Botimet muzikore dhe studimore të Vasil S. Tole, pjesë e fondeve të librave të Bibliotekës Muzikore Kombëtare të Stokolmit, Suedi

Me inisiativën e mbretit Gustav të Suedisë (mbreti për të cilin kompozitori Xhuzepe Verdi shkroi ”Un ballo in maschera”), u themelua Akademia e Muzikës, në vitin 1771. Antarët e kësaj akademie përmes donacioneve vunë bazat e bibliotekës muzikore, një ndër më të pasurat në Europë e më gjerë. Donacionet e arkivave, bibliotekave dhe personaliteteve muzikore suedeze dhe jo vetëm, vijojnë të pasurojnë fondet e Bibliotekës Muzikore Kombëtare të Stokolmit, Suedi. Tashmë edhe trashëgimia muzikore shqiptare është pjesë e fondeve të librave të saj.

▪︎ Shih https://libris.kb.se/hitlist?d=libris&q=Vasil+tole&f=simp&spell=true&hist=true&mf=&p=1