Odiseja dhe Sirenat

grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit

Variacioni 5. Profecia e Tirezias dhe udhėtimi i fundit i Uliksit

Pavarėsisht se vepra “Odiseja” ėshtė gjini epiko-legjendare dhe se nė tė, sikundėr thuhet rėndom, ėshtė shumė e vėshtirė tė orientohesh saktė pėr gjeografinė e vendeve tė zėna ngoje,  mendojmė se, nė disa raste, mund tė hidhet dritė mbi disa tė dhėna gjeografikė tė pėrgjithshme, tė dhėna qė lidhen  ngushtė me strukturėn e vetė veprės. Ndėr to, gjykojmė si shumė tė rėndėsishme profecinė  e hijes sė Tirezias, shortarit tė Tebės. Ja se si shtjellohet ajo nė Kėngėn XI, drejtuar Uliksit:

Pasi t`u kesh bėrė varrin n`shtėpinė tėnde,
Pak me dredhi e pak me trimėri,
Pėrsėri do t`detyrohesh qė tė nisesh
Me rremin tend  nė krah e t`udhėtosh
e, ec e ec, tė shkosh te disa njerėz
qė det s`kanė parė me sy, dhe qė nuk dinė
ē`ėshtė kripa n`gjellė tė tyre, as nuk njohin
ē`janė lundrat faqepurpurt ose rremat
e lustruar, kėto flatra tė anijeve.
A do qė unė tė t`jap njė shėnjė t`sigurt
pa frikė se mund t`gabosh? Po atė ditė
kur do tė ndeshėsh rrugės njė udhėtar,
i cili do tė pyesė se ku e shpie
atė lopatė, qė hedh grurė, atje ti ndalu,
e ngul tė shtrenjtin rremin tend e shpejt
njė dash edhe njė dem hy Poseidonit
therja si t`dish mė mirė, edhe njė derr,
i cili t`ketė arritur moshė ndėrzimi.
Pastaj kthehu n`shtėpi pėr t`ju flijuar
me radhė therore gjithė hyjnive, t`cilat
janė zotat e hapėsirave qiellore.
… Njė t`ėmbėl vdekje do tė kesh larg detit,
ti do tė vdesėsh, kur tė mplakesh fare
mes njė mijė t`mirash, i rrethuar nga fiset
e tu tė lumtur. Ja, kėshtu do t`ngjasė.

Tė njėjtėn histori Uliksi ia tregon Penelopės, sikundėr del edhe nė kėngėn XXIII:

Tirezja m`ka urdhėruar tė udhėtoj
nėpėr qytete t`ndryshme me njė rrem
tė gjatė nė dorė, derisa tė mbėrrij
ndėr disa fise qė s`e njohin  detin,
dhe ndaj nuk dinė ēfarė ėshtė kripa nė gjellė,
qė s`njohin barkė me kiēe t`kuqe flakė,
as rrema, kėto flatra tė anijeve etj.

Nga tė dhėnat e veprės “Urbibus et Populis” tė Stefan Bizantinit (shek. VI pas. Kr.), kemi dijeninė se nė thellėsitė e maleve tė Epirit, Uliksi, duke pėrmbushur porosinė e orakullit Tirezia, ndėrtoi qytetin Bunima, duke bėrė fli njė derr, njė ka, dhe njė dash pėr Poseidonin, pranė Trampyas, nė vendin e njerėzve qė nuk e njihnin detin. Sa mė sipėr e pohon edhe Apollodori (180-109 para.Kr.), nė veprėn “Bibliotheca”, ku shkruan se: Uliksi, pasi bėri fli pėr nder tė Hadit, Persefonės dhe Theirezisė, duke kaluar mė kėmbė nėpėr Epir arriti tek thesprotėt dhe sipas orakullit tė Theirezisė zbuti zėmėrimin e Poseidonit me flijime [1] .

Duke u rrekur tė hedhim dritė mbi vendndodhjen e kėtyre banimeve tė themeluara prej Uliksit, ndihmuar prej etimologjisė sė emrave, kujtojmė se nė gjuhėn shqipe [2] , rrėnja e fjalės Bunima, ėshtė bun, buni, bune, bunet, qė ka kuptimin e njė kasolleje tė vogėl tė mbuluar me dėrrasa e me gjethe, tė cilėn e ngrejnė barinjtė nė stanet ku bjeshkojnė. Kuptimi tjetėr i kėsaj fjale ėshtė gjithaq  njė shtėpi e ndėrtuar me mur tė thatė dhe me gėlqere. Edhe fjala tjetėr bunishtė ka kuptimin e stanit nė bjeshkė, ku ngrihen bunet e barinjve gjatė shtegtimit tė bagėtive. Ky mjedis i pėrshkruar, ėshtė krejt jashtė kontekstit tė njė skenografie detare dhe mirė i pėrfshirė nė infrastruktrėn e njerėzve qė jetojnė ndėr male, e qė nuk e njohin as kripėn dhe as detin. Lidhur me fjalėn Trampyas, dėshirojmė tė kujtojmė se prof. E. Ēabej [3] , fjalėn tram, tramtė e klasifikon si shkėmbim, duke e ilustruar me shprehje si “bėjmė tram”, i jepet dikujt diēka nė shkėmbim tė diēkaje tjetėr. Me sa duket edhe qyteti i Trampyas, pėrfaqėson simbolikisht vendin ku fjala dhe sendi mund tė marrė kuptime tė ndryshme, d.m.th, ku rremi i varkės sė Uliksit, quhet edhe si lopatė pėr grurė. A nuk ishte kjo shenja qė Uliksi tė ngulte rremin nė tokė dhe tė bėnte flijimet pėr Poseidonin?

Nė kėtė pikė vlen tė pėrmendim se Uliksi, pėr tė pėrmbushur profecinė e Tirezias, pėrshkoi vise malore jo greke. I parė qysh herėt nga Ēabej si njė hero i Greqisė veriore, pra i njė vendi qė ka qėnė nė kontakt tė pėrhershėm me fiset ilire-shqiptare, mund tė mendohet qė Uliksi kishte tė ngjarė tė njihte dhe tė pėrdorte gjuhėn e pėrbashkėt pellazgjike tė atyre anėve, kryesisht tė atyre epirote.



[1] “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, Tiranė, 2002, fq. 76. Studim i cit.

[2] “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe”, Tiranė, 1980, fq. 197.

[3] Ēabej, Eqrem, “Studime gjuhėsore”, Prishtinė, 1976, fq. 191.