DIATOPI per dy violina botohet ne Hollande nga DONEMUS

Shtëpia botuese DONEMUS në Hollandë sapo ka publikuar partiturën e kompozimit tim për dy violina DIATOPI! 🔔
Shih https://donemus.nl/composer/27421/?fbclid=IwY2xjawRn2NpleHRuA2FlbQIxMABicmlkETE4WTRrNnNCZEprbUExVUVlc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHizA5BvggPzhC0yirAbcS9-AA3xKJTf5d_5xU-slxhmdKoeio__D8GW7JfQT_aem_Lioz30pcXoJHlR2U8GbsjA
Fjala diatopi (Dia < gr. διά «ndër» + topos < gr. τόπος «vend» (karakter) ndërvendor, “sipas vendit”), e përdorur në gjuhësi i referohet marrëdhënies midis shprehjes dhe hapësirës ku ajo zhvillohet. Në muzikë, ajo nënkupton ndryshimet e stileve në varësi të kontekstit kulturor dhe gjeografik, pra si variacione muzikore që përsëriten në “dialekte” të ndryshme muzikore.


Në këtë kompozim për dy violina, ky parim artikulohet si një raport i vazhdueshëm dhe i qendrueshëm midis dy shtresave, të ngjashme me numëruesin dhe emëruesin në një thyesë: njëra violinë shfaq tiparet muzikore, ndërsa tjetra përfaqëson jehonën e ndryshme në hapësirën kulturore që i mbart dhe i transformon ato.
Gjatë gjithë kompozimit, përmes një gjuhe bashkëkohore, muzika ndërtohet si një dialog midis qëndrueshmërisë dhe ndryshimit.
Materiali muzikor paraqitet si esencë e tipareve autentike shqiptare, i transformuar në një kontekst bashkëkohor. Kështu, “Diatopi” nuk mbetet vetëm një koncept teorik, por shndërrohet në një parim kompozicional aktiv, duke synuar një qasje të re në trajtimin e gjuhës kombëtare në muzikë.