Enciklopedia - Germa F

Fedhit:

Shiko fjalėn “fyell”.
Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur tek shqiptarėt e Kosovės.

Fejt:

Shumė fyej.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin.

Fejtar-i:

em. Ai qė i bie fyellit.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin. Shiko fjalėn fyelltar.

F.F.K i Gjirokastrės:

Festivali Folklorik Kombėtar- aktiviteti mė i rėndėsishėm nė fushėn e etnokulturės mbarėkombėtare shqiptare.
Enci. Megjithėse F.F.K janė zhvilluar edhe mė pėrpara, F.F.K qė mban emrin e qytetit organizator tė tij, Gjirokastrės, janė festivalet qė krijuan traditėn e kėtij lloj aktiviteti nė Shqipėri. Festivali i cili i parapriu festivaleve folklorike kombėtare tė Gjirokatrės ėshtė ai i zhvilluar nė Tiranė nga datat 25-27 Nėndor 1959 me siglėn “Festivali Kombėtar i Kėngės, muzikės dhe valleve”. Nė kėtė festival kanė marrė ēmime pėr herė tė parė solistė popullorė si Laver Bariu, Ndue Shyti si dhe janė vlerėsuar me diploma tė ndryshme afro 400 pjesmarrės. Festivali i parė i Gjirokastrės u zhvillua nė vitin 1968, prej datės 08 deri mė 16 tetor. Pas kėtij festivali tė parė ku morrėn pjesė tė gjitha rrethet e vendit, nė ē’do pesė vjet (respektivisht 1973, 1978, 1983, 1988), nė kalanė e kėtij qyteti janė zhvilluar rregullisht F.F.K-tė. Nė vitin 1995, F.F.K u zhvillua nė kalanė e qytetit tė Beratit dhe mė Shtator 2000. F.F.K rikthehet pėrsėri nė qyteti e Gjirokastrės. Ky festival ka qėnė konceptuar nė formėn e njė gare folklorike ku deri nė festivalin e vitit 1988 janė dhėnė ēmime dhe flamuj pėr grupet mė tė mira. Nė F.F.K tė vitit 1995, me tė drejtė ndryshoi kriteri i vlerėsimit, duke mos u vlerėsuar mė folklori por bartėsit dhe interpretuesit e tij.

Lit: “Festivalet folkloristike tė shėrbejnė pėr ta vėnė nė baza tė shėndosha lėvizjen artistike amatore”, gaz. “Zėri i Popullit”, 1955, 19 Qershor; “Festivali folkloristik i qarkut tė Gjirokastrės”, gaz. “Bashkimi”, 1955, 3 Korrik;  “Pėrfundoi faza e parė e festivalit tė kėngės, muzikės dhe valles”, gaz. Zėri i Popullit, 1959, 6 gusht; “Festivali Kombėtar i Kėngės, muzikės dhe valleve”, tek “Kultura Popullore”, 6/1959; “ Me tingujt e lahutės dhe ēiftelisė”, tek gaz. “Drita”, 1961, 26 Mars; “F.F.K i Gjirokastrės”, tek “Vatra e Kulturės”, 6/1968; Agolli Dritėro, “Arti i fuqishėm i popullit”, gaz. “Zėri i Popullit”, 1968, 17 tetor; Paparisto Albert, “Festivalet Folklorike tė Gjirokastrės dhe krijimtaria muzikore e kultivuar”, tek “Probleme tė zhvillimit tė folklorit bashkėkohor”, Tiranė 1980; Uēi Alfred, “Le festival folklorique national 1978…”, “Culture populaire albanaise”, 1/1981; Zadeja Ēesk, “Historia e popullit nė kėngėn e tij”, “Skena dhe ekrani”, 4/1984; Agolli Nexhat, “Burim vlerash studimore”, rev. “Skena  dhe ekrani”, 1987, nr. 4; Ēani Flamur, “Si po pėrgatitet Gjirokastra pėr F.F.K-1988”,  gaz. “Zėri i popullit”, 1988, 30 Janar; Panajoti Jorgo, Kruta Beniamin, “Festivali Folklorik i Gjirokastrės 1988- ngjarje e rėndėsishme e lėvizjes artistike popullore”, “Kultura Masive”, 1987, nr. 3; Sheholli Bahtir, “F.F.K. i Beratit 1995”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinė 29/1995; Kasoruho Naxhi, “Gjirokastra e festivalit”, Tiranė 2000 etj.

Fėjll:

Fyell.
Enci. Nė kėtė formė e gjejmė tė pėrdorur tek shqiptarėt e Maqedonisė
Shiko fjalėn “fyell”.

Fėshfėrin:

Formim onomatopeik.
Etim. Sipas Ēabejt: “jep njė zhurmė tė lehtė gjethi (i thatė) kur fryn erė, fėrshėllen era nėpėr gjethet (e thata)”; edhe fėshfėrit, fėshfėrimė. F. “zhurma vetė”.
Enci. E gjejmė tė pėrdorur edhe nga Dritėro Agolli nė formėn: fėshfėrima e pemėve.

Fėrshėllej:     

Fėrshėllej “vishėlloj; fėrshėllimė f.,, vishkėllimė”.
Etim: Sipas Ēabej: Tė gjitha kėto nuk janė veēse formime onomatopeike. G.Meyeri fjalėn fėrshėllej bashkė me format fėshėllij, vėshėllij, vėrshėllej, vėshėlloj, vishlloj, fishlloj, vėrshėllej, fėrshėllej  e me vėrshėllim m. i spiegon me njė metetezė tė vjetėr tė lat. Sibilare, po duke pasur ndikuar dhe *friscjare.
Enci. Sipas Prof. Sokolit: nga tė fėrshėllyerit , nga kjo muzikė trupore, zėnė fill shumė vegla tė gjinisė aerofone. Fėrshėllimet e zakonshme janė nėpėrmjet buzėve, por kemi edhe ato me anė tė gishtėrinjve. Meloditė e nxjerra nga fėrshėllimat,  i gjejmė tė ndėrrfutura edhe nė melodi dhe pjesė tė tjera me vegla muzikore popullore. Fėrshėllimat janė pėrdorur pėr argėtim por dhe pėr nevoja tė dobishme. Tek arbėreshėt e Italisė e gjejmė nė formėn frushullenj.

Fieta:

Gjethe.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur tek arbėreshėt e Italisė. Shiko fjalėn fletė.

Lit: Renis Aleksandro, “Veglat dhe muzika nė trevėn arbėreshe”, “Kultura Popullore”, 1/1984 etj.

Fifisė:

Pipėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Ēamėri.
Shiko fjalėn pipėza.

Figan:

f.       Qaj, bėrtas.
Enci. Shiko fjalėn gjėma.

Filiē:

Tundėsi i trobolicės.
Enci. Filiēi ėshtė njė bisht druri i gjatė, qė pėrfundon nė majė me njė rrotullame tė drunjtė, me anė tė sė cilės rrihet qumėshti. Efekti tingullor qė prodhohet prej goditjeve tė filiēit ėshtė mjaft karakteristik. Nė disa raste pėrdoret pėr tė shoqėruar kėngėt rituale tė bujqėsisė. Me kėtė emėr e gjejmė tė lokalizuar nė jug tė Shqipėrisė.

Lit: Tase Pano, “Visaret e Kombit”, Vėll. XII, Tiranė 1941 etj.

Filikackė:

Pipėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Gjakovė.
Shiko fjalėn pipėza.

Filja Hysen:

Studiues i muzikės popullore shqiptare i gjysmės sė dytė tė shek. XX.
Enci. Lindi nė Tiranė mė 05/11/1935. Arsimin e ulėt dhe atė tė mesem i kryen nė qytetin e lindjes. Pėr shkak tė pasionit pėr muzikėn ndjek konservatorin e Pragės, studime tė cilat pėr arsye tė prishjes sė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė i pėrfundon nė Konservatorin e Tiranės mė 1966 nė degėn e teorisė sė muzikės. Pėr disa kohė punoi si redaktor nė Radio-Tirana, si pedagog nė Liceun Artistik “Jordan Misja”, dhe si pedagog i jashtėm pranė Konservatorit tė Tiranės. Nė vitin 1972 deri mė 1993, kohė kur doli nė pension punoi si punonjės shkencor pranė Institutit tė Kulturės Popullore (IKP) pranė Akademisė sė Shkencave. Nė kėto vite shtrihet aktiviteti i tij studimor mbi kulturėn muzikore popullore. Shkruan artikuj studimore, monografi, mbledh dhe transkipton me dhjetra e qindra njėsi folklorike nė terren si kėngė, melodi popullore, etj si dhe merr pjesė me kumtesa nė takime kombėtare dhe ndėrkombėtare mbi folklorin. Hysen Filja pėr punėn e tij studimore ėshtė vlerėsuar me ēmime tė ndryshme.

Studimet kryesore:
“Kėngėt polifonike kundėr Tanzimatit”, Nėntori 9/1967;  “Evolucioni i kėngės polifonike labe”, Nėntori 11/1977; “Tipare tė reja tė kėngės polifonike labe”, “Studime filologjike”, 2/1977; “Gjurmė tė lashta nė kėngėn e burrave tė Labėrisė”, “Studime historike”, 1/1981; “Vėzhgime rreth folklorit muzikor tė Shqipėrisė sė mesme”, Kultura Popullore 1/1986; “Tė dhėna rreth njė balade”, Kultura Popullore 2/1987; Nė kėrkim tė fillesės intonative tė kėngės sonė”, Kultura popullore 2/1989; “Pėr njė zhanėr tė lashtė tė muzikės sonė popullore”, Kultura popullore 2/1990; “Kėnga e epikės historike tė Shqipėrisė sė mesme”, Kultura Popullore 2/1991 etj.

Monografi:
“Tefta Tashko Koēo”, Tiranė 1972; “Kėnga popullore e Shqipėrisė sė mesme”, Tiranė 1991. Ka gati pėr botim monografitė:  “Artisti i Popullit Isuf Myzyri”, “Folklori muzikor i Shqipėrisė sė mesme” dhe pėrmbledhjen “Studime pėr folklorin muzikor shqiptar”.

Filmat me objekt muzikėn popullore:

Degė e kujtesės historike, dhe e vazhdimėsisė komunikative tė folklorit muzikor shqiptar, kjo krahas diskografisė muzikore popullore.
Enci. Datat e para tė regjistrimeve filmike me objekt muzikėn popullore dhe traditat shqiptare nė pėrgjithėsi, koinēidojnė me regjistrimet e para tė muzikės popullore shqiptare nė disqe. Me sa dimė deri mė sot, tė parėt janė vėllezėrit Manaki, tė cilėt nė vitin 1906 kanė regjistruar filmin e shkurtėr dokumentar “Lojna e kostumeve popullore” si dhe kanė bėrė xhirime tė kėsaj natyre nė qytetet e Korēės, Pėrmetit, Kėlcyrės dhe Janinės. Mė 1913 amerikani William Hovard xhiroi nė Shqipėri zakone, tradita e kostume popullore. Shoqėria gjermane “Kabinetfilm” xhiroi mė 1932 njė film dokumentar me zė qė shoqėrohej me muzikė origjinale popullore. Mė 1936 regjizori gjerman Karl Gelberman xhiroi filmin “Nje udhėtim ėndėronjės nėpėr Shqipėri”, me pamje nga Korēa, Ohri etj,. ku jepeshin edhe pamje tė kostumeve e zakoneve dhe valle e kėngė popullore. Kėtu pėrmendim edhe filmin e gjatė dokumentar “Vėllamėt”, tė xhiruar pėrsėri nga gjermanėt, tė mbushur me legjenda e folklor. Nė njė film tė “Luce”-1940, jepen njė grup vajzash hoēishtare tė veshura me kostume popullore. Supozohet qė formacione sazesh tė jugut dhe tė atyre tė Shqipėrisė sė mesme, tė jenė filmuar nė filmat e viteve ‘20-’30, e veēanėrisht nė dasmėn e mbretit Zog. Nė Arkivin e Filmit kemi disa dokumentarė tė tjerė me interes rreth traditave muzikore. Ndėr ta pėrmendim dokumentarėt e paraēlirimit qė gjenden nė numrin x-III/1-344 i viteve 1914-1916, x-III/1-343 i vitit 1928 ku trajtohen aspekte nga dasma beratase, I/2-343 i vitit 1949 dhe I/1-15 i vitit 1950 me pamje nga festivalet folklorike, I/1-8 i vitit 1949, etj. Njė dokumentar mjaft interesant ėshtė edhe ai me titull  “Kėngėt e zėmrės” i Kinostudios “Shqipėria e Re”, prodhim i vitit 1990. Njė film artistik i vecantė  kushtuar muziktarėve popullorė, ėshtė filmi “Gjeneral gramafoni”, me regji tė Viktor Gjikės etj.

Lit: Abaz Hoxha, “Arti i shtatė nė Shqipėri”, Tiranė 1994

Fishkarualli:

Pjesė e veglės muzikore tė fyellit arbėresh.
Enci. Fishkarualli ėshtė kallami i fyellit.

Fishkėlloj:      

Vishkėlloj. “fėrshėllej”; fishkėllimė f. vishkėllim m. “fėrshėllimė”.
Etim: sipas Ēabej ėshtė fjalė onomatopeike me kompleksin fsh ashtu si fėrshėllej, frushkull, frushull, fshikull etj. Fshilloj vishlloj e fėrshėllej nuk rrjedhin nga latinishtja, si mendon G.Meyeri 112.
Enci. Nė praktikėn muzikore popullore gjejmė krijime muzikore tė interpretuara tėrėsisht me anė tė fishkėllimės. Njė ndėr kėta muziktarė popullorė ėshtė edhe Shaban Pesoēani nga fshati Ladorisht, i cili dallohet pėr kėtė mėnyrė tė veēantė interpretimi.

Lit: Murtishi Kaim, “Ladorishti, histori dhe tradita”, Strugė 2001 etj.

Fletė:

Vegėl paramuzikore aerofone.
Enci. Zakonisht pėrdoret fleta e ahut mbi tė cilėn ushtrohet frymė me presion. Me fletėn mund tė nxirren melodi tė ndryshme, kryesisht fishkėllima. Meloditė e fletės i gjejmė tė shoqėruara edhe me vegla kordofone. Tek arbėreshėt e Italisė e gjejmė me fjalėn fieta.

“Folk Area”:

Festivali i parė folklorik ndėrkombėtar i organizuar nė Shqipėri.
Enci. “Folk Area” u zhvillua nga data 24-27 tetor 2000 nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. Nė tė morrėn pjesė Shqipėria-“A.K.V.P”, Bosnjė-Hercergovina-“Saobracajac”, Bullgaria-“Pirin”, Kroacia-“Lado”, Egjypti-“Port Said” Greqia, Italia-“Danza-Nova”, Maqedonia-“Tanec”, Turqia-“Kadikoy”, Rusia-“Sibirskie Vykrutasy”, Spanja-“Dos Hermanos”, Amerika-“Zonjat e Hijshme”, Rumania-“Semenicul”, Sllovenia-“Iskraemeco”, Mali i Zi-“Buda Tomoviē” dhe Brazili-“Magia Brazil”. Juria e festivalit e drejtuar nga Prof. Ramadan Sokoli, vlerėsoi me ēmimin e madh tė festivalit “Doruntina e Artė”, ansamblin e Kroacisė. Me “Doruntinėn e argjendė”, u vlerėsua Shqipėria, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia.

Folla:

Pjesė e veglės popullore tė surles.
Enci. Folla zakonisht punohet nga njė material plastik. Muziktarėt popullorė mbėshtesin buzėt mbi follė gjatė interpretimit tė pjesėve muzikore popullore. Sipas Misos: folla mbėshtetet mbi rendelen e ngjitur nė bishtanik.

F’oll:

Fyell.
Enci. Nė kėtė formė e gjejmė nė tė folurėn e shqiptarėve tė Ukrainės. Shiko fyell.

Lit: Voronina i, Domosileckaja M, Sharapova L, “E folmja e shqiptarėve tė Ukrainės”, Shkup 1996.

Flojere:

Floere f. “fyell”.
Etim: Sipas Ēabej: G. Meyeri 108 sheh kėtu njė fjalė me gurrė shqiptare. Miklosichi (Wanderungen der Rumunen 23) konstaton pėrhapjen e kėsaj fjale “gati kudo ku kanė shkuar barinjtė endacake rumunė” dhe burimin e saj e gjen nė gjuhėn shqipe, duke e lidhur kėtu me fryj.
Enci. Po sipas prof. Ēabej: nė formėn flojere e hasim tek De Rada, (Poesie albanesi III 160) flore pl. “pipeza, zamare”; nė formėn flerexhi m. “ ai qė i bie fyellit, fejtar” e gjejmė tek Hahni.

Fyell:

m. Vegėl muzikore aerofone e ndėrtuar kryesisht nė dru por dhe nė tuba metalikė. Kemi raste kur e gjejmė edhe tė ndėrtuar me kockat e shpendėve, zakonisht tė shqiponjave.
Etim: Sipas Ēabej: fjalė me etimologji fort tė diskutuar; G.Meyeri (f. 108 Alb. Studien V 76): fyell me fyejt e hundės, fejėz e hundės, me floere flojere f. “fyell”, flerexhi m, “fejtar”, kal. ( te de Rada) flore pl. “pipėza zamare” e me fulistra pl. “fyej” nė shqipen e Greqisė e bashkon me rum. fluier, arom. Fluiara flueara, “fyell i bariut” a fluiera “me i ra fyellit”.
Enci. Sipas Sokolit: dikur vegla muzikore, fyelli, lidhej me kultin falik. Njė nga dėshmitė mė tė hershme pėr pėrdorimin e fyellit nga ilirėt e gjejmė nė veprėn e historianit grek Straboni. Mė pas e hasim nė vargjet e ciklit tė kreshnikėve nė veri tė vendit. Tek epi “Omeri i Ri”, ku vajza vishet si djalė, ajo vihet nė provė kur duhet tė luajė nė fyell apo nė lahutė. Nė Greqinė e lashtė fyelli thirrej auolos i cili u fut ndėr grekėt prej kolonive tė Azisė sė Vogėl.  Nė vitin 1744, piktori Konstandin Shpataraku pikturon nė kishėn e Shėn Thanasit nė Voskopojė njė bari tė vogėl duke i rėnė fyellit. Po nė kėtė vit, kemi edhe njė punė tė Zografėve ku paraqiten dy barinj duke i rėnė fyellit, sė bashku me tufėn e bagėtive. Fyelli ėshtė vegla me pėrhapje nė tė gjithė hapėsirėn etnokulturore shqiptare. Pėr kėtė arsye ai ekziston nė dhjetra tipe dhe regjistra tė ndryshme. Gjendet i pėrdorur si vegėl solo, i ndėrfutur nė formacione tė tjera me vegla, si dhe nė ansambėl fyejsh si ata tė Gramshit. Nė jug bėn pjesė nė formacionin e sazeve nė rolin e “prerėsit” tė melodisė kryesore, ndėrsa nė veri e gjejmė kryesisht nė pėrbėrje tė formacioneve me vegla kordofone dhe membranofone. Veglėn e fyellit e gjejmė tė pėrdorur edhe nė folklorin gojor. Njė shembull tė veēantė kemi me “Baladėn e Tanės”, por kemi edhe  raste tė tjera:   

                        Seē e kemi njėzė
                        Seē i kemi pesė
                        tė na bėhen gjashtė
                        gjashtė vrima i ka fyelli.
                                                  Devoll

Fyellin e gjejmė tė pėrdorur edhe me funksione magjike-jashtėmuzikore si nė poezinė popullore tė mėposhtme:

Ishte’ i fush’ e gjat’ e gjanė,
lajthij-o,
ishin tre bari me gja,
kishin tre fije nė brest.
Kur i bijshin fyllit parė,
ēohshin gjaja me ngran’ bar;
kur i bijshin fyllit dytė,
ēohshin gjaja me ngran’ krypė;
kur i bijshin fyllit tretė,
ēohshin gjaja me pi vetė.
                Gjinar, Elbasan

Kemi gjithashtu edhe poezi dhe tregime tė kushtuar fyellit nga shkrimtarėt tanė tė njohur si Naim Frashėri, Andon Zako Ēajupi, Asdreni, Dhimitėr S.Shuteriqi, Martin Camaj, Fatos Arapi, Ismail Kadare,  etj. Ja disa vargje nga poezia e Naim Frashėrit me titullin “Fyelli”:

Pa dėgjo fyellin ē’thotė
Tregon mėrgimet e shkreta,
Qahet nga e zeza botė
Me fjalė tė vėrteta

Gjithashtu, fjalėn fyell e gjejmė tė pėrdorur edhe nė vende tė tjera. “Fyell i Dibrės” quhet pjesa e parė e Vėll. XI tė “Visareve tė Kombit”, botuar mė 1944 me parathėnie nga Haki Stėrmilli. Prej vitit 2000, nė amfiteatrin e qytetit antik tė Butrintit zhvillohet festivali i veglave muzikore popullore “Fyelli magjik”. Me fėjll e gjejmė tė pėrdorur nė fshatin Reēan tė shqiptarėve tė Maqedonisė; me fjalėn darvira e gjejmė tė pėrdorur nga arvanitasit e Greqisė ; me fjalėn rrishinjaull ose rrusinjuall tek arbėreshėt e Italisė etj.

Lit: Straboni, “Geographica”, tib. VII, kap. 316; Buzuku Gjon, “Meshari”, Tiranė 1968; Maksimilian Lambertz, “Epika popullore e shqiptarėve”, tek “Ēėshtje tė folklorit shqiptar”, nr. 6, Tiranė 1998; “Melodi dhe valle popullore instrumentale”, Tiranė 1969; Sokoli R, “Metodė pėr fyell”, Tiranė 1970; Sokoli R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė 1981; Frashėri N “Vepra 1”, Prishtinė 1978; “Lirika Popullore-I”, Tiranė 1988; Miso P, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė 1990; Tole Vasil S., “Sazet muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998; Sokoli Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė 2000 etj.

Fyelltar:

Muziktari popullor qė luan nė fyell.
Enci. Qysh prej mitologjisė sonė njihen rastet e interpretimeve magjike tė fyelltarėve nė fyell, interpretime tė cilat ndikonin nė rrjedhėn e jetės dhe vendim marrjet e njerėzave. Kėtu pėrmendim tė gjitha ato gojėdhana, legjenda dhe ballada tė cilat lartėsojnė interpretimet nė fyell. Ndėr to pėrmendim “Gurin e virgjėreshės”, “Baladėn e Tanės”, “Ligjėratėn e fyellit” etj. Si fyelltar i parė mbahet Pani, i cili sipas Sokolit: Pani, pajtori i barinjve, kullotave dhe kopeve, ishte me prejardhje ilire. Si muziktarė tė shuar popullorė nė interpretimin nė fyell pėrmendim: Gjika nga Fajza-Has; Avni Hoxha-Devoll; Azem Nelo-Kukės; Pano Saro-Suhė, Gjirokatėr; Petref Zenelaj-Hekal, Fier; Sybi Ferollari-Zhepė, Skrapar; Razip Buxheli-Kuē, Vlorė; A.Balliu-Funarėz, Librazhd; F.Dullovi-Biceps, Kaēanik; M.Prebibaj-Curraj i Epėrm,Tropojė; M.Smajlaj-Niēk,Shkodėr; Nikoll Pjetri-Ishull Lezhė; Musa Budo-Picar, Gjirokastėr; Laze Nora-Fushė Bardhė, Gjirokastėr, Luiz Dine-Bulo, Gjirokatėr; Shaqir Miloja-Shkodėr; Ymer Neli-“Artist i Merituar”-Burrel etj. Mitologjia greke pėrmend Marsiasin, si fyelltarin mė tė shquar tė kohėve antike ( i cili me fyellin e tij bėri garė edhe me lirėn e Apolonit, i njohur si mbrojtėsi i muzikės), si dhe “fyellin e Panit”, mbretit tė pyllit. Shkrimtari Dh. Shuteriqi ka shkruar tregimet “Pani nga Kaonia” dhe “Fyelli i Tanės”. Tek arbėreshėt e Italisė e gjejmė nė formėn florexhi.

Lit: Bogdani Ramazan, “Folklori koreografik i Hasit”, Tiranė 1977; “Fjalor i mitologjisė”, Tiranė 1987 etj.

Fyte:

Pjesė e veglės popullore tė  culės  dyjare.
Enci. Fytja ėshtė gryka e culės dyjare. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Labėri.

Fuga:

Njė nėntip i veglės popullore tė fuzės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Skrapar.

Fustan:

Pjesė e vogėl e veglės muzikore popullore tė llahutės.

Fuzė:

e.f. Vegėl paramuzikore e pėrdorur nga fėmijėt.
Enci. Njė copė dėrrasė e sheshtė lidhet nė njė fill tė gjatė e tė fortė dhe qė vėrtitet me forcė. Nga kontakti me ajrin prodhon njė zhurmė karakteristike. Sipas Sokolit me kėtė emėr gjendet nė Iballė tė Pukės.

Fuzga:

Emėrtimi pėr  veglėn popullore tė fuzės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Dukagjin.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia