Enciklopedia - Germa V

Valle:

Gjini muzikore popullore me vegla.
Enci. Zakonisht me kėtė emėr thirret pjesa e dytė e kabasė me vegla. Vallja vendoset si pjesė dinamike, dhe ndėrtohet kryesisht nė ritme binare. Vallja quhet ndryshe edhe “kthesa” e kabasė. Pikėrisht “kthesa” nėnkupton daljen nga ritimi “rubato” drejt ritmeve fikse, dy dhe tri pjestuese tė karakterit “allegro”.

Vallet popullore sipas veglave dhe shoqėrimit muzikor:

Fushė e veēantė e ndėrthurrjes sė muzikės popullore me koreografinė popullore.
Enci. Format e ndėrthurrjes janė nga mė tė ndryshmet. Ndėr vallet tipike qė mbartin kėtė bashkėveprim strukturor ndėrmjet muzikės popullore dhe koreografisė popullore pėrmendim: “Vallja e pipėzave”,“Kcim me kavall”, “Vallja e lodrės”, “Ojna e tupanit”, “Vallja e thuprės”, “Vallja e curlės”, “Qemania e vogėl”, “Kcim fyelli”, “Vallja e tomrrės”, “Vallja e gajdes”, “Valle me def”, “Kcim me ēifteli”, “Valle me saze”. Sipas Prof. Bogdanit kemi edhe “Kcim me gojė” (nėpėrmjet fishkėllimės), “Valle e thatė- e heshtur”(d.m.th pa kėngė e muzikė me vegla). Po sipas Bogdanit, mė tej edhe shoqėrimi muzikor i vallėzimit popullor shqiptar kryhet nė kėto forma:
1-me instrumenta paramuzikore.
2-me shoqėrim vokal (homofonik ose polifonik)
3-me instrumenta membranofone
4-me instrumenta aerofone
5-me instrumenta kordofone
6-me curle e lodėr
7-me orkestrine popullore
8-me shoqėrim vokal dhe instrumentor.
Nė pikėpamje tė shtrirjes gjeografike vėrejmė se ky bashkėveprim ėshtė i konstatuar rėndom nė gjithė hapėsirėn etnomuzikore shqiptare.

Lit: Sokoli Ramadan, “Pėr emėrtimet e valleve tona”, “Nėndori”, nr. 1; Bogdani H. Ramazan, “Tipologjia e vallėzimit popullor shqiptar sipas shoqėrimit muzikor”, tek “Kultura Popullore”, 1/1991; Bogdani H. Ramazan, “Vallėzimi popullor shqiptar”, Lirika, Tiranė 1997 etj.

Vaj:

Tė qarėt e njė tė vdekuri me ligje, tė qarėt pėrgjithėsisht. Vajtoj, vajtim.
Etim. G.Meyeri: fjalė me burim onomatopeik, duke dalė emri prej pasthirrmės. Sipas Ēabej: formim i vaj-it me sufiksin e agjentit -tor fem. -tore ėshtė vajtore “grua qė i bėn vajnė njė tė vdekuri”; nė Veri edhe vajtojcė njė postverbal i vajtoj me -ce-nė e atij dialekti.
Enci. Njė nga vajtimet mė tė vjetra shqiptare pėrmendet ai i rapsodisė kreshnike me lahutė “Ajkuna qan Omerin”. Lidhur me vajtimin shqiptar, si dėshmia e parė e shkruar vlerėsohet vajtimi i Lekė Dukagjinit pėr Gjergj Kastriot Skėnderbeun. Kėtė e jep Marlin Barleti nė veprėn e tij “Histori e Skėnderbeut” (1508-1510). Sipas Ēabej: Fjalė e mbarė gjuhės, Buzuku (p.sh. XXXVIII/2, Mateu 8, 12) e aty klenė vaj e sokėllimė n dhambėsh “ibi erit fletus et stridor dentium”. BUDI (SC 384) me tė nadh e t idhunė vaj. Mė pas pėr vajtimin shqiptar sjell tė dhėna Demetrio Franko mė 1584, “Rituali Roman” i Budit mė 1621, Frang Bardhi nė njė relacion tė vitit 1641, Evla Ēelebia mė 1660-1664, Viēenso Dorsa mė 1847, Johan georg von Hahn nė veprėn “Studime shqiptare”-1853-1854, Elena Gjika, Zef Jubani, De Rada, Luigj Gurakuqi, Viēens Prenushi, Maksimilan Lambertz, etj. Nė veri kemi vajtimin qė quhet “gjėmė”, i cili ėshtė njė e qarė kolektive, kurse nė Jug dallojmė kemi vajtimin polifonik. Kėshtu gjinia e “Vajtimit” lind dhe formohet brenda njė largėsie shumė tė vogėl tė interpretuesit popullor me objektin (nė kėtė rast i vdekuri i pavarrosur). Pėrgjithėsisht janė vajtuar trimat e rėnė nė luftė. Nė tė dy rastet qė rol tė rėndėsishėm luajnė vajtojcat. Sipas Skiroit: nė vajtime sundon fuqishėm toni elegjiak. Sipas Munishit: nė Podgur tė Kosovės, vajtimi bėhet vetėm tek femrat, me kokė tė ulur dhe “me vaj nė fyt”. Vajtimi si gjini popullore e gjejmė qė tė luhet edhe me fyell dhe longar. Gjithashtu vaj-in e konstatojmė tė pėrdorur si titull edhe nė letėrsinė shqipe. F. Konica ka shkruar poezinė “Vajtim pėr robėri tė shqiptarėve”, Ēajupi poezinė “Vaje”, Zef Zorba poezinė “Vajtim i plakut nė shtėpinė e shkretuar”, dhe njė ndėr poezitė e Fatos Arapit titullohet “Vajet e Ballkanit”:

Shkrumbojnė natėn antike vajet e Ballkanit.

Zėri i parė vjen prej kohėsh tė moēme

Zėri i dytė vjen prej kohėsh bizantine.
Zėri i tretė ka qenė dhe ėshtė pėrherė
ngashėrim i mbytur
                           i zemrės sė njomė tė Ballkanit.

Tek vepra e Lasgush Poradecit: kemi “se na’shtė vaj njė kėngė”-antonimi kontekstuale si dhe fjalėn vajtimthi, neologjizėm i krijuar po prej tij. Nė Krujė ėshtė njė shkėmb i lartė i cili quhet “Shkėmbi i Vajės” pasi nė tė, sipas legjendės kanė qėndruar pėr herė tė fundit dhe janė hedhur nė greminė 90 vajza krutane. Sipas popullit: Vaji i burrit ėshtė kėnga.

Lit: Th. S. Hjuz, “Udhėtim nė Sicili, nė Greqi dhe nė Shqipėri”; Cico, Stravre, “Vajet nė Shqipėri”, gaz. “Demokratia”, 1925, nr. 29-4, 29 Dhjetor, fq. 2; Munishi Rexhep, “Kėndimi i femrave tė Podgurit”, Prishtinė 1979; “Mbi vajtimet shqiptare”, Prishtinė 1985; Veliu Veli, “Bue, Ekari dhe Dozoni pėr kėngėt popullore shqiptare”, “Gjurmime Albanologjike”, Folklor dh Etnologji, XXI-1991; Skiroi Zef, “Mili e Haidhia”, Tiranė 1994; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė 1998; Sokoli Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė 2000 etj.

Vajse:

Fjalė e praktikės muzikore popullore.
Enci. Karakterizim pėr njeriun qė qan shpesh.

Vajtojcė:

Kėngėtare qė luan rolin e korifeut gjatė vajtimit.
Enci. Sipas Files dy janė vajtojcat kryesore qė marrin pjesė nė vajtim: profesionistet dhe improvizueset. Tė parat kanė skema shabllone vajtimi, kurse ndėr vajtojcat jo-profesioniste mund tė takosh improvizuese tė shkėlqyera. Sipas Prof. Sokolit: shumė origjinale janė dridhjet e zėrit qė shkaktojnė me anė tė lėvizjeve tė nofullės tek disa vajtojca bregdetare nėpėr Shqipėrinė Jugperėndimore. Kadareja mendon se: pėrdorimi tek ne i vajtojcave s’ėshtė aspak larg korit antik, qė duke qarė, komenton njėkohėsisht edhe aktet edhe tiparet e tė vdekurit”. Ndėr vajtojcat mė tė njohura nė jug tė Shqipėrisė pėrmenden Pashako Jaēe, Zonjė Jonuzi, Esma Doromema etj. Nė Kosovė pėrmenden Share Danja dhe Zyke Jakupja. Vajtojcat i gjejmė edhe me emrin britmėqare. Nė Lumė i thėrrasin migjatore. Shkrimtari Martin Camaj ka shkruar poezinė “Vajtorja”.

Lit: “Vajtojcat”, tek “Kalendari”, 1918, fq. 83-84; “Vajtimet e Fatime Zehrasė”, tek “Zani i Naltė”, 1923, nr. 2, nėntor, fq. 60; Gaēe Bardhosh, “Kėnga popullore e lumit tė Vlorės”, Tiranė 1995; Neziri Zymer, “Tė dhėna gjeohistorike, etnokulturore dhe epikografike pėr katundet e Rugovės sė Poshtme”, Prishtinė 25/ 1995; Neziri Zymer, “Tė dhėna gjeohistorike, etnokulturore dhe epikografike pėr katundet e Rugovės sė sipėrme”, “Gjurmime Albanologjike”, Prishtinė 26/1996 etj.

Varfi Dh:

Dhimitėr Varfi-(Himarė 1930)).
Kėngėtar i shquar popullor i kėngėve polifonike nė rolin e “Marrėsit” tė saj.
Enci. Dhimitėr Varfi renditet dhe vlerėsohet si ndėr kėngėtarėt mė tė shquar tė iso-polifonisė sė Bregut tė gjysmės sė dytė tė shek. XX. Njė ndėr kėngėt e arta tė repertorit tė tij ėshtė kėnga “Vajzė e valėve”. Grupi I tij polifonik pėrbėheh dhe nga Spiro Dhimaleksi (1935)-kthyes, Llambro Kiēo (1935)-hedhės si dhe iso nga Leko Leka (1927) etj.

Vėnēe:

Fjalė qė tregon njė mėnyrė tė krijuari dhe tė interpretuari vendase-autoktone.
Enci. Kur pėrdoret kjo fjalė, domethėnia ėshtė e qartė: tė interpretosh nė vegėl apo tė kėndosh vetėm sipas mėnyrės qė pranohet nga tė gjithė si vendase.

Vigmė-a:

Britmė, vikamė.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin.

Vikam/e-a:

f.       Britmė, sokėllimė.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin.

Vikat:

jokal. Bėrtas, thėrras.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė ciklin e kreshnikėve mbi lumin Drin.

Virri:

Britmė e keqe.
Enci. Me kėtė kuptim e gjejmė tė pėrdorur nė Kosovė.

Vlonjate trio:

Formacion muzikor popullor polifonik i qytetit tė Vlorės.
Enci: “Trioja vlonjate” u krijua nė fillim tė viteve ’50 dhe pėrbėhej nga baritoni Konstandin Thana-kthyes (Shkodėr 21 Maj 1929), tenori Reshat Osmani-marrės (Vlorė 14 Janar 1928- + Vlorė 10 Nėntor 1994) dhe sop. Besharete Ismaili-marrėse (Vlorė 1930). Nė vitin 1953, pranė kėtij grupi futet edhe alto Meliha Doda-marrėse (Tiranė 25 Maj 1933) me tė cilėn plotėsohet ky formacion qė zhvilloi veprimtarinė e tij pėr mė se 40 vjet. Njė ndihmesė tė madhe nė konsolidimin e krijimtarisė muzikore tė trios ka dhėne edhe Themistokli Mone (Vlorė 17 Tetor 1919- +Vlorė 12 Korrik 1995). Kėngėt e trios vlonjate konsiderohen me tė drejtė si kėngė tė repertorit tė muzikės popullore qytetare vlonjate tė gjysmės sė dytė tė shek. XX, kėngė qė pasuan traditėn e madhe tė sazeve tė Bilbil Vlorės, nė gjysmėn e parė tė shek. XX tė cilat e kanė origjinėn prej kėngės fshatare polifonike tė fshatrave rreth Vlorės. Ndėr kėngėt mė tė njohura tė tyre do tė pėrmendim “Jeleku prej kadifeje”, “Hajde moj kumbulla vlonjate”, “Kanko kapedaneja”, “Vlora e bukur me stoli” etj. Kėngėt janė shoqėruar nga njė formacion me vegla si klarinetė, violinė, dajre etj. Aktivitetin e kanė zhvilluar kryesisht nė Vlorė dhe pėrgjithėsisht edhe nė qytetet e tjera nė Shqipėri. Trioja ka dhėnė koncerte edhe nė Kosovė, Poloni, Rumani, Kinė, Bullgari etj. Regjistrimet muzikore i kanė bėrė pranė Radio-Tiranės. Veprimtaria e tyre mbyllet nė fund tė viteve ’80. Nė kujtim tė veprimtarisė artistike tė “Trios vlonjate”, RTV Shqiptar realizoi nė vitin 2001, filmin dokumentar “Kėnga e Prerė” me regji tė Dhimitėr Gjokės. Krahas “Trios”, nė ato vite pėrmenden edhe kėngėtarėt Sofije Pando, Ali Hata, Bajram Lulushi, Kozma Koēi etj. Traditėn e tyre pas viteve ’80 e vazhduan kėngėtarė si Kleopatra Dokle, grupi i burrave i shtėpisė sė kulturės-Vlorė, Klara Bakiu etj. 

Lit: Gaēe Bardhosh, “Reshat Osmani dhe kėnga qytetare e Vlorės”, Tiranė 1996; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

“Vlora Bilbil”:

( Pėrmet 1883 † Vlorė 1948).
Bilbil Vlora kėngėtar popullor dhe muziktar i shquar nė gėrnetė, figurė qėndrore e muzikės popullore qytetare dhe e sazeve tė Vlorės tė viteve ‘30-40 sė bashku me vėllanė e tij Asim Cenaj (1917-1949). Njėri me gėrnetė dhe tjetri me violinė, u krijua bėrthama e parė e qėndrueshme e sazeve tė cilat mė vonė do tė mbanin emrin “Shoqnia e Zotit Bylbyl”.
Enci. Familjen Ceno-Vlora disa e konsiderojnė tė ardhur nga Gjirokastra, tė tjerė i quajnė sot me tė drejtė vlonjatė, ndėrkohė qė origjina e vėrtetė e familjes sė tyre ėshtė nga Pėrmeti. Bilbili e mėsoi gėrnetėn nga i jati-Abdyli. Mė 1922 fillon aktivizimin si saze kryesisht tė pėrbėra nga elementė tė familjes. Pas njė dasme nė Kaninė, sazet e tij filluan te pėlqeheshin, duke u futur natyrshėm nė jetėn e qytetit. Mė 1925, dalin jashtė Vlorės pėr tė bėrė muzikė nė Berat. Po mė 1925, sazet e Bilbilit ftohen nė qytetin e Shkodrės nga familja Marubi me ndėrmjetesine e Shtjefėn Gjeēovit dhe Dom Mark Vasės, i cili punonte nė kėtė kohė nė kishėn katolike tė Vlorės. Nė vitin 1927 dhanė koncerte nė Leēe tė Italisė. Nė vitet ’40, vendi me i pėlqyer i tyre, por nė pėrgjithėsi i muziktarėve popullorė tė Vlorės, kanė qėnė pijetoret e Osmanllinjve dhe tė Moneve. Holli i shtepisė sė Eqrem bej Vlorės ka qėnė gjithashtu njė nga vendet e pėlqyera ku bėnin muzikė sazet e Bilbilit. Ashtu si dhe nė rastin e muzikės me saze tė qyteteve toske, edhe sazet e Bilbil Vlorės u orientuan pėr nga folklori tradicional i fshatit. Pėr kėtė arsye, Bilbil Vlora do tė mbetet njė nga reformuesit kryesorė tė kėngėve qytetare vlonjate me saze, tė mbėshtetura mbi ato polifonike popullore me iso, si dhe autori i strukturimit tė “Kabasė labēe-labėrishte” me gėrnetė Kjo ėshtė e dukshme nė tė, pasi kėnga qytetare e Vlorės ėshtė e pėrngjashme me kėngėt fshatare pa saze tė fshatrave pėrreth si: Kaninė, Drashovicė, Oshėtimė, Panaja, Cerkovinė, tė cilat u bėnė thelbi i kėngės sė re qytetare vlonjate. Kuptohet qė praktika e sazeve e zgjidhi kėtė ēėshtje nė vijueshmėri dhe nė pėrputhje me traditėn pararendėse. Kėshtu, kėngėt “labēe” me saze krijuan realitetin tjetėr tė madh, qė muzika me saze formėsoi nė kėtė kohė. Me realizimin e tyre, u orientua krijimi i repertorit muzikor dhe veēanėrisht kėnga popullore qytetare labe. Regjistrimet diskografike tė Bilbilit janė bėrė kryesisht pranė “COLUMBIA”-s. Ndėr kėngėtarėt dhe interpretėt e shquar tė kėngės qytetare labe tė kėsaj kohe, pėrmendet edhe Zoj Havaja” etj. Tradita e krijuar nė kėto vite nė kėngėn dhe, mė gjerė, nė muzikėn popullore qytetare tė Vlorės, e vazhdoi pas viteve ’50 formacioni i njohur me emrin “Trioja vlonjate”.

Disqet e Bylbyl Vlorės regjistruar tek “COLUMBIA”. Made in England:

Pllaka 37698. “Kapitani Las”. Z.Bylbyli me shoqni. Vlonė.
Pllaka 37697. “Kapitani i Vlonės”. Shoqnija Z.Bylbyli Vlonė.
Pllaka 37691. “Penxheren e Zotnis. Valle pėr meēēe”. Z.Bylbyli, Vlonė.
Pllaka 37692. “Alas Taksim”. Shoqnia Z.Bylbyli, Vlonė.
Pllaka 294291. “Valle me Trish”. Z.Bylbyli me shok. Vlonė.
Pllaka 294292. “Valle Zylesh”. Shoqnija, Berat.

Shih vlonjate trio.

Lit: “Njė bandė popullore nė Vlorė”, tek Pėrlindja e Shqipnies, 1913; Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Tiranė 1998 etj.

Vllaēe:

Shprehje e praktikės muzikore popullore.
Enci. Vllaēe do tė thotė qė mėnyra e interpretimit tė kėngės apo valles popullore i pėrket traditės muzikore tė popullsisė aromune tė Shqipėrisė. Sipas Th. Kapidan kemi kėtė klasifikim tė vllehėve: “dakoromunėt”, “maqedoromunėt”, “meglenoromunėt” dhe “istroromunėt”. Arumunėt ndahen nė voskopojarė dhe nė frashllinj. Frashllinjtė verojnė nėpėr malet e Tomorrit dhe Gramozit.

Ku verove verėnė,
ndė mal tė Gramozitė,
ku rrinė ēobanetė,
ēobankat me djepetė,
djematė me shqerratė,
ēupat me bucelatė.

Ata dimėrojnė nė fushat e Myzeqesė e tė Delvinės, nėpėr kodrinat e Mallakastrės e tė Konispolit ose, nga ndonjė herė, kapėrcejnė kufirin pėr tė vajtur nėpėr luginat e Thesalisė e t’Epirit. Sipas Kristo Frashėrit: vllehėt e Frashėrit, kryeqėndrės sė krahinės sė Dangėllisė nė Pėrmet, rreth fillimit tė shek. XIX kanė qėnė grupuar nė dy lagje prej tė cilave njera banohej nga blegtorė sedentarė, tjetra nga zejtarė Voskopojarė, tė emigruar pas rrenimit tė qytetit tė tyre. Si kryeqendėr, Frashėri takohej me fshatrat e tjera tė Dallgėllisė e konkretisht me Gostomickėn, Koblarėn Goroshianin, Piskalin Vidishtin (fshatra nė kufij me Kolonjėn), me Stėrmecin, Qeshibeshin, Kakozin, Miēanin, Dervishijen (fshatra nė kufij me Skraparin), si dhe me Ogrenin, Kostrecin, Gostivishtin, Kreshovėn, Lupskėn, Surropullin, Hotovėn, Kosovėn, Pagrinė etj., fshatra tė qėndrės sė Toskėrisė ku i kėnduari polifonik vokal lulėzonte. Kjo fqinjėsi ndėrmjet shqiptarėve dhe vllehėve solli transferimin e repertorit vokal polifonik tė Toskėrisė tek ta. Prof. Ēabej ka konstatuar se grekėt veriorė tė Epirit kėndojnė pas mėnyrės labe, dhe aromunėt frashėriotė kėndojnė me meloditė e kėngės toskėrishte. Kjo ndodhi qysh nė kohėt kur sipas Shitunit: folklori muzikor aromun lindi shekuj mė parė nė truallin shqiptar, aty ku kishte lulėzuar njė folklor i mirėfilltė. Fillimisht kėngėt u kėnduan nė gjuhėn shqipe, e pas kėsaj njė pjesė e veēantė e tij, ku pėrfshihen kėngėt polifonike 2-3 zėrėshe me struktura tė thjeshta dhe tė kollajshme pėr tu riprodhuar, me ambitus tė vogėl dhe stilema tė ngushta, kryesisht me tematikė lirike u kėnduan edhe nė gjuhėn e tyre. Kjo ėshtė mė se e vėrtetė, pasi edhe nė ditėt tona, nė rastet e kėngėve tė kėnduara nga aromunėt, pėrveēse kėndohet nė stilemat muzikore “shumėvalėshe” toske (tė mbėshtetura afėrsisht nė tė njėjtėn strukturė tė ndėrtimit tė shumėzėrėshit, me marrje, prerje dhe iso), vazhdon tė kėndohet kėnga edhe nė gjuhėn shqipe, nė gjuhėn prej tė cilės ata dėgjuan kėngėn polifonike gjatė shtegėtimeve apo edhe ngulimeve tė tyre. Lidhur sa mė sipėr “… folklori muzikor i aromunėve tė Shqipėrisė, doemos, pa i mohuar atij disa tipare origjinale qė ai ka mundur tė kristalizojė nė shekuj, ėshtė pjesė e trungut tė gjerė tė folklorit muzikor shqiptar”, dhe “…ka pėrgjithėsisht tipare dallonjėse tė folklorit muzikor shqiptar dhe, nė veēanti, tiparet e kėngėve polifonike toske”. Njė rast tipik nė Shqipėri ėshtė ai i kėngėve polifonike toske tė aromunėve tė fshatit “Andon Poēi” nė Gjirokastėr, si dhe i atyre tė fshatit Pllataria dhe Kastir i Shėn Vllasit nė Greqi (apo edhe nė tė tjera raste), tė cilėt vazhdojnė ende tė kėndojnė nė shqip. Theksojmė pėrsėri faktin se kėngėt polifonike me struktura komplekse dhe qė kėrkojnė njė maksimum interpretimi nuk i hasim nė repertorin e kėngėve polifonike tė kėnduara nga aromunėt, pėr faktin e thjeshtė se ato nuk mund tė mėsohen, por barten natyralisht nga njėri brez nė tjetrin. Nė asnjė rast nė folklorin tonė polifonik, nuk kemi hasur ndonjė kėngė polifonike tė kėnduar nė gjuhėn aromune apo edhe greke.

Lit: Gustav Weigand, “Die Aromunen”, Leipzig 1895; Antonio Baldacci, “I romeni dell’ Albania”, Roma 1914; Th. Capidan, “Paraqitje e gjendjes etnologjike nė Ballkan, sidomos mbi Maqedorumunėt”, tek “Hylli i dritės”, nr. 6-8 dhe 9-12, Tiranė 1943; Ēabej Eqerem, “Njė vėshtrim mbi folklorin shqiptar”, tek “Studime gjuhėsore”, Prishtinė 1975; Spiro Shituni, “Folklori muzikor i aromunėve tė fshatit “Andon Poēi”, 1. “Vėshtrim etnografiko-historik”, Punim Diplome, Tiranė 1975; Milaj Jakov, “Raca shqiptare”, Tiranė 1995; Kristo Frashėri, “Abdyl Frashėri”, Tiranė 1984; Adhami Stilian, “Voskopoja”, Tiranė 1989; Shkodra Zija, “Qyteti shqiptar gjatė Rilindjes Kombėtare”, Tiranė 1994 etj.

Vurbėza:

Vegėl paramuzikore, sinonim me fuzėn.
Shiko fjalėn fuza.

Vrangoleta:

Emėrtimi pėr veglėn popullore tė fuzės nė Zadrimė.
Shiko fjalėn fuza.

Vrula:

Njė nėntip i veglės popullore tė fuzės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Nenshat-Shkodėr.

Vruleta:

Njė nėntip i veglės popullore tė fuzės.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Fan tė Mirditės.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia