Vasil S. Tole (22 nëntor 1963, Përmet) është kompozitor, muzikolog dhe etnomuzikolog me njohje kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Me veprimtari krijuese dhe kërkimore në të gjitha fushat dhe llojet e krijimtarisë muzikore: vokale, instrumentale, simfonike e skenike. Fitues i disa prej çmimeve më të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare në krijimtarinë muzikore. Përfaqësues emblematik, me rol prej promotori në zhvillimet e muzikës në Shqipëri dhe jashtё saj në tri dekadat e fundme, në kushtet e shoqërisë së lirë.
I shquar për studime krijuese në fushën kryesore, etnomuzikologji. Mban gradën doktor i shkencave në këtë fushë (1994), titullin profesor (2004) dhe titullin akademik në fushën e muzikës, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008. Është autor i më shumë se 20 librave studimorë dhe i dhjetëra artikujve shkencorë të botuar nё gjuhën shqipe dhe nё gjuhë të tjera dhe përurues në fushën e muzikologjisë dhe etnomuzikologjisë. Ndër to veçohen: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”, “Kadare dhe Muzika”, “Banda Kombëtare Vatra”, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, “Enciklopedia e Iso polifonisë”, “Trashëgimia shpirtërore e Tiranës në muzikë” etj., si dhe kërkimet dhe rezultatet e studimeve etnomuzikogjike të publikuara në librat monografikë Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit (2005) dhe Pse qajnë kuajt e Akilit (2011), përkthyer dhe botuar edhe në anglisht dhe greqisht, të cilët janë vlerësuar si thelbësorë për interpretimin bashkëkohor me mjete muzikore të traditës shqiptare të këtyre motiveve që gjenden në poemat homerike, si dhe për shpjegimin origjinal të burimit dhe rrugës së krijimit të korit muzikor polifonik si ansambli i parë muzikor në botë. Ka veprimtari universitare, ligjërues i folklorit muzikor në dy ciklet, drejtues shkencor i disa tezave doktorale, drejtues projektesh me karakter kombëtar e ndërkombëtar (nismat për regjistrimin e isopolifonisë si Trashëgimi e Njerëzimit në programet e UNESCO-s, për regjistrimin e kcimit të Tropojës në të njëjtin program etj. Me përvoja të shenjuara në drejtimin e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare si Këshilli i Muzikës anëtar i IMC\UNESCO, të veprimtarisë muzikore dhe anëtar këshilli e bordesh të tyre etj.
Në veprat e tij muzikore ka trajtuar tema madhore, që lidhen me konceptin mitologjik të drejtësisë njerëzore (opera Eumenides, mbështetur mbi motive të tragjedisë së mirënjohur të Eskilit, këshilluar edhe në përkthimin shqip të I. Kadaresë), fitues i çmimit ndërkombëtar “Dimitris Mitropoulos”- Athinë, 2001; me figura heroike të shekujve të humanizmit të Rilindjes Europiane (opera Gjergj Kastrioti – Skënderbeu kryezot, mbështetur në motive të veprës së archbishop Fan S. Noli, fituese e çmimit të parë në konkursin panshqiptar organizuar me rastin e 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit), Tiranë, 2008 etj.
Gjuha muzikore e veprave te tij riviziton me shumë origjinalitet modelet arkaike të shumëzërëshit polifonik antik europian (isopolyphony), një trashëgimi shpirtërore unikale e Njerëzimit mbrojtur nga UNESCO. Njihet gjeresisht për zbatimin krijues të teknikave muzikore të cluster isos, polifonisë së fshehur, serializmit popullor, polipentatonive të ngrira, fraktuesit dhe kabasë, celulave melodike parafabrikate etj., të cilat shpërfaqen në një seri veprash duke fillur nga viti 1993 e deri nё ditёt tona, si: 88 (1993); Epitaf dhe britmë (1993), Avaz-1 (1993), dhe Avaz-2 (1994), DdA (1994), Genotip (1996), Iso- gjëma (1996), Trias (1996), Shatra-patra (1997), Ep-event (1997), “A psalmodie bono” (1999), HOAX (2000), Eumenides (2000), Iso polyphony multiverse (2015), Ep (2017), Valle antike (2021), Polifoniso (2021) etj.
Jeta dhe krijimtaria e tij janë trajtuar në botimet shumë të rëndësishme europiane e botërore si MGG-Die musik in geschieschte und gegenvart, the biographical encyclopedia in 17 volumes, Barenreiter, Gjermani (2009); The Harvard dictionary of music (by Michael Randel, Harvard University Press Reference Library, November 2003); The New Grove Dictionary of Music and Musicians (second edition, by George Leotsakos, 2001, London Macmillan-2001), “Albanian Encyclopaedia Dictionary” etj.
Academician Vasil S. TOLE (1963)
Distinguished composer, musicologist, and ethno-musicologist of Albanian-national and international renown. His creative work and research appear in all genres and types of musical expression: vocal, instrumental, symphonic etc. Winner of some of the most important national and international musical prizes. Outstanding representative and promoter of musical developments in Albania and abroad during the last three decades, as the country shed its totalitarian past.
For his musical creations, he has chosen to explore major themes related to the mythological concept of human justice (his opera, Eumenides, is based on motifs from Eschylus’ well-known play, as they are expressed in Ismail Kadare’s Albanian translation); to heroic European Renaissance characters (his opera, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu kryezot, based on motifs from archbishop Fan S. Noli’s historiographic work, was awarded first prize in the pan-Albanian competition held on the occasion of the 550th anniversary of Gjergj Kastrioti’s death).
The musical language of his work revisits, with striking originality, the archaic European polyphony models (isopolyphony) included in UNESCO’s human cultural heritage list (he personally prepared the application for the international recognition of this heritage). He is especially known for the creative use of cluster iso, hidden polyphony, folk serialism, rigid polypentatonies, fractuses and kabas, prefabricated melodic cells and other musical techniques, which he has deployed in a series of works, from 1993 to today, such as: 88 (1993); Epitaf dhe britmë (1993), Avaz-1 (1993) and Avaz 2 (1994), DdA (1994), Genotip (1996), Iso-gjëma (1996), Trias (1996), Shatra-patra (1997), Ep-event (1997), A psalmodie bono (1999), HOAX (2000), Eumenides (2000), Isopolyphony multiverse (2015), EP (2017), SKENDERBEU KRYEZOT (2018), “Antiuqe Dance (2021) and more.
A renowned musicologist and member of the Academy of Sciences of Albania since 2007, he holds a Doctor of Science degree in the field (1994) and the title of Professor in composition. He has authored over 20 research books and dozens of scientific articles published in Albanian and other languages, forging new paths in musicology and ethnomusicology. In particular, his ethnomusicological monographs Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit (2005) and Pse qajnë kuajt e Akilit (2011), published in English and also in Greek, have been praised as essential to the contemporary musical interpretation of these motifs, also found in the Homeric poems, via Albanian traditional musical means; and for the novel explanation of the origin and development of the polyphonic chorus, as the world’s first musical ensemble.
Professor of folk music in both undergraduate and graduate programs and advisor of a series of doctorate theses, he has also directed several national and international projects (such as the initiatives for including isopolyphony and the Kcimi i Tropojës folk dance in UNESCO’s human intangible heritage programs, as well as the recognition of the Gjirokastra Folk Festival as a UNESCO Best Practice). For many years, he has led national and international institutions, such as the Music Council (member of IMC/UNESCO), and been a board member of similar organizations.
His life and work are included in: MGG-Die Musik in Geschichte und Gegenwart, the biographical encyclopedia in 17 volumes, Bärenreiter, Gjermani (2009); The Harvard Dictionary of Music (by Michael Randel, Harvard University Press Reference Library, November 2003); The New Grove Dictionary of Music and Musicians (second edition, by George Leotsakos, 2001, London Macmillan, 2001), “Albanian Encyclopaedic Dictionary” etc.