KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1

Ky ligj ka pėr qėllim shpalljen dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

 

Neni 2

Objekti i kėtij ligji janė vlerat e trashėgimisė kulturore, parashikimi i rregullave pėr mbrojtjen e saj dhe detyrat e pėrgjegjėsitė e organeve qė veprijnė nė kėtė fushė.

 

Neni 3

Nė kėtė ligj, termat e mėposhtėm kanė kėto kuptime :

  1. “Ansambėl arkitekturor” ėshtė tėrėsia e njė numri ndėrtesash, tė cilat i lidh njė koncept i njėjtė krijues.
  2. “Ansambėl historik” ėshtė bashkėsia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me vlera historike.
  3. “Ansambėl muzeal” ėshtė bashkėsia e vlerave urbanistiko-arkitektonike qė mbrohet nga shteti.
  4. “Ansambėl urban” ėshtė bashkėsia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me njė qendėr qytetare, e cila mund tė formohet prej njė ose disa pjesėve tė njė zone banimi.
  5. “Ansambėl urbanistik, arkitektonik, tradicional” ėshtė tėrėsia urbanistiko-arkitektonike e njė qendre tė banuar, e formuluar sipas kritereve kompozicionale tė sė kaluarės.
  6. “Arkitekturė tradicionale” ėshtė arkitektura e sė kaluarės me zbatim kohor relativisht tė gjėrė.
  7. “Dėmtim” ėshtė ndėrhyrja nė dėm tė pasurisė kulturore, materiale ose jomateriale, qė cėnon funksionin ose pamjen origjinale tė kėtyre pasurive.
  8. “Folklor gojor” ėshtė teksti i krijimit popullor, i pashoqėruar me muzikė, i cili lexohet ose tregohet.
  9. “Folklor instrumental” ėshtė krijimi muzikor popullor i interpretuar me vegla muzikore popullore.
  10. “Folklor koreografik” janė valet dhe krijimet qė kėrcehen me ose pa shoqėrim muzikor.
  11. “Folklor vokal” janė krijimet muzikore tė kėnduara ose tė interpretuara me tekst dhe muzikė.
  12. “Institucione shtetėrore tė specializuara” janė Instituti i Monumenteve tė Kulturės, Institutit i Arkeologjisė, Instituti i Kulturės Popullore, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shtetit, Qendra Kombėtare e Inventarizimit tė Pasurisė Kulturore, Arkivi i Filmit dhe Qendra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike Kulturore.
  13. “Inventarizim” ėshtė regjistrimi dhe identifikimi i objekteve tė trashėgimisė kulturore.
  14. “Katalogim informatik” ėshtė regjistrimi i tė dhėnave, sipas kritereve tė caktuara shkencore, pėr identifikimin dhe administrimin e shpejtė tė pasurive kulturore.
  15. “Mbrojtje” ėshtė mėnyra dhe forma e natyrės juridike ose jo tė ruajtjes, mirėmbajtjes, rindėrtimit, restaurimit ose konservimit tė pasurisė sė trashėgimisė kulturore.
  16. “Monument kulture” ėshtė objekti ose ndėrtimi me vlera historiko-kulturore qė mbrohet nga shteti.
  17. “Objekt nė mbrojtje paraprake” ėshtė pasuria kulturore, materiale, nė pritje pėr t’u shpallur monument kulture nga organi pėrgjegjės.
  18. “Objekt nėn vrojtim” ėshtė pasuria kulturore e pashpallur monument kulture, nė shqyrtim pėr t’u pėrfshirė nė mbrojtje nga shteti.
  19. “Objekt unikal” ėshtė vepra arkitektonike me pėrdorim tė zakonshėm ose me funksione artistike a zbukuruese dhe qė, deri nė ēastin e dhėnė, ėshtė identifikuar si e vetme nė trashėgiminė kulturore e materiale.
  20. “Park arkeologjik” ėshtė hapėsira me vlera mjedisore, nė tė cilėn ruhen rrėnoja ndėrtimore, tė zbuluara prej gėrmimeve arkeologjike qė mbrohen nga shteti.
  21. “Pasaporta e objektit” ėshtė kartela e identifikimit tė njė objekti tė trashėgimisė kulturore, ku vendosen fotografia e objektit, filmimet, skicat, vendndodhja, pėrmasat, pesha, materiali, kodi komjuterik, autori, vendi i ruajtjes, pėrshkrimi dhe historiku.
  22. “Qendėr arkeologjike” ėshtė hapėsira ku ruhen mbi e nėn tokė monumente dhe objekte arkeologjike.
  23. “Qendėr historike” ėshtė ansambli qytetar ose fshatar me vlera historiko-kulturore qė mbrohet nga shteti.
  24. “Qytet muze” ėshtė qendra qytetare qė mbrohet nga shteti pėr vlerat historiko-kulturore.
  25. “Restaurim” ėshtė vlerėsimi i thelbit origjinal tė monumenteve nėpėrmjet ndėrhyrjeve pėr ndalimin e degradimeve tė mėtejshme dhe nxjerrjes nė pah tė vlerave tė tyre.
  26. “Status i objektit” ėshtė gjendja juridike e njė objekti.
  27. “Trashėgimi me vlera kombėtare” ėshtė pasuria kulturore, materiale ose shpirtėrore me vlera historiko-kulturore pėr kombin.
  28. “Trashėgimi me vlera muzeale” ėshtė pasuria kulturore, materiale, e cila pėr vlerat e veta historiko-kulturore ose artistike, meriton tė ruhet nė muze tė profileve tė ndryshme.
  29. “Trashėgimi me vlera tė veēanta” ėshtė pasuria kulturore, materiale ose shpirtėrore me vlera tė spikatura.
  30. “Trashėgimi me vlera unikale” ėshtė pasuria kulturore, materiale ose shpirtėrore e vetme nė llojin e vet.
  31. “Vlerė arkeologjike” janė monumente, vendbanime historike tė llojeve tė ndryshme, objekte ose pjesė veprash ndėrtimore apo vendbanimesh, tė dala prej gėrmimeve arkeologjike, me vlera historiko-kulturore.
  32. “Vlerė etnologjike” janė vlerat e kulturės, materiale ose shpirtėrore, tė cilat lidhen me tiparet thelbėsore tė njė kombi.
  33. “Zeje tradicionale” ėshtė pjesa materiale dhe pėrvoja e pėrqėndruar e mjeshtrave tanė popullor nė shekuj.
  34. “Zonė arkeologjike” ėshtė sipėrfaqja nė tė cilėn gjenden monumente tė zbuluara nga gėrmimet arkeologjike ose ėshtė dėshmuar qenia e shtresave me pėrmbajtje arkeologjike.

 

Neni 4

Trashėgimia kulturore pėrbėhet nga vlera materiale dhe jomateriale, tė cilat janė pjesė e pasurisė kombėtare.

I.     Vlerat materiale tė trashėgimisė kulturore janė :

  1. Objekte tė trashėgimisė kulturore tė paluajtshme, ku pėrfshihen :
  2. Objekte tė trashėgimisė kulturore tė luajtshme, ku pėrfshihen :

II.    Vlerat jomateriale tė trashėgimisė kulturore janė :

  1. Pėrdorimi i gjuhės shqipe nė veprat letrare.
  2. Folklori gojor i ruajtur nė kujtesė, i shkruar ose i regjistruar.
  3. Folklori vokal, koreografik dhe instrumental.
  4. Zakone dhe doke tradicionale.
  5. esime dhe bestytni tė traditės.
  6. Zejet e ndryshme tradicionale.

 

Neni 5

  1. Vlerat materiale dhe jomateriale tė trashėgimisė kulturore, qė zbulohen ose krijohen, pavarėsisht nga pronėsia, mbrohen nga shteti.
  2. Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve shpall Ditėn Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore.

 

Neni 6

Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Akademia e Shkencave, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shtetit, universitetet, si dhe organet e qeverisjes vendore, sipas fushave pėrkatėse, bėjnė gjurmimin. Mbrojtjen, konservimin, restaurimin, trajtimin, studimin, inventarizimin dhe katalogimin informatik tė objekteve tė trashėgimisė kulturore.

 

Neni 7

  1. Instituti i Monumenteve tė Kulturės, Qendra Kombėtare e Inventarizimit tė Pasurive Kulturore, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Kulturės Popullore dhe Drejtoria e Pėregjithshme e Arkivave tė Shtetit, sipas kritereve shkencore, bėjnė pėrcaktimin e vlerave tė objekteve tė trashėgimisė kulturore tė luajtshme e tė paluajtshme, tė shpallura tė tilla, prone e ēdo personi fizik ose juridik, si dhe dokumentimin e tyre.
  2. Kėto objekte, nė mėnyrė tė detyrueshme, duhet tė regjistrohen nė Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore, e cila lėshon pasaportėn e objektit nė bazė tė kėtyre tė dhėnave.
  3. Ēdo ndryshim i pronėsisė sė objektit duhet tė regjistrohet nė Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore.

 

Neni 8

Ēdo person fizik ose juridik ėshtė i detyruar tė ruajė, sipas kritereve tė caktuara nė kėtė ligj dhe tė akteve nėnligjore, tė nxjerra nė zbatim tė tij, tėrėsinė e vlerave tė trashėgimisė kulturore e historike qė zotėron ose merr nė pėrdorim.

 

Neni 9

  1. Objektet e trashėgimisė kulturore me vlera tė veēanta kombėtare dhe unikale, qė nuk janė nė pronėsi shtetėrore, mund tė koleksionohen, shiten, blihen, lihen trashėgim ose dhurohen ndėrmjet shtetasve shqiptarė qė jetojnė brenda vendit.
  2. Shteti shqiptar gėzon tė drejtėn e parablerjes sė objekteve me vlera tė veēanta kombėtare dhe unikale tė trashėgimisė kulturore, qė ndodhen nė pronėsi private.
  3. Ēdo pronar qė dėshiron tė shesė njė object tė trashėgimisė kulturore, ėshtė i detyruar tė paraqesė nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pasaportėn e objektit. Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pas kėshillimit me organet e specializuara sipas fushave pėrkatėse, i kthen pėrgjigje pronarit tė objektit brenda 30 ditėve nga paraqitja e kėrkesės. Nėse Ministria ėshtė e interresuar pėr blerjen e kėtij objekti, fillon proēedurėn e vlerėsimit. Nė rast tė kundėrt, pronari ka tė drejtė tė bėjė shitjen, duke i bashkėlidhur dokumentacionit tė objektit mendimin me shkrim tė institucionit qė ka bėrė vlerėsimin e tij.
  4. Pėr vlerėsimin e objekteve nė pronėsi private tė trashėgimisė kulturore tė luajtshme, qė nxirren jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, ngrihet njė komision i pėrhershėm me ekspertė nga institucionet e specializuara shkencore, i cili nė pėrfundim tė vlerėsimit tė objekteve, i rekomandon Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve lėshimin ose jo tė autorizimit pėr nxjerrjen e kėtyre objekteve jashtė territorit tė vendit.
  5. Funksionimi i komisionit, proēedurat e vlerėsimit dhe kriteret shkencore, pėrzgjedhja e anėtarėve dhe shpėrblimi i tyre pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 10

  1. Zhvendosja e vlerave tė trashėgimisė kulturore, pėr ruajtjen e vlerave tė tyre nė mjedise tė pėrshtatėshme, nga pikpamja e sigurisė ose mikroklimės, nė varėsi tė natyrės sė objektit, bėhet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i kulturės Popullore ose Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shtetit.
  2. Zhvendosja realizohet pasi kėto institucione tė kenė pėrgatitur dokumentacionin dhe studimet pėrkatėse dhe tė kenė bėrė regjistrimin e zhvendosjes nė Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore.

 

Neni 11

Shumėfishimi dhe riprodhimi i ēertifikuar i objekteve tė trashėgimisė kulturore bėhet nė pėrputhje me dispozitat e legjislacionit nė fuqi pėr tė drejtėn e autorit, pasi ėshtė marrė leja e Qendrės Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore.

 

Neni 12

Objektet e trashėgimisė kulturore nė pronėsi private, me vlera tė veēanta kombėtare dhe unikale, kur e kėrkon interesi publik, mund tė shpronėsohen nė mbėshtetje tė dispozitave ligjore nė fuqi pėr shpronėsimet.

 

Neni 13

Personat fizikė ose juridikė qė kanė nė pronėsi objekte tė regjistruara me vlera tė trashėgimisė kulturore, tė luajtshme e tė paluajtshme, janė tė detyruar tė krijojnė kushte mirėmbajtjeje pėr kėto objekte. Pėr restaurimin e kėtyre objekteve ata janė tė detyruar t’I drejtohen Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Institutit tė Arkeologjisė, Institutit tė Kulturės Popullore ose subjekteve tė liēensuara sipas nenit 17 pika 3.

 

Neni 14

Nė rastin e fatkeqėsive natyrore, tė shembjes ose tė djegjes sė objekteve me vlera tė trashėgimisė kulturore, kur nuk vendoset kryerja e rikonstruksionit, mbi truallin e mbetur ose mbi pasurinė rrėnojė, lejohet ndėrtimi vetėm nė sipėrfaqen dhe vėllimin e mėparshėm, duke respektuar kategorinė dhe llojin e monumentit tė dėmtuar.

 

Neni 15

  1. Instituti i Monumenteve tė Kulturės, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Kulturės Popullore ose Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shtetit, me leje tė pronarit dhe nė prani tė tij, kanė tė drejtė tė kontrollojnė gjendjen fizike tė objektit ose tė objekteve nė pronėsi private.
  2. Pronarėt e ēdo objekti, pas kėrkesės sė bėrė nga institucionet e mėsipėrme, janė tė detyruar tė lejojnė kontrollin e gjendjes fizike tė objektit.

 

Neni 16

  1. Institucionet e specializuara shtetėrore, nė marrėveshje me pronarėt dhe zotėruesit e objekteve tė trashėgimisė kulturore, krijojnė kushte pėr ekspozimin e kėtyre objekteve pėr publikun.
  2. Fotografimi, filmimi ose regjistrimi kompjuterik dhe publikim i objekteve tė trashėgimisė kulturore, tė ekspozuara nė muzetė vendorė, bėhet pasi tė jetė marrė leje nga institucioni shtetėror, nė varėsi tė tė cilit ėshtė muzeu. Pėr objekte tė tilla, tė ekspozuara nė muzetė kombėtarė, leja miratohet nga Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

 

Neni 17

  1. Restaurimi i objekteve tė trashėgimisė kulturore bėhet nga institucione shtetėrore tė specializuara dhe nga personat fizikė ose juridikė tė liēensuar pėr kėtė qėllim.
  2. Personat fizikė ose juridikė, kandidatė pėr marrjen e liēencės sė ushtrimit tė preofesionit tė restaurotorit nė fushėn e trashėgimisė kulturore, testohen nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve.
  3. Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve ngrihet me urdhėr tė Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe ka nė pėrbėrje pėrfaqėsues tė institucioneve tė specializuara dhe personalitete tė fushės pėrkatėse. Organizimi dhe funksionimi i kėtij Kėshilli pėrcaktohet nė rregulloren e miratuar nga Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
  4. Leja e ushtrimit tė profesionit nė kėtė fushė miratohet nga Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
  5. Punimet e restaurimit, tė cilat kryhen nga organizma jashtė sistemit tė institucioneve shtetėrore, tė ngarkuara pėr mbrojtjen, konservimin, restaurimin e studimin, mbikėqyren detyrimisht nga kėto institucione.
  6. Projektet e restaurimit nė ēdo rast miratohen nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve.

 

Neni 18

Fondet pėr mirėmbajtjen, restaurimin, zbulimin dhe studimin e vlerave tė trashėgimisė kulturore sigurohen nga buxheti i shtetit i miratuar pėr Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, nga tė ardhurat e pėrdorimit tė tyre, si dhe nga ēdo e ardhur tjetėr e ligjshme, qė sigurohet nga fondacione, organizata dhe institucione, vendase ose tė huaja, shtetėrore ose private apo nga persona fizikė ose juridikė.

Fondet e siguruara nga pėrdorimi i monumenteve tė kulturės vihen tėrėsisht nė dispozicion tė restaurimit e mirėmbajtjes sė tyre.