Dokumentari “Sonatina shqiptare” (Albanska Sonatina) kushtuar veprimtarisë së kompozitorit të shquar slloven Bojan Adamic në Shqipëri, me fokus të vecante në kompozimin “Sonatina” për piano dhe orkestër, që Adamic e kompozoi në Tiranë, nga maji deri në shtator të vitit 1947, do të shfaqet si premierë botërore në kryeqytetin slloven Ljubjanë, ditën e enjte, datë 10 tetor 2024, ora 12.00.
Jam i nderuar që kjo vepër e panjohur më parë dhe veprimtaria e kompozitorit Adamic në Shqipëri u iniciuan përmes botimit tim “Kompozitori Bojan Adamic në Shqipëri”, një projekt i realizuar përmes bashkëpunimit të ngushtë të Ambasadës Sllovene në Shqipëri, nën kujdesin e Z. Peter Japejl, familjes Adamic dhe znj. Alenka Adamic, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe znj. Alda Bardhyli, si dhe Ministrisë së Kulturës, nën kujdesin e znj. Elva Margariti, ministre!
Disa fakte domethënëse rreth veprimtarisë së Admicit në Shqipëri, pata rastin e mbarë që ti them edhe në këtë dokumentar të realizuar nga Televizioni Kombëtar Slloven i realizuar nga znj. Natalie Gorscak!
Një vepër artistike më shumë në komunikimin kulturor e artistik mes Shqipërisë dhe Sllovenisë!