Enciklopedia - Germa O

Odeon:

Fjalė e praktikės muzikore tė ilirėve.
Enci. Sipas Prof. Cekės, odeoni ishte njė ndėrtesė publike pėr shfaqje muzikore e letrare. Shiko fjalėn museion.

Lit: Ceka Neritan, “Ilirėt”, Sh.B.L.U 2000, etj.

Oi-oi:

Pasthirrmė.
Enci. E gjejmė tė pėrdorur rėndom nė tė gjithė kėngėtimin e vajit shqiptar. Nė trajtėn “oirat” e gjejmė si titull tė pėrdorur nga kompozitori Aleksandėr Peēi ne operėn me tė njėjtėn emėr.

Ojna:

Zbukurime tė melodisė ose kėngės popullore.
Etim. Nga ojnali, zbukurimet e anės sė shamisė e tė kėmishave tė grave.
Enci. Kur njė muziktar nė vegėl ose kėngėtar popullor e interpreton pjesėn me shumė ėmbėlsi dhe me zbukurime melodike, populli thotė qė e bėn me ojna.

Okarina:

Vegėl paramuzikore popullore aerofone solistike.
Etim. Okarina nga it. Ocarina. Vegėl muzikore gjatoke.
Enci. Ėshtė njė vegėl paramuzikore unitare pėrsa i pėrket pėrhapjes dhe ndėrtimit. Kjo vegėl e cila mė vonė u quajt okarina pėr shkak tė disa ngjashmėrive me kėtė vegėl tė konstatuar edhe nė popuj tė tjerė ėshtė gjetur gjatė gėrmimeve arkeologjike nė Runik tė Kosovės rreth 30 vjet mė parė. Sipas Munishit: ėshtė e punuar prej argjile dhe gjatėsia e saj ėshtė 6-7cm, gjerėsia rreth 5 cm. Okarina Runikut ka 2+1 vrima dhe ėshtė mė e vogėl se sa okarinat e tjera tė ngjashme tė gjetura nė Kinė, Brazil, nė Afrikė e gjetiu. Dy vrimat qė gjenden pėranash kanė nje diametėr 8 mm, kurse ajo qė gjendet nė krye ėshtė rreth 10 mm. Ka njė lidhje tė padukshme tė okarinės nė ndėrtim me veglat e tjera popullore paramuzikore prej balte si shtambushka, bardhashka ose gėrēaku tė pėrdorura kryesisht pėr tė nxjerrė efekte si fishkėllima etj.

Lit: Sokoli Ramadan, Miso Piro, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991; Munishi Rexhep, “Njoftime organologjike pėr okarinėn”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė 26/1996 etj.

Ongar:

Mjet paramuzikor i gjinisė kordofone
Enci. Sipas Prof. Sokolit ongari sajohet nga fėmijėt me njė gjysėm kungulli e cila shėrben si kasė rezonance.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia