Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së këtij filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film. 🙏
Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak i z Goransson (fitues i çmimit OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tyre natyrshëm të kthehej edhe nga traditat muzikore mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale. Padyshim, përfshirja e tyre në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tonë.
Përgëzime mjeshtrit Goransson dhe ustallarëve tanë të traditës për këtë arritje Homerike!

Staffi muzikor i filmit 👇
https://filmmusicreporter.com/music-team-credits/the-odyssey/
Muzikën 🎶e filmit ODISEJA e dëgjoni në këtë link👇
https://www.youtube.com/playlist?list=OLAK5uy_kRTQIEg9CFPcHVIzcKKTJ3TQ_UCrb5dio
