhjoli.

Qiteli:

Ēifteli.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Kosovė. Shiko zėrin: ēifteli.

Qypi:

Vegėl popullore e gjinisė membranofone.
Enci. Qypat janė me pėrmasa tė ndryshme. Nė pikėpamje tė ndėrtimit vjen i gjerė dhe i fryrė nga gryka, dhe ngushtohet nga fundi. Nė grykė vendoset njė lėkurė e shtrėnguar. Sipas Sokolit: Qypi pėrdoret vetėm nga burrat, pėr tė shoqėruar ritmikisht kėngėt dhe vallet popullore. Qypi ėshtė njė vegėl qė ka zėnė vend nė formacionet muzikore me vegla tė qyteteve tė Shqipėrisė sė Mesme dhe nė Kosovė.

“Qyteti i vajtimit”:

Epitet pėr qytetin e Gjirokastrės nga udhėtari i njohur turk Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi.
Enci. Nė udhėpėrshkrimet e tij tė viteve 1660-1664 shkruan se “… gjirokastritėt kanė edhe njė zakon tjetėr tė ēuditshėm: vajtojnė njerėzit qi kanė vdekė deri shtatė a tetėdhjetė vjet pėrpara. Ēdo tė Diellė gjith far’ e fisi i tė vdekunit mblidhen nė njė shtėpi dhe bajnė pėrshpirtje pėr tė ndjerin tue mbledhė  vajtuese me pagesė tė cilat qajnė e vajtojnė me dhimje tė madhe, me za tė naltė e tė mallėngjyeshėm tue derdhė lot si rrėke. Nė kėtė ditė nė qytet nuk mund tė qėndrojė njeriu nga poterja e zhurma e vajtueseve. Unė e pagėzova Gjirokastrėn “qyteti i vajtimit”.

Lit: Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, “Shqipnija para dy shekujsh”, pėrkthyer nga Sali Vuēiterni, Tiranė 1930 etj.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia