maj 2019 – 2023 | Zëvendës Kryetar i Akademisë së Shkencave, i zgjedhur me vendim të Asamblesë së ASH-së. |
mars 2022 | Nismëtar dhe ekspert i dosjes për kandidimin e lahutës në listen e dukurive jomateriale të UNESCO-s. |
shkurt 2018 – 2023 | Anëtar i Bordit në Institutin e Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin 27/2018 |
dhjetor 2017 | Themelues i ODEA-s, Akademia e Artit dhe Trashëgimisë. Regjistruar në Gjykatë me vendimin Nr. 1217, dt. 15.12.2017. |
shtator 2017 – tetor 2019 | Kryetar në detyrë i Akademisë së Shkencave. |
2015 | Anëtar i Komisionit Shtetëror të Pullës Postare. |
2014 | Sekretar shkencor në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. |
2010 – deri më tani | Anëtar i Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore-KKTKSH pranë MTKRS-së. |
2005 – 2018 | Anëtar i Këshillit të Lartë të Arkivave të Republikës së Shqipërisë |
2013 | Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. |
2012 | Drejtor i Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Publikun në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. |
2001 – 2008 | Drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. |
2002 – 2007 | Sekretar i Bordit të Parkut Kombëtar të Butrintit, “World Heritage List”, UNESCO, MTKRS |
2005 | Ekspert i grupit të punës për përgatitjen e dosjes së “Polifonisë Popullore Shqiptare me Iso”, (Albanian Folk Iso Polyphony), shpallur nga Unesco si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, 25 Nëndor 2005. |
2002 – 2003 | Kryetar i grupit të punës për hartimin e ligjit “Për simbolet kombëtare” dhe i ligjit “Për trashëgiminë kulturore”. |
2003 – 2007 | Anëtar i këshillit shkencor të Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave, zgjedhur me Vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave. |
2002 – 2004 | Drejtues i kolanës zyrtare të MKRS-së, “Trashëgimia shpirtërore në CD”; hartues dhe drejtues i botimeve të MKRS: “Trashëgimia kulturore”, akte ligjore dhe nënligjore; Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastër, akte ligjore dhe nënligjore. |
1997 – 1999 | Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit-TOB dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore-AKVP, Tiranë. |
1991 – deri më tani | Profesor në Fakultetin e Muzikës, Akademia e Arteve-Tiranë, në lëndët e Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar. Udhëheqës shkencor i diplomave universitare të kompozicionit të Kristi Popës-1997, Ilirjan Mihalit-1998, Klodian Qafokut-2003, Eduard Nurkës-2003, Edi Balilit, Skënder Gjylës-2003; Diplomave universitare në etnomuzikologji; Udhëheqës shkencor i mikrotezave të SHPU-së pranë Akademisë së Arteve të Edi Nurkës, Klodian Qafokut, Kozma Mihalit, Albin Sadikut, Armand Zaçeliçit; Udhëheqës shkencor i Doktoratave pranë QSA-së të Klodian Qafokut, Armand Zaçeliçit etj. |
1988 – 1991 | Drejtues artistik në pallatin e kulturës “Naim Frashëri” të qytetit të Përmetit. |