Enciklopedia
- Germa S
|
Sabahi:
|
Shkallė muzikore popullore
me origjinė orientale e tipit: sol-la-sib-do-re-mib-fa-sol.
Enci: Sipas R. Sokolit sabahi klasifikohet si perdja e nėntė e
ahengut popullore shqiptar i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve
tė Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme
tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės,
formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė
gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore
qytetare.
Lit:Sokoli. R, Folklori
muzikor shqiptar-Morfologjia, Tiranė 1965 etj.
|
Saze:
|
e.f., Vegėl e gjinisė
kordofone.
Etim. Sipas Sokolit nga persishtja saz=vegėl muzikore kordofone.
Enci. Nė muzikėn qytetare tė Gegėrisė, sazja ka qėnė njė vegėl e pėrdorur
nė ahengun shkodran, kryesisht nė fund tė shek. XIX, fillimi i shek. XX.
Ndėr muziktarėt e shquar nė interpretimet nė saze pėrmendim sazexhiun
e vezirit tė Shkodrės Mehmet Agė Shllakun, Simon Marketėn ( i cilėsuar
si ndėr sazexhinjtė mė tė shquar nė gjithė perandorinė osmane), Ndrekė
Voglin, Sait Hoxha, Kasem Xhurin, Hilėn e Files, Oson e Falltores etj.
Nė Toskėri me kėtė emėr quhet formacioni iso-polifonik i pėrbėrė nga gėrneta,
violina, llauta dhe defi i cili shoqėron kėngėt popullore qytetare. Krijimi
i sazeve datohet aty rreth fundit tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe
fillimit tė shek. XX. Ndėr sazet e para janė ato tė familjes Asllan Leksoviku
nė Leskovik dhe sazet e qytetit tė Pėrmetit. E gjejmė tė pėrdorur me kėtė
kuptim edhe nė poezitė popullore
Amani shokė tė ujdisim sazetė,
se jam mbushur plot kafazetė
janė mbushur dhe citosurė
Djem e ēuna nakatosurė
Ēamėri
E gjejmė edhe nė formėn
frymuri. Shiko ahengu, ahengxhi.
Lit: Gurashi Kolė,
Sheldija Gjush, Ahengu shkodran, tek almanaku Shkodra, 1961,1962,1963,1964;
Tole Vasil S, Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut, Tiranė
1998 etj.
|
Sazet e Odries:
|
Grup popullor iso-polifonik
me vegla i viteve 1960-1970.
Enci. Kėto saze pėrcollėn me saze kėngėn tradicionale iso-polifonike labe
tė zonės sė Labovės. Sazet e mbyllėn brenda njė dhjetvjeēari jetėn e tyre
artistike. Sazet e Odries pėrbėheshin nga Thanas Nika, Marika Nika, Xhelo
Vasili, Petra Zografo, Koēo Fane, Odise Porodini, etj. Nė rubrikėn EJ
(Erotike Jugu) tė fonotekės sė Radio-Tiranės gjenden edhe kėto kėngė tė
regjistruara prej tyre:
Viti 1965, nr. 41-Nusja
jonė trėndafile; viti 1966, nr. 60-Trėndafil manushaqe;
viti 1966, nr. 61-Nėm ujė se plasa thėllėnxė e Beratit; viti
1966, nr. 68-Moj faqja portokalle; viti 1966, nr. 69-Unė
do vete, lule moj lule; viti 1966, nr. 65-Do vesh me dhėn apo
jo; viti 1966, nr. 73-U nisa vajta nė mulli; viti 1966,
nr. 75-Cėr-cėr-cėr ja bėn tigani; viti 1966, nr. 108-Labova
rėzė njė mali; viti 1966, nr. 112-Kėndojnė gjashtė bilbila;
viti 1967, nr. 119-As aman moj lule verdhė; viti 1967, nr. 127-Nė
mal tė Odries.
|
Sazet e Radios:
|
Grup popullor iso-polifonik
me vegla.
Enci. Me kėtė emėr njihet formacioni i sazeve qė luanin muzikė drejtpėrsėdrejti
nė valėt e Radio-Tiranės, rreth viteve 40-tė e mė pas. Dallojmė dy organizime
tė kėtyre sazeve: i pari pėrfshin vitet 1939-1944 dhe tjetri 1945-1955.
Kjo pohohet edhe nė strukturėn e organizimit tė Radios tė kėtyre viteve
kur thuhet: Pėrveē kėsaj (orkestrinės moderne tė Radios-shėnimi ynė),
radiostacjoni ynė disponon edhe njė orqestrė-saze-vendi, nga elementėt
mė tė mirė dhe mė tė zotė shqiptarė, qė e interpretojnė pėr bukuri, kėngėn
shqiptare. Fillimisht ideja pėr tė realizuar njė disk me muzikė popullore
mblodhi nė Tiranė, mė 1939, formacionin e parė tė Sazeve tė drejtuara
nga Usta Jonuzi i Lamēes, nga Pėrmeti, me gėrnetė. Formacioni i kėtyre
sazeve pėrbėhej edhe nga Hysen Ibrahimi, Nazif Mamaqi, Sabri Fehmiu, Sadik
Azbiu (alias Ēaēi) me violinė dhe kėngėtar, Ali Myslymi (alias Mane Lela)
me llahutė. Qysh nė programet e para, menjėherė pas formimit tė Radio-Tiranės,
duke filluar nga viti 1939 e nė vazhdim, do tė paraqiteshin me kėtė emėr
nė rubrikėn -Sazet e Radio-Tiranės: Valle e Kėngė Popullore. Nė vitet
40-tė, nė zėrin Muzikė Popullore nga Sazet e Radios, ēdo tė Mart,
tė Enjte dhe tė Shtun, ora 18.30, ato do tė luanin gjithmonė direkt pėr
spektatorin e tyre tė shumtė, njė repertor tė larmishėm nga gjithė hapėsira
etnomuzikore shqiptare. Nė kėto pesė vjet, pothuajse nė ēdo dy ditė rreth
orės 18.30, Sazet e Radios ishin nė open air pėr dėgjuesin shqiptar
anė e mbanė vendit. Njė pjesė e repertorit tė Sazeve tė kėsaj periudhe
u pasqyrua edhe nė transkiptimet muzikore tė Pjetėr Dungut, tė publikuara
tek Lyra Shqiptare (kėngė popullore qytetare) nė vitin 1940, tė vjela
kryesisht nga regjistrimet e Radio-Tiranės dhe tė mbledhura nėn kujdesin
e saj. Pėr periudhėn e dytė (1944-1955) Sazet u bėnė njė element i pėrhershėm
i strukturės sė emisioneve kulturore. Ata dhe bashkėpunėtorėt e tjerė
tė Radios si grupi shkodran, orkestra e muzikės sė kultivuar etj, konsideroheshin
si faktorė tepėr tė rėndėsishėm nė rritjen e cilėsisė sė emisoneve. Nė
vitet 50, formacioni pėrbėhej nga Jonuz Kona (Lamēe), Sabri Feimi, Hysen
Ibrahimi, Sadik Azbiu, Ēoban Arifi dhe Ali Myslymi, shumica pjestarė tė
formacionit tė parė. Krahas tyre u afruan edhe elementė tė tjerė si kėngėtari
i shquar i Shoqėrise Demka Hajro-Korēė, Ēoban Arifi, llautari dhe kėngėtari
i shumė tė njohurės kėngė popullore Do marr ēiftenė do dal pėr gjah-Selim
Asllani. kyesisht me origjinė nga Jugu i Shqipėrisė, ata regjistruan nė
periudhėn 1945-1955 njė repertor tė pasur si tė muzikės me vegla dhe vokale
tė Shqipėrisė sė Jugut. Vlera e kėtyre Sazeve ėshtė shumėplanėshe. Sė
pari, Sazet e Radios u bėnė formacioni i parė zyrtar i sazeve shqiptare
tė cilėt afirmuan arritjet e deriatėhershme tė sazeve dhe tė muzikės popullore
qytetare nė mediumin kryesor shqiptar, Radio-Tiranėn. Kjo gjė,
nė dukje e thjeshtė, ėshtė njė nga shembujt mė tė mirė tė vlefshmėrisė
sė gjithėkohėshme tė folklorit tonė muzikor, i cili deri nė kėtė kohė
kishte shėrbyer si ndėrgjegja mė e fortė e kombit. Mjeshtėria e lartė
interpretuese e pjesėtarėve tė saj (sė bashku me atė tė formacionit tė
muzikės qytetare shkodrane), i bėri njė qėndresė tė gjallė tė gjithė kulturės
tjetėr muzikore qė propagandohej nė valėt e Radios. Krahas gjithė vlerave
tė tjera tė muzikės botėrore, muzika popullore shqiptare nėpėrmjet mjeshtrave
tanė tė sazeve e ripohoi identitetin shqiptar edhe nė kushtet e pushtimit
fashist tė vendit. Kėshtu Sazet e Radios ishin njė nga treguesit mė
domethėnės tė ruajtjes sė tipareve kombėtare tė saj. Sė fundi, Sazet
e Radios ishin formacioni qė lidhi traditėn e madhe tė muzikės me saze
tė para viteve 40, me Sazet e gjysmės sė dytė tė shek. XX. Formacioni
i pėlqyer i tyre ishte 1 gėrnetė, 1 violinė 2 llauta. Pas shpėrbėrjes,
njė pjesė e tyre formoi orkestrinėn e Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve
Popullore-1957. Veprimtaria e tyre pranė Radio-Tiranės vazhdoi deri nė
fund tė viteve 50-tė. Ndėr regjistrimet e tyre nė rubrikėn EJ (Erotike
Jugu) tė Radio-Tiranės pėrmendim:
Ēu ngrita nga
gjumi, 230, viti 1949; Dardha rumbullake, 4, viti 1950;
Ēobankat qė shkojnė zallit, 3, viti 1957; As aman o ,moj
lule, 4, viti 1958; Do marr ēiftenė do dal pėr gjah, 3,
viti 1958; Hodha njė lule nė ferrė, 3, viti 1958; Zogė ku
mė qėnke rritur, 4, viti 1958; Pikėn e ballit ta zuri stolia,
5, viti 1958; Kur mė shkon sokakut, 330, viti 1958; Nė
njė ditė vere ta dėgjova zėnė, 2.40, viti 1960; Ēke me mua
qė smė do, 3, viti 1966; Vajzė e valėve, 2.50, viti
1966; Pa dil bijė ējanė ata, 2, viti 1966; Dola njė ditė
nė bahēe (valle e kėnduar), 2.30, viti 1966; Ēu ngrit lulja
nė mėngjes, 2.20, viti 1966.
Lit: Kėngėtari
popullor Nazif Mamaqi nga Pėrmeti ka ardhur nė Tiranė, gaz. Skėnderbeu,
1925, nr. 23, 2 Mars, fq. 2; Tole Vasil S, Sazet, muzika me saze e
Shqipėrisė sė Jugut, Tiranė 1998 etj.
|
Sazexhi:
|
Interpretues nė veglėn
e sazes ose pjestar i formacionit tė sazeve.
Enci. Si sazexhinj shumėtė njohur nė interpretimet nė saze nė muzikėn
e qytetit tė Shkodrės kanė qėnė Mehmet Shllaku, Kasem Xhuri, Simon Marketa,
Nush Pali etj. Por sazexhi nė pėrgjithėsi thirrej edhe muziktari popullor,
pjestar i formacionit me vegla tė sazeve. Sazexhiu i binte gėrnetės, violinės,
llautės apo dajres dhe njėkohėsisht kėndonte. Shkrimtari Dh. Shuteriqi
ka shkruar tregimin me titull Sazexhiu. Shiko gėrnetaxhi, dajrexhi,
dhjolixhi etj.
Lit: Gurashi Kolė,
Sheldia Gjush, Ahengu shkodran, tek alamanaku Shkodra, 1/1961,
fq. 210; Shuteriqi Dhimitėr, Te qafa e botės, Tiranė 1986; Tole
Vasil S, Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut, Tiranė
1998 etj.
|
Seksioni shqiptar
i CIOFF-it:
|
Organizėm artistik
folklorik jo-qeveritar qė pėrfaqėson artin folklorik shqiptar nė strukturat
botėrore tė organizimit tė aktiviteteve folklorike. Enci. Inicialet CIOFF
kuptojnė: qėndra e organizimit tė festivaleve folklorike dhe artit tradicional.
Si organizatė jo-qeveritare, CIOFF-i krijohet nė Francė nė vitin 1970
dhe aktualisht ka nė rradhėt e tij si antarė 70 vende, ndėr to edhe seksioni
shqiptar i CIOFF-it i krijuar mė 25 Korrik 1994 me nismėn e shoqėrisė
Elena Gjika-Pėrmet, tė z.Niko Mihali dhe Vasil S.Toles. Ky seksion pėrfshin
nė radhėt e tij shoqata kulturore, grupe artistike dhe personalitete tė
shquara qė merren me traditat popullore shqiptare. Antarė tė seksionit
shqiptar janė shoqėria Elena Gjika-Pėrmet, Lidhja kulturore Skėnderbeu-Krujė,
Grupi folklorik Bilbili-Vlorė, ansambli folklorik Kavaja etj. Seksioni
shqiptar i CIOFF-it ėshtė aprovuar nga Ministria e Kulturės Rinisė dhe
Sporteve me Urdhėrin nr. 171, dt. 29.07 1994.
Lit: Vjetar kulturor
1994, Tiranė 1995 etj.
|
Selimi & Hafizeja:
|
Sazexhinjtė mė tė
shquar tė muzikės popullore me saze nė Shqipėrinė e Jugut tė gjusmės sė
parė tė shek. XX.
Enci. Ėshtė babai i tyre Asllani i cili ndėrton brenda familjes sė vet,
me fėmijėt e tij dhe vėllezėrit e tij, sazet e famshme tė njohura me emrin
e tij dhe tė familjes Leskoviku. Asllani rridhte nga njė familje me tradita
dhjetra vjeēare nė fushėn e interpretimit nė vegla popullore. Prej kėsaj
familjeje sazexhinjsh, mė konkretisht Muzikė Shqiptare e drejtuar prej
Asllan Leskovikut, dhe familjes (djali Ajdini me gėrnetė, lindur mė 1867-vdekja
?), kemi edhe pllakėn e parė tė gramafonit duke u bėrė kėshtu tė parėt
sazexhinj qė fiksohen nė pllakat e gramafonit. Jo mė kot thuhet nė popull
se me ēmjeshtėr do bjerė, atė zanat do nxjerrė. Vetė familja Leskoviku
pėrpara Asllanit (familje e emigruar qysh herėt nė Stamboll) ishte e ngjashme
me njė yllėsi, e cila me shpėrbėrjen e saj krijoi shumė vatra tė reja
ku u kultivua muzika popullore. Pas Asllanit, mė tė shquarit e familjes
sė tij por edhe tė gjithė sazeve tė Jugut, pėr periudhėn deri mė 1940
janė fėmijėt e tij Selimi me Hafizenė, vėlla e motėr. Pėr datėn e lindjes
dhe vdekjes sė Selimit & Hafizesė nuk kemi tė dhėna tė sakta. Mendohet
tė kenė lindur rreth viteve 1870-75 nė Leskovik. I ati, Asllani, emigron
nė Stamboll nė fillim tė shekullit, qytet ku qėndron deri mė 1914. Pas
largimit tė familjes Leskoviku nga Stambolli, ku (rreth 1914) deri nė
fund tė viteve 1920 kanė punuar nė Leskovik, kryesisht nė kafenenė e tyre
nė qendėr tė qytetit, por edhe si saze shėtitėse nė gjithė Shqipėrinė
e Jugut dhe nė Janinė. Largohen pėrfundimisht nė Stamboll rreth vitit
1922 dhe dihet se njė pjesė tė madhe tė veprimtarisė pas viteve 30-tė
e pėrqėndruan nė klubet e shqiptarėve ku
kėndonin kėngė leskoviqarēe,
pėrmetare e korēare. Pa asnjė dyshim, formimi i tyre si sazexhinj ėshtė
bėrė si pranė tė familjes sė tij ashtu edhe nėn ndikimin e traditave tė
shquara muzikore tė lojės me saze tė qytetit tė tyre tė lindjes, Lekovikut.
Ndikim tė rėndėsishėm tek loja e tyre ka pasur folklori muzikor polifonik
i zonės sė Shqerisė prej sė cilės ata kanė huazuar edhe pjesėn mė tė madhe
tė repertorit vokal. Selimi nė gėrnetė dhe nė tė kėnduar Hafizeja nė tė
kėnduar dhe nė tė intepretuar nė violinė, mbeten ende nga majat mė tė
larta tė interpretimit dhe krijimit tė muzikės popullore qytetare. Ende
sot flitet pėr veēantitė e zėrit tė Hafizesė ashtu si nėpėr njė legjendė.
Regjistrimet e saj prezantojnė njė diapazon vokal jo tė zakonshėm, i cili
shtrihet dhe pėrfshin regjistrin mė tė ulet tė kontraltos e deri nė maksimumin
e njė sopranoje kolorature. Megjithėse kanė kaluar shumė vjet, ende nė
muzikėn qytetare jugore Hafizeja dhe interpretimet e saj janė etalon i
intepretimit pėr cilindo kėngėtar e kėngėtare. Nė Leskovik flitet edhe
pėr matėrmanė e Hafizesė, Mitrinė prej sė cilės Hafizeja mėsoi shumė stilema
popullore. Edhe Selimi nė gėrnetė qe padyshim njė mjeshtėr. Qysh nė ato
vite ai cilėsohej si klarinetisti mė i shquar. Atij i njihet formimi
i lojės virtuoze nė gėrnetė, e cila shfaqet edhe tek shoqėrimet e kėngėve,
por mė tepėr tek pjesėt me vegla tė sazeve, qofshin kėto avaze, tė
qara, valle apo kaba. Ėshtė meritė e padiskutueshme e tyre ndėrtimi
i kėngės qytetare tė Leskovikut dhe pėrgjithėsisht i kėngės qytetare tip
tė qyteteve tė Toskėrisė, pra kėnga polifonike qė hapet me saze dhe mbyllet
po me to. Duke shfrytėzuar foklorin e pasur fshatar tė zonės pėrreth ata
krijuan stereotipet bazė tė muzikės qytetare me saze. Duhet theksuar se
te kėto saze nuk vendos dot njė kufi ndarės ndėrmjet interpretit dhe krijuesit.
Mendohet se te dyja kėto cilėsi artistike qenė tė trupėzuara nė sazexhinjtė
e kėtyre sazeve. Formacionit klasik i formuar prej tyre ka qėnė i pėrbėre
prej 1 gėrnete, 1 violine dhe 1 llaute. Si tė tilla kėto Saze provohen
tė jenė dhe nė kėngėn shumė tė njohur Leskovik, o fryn njė erė:
Leskovik o fryn njė
erė
dilni hapni penxheretė,
se vjen djali vete i tretė
me llautė e me gėrnetė,
qemanesė i bie vetė.
Regjistrimet e tyre
me muzikė popullore u bėnė pranė shoqėrive diskografike tė ODEON-it,
COLUMBIA-s dhe HIS MASTERS VOICE. Gjithė sazet e tjera pas tyre njihen
me emrin Sazet ose shahirėt e Leskovikut. Traditėn e sazeve tė Selimit
nė Stamboll e vazhdoi i biri i tij Novruzi me gėrnetė. Tė dėgjuar pėr
vlerat e tyre janė nė kėtė kohė edhe Sazet e Merko Ibrahim Leskovikut
i afėrm i Asllanit, Muharremi me Nedinė etj. Ja disa nga regjistrimet
e tyre muzikore nė disqe:
ODEON:
Pllaka Co 711,
Unė ti ta thashė me shaka (Valle), Selim Asllan Leskoviku me
gėrnetė; Pllaka Co 713, Valle me tri (Horo sta tria),
Selim Asllan Leskoviku me gėrnetė; Pllaka Co 718, E Qarė e
Selim Asllan Leskovikut, Selimi me gėrnetė; Pllaka Co 716,
O moj qita leshtė shumė, Zonj. Hafize, Shoq. Selim Asllan Leskoviku;
Pllaka Co 717, Kush tė ka moj ruskė, Zonj. Hafize, Shoq.
Selim Asllan Leskoviku.
COLUMBIA:
Pllaka 294218,
Kur jec e vetum. Selimi & Hafisja; Pllaka 294219,
Goca berberit. Selimi & Hafisja; Pllaka 294223, Valle
graptchartche. Z.Selimi & Hafisia.
HIS MASTERS VOICE:
Pllaka (70-1358).
Kėngė e Mamudisė. Selim efendiu me shokėt.
Lit: Tole Vasil S,
Sazet muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut, Tiranė 1998 etj.
|
Sergjahi:
|
Shkallė muzikore popullore
me origjinė orientale e tipit: sol-lab-sib-do-re-mib-fa-solb.
Enci: Sipas R. Sokolit sergjahi klasifikohet si perdja e pesė e
ahengut popullor shqiptar i cili gjendet vetėm nė muzikėn e qyteteve tė
Gegėrisė, pėrfshi kėtu Shkodrėn, Elbasanin, Kavajėn, Durrėsin. E rėndėsishme
tė theksojmė ėshtė fakti qė pavarėsisht strukturės sė prejardhur tė shkallės,
formulimet melodike mbi kėtė shkallė nė muzikėn tonė popullore, ruajnė
gjurmėt e forta tė origjinės fshatare tė krijimtarisė muzikore popullore
qytetare.
Lit:Sokoli. R, Folklori
muzikor shqiptar-Morfologjia, Tiranė 1965 etj.
|
Skllapė:
|
Shiko fjalėn gjuhėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė rrethin e Tiranės.
|
Smolle:
|
Rrėshirė pishe.
Enci. Smolleja vihet nga prapa lahutės dhe shėrben si tip kolofoni
pėr qimet e harkut tė lahutės. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Malėsinė
e Madhe.
|
Sokėllimė:
|
I kėnduar me zė shumė
tė lartė.
Enci. Zakonisht me kėtė fjalė pėrcaktohet kėngėtimi i kėngėve maje kraje
nė veri tė Shqipėrisė.
|
Sokoli Fatime:
|
(Tropojė 1940 Bajram
Curri 1989) Artiste e Merituar.
Enci. Rapsode e shquar nė interpretimet me ēifteli tė folklorit muzikor
tė rrethit tė Tropojės. Merr pjesė qė fėmijė nė grupet folklorike tė rrethit.
Aktivizohet si kėngėtare nė aktivitetet lokale dhe pėrfaqėson Tropojėn
edhe nė Festivalet Folklorike Kombėtare. Ka lėnė njė sėrė krijimesh dhe
interpretimesh shumė origjinale, si nė tė kėnduar ashtu edhe nė interpretimin
nė instrumentin e ēiftelisė. Regjistrimet e saj muzikore gjenden pranė
Radio-Televizionit Shqiptar. U nda nga jeta nga njė sėmundje e rėndė.
|
Sokoli Ramadan:
|
(Shkodėr 14.10.1920)
Profesor.
Themeluesi i etnomuzikologjisė shqiptare.
Enci. Arsimin fillor dhe tė mesėm i kryen nė qytetin e Shkodrės. Nė vitet
1940-1944 kryen studimet e larta muzikore nė Firence, Itali. Pas ēlirimit
tė vendit kryen detyrėn e pedagogut tė Folklorit Muzikor Shqiptar nė Liceun
Arstik dhe Institutin e Lartė tė Arteve, degė tė cilėn e krijoi ai vetė.
Deri nė botimet e para tė Prof. Sokolit, rreth viteve 50, etnomuzikologjia
shqiptare nuk ekzistonte. Ndėr gjithė opusin e tij krijues punimet nė
foklorin muzikor e pėrkatėsisht nė etnomuzikologji zėnė kryet e vendit,
vepra tė cilat janė ndėr tė tjera edhe punimet themeluese tė etnomuzikologjisė
shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė njė lloj kuptimi gjithė kontributi etnomuzikologjik
i prof. Sokolit eshtė si njė enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit tė
fenomenit tė folklorit muzikor shqiptar nė kohė dhe hapėsirė shumė tė
gjerė. Kėtė e konstatojnė studiuesit, muziktarėt, srtudentėt dhe nxėnėsit
e muzikės, pėr tė cilėt ai orientoi dhe futi nė strukturėn e shkollės
qysh nė vitet 50, si njė diēka tė natyrshme lėndėn e Folklorit Muzikor
Shqiptar. Ishte njė hap mendimtari ky, ai qė pėrcaktoi edhe orientimin
prej vlerave tona shekullore, qė shkolla e re shqiptare duhej detyrimisht
ti ndiqte. Vlerat e veprės sė prof. Sokolit janė konturuar sė bashku
me rritjen profesionale, shkencore dhe artistike tė autorit tė saj. Ajo
ēka i ka ngjizur ato nė njė unitet tė vetėm rrezatues, ėshtė shpirti,
puna dhe pėrkushtimi i tij prej rilindasi. Po kaq tė rėndėsishme e konsiderojmė
edhe krijimtarinė e tij muzikore, e cila ka nė thelb orientimin pėr nga
vlerat e etnomuzikės; punimet e tij muzikologjike nė tė cilat influenca
e etnomuzikės ėshtė e drejtpėrdrejtė, e po aq konstatimi se edhe nė studimet
e tij albanologjike, vėshtrimi etnomuzikologjik i problemit albanologjik
ėshtė mė se origjinal. Emri i tij renditet nė enciklopeditė e huaja krahas
mė tė mėdhenjve etnomuzikologė tė botės. Krijimtaria e tij studimore vazhdon
ende.
Botimet kryesore
tė autorit:
-Les danses populaires
et les instruments musicaux du peuple albanais, Tiranė 1958; Albanskie
narodnie pesni, Tiranė 1965; Figura tė ndritura, Tiranė
1965; Folklori muzikor shqiptar-morfologjia, Tiranė 1965; Chansons
populaires albanais, Tiranė 1966; Metodė pėr fyell, Tiranė
1970; Vallet dhe muzika e tė parėve tanė, Tiranė 1971; Folklori
muzikor shqiptar-organografia, Tiranė 1975, 1984, 1987, 1991; Figura
e Skėnderbeut nė muzikė, Tiranė 1978; Gjurmime folklorike,
Tiranė 1982; Kėngė patriotike, Tiranė 1985; Veglat muzikore
tė popullit shqiptar, me bashkautor, Tiranė 1991; 16 shekuj,
Tiranė 1995; Antifonari i durrsakut Gjergj Danush Lapacaj, Tiranė
2000; Gojėdhana dhe pėrrallėza tė botės shqiptare, Tiranė 2000,
si dhe dhjetra artikuj nė shtypin periodik shqiptar e tė huaj.
Lit: Siliqi, Llazar.
Kompozitori, folkloristi dhe muzikologu ynė i respektuar, Nėndori,
1990, nr. 8; Gjata Trim, Portreti i njė intelektuali, Bota shqiptare,
1993, nr. 4, 1993; Munishi, Rexhep. Identiteti muzikor, Prishtinė
2001, fq.106-109 etj.
|
Spipllomė:
|
Shiko fjalėn pipėza.
Enci. Me kėtė emėr e gjejmė tė pėrdorur nė Kalanė e Dodės.
|
Studiuesit e huaj
dhe muzika popullore:
|
Enci. Interesimet
e studiuesve tė huaj pėr muzikėn shqiptare i pėrkasin vetėm gjysmės sė
dytė tė shek. XX. Nė artikujt dhe studimet e tjera tė studiuesve tė huaj
mbi muzikėn popullore shqiptare nė pėrgjithėsi do tė theksonim faktin
e tėrheqjes sė vėmendjes nga ana e tyre mbi pasurinė e jashtėzakonshme
tė muzikės sonė popullore. Ndėr autorėt kryesorė pėrmendim etnomuzikologėt:
Cvjeto Rihtman, Arbatsky Yury, D. Peristeris, ēiftin Stockmann,
Samuel Baud-Bovy, A. L. Lloyd, Rudolf M.Brandl, Birthe Traerup,
Adelheide Feilcke-Tiemann, Jane C. Sugarman etj. Shiko ekspedita
shqiptaro-gjermane.
Lit: Sako Zihni, Folklori
ynė dhe interesat e folkloristikės ndėrkombėtare, gaz. Zėri i Popullit,
1964, 21 Maj; Cvjeto Rihtman, O iliriskom porjeklu polifonia oblika
narodne muzike, Bosne i Hercegovine, Rad Kongresa Folklorista Jugoslavije,
Na Bjelasnici, 1955, I u Puli 1952, Zagreb, 1958; Arbatsky Yury,
The Roga and Balkan bagpipe and its medico-magical. Conjurations read
at the annual meeting of the american musicological society in Chapitol
Hill, Dec. 30, 1953; D. Peristeris, Demotika tragoydia dropoleou
Boreioy Epeteris toy laographikoy archaioy, 1958, nr. 9-10; Stockmann,
Zur Sammlung und Untersuchung albanicher Volkmusik, Acta Musicologica,
Vol. XXXII, 1960; Stockmann, D.Flieder, W.Stockmann
Albanische volkmusic , Vol.I (Gesange der Ēamen), Berlin 1965; D.E.Stockmann
Die vokale bordun mehrstimmigkeit in Sudalbanien, Ethnomusicologie,
Paris 1964, III; and E. Stockmann, Albania, at the The New
Grove Dictionary of Music and Musicians, London 1980; Samuel Baud-Bovy,
Chansons dEpir du Nord et du Pont, Yearbook of the International folk
council, Vol; 3, 1971; A. L. Lloyd, Albanian folk song, at Folk
Music Journal, Vol. I, England 1968; Birthe Traerup Pa sporet
af den albanske folke-musik: historien om en ekspedition til Kosovo og
Makedonien 1959, Kobenhavn: Kobenhavns U., 1995; Rudolf M. Brandl
The yiftoi and the music of Greece: Role and function, The world
of music: Journal of the International Institute for Traditional Music
XXXVIII/1, 1996; Jane C. Sugarman, Engendering Song, singing
and subjectivity at Prespa Albanian weddings, Chicago and London, The
University of Chicago Press, 1997 etj.
|
Sulollari Ilmi
|
(Pogradec 12.06.1935)
Kėngėtar i njohur i muzikės popullore qytetare pogradecare.
Enci. Fillon aktivizimin si kėngėtar nė vitin 1947, dhe mė 1949 spikat
interpretimi i kėngės popullore prej tij nė shfaqjen artistike tė Dasmės
pogradecare ku ai interpretoi njė shumicė kėngėsh lirike dasme. Pėrveē
kėngėve si solist, ai sė bashku me kėngėtaren Roza Dhami krijuan njė ēift
kėngėtarėsh qė shumė shpejt u bėnė tė njohur nė Pogradec por edhe mė gjerė.
Ndė interpretimet e tyre pėrmendim Kėngėn e ēobanit, Vajza e Bishnicės,
Vallja mokrare, Malli ēna ka marrė etj. Ka marrė pjesė nė aktivitet
lokale dhe ato kombėtare si nė F.F.K por edhe jashtė vendit si nė festivalin
ballkanik tė Ohrit. Inēizimet e tij muzikore janė bėrė kryesisht pranė
Radio-Tiranės.
|
Surle:
|
Vegėl popullore aerofone.
Enci. Sipas Sokolit & Misos: surleja pėrbėhet nga njė tytė druri nė
trajtė cilindrokonikale qė zbret duke u zgjeruar si hinkė tek gryka. Surleja
ka nė krye tė tytės njė pjesė tė posaēme po prej druri qė quhet kllapėz.
Nė popull pėrdoren tre lloje surlesh tė cilat dallojnė nga njera tjetra
pėr shkak tė diametrit tė grykės. Nė trup tė saj hapen zakonisht shtatė
vrimat dhe nė tė kundėrt pėr gishtin e madh ėshtė vrima shfryrėse.
|