Akademik Vasil S. Tole (1963)

Kompozitor, muzikolog dhe etnomuzikolog me njohje kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Me veprimtari krijuese dhe kërkimore në të gjitha fushat dhe llojet e krijimtarisë muzikore: vokale, instrumentale, simfonike e skenike. Fitues i disa prej çmimeve më të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare në krijimtarinë muzikore. Përfaqësues emblematik, me rol prej promotori në zhvillimet e muzikës në Shqipëri dhe jashtë saj në tri dekadat e fundme, në kushtet e shoqërisë së lirë.  

I shquar për studime krijuese në fushën kryesore, etnomuzikologji. Mban gradën doktor i shkencave në këtë fushë (1994), titullin profesor (2004) dhe titullin akademik në fushën e muzikës, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008. Është autor i më shumë se 20 librave studimorë dhe i dhjetëra artikujve shkencorë te botuara nё gjuhen shqip dhe nё gjuhë të tjera dhe përurues në fushën e muzikologjisë dhe etnomuzikologjisë. Ndër to veçohen: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”, “Kadare dhe Muzika”, “Banda Kombëtare Vatra”, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, “Enciklopedia e Iso polifonisë”, “Trashëgimia shpirtërore e Tiranës në muzikë” etj, si dhe kërkimet dhe rezultatet e studimeve etnomuzikogjike të publikuara në librat monografikë Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit (2005) dhe Pse qajnë kuajt e Akilit (2011), përkthyer dhe botuar edhe në anglisht dhe greqisht, të cilat janë vlerësuar si thelbësore për interpretimin bashkëkohor me mjete muzikore të traditës shqiptare të  këtyre motiveve që gjenden në poemat homerike, si dhe për shpjegimin origjinal të burimit dhe rrugës së krijimit të korit muzikor polifonik si ansambli i parë muzikor në botë.  Ka veprimtari universitare, ligjërues i folklorit muzikor në dy ciklet, drejtues shkencor i disa tezave doktorale, drejtues projektesh me karakter kombëtar e ndërkombëtar (nismat për regjistrimin e isopolifonisë si trashëgimi e Njerëzimit në programet e UNESCO-s, për regjistrimin e kcimit të Tropojës në të njëjtin program etj. Me përvoja të shënjuara në drejtimin e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare si Këshilli i Muzikës anëtar i IMC\UNESCO, të veprimtarisë muzikore dhe anëtar këshilli e bordesh të tyre etj. 

Në veprat e tij muzikore ka trajtuar tema madhore, që lidhen me konceptin mitologjik të drejtësisë njerëzore (opera Eumenides, mbështetur mbi motive të tragjedisë së mirënjohur të Eskilit, këshilluar edhe në përkthimin shqip të I. Kadaresë), fitues i çmimit ndërkombëtar “Dimitris Mitropoulos”- Athinë, 2001; me figura heroike të shekujve të humanizmit të Rilindjes Europiane (opera Gjergj Kastrioti – Skënderbeu kryezot, mbështetur në motive të veprës së archbishop Fan S. Noli, fituese e çmimit të parë në konkursin panshqiptar organizuar me rastin e 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit), Tiranë, 2008; fitues i çmimit të dytë (1R) në kategorinë «Chamber music» në konkursin ndërkombëtar «Amadeus Composition Award», Vjenë, Austri me veprën «Introitus» për kor dhe orkestër harqesh etj.  Gjuha muzikore e veprave te tij riviziton me shumë origjinalitet modelet arkaike të shumëzërëshit polifonik antik europian (isopolyphony), një trashëgimi shpirtërore unikale e Njerëzimit mbrojtur nga UNESCO (dosja shkencore e aplikimit për njohjen ndërkombëtare të kësaj trashëgimie është përgatitur prej tij).

Njihet gjerësisht për zbatimin krijues të teknikave muzikore të cluster isos, polifonisë së fshehur, serializmit popullor, polipentatonive të ngrira, fraktuesit dhe kabasë, celulave melodike parafabrikate etj., të cilat shpërfaqen në një seri veprash duke filluar nga viti 1993 e deri nё ditёt tona, si: 88 (1993); Epitaf dhe britmë (1993), Avaz-1 (1993), dhe Avaz-2 (1994), DdA (1994), Genotip (1996), Iso-gjëma (1996), Trias (1996), Shatra-patra (1997), Ep-event (1997),  “A psalmodie bono” (1999),  HOAX (2000),  Eumenides (2000), Iso polyphony multiverse (2015), Ep (2017), Valle antike (2021), Polifoniso (2021) etj.  

Jeta dhe krijimtaria e tij janë trajtuar në botimet shumë të rëndësishme europiane e botërore si MGG-Die musik in geschieschte und gegenvart, the biographical encyclopedia in 17 volumes, Barenreiter, Gjermani (2009); The Harvard dictionary of music (by Michael Randel, Harvard University Press Reference Library, November 2003); The New Grove Dictionary of Music and Musicians (second edition, by George Leotsakos, 2001, London Macmillan-2001), “Albanian Encyclopaedia Dictionary” etc.

One response to “Akademik Vasil S. Tole (1963)”

  1. A WordPress Commenter Avatar

    Hi, this is a comment.
    To get started with moderating, editing, and deleting comments, please visit the Comments screen in the dashboard.
    Commenter avatars come from Gravatar.

Search

Popular Posts

Categories

Archives

Tags

There’s no content to show here yet.