Enciklopedia - Germa N

Ndoja Bik:

Ludovik Ndoj Gjergji (Shkodėr 13.08.1925) “Artist i Merituar”-1969
Kėngėtar i shquar i muzikės popullore shkodrane i gjysmės sė dytė tė shek. XX.
Enci. Biku (siē e thėrrasin qė tė gjithė nė Shkodėr), gjimnazin e kreu nė shkollėn e vjetėr “J.Misja”. Lidhur me muzikėn  popullore, ai e filloi kėngėn qė nė moshė tė vogėl, por njihet nga tė gjithė se pėr herė tė parė ai kėndoi nė njė dasėm familjare, shoqėruar nga njė prej formacioneve  popullore me vegla tė qytetit tė Shkodrės, ku drejtonte dhe interpretonte nė fisarmonikė Karlo Radoja. Gradualisht, aktiviteti  i tij u zgjerua dhe mė shumė nėpėrmjet koncerteve qė Biku dha nė tė gjithė Shqipėrinė, si dhe nė ato  jashte shtetit. Ai ka kėnduar njė numėr tė madh kėngėsh ndėr tė cilat pėrmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat I vogel je”, “Jare te due”, etj. Nė Shtator 1999, teatri “Migjeni” organizoi 70 vjetorin e lindjes tė Bik Ndojės, ku njė vend tė rėndėsishėm zuri edhe koncerti me kengė dhe pjesė muzikore popullore nga mė tė zgjedhurat nga repertori i jareve tė kenduara prej tij nė gjithė kėto vite. Bashkė me kolegėt e tij Shyqyri Alushi, Luēie Miloti, Xhevdet Hafizi etj. kanė qėnė dhe mbeten  bilbilat e kėngės popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore tė tij gjenden pranė Radio-Shkodrės dhe RTV Shqiptar.

Lit: Zadeja Tonin, “Kėngėtari popullor Bik Ndoja”, tek “Jeta e re”, 1976, 1 maj; Caka Frano, “Bisedė me artistin e merituar Bik Ndoja”, “Zėri i rinisė”, 1979, 8 dhjetor; Agolli Nexhat, “Dialog me artistė”, Toena 2000 etj.

Ndreu Aziz:

(Peshkopi 1935-† Peshkopi 2000) “Artist i Merituar”.
Rapsod i shquar nė kėngėtimin dhe interpretimin nė ēifteli.
Enci. Rrjedh nga famile me tradita nė fushėn e kėngės popullore. Aktivizohet dendur si muziktar popullor pranė shtėpisė sė kulturės-Peshkopi. Afirmohet si muziktar popullor nė interpretimin nė vegėl dhe nė tė kėnduar nė shkallė kombėtare, nė “Festivalin e Kėngės, muzikės dhe valles”, Tiranė 25-27 Nėndor 1959, ku vlerėsohet me ēmimin e parė si rapsod popullor. Pas kėsaj merr pjesė rregullisht nė tė gjitha F.F.K e Gjirokastrės dhe atė tė Beratit 1995. Regjistrimet e tij muzikore janė pranė Radio Televizionit Shqiptar. Njė ndėr kėngėt shumė tė njohura tė tij ėshtė edhe kėnga e “Hajredin Pashės”.

Nebeti:

Pjesė e repertorit me vegla tė muziktarėve popullorė tė Shqipėrisė verilindore, prej Kukėsit deri nė Peshkopi.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: kėto farė pjesėsh pėrbėhen prej gjymtyrėsh e prej frazash me gjatėsi tė ndryshme, tė cilat mund tė pėrsėriten disa herė, sipas dėshirės.

Nevish:

Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit: sol-lab-sib-do-reb-mib. Enci: Sipas R. Sokolit nevishi klasifikohet si perdja e shtatė e ahengut popullor shqiptar i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės, formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore qytetare.

Lit: Sokoli. R, “Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia”, Tiranė 1965 etj.

Nina-nana:

“Nina-nanat” janė kėngėt popullore qė u kėndohen fėmijėve nė djep. Enci. Kėto kėngė kėndohen kryesisht nga nėnat ose gjyshet. Ndėrtohen zakonisht nė ritme dy dhe tre pjestuese pėr shkak tė melodikės sė thjeshtė qė mbartin kjo e kushtėzuar nga lėvizja ritimike e djepit. Nė jug ndėrtohen mbi shkallėt pentatonike ndėrsa nė veri tė Shqipėrisė mbi modet diatonike. Nė pikėpamje tė formės ndėrtohen mbi njė fjali qė pėrsėritet mė pas me variacione. Shiko fjalėn kėngė djepi.

Ninulla:

Kėngė djepi.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė. Shih fjalėt kėngė djepi dhe nina-nana.

Nokėl-a:

f. lloj lodre.
Enci. Kjo fjalė ka njė pėrdorim lokal, kryesisht nė Kosovė. Shprehja: Mos ban nokla, me kuptimin, mos luaj me fjalė. Shiko fjalėn lodėra.

Nure Novruz-Lulushi:

(Korēė 23.03.1954-  Korēė † 23.04.1990)
Mjeshtėr i shquar nė interpretimin nė gėrnetė nė gjysmėn e dytė tė shek. XX.
Enci: Lulushi-Nevruz Nure, mbetet ende dhe kujtohet si njė nga gėrnetistėt mė virtuozė qė i erdhėn muzikės me saze pas viteve 70-tė. U formua nė njė familje muzikantėsh popullorė dhe qė nė vogėli luante nė instrumente si fizarmonika dhe klarineta. Mė pas, i pėrfshirė nė “Ansamblin Skėnderbeu” tė qytetit tė Korēės, Lulushi luajti pjesėn mė tė madhe tė muzikės popullore me vegla  tė Shqipėrisė Juglindore. Lulushi, u dallua pėr njė lojė virtuoze nė gėrnetė, kjo e shoqėruar me njė ėmbėlsi tė rrallė interpretimi, e cila buronte nga ndjesia e tij e lindur mbi tingullin popullor tė gėrnetės. Prej shumė vitesh nė muzikėn qytetare tė Korēės, gėrnetarėt e shquar dalloheshin nga njėri tjetri, jo mė shumė nga dallimet e repertorit qė luanin, por nga veēoritė individuale qė ata implementonin mbi strukturėn e pjesėve tė njohura popullore. Kėshtu, nė shumė raste njė gėrnetaxhiu nga gjithė jeta e tij i kujtohej vetėm njė veēori qė e kishte vetėm ai, dhe qė kjo e bėnte tė dallohej nga tė tjerėt. Pjesa tjetėr mund tė ishte mė fatlume ose fatkeqe. Atyre mė tė mirėve vazhdojnė akoma edhe kėsaj dite t’u luhen pjesėt, duke i quajtur “sipas Jonuzit”, apo “ me gishtin e Qerimit” etj. Lulushi rreshtohet nė majėn e gėrnetarėve qė ka nxjerrė muzika popullore e Korēės. Pėrveē dhjetra interpretimeve virtuoze qė njihen tani si “…tė gėrnetės sė Lulushit”, ai ka luajtur dhe ka lėnė nė fondin e artė tė muzikės me saze atė qė sot njihet si “Kabaja e Lulushit nė Sol”, luajtur pėr herė tė parė nė F.F.K tė Gjirokastrės,1983. Megjithėse i ri nė moshė, pėr Lulushin nė popull thuhet se: “Ėshtė  i madh si Ēobani dhe Laveri”. Arsyet se pse populli e ka vlerėsuar kaq shumė, lidhen pikėrisht me faktin se Lulushi pasi thithi tė gjithė atė repertor tė artė muzikor tė krijuar nga mjeshtrat popullorė pėrpara tij, u pėrpoq qė tė arrinte  rezultate tė tjera, pikėrisht duke pėrdorur veglan e gėrnetės si njė vegėl populloe shqiptare. Me njė mjeshtėri tė pashoqe, ai aplikoi teknika tė ndryshme tė interpretimit tė veglave popullore nė gėrnetė. Kjo i dha tingullit tė veglės sė tij njė individualitet aq tė veēantė, sa ē’do vesh njerėzor, sado pak i ambjentuar me muzikėn popullore,  do tė mund tė dallonte timbrikėn dhe ngjyrėn karakteristike tė tij. Kjo pėrvojė e mjeshtrave si Ēobani, Lulushi, Laveri etj, ėshtė njė fushė e hapur pėr studiuesit e muzikės popullore, tė cilėt duhet tė nxjerrin konkluzione se si ėshtė e mundur qė vegla tė importuara si klarineta, tė arrijnė tė fitojnė nė duart e kėtyre mjeshtrave atributet e njė vegle popullore shqiptare. Pikėrisht koncepti i tingullit popullor tė gėrnetės realizuar prej tyre ėshtė njė nga veēoritė tė cilat ndihmojnė nė diferencimin e muzikės sonė tė vėrtetė popullore prej kulturave apo dhe pseudokulturave. Ka qenė tri herė laureat i Festivaleve Folklorike Kombetare nė Gjirokastėr duke filluar nga 1978, 1983, 1988. Nderohet me ēmim tė veēantė nė Samsun tė Turqisė mė 1987, e  po ashtu mjeshtėr nderi nė Prevezė-Greqi mė 1984 dhe 1989. Nuk ka realizuar ndonjė kasetė apo C.D. tė plotė, por njė pjesė e madhe e regjistrimeve tė tij i janė bashkėngjitur repertorit muzikor tė kėngėtarėve popullorė Lindita Thodhori, Sotiraq Vangjeli dhe Eli Fara. Sazet e tij pėrbėheshin nga 2 gėrneta, 1 violinė, 1 fyell, 2 llauta, 1 fizarmonikė dhe 1 dajre. Vdiq nė moshėn 46 vjeēare me 23 prill 1990 nga njė sėmundje e rėndė.

Lit: Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia