Enciklopedia - Germa C

Camunzė:

 

e.f., Vegėl aerofone.
Enci. Pipėz e dyfishtė nga lėkura e shufrave tė ndryshme. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Gjirokastėr.

Lit: Sokoli.  R,. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.

Canganė:

f.       Vegėl muzikore, bori.
Etim: Ēabej: fjalė e arbėrishtes sė Kalabrisė, me kuptim tė dyshimtė; G.Meyeri 439 e jep De Radės si shm. Cangana “vėgla muzikore, bori” dhe e bie tė ardhur prej it. Zanca “kėmbė, shalė”, duke krahasuar pėr kuptimin lat., tibia “fyell” e “kėrci”. Giordano e jep pėr “fizarmonikė”, dhe bėn njė afrim me cungranė “sistro (strumento musicale)”.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė.

CD-tė dhe regjistrimet e tjera popullore pas viteve ‘40’: 

Degė e kujtesės historike, dhe e vazhdimėsisė komunikative tė folklorit muzikor shqiptar, kjo krahas filmave dhe disqeve me objekt muzikėn popullore etj.
Enci. Pas ēlirimit tė Shqipėrisė, pėr shkak tė mungesės sė shtėpive diskografike nė vend,  si rezultat i marrėveshjeve kulturore tė vendit tonė me vendet e Lindjes, nė shoqėritė diskografike lindore si p.sh. tė Bashkimit Sovjetik, Bullgarisė etj., janė regjistruar njė numėr i konsiderueshėm materialesh muzikore folklorike. Nė njė prej kėtyre disqeve ėshtė regjistruar edhe simfonia e parė shqiptare e kompozitorit Ēesk Zadeja, nga orkestra e Teatrit “Balshoj” mė 1956. Ajo ē’ka duhet thėnė lidhur me regjistrimet muzikore folklorike shqiptare, ėshtė e lidhur me faktin se ato u shtuan qysh prej momentit kur u zgjua edhe interesimi i studiuesve tė huaj pėr tė. Nė fund tė viteve ’80, etnomuzikologu i njohur italian Dr. Diego Karpitela u bė ndėrmjetės mes Shtėpisė Diskografike “Fonit Centra” tė Romės dhe Institutit tė Kulturės Popullore-Tiranė pėr botimin e njė “Korpusi diskografik me muzikė folklorike shqiptare”, me tri disqe dhe i shoqėruar  me tri broshura strudimore shkencore tė pėrgatitura nga etnomuzikologu shqiptar Beniamin Kruta. Gjithashtu, etnomuzikologė tė ndryshėm pasi kanė pėrzgjedhur numura tė veēantė nė festivalet folklorike kombėtare kanė realizuar C.D. me muzikė popullore. Njė rast ėshtė edhe ai me materiale tė zgjedhura nga F.F.K i Gjirokastrės 1983 i realizuar nė Francė me ndėrmjetėsinė e etnomuzikologut Bernard Lorta Zhakob (1938), konsulent pranė degės sė etnomuzikologjisė nė “Qėndrėn Kombėtare tė Kėrkimeve Shkencore (C.N.R.S)-Muzeu i Njeriut nė Paris. Mė 1986, Radio-France publikon 2 kaseta me muzikė popullore polifonike dhe monodike tė shqiptarėve tė Maqedonisė tė titulluara: “Macedonie: Polyphonies tosques” me nėntitullin: “Sous les Peupliers de Bilish; dhe “Macedonie: monodies guegues” me nėntitullin “Bessa ou la parole donnee”.  Mė 1990, kėngėtarja arbėreshe Silvana Likuresi publikon nė Itali, CD-nė me kėngė popullore arbėreshe. Njė tjetėr C.D me muzikė popullore tė sazeve tė “Familjes Lela” publikohet nė Francė nė vitin 1992. Nga Laver Bariu dhe sazet e tij kemi dy CD, pėrkatėsisht nė Angli-1994 dhe nė Greqi mė 1995. Njė tjetėr C.D me mbishkrimin “Laver Bariu dhe valle dasmash” ėshtė realizuar nė Australi nė vitin 1995 nga “Fezollari Productions AUSTRALIA”. Njė CD me muzikė popullore tė shqiptarėve tė “Maqedonisė toske” i ėshtė bashkangjitur librit tė studiueses amerikane Jane C. Sugarman me titull “Engendering song”-singing & subjectivity at Prespa albanian weddings. The university of Chicago 1997. Kėtu pėrfshijmė edhe botimin e parė multimedial nė Shqipėri “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut” i Vasil S.Toles tė cilit i bashkangjitet njė tjetėr CD me muzikė popullore, botim i Teknotrade, Tiranė,1998. Mė 1999, etnomuzikologu amerikan Jan Price publikon nė Los Anxhelos njė CD me grupin e tij “Drita” i cili luan muzikė popullore nga e gjithė Shqipėria me 20 pjesė. CD titullohet “Kujtime nga e shkuara”. Aktualisht nė Shqipėri janė ngritur studio regjistrimi qė bėjnė tė mundur regjistrimin, prodhimin dhe shpėrndarjen e C.D-ve. Shiko zėrin: diskografia popullore.

Pėrmbajtja e CD-ve dhe regjistrimeve tė tjera:

Laver Bariu, “Songs from the City of Roses”-C.D.

“Vitori t’u bėftė nėna” 2’37”
“Sa tė jem gjallė tė dua” 2’59”
“Do marr ēiften, do dal pėr gjah” 3’42”
“Kaba Laver Bariu”
“Pogonishte Pėrmetare” 6’50”
“Gjetheza” 4’47”
“Nusja jonė nė valle” 2’58”
“Moj llokumja me sheqer” 2’48”
“Valle e Tiranės” 6’26”
“U bu bu raki e keqe” 4’02”
“Kaba Laver Bariu”
“Valle e Plakave” 6’53”
“Trėndafili fletė fletė/o borzilok” 5’05”
“Gajde pėrmetare” 4’47”
“Kėngė kurbeti-Qaj Maro” 4.03”
“Buzėqesh goca” 3’08”
(Ace Records Ltd-Angli)

Laver Bariu, “The Dirge of Pėrmet”- C.D.

“Kaba” 7.08”
“Valle Dropulli” 4.44”
“Mora pėrpjetė ēarshinė” 4.08”
“Valle ēamēe beratēe” 3.47”
“Do marr ēiftenė” 3.33”
“Valle e gajdės” 3’58”
“Vajza e valėve” 3’05”
“Valle e Marikės” 3.48”
“Kėnga e Janit” 4’24”
“Nuseja nė valle” 4’29”
“Kėnga e qeraxhiut” 4.29”
“Osman Taka” 4’29”
“Valle e Devollit” 4’01”
(Realizuar pranė International Organization of Folk Art, Greek Section-Athinė)

“Famille Lela de Permet”- polyphonies et instrumentales d’Albanie - C.D.
1. “Penxheren e zotėris sate” (4.56)
2. “Ē’u ngrita me natė” (4.55)
3. “Beratēe Korēarēe” (3.57)
4. “Kaba Myzeqare” (3.12)
5. “Ē’ke moj tambura qė s’bie” (3.23)
6. “Leskoviqare” (6.09)
7. “Mora pėrpjetė ēarshinė” (3.20)
8. “Beratēe Ēamce” (3.58)
9. “Kaba. Ēu kėput njė kėmbė mali” (3.01)
10. “Kaba. E qarė e Meremkės” (4.31)
11. “Labėrishte” (7.11)
(Realizuar pranė Indigo)

Musical excerpts on the compact disc of Jane S.Sugarman

1-Kėtė fshatin tonė do ta bėjmė qytet. Arvati 1981
2-Mė le xhadenė. Grėnēari 1983
3-Malorea nė shtatė male. Grėnēari 1983
4-Ngreu moj Mamudi. Grėnēari 1983.
5-Ra vesa, vesojti dhenė. Krani 1972.
6-Ē’tė duhet moj lule tė qėronje mollėn. Krani 1972
7-Bien tri dajre. Krani 1972
8-Duallė dy spahi nė lėmė. Krani 1980
9-Moj e vogėla nė lėmė. Toronto 1985
10-Nė divan tė lartėr. Nakolec 1980
11- Atje lart ne portė e madhe. Krani 1972
12- Vjeshtė e tretė nė tė dalė. Krani 1972
13- Rrėzonetė bilbili. Arvati 1982
14- Moj syzezė e vogėl. Krani 1972
15- Kjo shtėpi e plakės. Krani 1980
16- Po kjo anė e lumit. Dolna Bela Crkva 1981
17- Muhabet i shtruar Ēhicago 1986
18- Pashė njė ėndėrr shumė me ratali. Toronto 1986
19- Kjo Libova shumė e mirė. Toronto 1986
20- Vetėtin nė fund tė odės. Toronto 1986
21- Kur shkojnė pas nuses dhe kur vijnė miqtė. Krani 1980
22- Tė djelėn qė me saba. Dolna Bela Crkva 1981
23- Bejte. Chicago 1988
24- Nė atė mal kur fryn veriu. Korēė

“Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”
materialet muzikore nė C.D

1-         “Kėnga e gjethes”. Familja e Asllan Leskovikut
2-         “E qarė e Selim Asllan Leskovikut me gėrnetė”
3-         “Unė ti ta thashė me shaka”. Valle. Selim Leskoviku
4-         “Kur jec e vetum”. Hafize Leskoviku
5-         “Kush tė ka moj Ruskė”. Hafize Leskoviku
6-         “O moj qita leshtė shumė”. Hafize Leskoviku
7-         “E qarė me gėrnetė, kaba”. Medi Pėrmeti
8-         “E qara e Asllanit me gėrnetė”. Vangjel Leskoviku      
9-         “As aman o syr i zi”. Ciloja me shokėt
10-       “Mjekrėn si bajame”. Ciloja me shokėt
11-       “Kėngė e Mahmudisė”. Demka & Hajro
12-       “Kapiteni Lace”. Bilbil Vlora
13-       “Penxheren e zotris sate, valle pėrmetarēe”. Bilbil Vlora
14-       “Do marr ēiftenė”. Sazet e Radios
15-       “Porsi dash manare”. Jorgo Ēulli, Ilia Nasi. Sazet e L.Bariut
16-       “Morra rrugėn pėr Janinė”. M. Xhemali, Y. Zeqiri. L. Bariu
17-       “Kaba me gėrnetė”. Laver Bariu
18-       “Qaj Marro, qaj moj bijė”. Sazet e Remzi Lelės-Ēobanit
19-       “Ē’mė zu vesa nė lėndinė”. Eli Fara me sazet e Lulushit-Korēė
20-       “Kaba me gėrnetė”. Lulushi me gėrnetė.
21-       “Kur mė ngjitje shkallėt”. Dh. Curi, D. Abedini. “E.Gjika”.
22- “Epitaf dhe britmė”-KABA pėr ansambėl nga  Vasil S.Tole

Lit: Shkreli, Kujtim. “Kėnga arbėreshe nė lartėsi tė reja”, “Shqipėria e Re”, 1990, nr. 3; Shkurtaj, Gjovalin. “Larg dhe pranė dheut tė shqiponjave”, “Drita”, 1990, 29 Prill; Tole. Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė, 1998 etj.

Cicėron:

Akti i kėngėtimit tė zogjve.
Etim. Sipas Ēabej: formim onomatopeik. “kėndon zogu cėr-cėr”, cicėrim m. “tė cicėruarit  e zogjve”, edhe ciciron, cicirim,  te Bashkimi, Weigandi e tė tjerė, te Labmertzi cicėrinj. Mungon te G.Meyeri, i cili ka cėcėris. Aty hyn edhe cicoke “lloj stėrqoke” e Skraparit.. Sh. edhe ciat, cijat, cinxer, ciulle e te G.Meyeri 447 ēerpeton “ciciron harabeli”.
Enci. Si fjalė e gjejmė tė pėrdorur nė gjithė Shqipėrinė.

Cigonė:

 

e.f., Vegėl aerofone me pipėz tė dyfishtė.
Enci. Gjendet e pėrhapur kryesisht nė rrethin e Tiranės me funksion solistik ose si vegėl  shoqėruese e valleve. Njė interpretues i shquar nė cigonė ka qėnė Halil Turtulli-Rrajcė, Librazhd etj.

Lit: Sokoli R. “Gjurmime…”, Tiranė 1981; Miso Piro, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė 1990 etj.

Ciglinė:

Vegėl muzikore idiofone.
Enci. Me kėtė emėr gjendet e pėrdorur nė Lumė.

Lit: Sokoli, R.. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981etj.

Cingare:

Zile e bagėtisė.
Etim. Sipas Ēabej nė tosk. jugore tė Libohovės cingėrlaqe; nė tė folėt e Skraparit cingėliqe “zile o cingare e vockėl pėr kecėr”.
Enci. Cingaret janė nė formė konike. Ato mbahen kryesisht nga dhentė. Shiko zėrin:  kėmborė.  

Cingron:

Nxjerr zė vajtimi, qan shtaza”, cingrimė f. “tė qarėt e shtazės”.
Etim. Ēabej: . Si cingron si pingron janė fjalė onomatopeike, mungon te G.Meyeri. E ka Bashkimi pėr geg. veriore.
Enci. E konstatojmė qė tek Budi (SC 33) nė formėn cingėrim, me kuptimin e kumbimit tė veshit. Po sipas Ēabej: nė Dibėr (cingėron) pėrdoret pėr tė qarėt e ankimet e foshnjės, pėr zėrin e miut etj.; nė ato anė edhe cingėm, ne pėrse cinget ajo fėmi? H.Stėrmilli ER VII (I), 340. Nė Mat cingėrojnė veshėt ( K.Ulqini BUST SSS XV Nr. 3. F.209), e cila piqet nė kuptim me cingremė f. “zile e madhe, ma e vogėl se kumbona dhe ma e madhe se zilja”. Me cingron pėrbėn rimė pingron “kumbon veshi; kėndon, sokėllin zana; bėn zogu ciu-ciu” etj.

Cingerringe:

 

e.f., Mjet paramuzikor i gjinisė  idiofone.
Enci. Cingerringe pėrgatitet me stapin e malekuqes. Me kėtė emėr e gjejmė  nė rrethin e Gramshit.

Lit: Sokoli,  R.. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981etj.

Cinglat:

Mjet paramuzikor i gjinisė idiofone.
Enci. Sipas Sokolit: cinglat pėrbėhen nga dy copa shkopinjsh tė drejtė, ose paksa tė pėrkulur, qė duke i pėrplasur me njeri tjetrin, nxjerrin tinguj tė papėrcaktuar. Pėrgjithėsisht cinglat pėrdoren gjatė lodrave tė fėmijėve.

Lit: Sokoli, Ramadan. “Mjetet paramuzikore”,  “Vatra e Kulturės”, 1966, nr. 1 etj.

Cilo Qorri:

(Korēė 1870 † Korēė 1944) Muziktar i shquar popullor nė interpretimet nė vegla popullore si fyelli, buzuku, bakllamaja dhe gėrneta, nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX gjysma e parė e shek. XX.
Enci. Cilo Qori apo i njohur edhe me emrin “Ciloja me shokėt”, ėshtė njė ndėr sazexhinjtė e shquar tė sazeve tė Korēės. Luante nė mėnyrė virtuoze nė fyell, gėrnetė dhe nė buzuk. Veprimtaria dhe ndihmesa e tij evidentuan njė pjesė tė madhe tė repertorit muzikor tė zonės sė fshatrave rreth Korēės, fushės sė Korēės, Devollit e mė tej. Janė tepėr tė njohura kėngėt dhe meloditė baritore tė tij. Formacioni mė i preferuar i veglave qė merrnin pjesė nė Saze ishte, 1 gėrnetė, 1 fyell, 1 violinė, 1 llahutė + bakllama, 1 dajre. Repertori  mė i zgjedhur i tij ėshtė i regjistruar nė pllaka gramafoni tė “ODEON”-it nė vitin 1930. Krahas Cilos, pėrmenden edhe Sazet e Jonuz Korēės me gėrnetė.

Katalogu i kėngėve popullore shqiptare regjistruar tek “ODEONI” nė vitet 1930-1940:
“Ciloja me shokėt”:

ab.    1.    Me te qare me fyell.
        4.    Avazi i Beshirit.

Ab    8.    Me te qare me Gernete.
        7.    Hunde e bukur.

ab    8.    Mjekren si bajame  (me gernete).
       9.     Ma kishe shtepine ne fund te Sobelit (me fyell).

ab    3.    Valleja e Hasanajt.
       5.     Kam nje grosh e kam te fshire (me fyell).

ab    6.    Pa rene Ylli i Sabahut (me gernete).
       10.   Avaz Bakllamaje.

ab   11.    Cobankat qe shkojne zallit (me fyell).
       13.   Mi male mi Smbarine (me gernete).

ab   12.    LLaj coban te qan Cobanka (me fyell).
       15.   Dy tri hallka mi ke shtire (me gernete).

ab   14.    As aman o syr i zi (me fyell).
       19.   Te kam rixha te lutem.

ab   18.    Me mallengjim (me fyell).
       20.   Nje behar te tere te rita me peme (me gernete).                       

ab   17.    Bilbil o i mjeri bilbil (me fyell)
       22.   Mere furken eja pas darke (me gernete)

ab   16.    Nje dite me del nje dite s’me del (me fyell)
       33.   Ciloja me Bozuk

ab   21.    Kur del Marina nga Kisha (me fyell)
       32.   Jelek Kadife (me fyell)

ab   32.    Me te qare me Violin. Isuf Rushan me shoket
       35.   Station Vals

ab   36.    Me te qare me fyell
       34.   Avazi i dy motrave. Prej Llaqit me llahute

ab   30.    As aman o moj lule (me fyell)
       37.   Ciloja me dy Bozuke

ab   31.    As ore bandill te pacim sa Malet (me fyell)
       38.   Kenga e bezhanit te Janines. Kenduar prej nje Leskoviqarit

Lit: Tole. Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė, 1998 etj.

Cinxoj:

Fjalė e praktikės muzikore popullore.
Enci. Cinxoj pėrdoret pėr tė karakterizuar  kėngėn e gjinkallės.

Ciqe:

 

e.f., Mjet paramuzikor i gjinisė aerofone.
Enci. Ciqja pėrgatitet nga fija e barit. Me kėtė emėr gjendet e pėrdorur nė rrethin e Gramshit.

Lit: Sokoli, R.. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.

Citėr: 

f. Vegėl muzikore me tela, kitarė (?).
Etim. Ēabej: Nė analizė tė fundit, prej lat. Cithara, jo nga it. Cetra a ndonjė formė dialektore e saj. Mund tė jetė fjalė librash, marrė drejtpėrdrejt nga autori prej tekstit latin.
Enci. Del njė herė te Buzuku (LXXX=LXXXX, Apokalipsa 5, 8), e gjithė kishnė citeratė e gastaretė e rgjanda “habentes singuli citharas, et fialas aureas”, ku Grigori ka kitharė, Kristoforidhi qitharė. Po citer “lirė” e ka Lacaj- Fishta pėr lat. Fides, dhe pas Mannit e ka edhe Illyria. Sipas Ēabej: ēėshtja e burimit, a letrar a popullor, mbetet e hapėt.

Cyl:

Vegėl paramuzikore.
Enci. Sipas Sokolit, cyli sajohet prej fėmijėve nga shelgu. Cyli ėshtė njė lloj bilbili primitiv.

Cylėmjete:

Pipėz.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėshovė-Pėrmet.
Shiko zėrin:  pipėza.

Cungrana:

Vegėl muzikore popullore e gjinisė idiofone.
Enci. Sipas Sokolit: parimisht tingujt e cungrmės dalin nga pickimi i gjuhėzės metalike dhe kumbojnė nė zgavėr tė gojės, prandaj nga kjo pikėpamje vegla qėndron midis gjinisė idiofone dhe asaj aerofone. Gjendet e pėrdorur vetėm tek arbėreshėt e Italisė.

Curle: 

f.       Vegėl popullore aerofone, njė tip fyelli njėsh.
Etim: Kėtė fjalė G.Meyeri 487 e jep me trajtat curle e cule, bashkė me xhura, zurrnė e disa tė tjera fjalė. Sipas Ēabej fjalėn curle e gjejmė edhe me njė pėrhapje ballkanike. Serb. Zurna, kroat. E serb. Surla “cule, feēkė e derrit”, e bie tė ardhur prej turq. zurna “lloj fyelli me zė ējerrė”. Origjina e largėt nga persishtja currle-surna.
Enci: Sipas Ēabej: fjalė e mbarė gjuhės sonė, po me trajta tė ndryshme nėpėr dialekte. E hasim qė tek Bardhi: Liticen, Trombetta Curle,(curle?), Taratantara Zani i curlesė, i trombetėsė Tibicen Trumbe, curle pra kryesisht pėr “buri, trumbetė”. Tek Bogdani (Pėrgjegji zoti Jank f.2) boritė, lodėrtitė e curletė (-e-?) “trombė, tamburi, nacare”. Po sipas Ēabej: nė tė folet e Sulovės “fyell me gjashtė brima” (Haxhihasani BSS 1955 nr. 3 f. 175). Si fjalė e gjejmė tė pėrdorur nė folklorin gojor sė bashku me efektin e saj tingullor:

Bie curla ti, ti, ti
u lshofsha gjumt shpi pėr shpi.
Dragu, Dibėr

E gjejmė gjithashtu  tė pėrdorur edhe nė pėrrallat popullore:
“Plaka s`i bėzau gjė Qerosit, por i dha njė culė qė tė shkonte kohėn...Kur u afrua koha e tė kthyemit nė pallat, Qerosi i bie cules dhe mblidhen lepujt njė nga njė”.

Culė

e.f., Vegėl aerofone.
Enci. Cula ėshtė realisht njė tip fyelli e ndėrtuar kryesisht nė dru. Nė popull gjejmė disa pėrcaktime pėr culėn. Me “Culė Gore”,  do tė kuptojmė njė culė me format tė madh; me “Culė Tirane ose “Culė Ostreni” do tė kuptojmė culėn e vogėl nė ndėrtim, kurse me “Culė Dibre”, culėn mesatare. Nė  “Culėn e Tiranės” zakonisht luajnė dy muziktarė popullorė.
Shiko zėrin:  curle.

Lit: Sokoli, R.. “Gjurmime…”, Tiranė, 1981 etj.

Culė dyjare:

e.f., Vegėl aerofone e pėrbėrė nga dy cula nė njė bllok druri tė vetėm.
Etim: ende e pasqaruar mirė.
Enci. Kjo vegėl popullore ėshtė ndėr veglat e vetme polifonike qysh nė ndėrtim qė janė tė konceptuara si tė tilla nė krahasim me tė gjitha veglat e tjera popullore. Gjendet e pėrhapur nė Labėri, dhe kryesisht nė rrethin e Vlorės dhe tė Sarandės. Pėrdoret si vegėl vetmitare por ka dhe raste kur ndėrfutet si vegėl solistike brenda njė formacioni polifonik vokal si nė rastin e grupit tė Pilurit. Nė F.F.K Gjirokastėr 2000, muziktari popullor Arap Ēeloleskaj interpretoi nė njė culė dyjare prej guri. Shih zėrin: bicule.

Lit: Sokoli, Ramadan. “Cula-diare”, “Vatra e Kulturės”, 1965, nr. 6;  “Melodi dhe valle popullore instrumentale”, Tiranė, 1969; Kruta. Beniamin, “Culėdyjarja shqiptare-instrument polifonik dhe disa paralele ballkanike”, “Studime filologjike”, 1975, nr. 1; Miso. P, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė, 1990; Shituni. S, “Polifonia Labe”, Tiranė, 1991 etj.

Currubabė:

 

Pjesė e veglės popullore tė glyrės.
Enci. Sipas Sokolit: currubaba ėshtė njė pip volioglot me gjuhėz tė dyfishtė, qė e nxjerrim nga lėkura e shufrės sė njomė. Me kėtė emėr e gjejmė nė Pėrmet.

Cyletar:

Muziktari popullor qė i bije cyles.
Enci. Ndėr muziktarėt e shquar popullorė qė janė evidentuar nė interpretimin nė culė dhe cule dyjare pėrmendim: Arap Ēeloleskaj-Vranisht, Vlorė, Petref Likaj-Mavrorvė Vlorė, Ago Beqiraj-Tėrbaē, Vlorė, Asllan Nora Fushė-Bardhė, Gjirokastėr, Jakup Gjikondi-Vranisht, Vlorė.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia