Odiseja dhe Sirenat

grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit

 

HYRJE

Studimi, temė me variacione “Odiseja dhe Sirenat….”, niset nga shqetėsimi i kahershėm pėr tė zbuluar prejardhjen e tejlashtė tė iso-polifonisė shqiptare, si njė dukuri e jashtėzakonshme e tė konceptuarit tė vetė muzikės. Nė tė pleksen, ashtu si nė njė temė me variacione muzikore, teza dhe hipoteza mbi kėtė simbolikė dhe, pėr mė tepėr, mund tė gjenden  motive tė mjaftueshme pėr tė provuar ekzistencėn e iso-polifonisė qysh nė kohėrat e qytetėrimeve antike. Qe kėnaqėsi marrja me kėtė lėndė, ēka se shpeshherė, gjatė kėsaj pune joshteruese pėr zgjedhjen studimore, na u desh tė merremi edhe me ēėshtje qė i tejkalojnė kompetencat dhe dėshirėn tonė pėr njė interpretim thjesht etnomuzikologjik tė “Odisesė” sė Homerit.