Sazet - Muzika me Saze e Shqiperise se Jugut Sazet

 

Kreu I

          Mbi historikun e hyrjes sė instrumenteve tė temperuara nė Shqipėri

Krijimi i formacionit tė Sazeve ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht me instrumentet e temperuara. Pėr kėtė arsye, mė mirė sesa tė futemi menjėherė nė hullinė e ēėshtjeve qė tė ofron realisht dukuria Saze dhe muzikė me Saze, le tė shikojmė nė pikėpamje historike se kur hynė kėto instrumenta nė Shqipėri, moment i cili shėnon njėkohėsisht fillimin e tė gjithė lėndės sonė tė mėpastajme.

           Do tė ishte e udhės qė tė bėjmė njė dallim deri diku formal, pėrsa i pėrket hyrjes sė instrumenteve tė temperuara, pasi hyrja e tyre u kushtėzua mė pas nga dy rrugė tė ndryshme tė pėrdorimit tė tyre. Njera nga rrugėt ėshtė ajo e pėrdorimit tė kėtyre instrumenteve nė formacione tė kultivuar pėr nevojat e “muzikės sė re tė qyteteve”, dhe tjetra, njė hyrje e mundshme dhe e menjėhershme e kėtyre instrumenteve si folk-instrumente, pra me njė pėrgatitje qė paraprake tė pėrdorimit tė veglės si folk-instrument. Ėshtė fakt tashmė se qė tė dyja rrugėt janė tė vlefshme pėr ardhjen, futjen e instrumenteve nė Shqipėri, ndėrkaq ėshtė praktikimi i tyre nė kėtė apo atė rrugė qė e bėn dallimin pėrkatės. Megjithatė le tė mos i ndajmė nė mėnyrė kategorike, pasi hyrja e instrumenteve ėshtė njė dukuri qė nė total u kompletua dhe u ndėrvar tėrėsisht (siē do tė shohim mė pas) nga proceset e vetė folklorit muzikor shqiptar, i cili i mirėpriti nė mėnyrė adekuate ardhjet e kėtyre instrumenteve, pavarėsisht nga rrugėt e ndryshme tė ardhjes.

          Mė duhet tė pėrsėris se “nė tė kaluarėn veglat tradicionale…. punoheshin nga vetė instrumentistėt ose nga mjeshtėr tė ndryshėm, nė mėnyrė individuale”. Ky realitet ishte i lidhur ngushtė me gjendjen e dikurshme tė fshatarėve shqiptarė, pasi vetė jetesa dhe gjendja e tyre e dikurshme “…nuk ishin tė volitshme, pėr tė nxjerrė vegla mė tė zhvilluara”[1]. Megjithatė, me gjithė mungesat qė lindnin dhe kushtėzoheshin nga prapambetja relative e mjeteve teknike pėr prodhimin e veglave muzikore, cilėsia e lėndės muzikore qė prodhohej dhe ishte futur nė strukturėn e veglave tradicionale, pėrfaqėsonte gjuhėn muzikore tė interpretit popullor shqiptar, dhe njėkohėsisht pengesėn relative tė tė shprehurit tė saj. Shpeshherė (kjo e provuar nė praktikėn e gjallė folklorike), pėr muziktarėt virtuozė veglat tradicionale ngushtonin mundėsitė e realizimit tė ideve tė reja, e shfaqur si kontradiktė mes cilėsisė sė lėndės muzikore dhe pamundėsisė relative tė realizimit teknik nga ana e veglės popullore tradicionale. Kjo gjė nuk ėshtė taksative. Veglat muzikore tradicionale kanė provuar tashmė se nuk mund tė konsiderohen si njė fazė e shkuar e folklorit muzikor instrumental, e pėr mė tepėr njė fazė ndėrmjetėse, mes muzikės popullore me vegla tradicionale dhe asaj me instrumente tė temperuara.

          Hyrja e instrumenteve tė temperuara nė vendin tonė duhet tė ketė qenė nxitur shumė kur “Tregtia e Shqipėrisė Veriore dhe Jugore, e integruar kryesisht nė sistemin e tregut perėndimor evropian, krijoi kėshtu marrėdhėnie ekonomike tė fuqishme me portet kryesore tė perandorisė austriake nė Adriatik, Fiumen e Triesten”[2]. Nė kėtė periudhė nė Shqipėri (gjysma e dytė e shek. XIX dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XX), “...klasėn sunduese tė vendit  e bėnin shtresat e pasura: bejlerėt, ēifligarėt dhe borgjezia tregėtare”[3], tė cilėt ishin shumė tė hapur dhe tė interesuar pėr mallrat e importuara nga Evropa. Nė gjysmėn e shek. XIX e kėtej, tregėtia shqiptare kishte partnerėt mė tė preferuar vende si Austro-Hungaria, Italia, Franca, keto krahas Greqisė, Turqisė, Maltės,Tunizisė etj,. Klasifikimi i marrėdhėnieve tregėtare tė Shqipėrisė sė Jugut (nga skelat e Shqipėrisė sė poshtme si Prevezė, Vlorė, Sarandė, Butrint, etj.), vetėm pėr vitin 1877[4], e tregon kėtė. Edhe qyteti i Korēės: “Pėr shumė vjet nėn Perandorinė Osmane,…ka qenė njė qendėr tregtare pėr njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė Jugore…sepse kishte lidhje me portin e Selanikut, ku merreshin mallrat industrialė nga Evropa Perėndimore” [5]. Gjithashtu Korēa shihej si pika nga ku pėrhapeshin pas kėsaj prodhimet industrialė tė Evropes nė “…tėrė periferinė e Shqipėrisė Juglindore” [6] etj.

          Intensifikimi i shkėmbimeve tregtare krijoi mundėsitė qė tė hynin nė vendin tonė, krahas njė sėrė artikujsh industrialė tė importit, edhe instrumentet e para. Megjithėse nuk disponojmė specifikime nė listat e tregtisė pėrsa u pėrket blerjeve tė instrumenteve muzikore, nė zėrat e titulluar “Tė ndryshme”[7], i cili nėnkuptonte porosi tė veēanta tė blerėsve pėr mallra tė caktuara (kėtu fusim edhe mallra si aparate fotografike[8], biēikleta, mobilje, gramafonė etj.), ėshtė e mundur qė tė jenė porositur edhe instrumentat e temperuar. Kėto instrumente, pėrveē atyre qė u interesonin drejtpėrsėdrejti i kishin edhe “…njė pakicė njerėzish, qė nė shumicėn  e rasteve ishin zejtarė nė gjėndje ekonomike pėr t’i blerė”[9], etj.

          Duke mos u zgjatur shumė, instrumentat e temperuara shumė shpejt u bėnė pjesė e jetės muzikore tė qyteteve tė atėhershme shqiptare. Dimė se nė formacionet e kultivuara tė muzikės qytetare tė shek. XIX, si nė bandėn e parė shqiptare tė formuar nė Shkodėr[10]-1878, (foto 1) nė atė tė Frano Ndojės, themeluar mė 1898 (e mbiquajtur “daulla”), nė formacionet instrumentale tė tyre, krahas veglave tė tjera  bėnin pjesė edhe klarinetat[11].  Dimė se Komisioni i Kishės katedrale, me ndėrmjetėsinė e Tom Markocit, kishte sjellė veglat nga Italia, sė bashku me dirigjentin Giovanni Canale. Po nė Shkodėr[12] nė vitin 1835 kemi dokumente qė provojnė blerjen e 28 pianove, ashtu siē dimė se nė fshatin Bėrdicė-Shkodėr nė vitin 1842 kishte rreth 30 violina qė pėrdorshin nė muzikėn popullore. (foto 2, 3)

          Rregullorja e Shoqėrisė sė Muzikės  “Band e Lirise”-Korēė, Nyj i 30 pėrcaktonte se “Ē’do shok qė do tė hyjė nė muzikė tė shoqerisė lypset  tė ketė instrumentnė tė tij, si pas dėshirėsė tij dhe pas nevojės qė do tė rėfenjė mėsonjėsi”[13];(foto 4) ndėrsa nė “Kanunin…” e shoqnies muzikore “ROZAFAT”: “...Shokė Muzikant, qi janė ata tė cillt epen pėr vegla muzikore e qi perbajnė Orkestrėn”[14]. Nė kėto rregullore parashikoheshin edhe rastet kur shoqėria do tė kishte tė holla tė mjaftueshme, me tė cilat do tė sillte instrumente, per ti ndarė “..nėpėr ata nga shokėtė, tė cilėt nuku mundėn tė kenė instrumente tė tyret”[15].  Nisur nga kjo, tregėtari i pasur korēar Jovan Cico Kosturi pėr nevojat e “Bandės Lirisė” “…bleu veglat nė Austri[16]”. Njė veprim tė ngjashėm pėr blerjen e veglave kemi edhe nė Elbasan, kur mė 1917 u mblodhėn tė holla nė popull pėr tė blerė vegla muzikore pėr bandėn e shoqėrisė “Afėrdita”[17]. Veglat u blenė po nė Vjenė-Austri nga Dhimitėr Papajani (alias Miti i Lazit), tė cilat u shoqėruan edhe nga njė mjeshtėr muzike austriak, i cili do t’ua mėsonte ato tė rinjve elbasanas. Disa vite mė vonė (rreth 1920), Thoma Nasi sjell nė Shqipėri nga Amerika, edhe disa instrumenta harku, tė cilat shėrbyen si bazė e orkestrės simfonike tė qytetit tė Korēės[18]. Formacione tė tilla i gjejmė edhe nė qytete tė tjera. (foto 5, 6)

          Mė i vėshtirė ėshtė problemi kur pėrpiqemi tė zbulojmė data tė sakta tė hyrjes sė instrumenteve tė temperuara nė muzikėn tonė popullore.  Nga ē’ka njohim deri mė sot mund tė pėrmendim se “…violina hyri nė ahengun qytetar tė Shkodrės, aty rreth vitit 1825, nėpėrmjet Mark Kralit, qė e solli nga Berati”[19]; se “qė nė vitin 1877 ishte hapur nė Shkodėr njė mėsonjtore, ku midis veglave tė tjera mėsohej edhe klarineta”[20]; dhe se pėr harmonikun dihet qė “..hyri nė vendin tonė aty nga gjysma e dytė e shekullit tė kaluar”[21]. Kėtė na e vėrteton edhe Ami Boue nė veprėn e tij tė botuar nė vitin 1840 nė Paris kur thotė se “… nė qytetet kryesore tė vendit shitem mjaft akordeone”[22]. Po ēfarė pėrfaqėson realisht hyrja e instrumenteve tė temperuara nė muzikėn popullore jugore?

          Hyrja e instrumenteve tė temperuara (klarinetė[23], fisarmonikė[24], violinė[25]), instrumentat kryesore pėrbėrėse  tė Sazeve dhe tė ēfarėdo formacioni tjetėr popullor nė muzikėn shqiptare jugore, u bė pikėrisht nė momentin kur kjo muzikė kėrkonte krijimin e njė pėrmase tė re tė pasqyrimit tė saj. Nga kontaktet e para tė muziktarėve popullorė shqiptarė me to, ata gjetėn tek instrumentet e temperuara mjetet e pėrsosura teknike pėr pasqyrimin e botės sė tyre emocionale, gjė qė mė pas kushtėzoi tėrėsisht edhe arsyet e pėrthithjes muzikore tė tyre. Gjithsesi, nga ēfarė do tė shohim mė pas, hyrja e instrumenteve tė temperuara nė formacionet e muzikės popullore si dhe formimi i Sazeve nė Shqipėrinė e Jugut u bė pėrpara se tė ngriheshin formacionet e muzikės sė kultivuar si banda, apo qoftė edhe formacione tė tjera me instrumente tė temperuara. Nė kėtė moment nuk duhet tė nėnvleftėsojmė faktin qė nevoja nė rritje pėr kėto instrumente u nxit edhe fakti, qė artizanėt shqiptarė nuk i realizonin dot ato mė nė rrugė artizanale. Kėtu futim edhe tė gjithė ata mjeshtra muzikantė tė cilėt nė pjesėn mė tė madhe i punonin dhe realizonin po vetė veglat muzikore me tė cilat ata interpretonin dhe krijonin muzikė[26]. Ndėrtimi dhe pėrsosja e kėtyre veglave, dėshmoi  varėsinė qė tani e tutje do tė kishte tregu muzikor shqiptar i veglave pėr kėta artikuj tė rinj, deri nė atė kohė i pavarur dhe i painteresuar pėr to.

          Nga tė gjithė instrumentet e temperuar, vetėm pėr disa prej tyre pati interesime tė menjėherėshme, si nė rastin e klarinetės, e cila u pėrthith edhe nga folk-gėrnetistėt shqiptarė me njė shpejtėsi shumė tė madhe. Kėshtu, meqė instrumentet e temperuar nė Shqipėri kanė ardhur drejtpėrsėdrejti nga vendet e Evropės perėndimore, si rezultat, edhe komunikimi i parė i folk-muziktarit shqiptar me instrumentin e temperuar (klarinetė apo violinė) ka ndodhur pa ndėrmjetės tė huaj. Nga historiku i lindjes dhe i zhvillimit tė klarinetės, mėsojmė se deri mė 1843, vit kur Klose, profesor nė Konservatorin e Lartė tė Parisit, nė bashkėpunim me mjeshtrin realizues Buffet, pėrshtati nė klarinetė sistemin Bohem tė ēelsave[27], klarineta ishte njė instrument qė mund tė interpretonte vetėm nė pak oktava, rreth dy. Moxarti ishte i pari kompozitor qė e pėrdori klarinetėn me sistemin Bohem nė muzikėn simfonike. Qysh nga viti 1843 e nė vazhdim, kohė qė shėrbeu pėr pėrsosjen dhe prodhimin nė masė  tė instrumentit, deri nė hyrjet e para nė Shqipėri ėshtė njė largėsi e shkurtėr kohe. Kjo hapėsirė kohore qė shėnon paralelen nga prodhuesi tek interpreti, ėshtė treguesi mė i mirė i komunikimit tė drejtpėrdrejtė tė instrumentit perėndimor me folk-muziktarėt shqiptarė; ndėrkaq kjo kohė ėshtė e pamjaftueshme (nga momenti i evolucionit deri nė prodhimin e klarinetės sė fabrikuar), pėr tė zbuluar, ndėrtuar, formuar dhe shprehur tiparet e veēanta e karakteristike tė lojės nė tė.

          Rruga tjetėr e mundshme, megjithėse nuk ėshtė e shtjelluar deri nė fund, mund tė ofrojė njė realitet tjetėr tė futjes dhe pėrdorimit nė mėnyrė tė veēantė tė folk-gėrnetės. Kjo rrugė mendohet tė jetė e lidhur me ardhjen e folk-gėrnetės prej kurbetlinjve[28] dhe kolonive shqiptare nė vende tė ndryshme tė Evropės, Amerikės e mė tej, diēka mė pėrpara se sa tė hynte nė Shqipėri, ku ajo mund tė jetė pėrdorur dhe tė ketė formuar shprehitė e para tė “tė folurit” vendas. Dihet tashmė se kurbetlinjtė e Shqipėrisė Jugore “…ndikuan nė shpejtimin e zhvillimit ideologjik dhe politik tė familjeve dhe bashkfshatarėve tė tyre. Ata, gjithashtu u bėnė njė faktor i vazhdueshėm ndėrlidhjeje midis qytetit dhe fshatit”[29].

          Kur themi hyrje e veglave tė temperuara, duhet tė kuptojmė njė “marrje”, njė parapėlqim tė cilėsive tingullore tė tyre nga vetė muzika popullore instrumentale jugore nė tėrėsinė e saj, e nė veēanti nga vetė repertori muzikor instrumental. Gjatė qindra viteve tė formimit dhe ekzistencės sė tij, ai qe pėrpunuar e pėrzgjedhur nė njė maksimum tė mundshėm. Tė njėjtit proces iu nėnshtruan edhe veglat popullore, si bartėse tė kėtij repertori. Pėr vetė natyrėn tepėr cilėsore e evolutive tė folklorit muzikor shqiptar, do tė ishte mjaft e pakėndshme tė vėrente, qė pas cikleve tė dhembshme tė pėrpunimit e pėrzgjedhjes sė lėndės muzikore, tė mbetej pėrsėri nė tė njėjtėn gjendje, pra, pafundėsisht tek tė njėjtat tė dhėna muzikore e timbrike.

          Ngaqė ishte pėrgatitur gjatė pėr kėtė ndryshim, kjo “marrje” nuk ishte e dhunshme. Vetė muzika popullore pėrgjatė procesit tė lindjes dhe zhvillimit, kishte krijuar aparatin e saj pėrzgjedhės, i cili bėn tė mundur qė tė gjitha huazimet qė mund tė vinin nga njė kulturė e huaj tė mos u binin ndesh tipareve dhe karakteristikave thelbėsore tė identitetit tė saj. Ashtu siē kishte ndodhur edhe pėr vegla dhe dukuri tė tjera nė muzikėn tonė popullore, historikisht veglat e temperuara tė ardhura nga jashtė kaluan nėpėr njė rrugė tė koklavitur, e cila synonte pėrshtatjen e tyre nė formacionet e reja tė muzikės popullore shqiptare, pasi kėto vegla  sjellin detyrimisht me vete “... ndryshime nė vetė strukturėn e muzikės sonė popullore…”[30].  Sot provohet qė ato janė tjetėrsuar, pasi “…emėrtimet e huazuara bashkė me veglat kanė pėsuar aq ndryshime sa qė tani me vėshtirėsi mund t’u gjendet filli”[31].

          Mėnyra se si erdhėn instrumentet e temperuar nė vendin tonė, por dhe nė Ballkan,  ėshtė njė proces tė cilit i do kushtuar vėmendje pėr arsye qė lidhen sa me fillimet kronologjik tė pėrdorimeve tė tyre nė formacionet instrumentale dhe muzikėn popullore tė vendeve tė Ballkanit, si dhe me origjinalitetin e pėrdorimeve tė tyre.

          Siē do tė shohim mė pas, i gjithė procesi i futjes sė veglave tė temperuara nė muzikėn tonė popullore u zhvillua vėrtet ngadalė por shkallė-shkallė, i ngjashėm me njė cikėl natyral tė studiuar mirė. Ai provoi, se pėrthithja e veglave tė temperuara nė muzikėn instrumentale tė Shqipėrisė sė Jugut qe njė zgjidhje e arritur logjikisht mirė nė momentet e duhura tė hopit dhe ndryshimeve cilėsore, qė kjo muzikė do tė pėrjetonte nė shek. XX.


[1]R.Sokoli.”Gjurmime folklorike”, fq.417, Tiranė, 1981. Mbi veglat popullore (shėnimi ynė) shiko edhe R.Sokoli, P.Miso “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė 1991; R.Sokoli “Mbi zhvillimin e instrumenteve muzikorė popullorė” tek rev. “Shkenca dhe Jeta”, nr.1, fq.36-38, 1979; R.Sokoli “Pėr zhvillimin e veglave muzikore popullore”, tek gaz. “Drita”, fq.12, dt. 26.12.1976; R.Sokoli “Rreth funksionit etiko-shoqėror tė veglave popullore”, tek rev. “Ylli”, nr. 10, fq. 16-17, Tetor 1973; Beniamin Kruta “Culedyjarja shqiptare-instrument polifonik dhe disa paralele ballkanike”, tek “Studime filologjike”, nr.1, fq.101-115, viti 1975, etj.

[2]Zija Shkodra.”Qyteti shqiptar gjatė Rilindjes Kombėtare”, fq.234-235. Edhe Franca, pas mundjes sė Austrisė mė 1797 dhe nėnshkrimit tė traktatit tė Kampo Formios, i dha fund Republikės sė Venedikut. Me kėtė rast ajo shtiu nė dorė zotėrimet e venedikasve nė detin Jon, tė Shtatė Ishujt si dhe qytetet bregdetare tė Epirit, sė bashku me pėrfitimet qė ridhnin ne fushėn e tregtisė. (po aty, fq. 242). Edhe Raguza, qėndra me e rėndėsishme tregtare e Dalmacisė, vazhdoi tė mbante lidhje tė rregullta me krahinat e Adriatikut dhe me skelat e Shqipėrisė. (po aty, fq.243) etj.

[3]Abaz Dojaka. “Dasma nė Shqipėri”, fq. 8, Tiranė, 1983.

[4]Zija Shkodra. Po aty,  fq.299, AMAEF, Consulat de France a Janina. Shih  raportet pėr vitet 1877-1880.

[5]Faik Konica.”Vepra”, fq.398, Tiranė, 1993.

[6]Ch.Karamitses.”Gjeografia e Korēės dhe e rrethit”, Selanik, 1888. Cituar sipas Pirro Thomos “Vėshtrim historiko-arkitektonik mbi pazarin e Korēės”, fq.145, tek “Etnografia shqiptare 13”. Tiranė, 1983.

[7]Zija Shkodra, po aty, fq.303-307.

[8]“Arti i fotografimit nė vendin tonė zė fill nė Shkodėr nga fundi i shek tė kaluar dhe lidhet me emrin e Pjetėr Marubit (1834-1903)”. Tek “Gjurmė tė historisė kombėtare nė fototekėn e Shkodrės”, fq.3, Tiranė, 1982. E kėsaj kohe ėshtė edhe fotografia e Marubit me mbishkrimin “Simon Deda dhe Zef Ceka tė parėt qė kanė prue biēikletėn nė Shqipni”. Fotografia paraqet dy burra me veshje popullore qytetare shkodrane (shėnimi ynė),  me dy biēikleta”. Fotografia gjendet nė fototekėn e Institutit tė Kulturės Popullore, Dosja “Marubi 1”, Nr. rendor 6733.

[9]R.Sokoli, P.Miso.”Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, fq. 232, Tiranė, 1991. Mė duhet tė theksoj se (shėnimi ynė) deri nė kėtė kohė veglat muzikore popullore punoheshin dhe jepeshin pa pėrfituar materialisht prej tyre. Pėr mė gjerė shiko dhe Rexhep Munishi “Probleme etnomuzikologjike”, fq. 76-77, Prishtinė, 1997.

[10]Nė njė foto tė Marubit qė ėshtė botuar tek “Gjurmė tė historisė kombėtare nė fototekėn e Shkodrės”, fq.13, Tiranė, 1982, me titull “Lulishtja popullore nė Shkodėr mė 1875”, shihet qartė nė tė majtė tė fotografisė, mė kėmbė, njė orkestėr frymore. Kjo dėshmi provon se orkestrat frymore kanė qėnė formuar si bėrthama disa vjet pėrpara datave qė ne zyrtarisht marrim si tė tilla.

[11]Nė ato vite, drejtuesi i bandės, Palok Kurti, ka kompozuar ndėr tė tjera edhe njė pjesė pėr klarinetė tė titulluar “Gushkuqi”. Shiko dhe Gurashi Kolė, almanaku “Shkodra”-1963, fq. 197.

[12]Shiko dhe Shkodra Zija, “Kultura e pianofortes nė Shkodėr nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX e deri nė vitin 1912”. Tek “Studime historike”, 1-4, 1995; Sata Loro, “Kel Sata” Tiranė 2000 etj.

[13]“Regullore e Shoqėris sė Muzikės” nė Korēė, fq. 11,themeluarė mė 1 tė Vjeshtės sė 2-tė 1908.

[14]“Kanuni i shoqnies muzikore “ROZAFAT” nė Shkodėr. Ney II, Organizimi pika “e”,1, fq.6, Shkodėr, 1919.

[15]“Regullore e Shoqėris sė Muzikės “band e Lirisė” nė Korēė. Nyj i 31, fq. 11,Korēė, 1908.

[16]Pandi Bello.Punime vjetore tė kursit pasuniversitar tė kritikės muzikore. Viti 1985-1986. ”Lėvizja muzikore nė Korēė nė fund tė shekullit tė XIX deri nė ēlirimin e vendit”, fq.19, Tiranė, Qershor 1986. Biblioteka e Akademisė sė Arteve.Tiranė.

[17]Pėr mė gjerė shiko dhe Sulė Dedej, Alfons Balliēi “Isuf Myzyri”, fq.8, “Onufri”, 1996.

[18]Pėr mė gjerė shiko nė gazetėn “Liria”, 1 Mars, 1983, fq.1-3. Fjala e Thoma Nasit mbajtur nė universitetin e Harvardit, Kembrixh, Mass. Si premierė e kėsaj orkestre mbahet koncerti i dhėnė mė 6 Prill 1924 nė Korēė. Shiko dhe gazetėn e Korēės, dt 31 Maj 1924, si dhe Vasil S.Tole, “Muzika & Letėrsia”, fq.16-17, Onufri 1997. Shqiptari i parė nė Amerikė (shėnimi ynė) ka mbėritur nė vitin 1876.

[19]R.Sokoli. P.Miso “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, fq. 223, Tiranė, 1991.

[20]Po aty, fq.139.

[21]Po aty, fq. 141.

[22] Ami Boue, “La Turqie d’Europe”, Vol II, fq. 113, Paris 1840.

[23]Sipas R. Sokolit “Gjurmime…”, fq.386. “Kėrnetė-e.f., karrnetė, kornetė, gėrnetė, vegėl e gjinisė aerofone me gjuhės tė njėfishtė, klarinetė, Etim. Nga italishtja “Cornetta”, ndonėse nuk ka tė bėjė me veglėn qė vėshtron ky emėr nė atė gjuhė, meqė, siē dihet klarineta ka tyte druri me gjuhėz kallami, ndėrsa korneta ėshtė vegėl tunxhi me pip dhe me tri pistona pėr gishtėrinjtė. Si shpjegohet ky nderlikim emrash ose ky kėmbim i vėshtrimit tė tyre?- Po kėshtu, ose mė mirė anasjelltas, dikur nė Itali quhej “Clarino” njė lloj borie me tytė mė tė vogėl dhe me tinguj mė tė lartė se tromba e zakonshme”.

Sipas Eqrem Ēabej. “Studime etimologjike”, Vėll. V.“-kėrnete, gėrnetė f. “klarinetė”. S’e ka G.Meyeri. Weigandi 36 e shėnon si fjalė italiane, po pa caktuar burimin. Ndėrsa klarinetė ėshtė njė huazim fare i ri nga it. Clarinetto, kėrnetė gėrnetė ėshtė njė fjalė popullore nga it. Cornetta. Ruajtja e grupit -rn-dėshmon pėr njė huazim mjaft tė ri. Huazim popullor mė i vjetėr ėshtė gareta e Buzukut, nga gėrnetė * gėrrete,me asimilimin rn:rr:r: E sa ku banė kryq, kur tė bjerė gareta e “prapmeja” In momento. In ictu oculi, in novissima tuba” (LXXXIX=CIX, Korintasit I 15,52). Te kjo fjalė e te gėrneta e sotme shihet sonorizimi i shpeshtė i silabės kėr- nė gėr- nė ballė tė fjalės, sh. gėrbullė, gėrshet.”

[24]Sipas R.Sokoli “Gjurmime”, fq.352-353. “Fizarmonika (ose harmonika) qė hyri nė vendin tonė nga gjysma  e dytė e shekullit tė kaluar, ishte me veprim tė njėanshėm: ajo i pėrngjante njė harmoniumi doracak tė vogėl, me njė tastierė si tė pianofortes pėr dorėn e djathtė, por pa bas”. Rreth vitit 1910 kjo u zėvendėsua me modele tė reja tė pajisura me basa kromatikė “…dhe me regjistra tė ndryshėm…(rreth viteve 1930)”.

[25]Sipas E.Ēabej kemi: “-dhjoli. Fshm. “sazet”. Huazim dialektor (kryesisht i toskėrishtes) prej it. Violine, G. Meyer 86. Ndėrrim i spirantit v nė dh, pėr tė cilin sh. deludh, dhemje, dhesper, dhjetun, khs. dhe Helbigun 80, Cipon 28. Fjala e italishtes nė kėtė trajtė edhe nė greq. e re, G.Meyer NS IV 18, Andriotis 82, Arum. “violon” shm. “menetries” me vj-, Papahagi 244. Edhe nė shqipen vjoli e joli fshm. Pranė dhjoli-ve. Huazim modern violinė, prej it.violino.Qė violi tė rrjedhė prej gr. se re. G.Meyer 476, Skok Er III 587), nuk ėshtė e sigurtė. Mund tė ketė hyrė drejtpėrdrejt prej italishtes e venecianishtes”.

[26]Piro Miso thotė se “Sė pari lahuta punohet nga vetė rapsodėt qė kėndojnė dhe shoqėrojnė veten nė tė”. “Roli dhe funksioni etnoartistik i lahutes”. Tek “Ēėshtje tė folklorit shqiptar”, Nr 3, fq. 29, Tiranė, 1987.

[27]Shiko dhe Anthony Baines. “Woodwind Instrument and their history”, fq. 131, London, 1977.

[28]Pėr periudhėn qė pėrfshin gjysmėn e parė dhe pjėsėrisht gjysmėn e dytė tė shek. XIX,  Shqipėria Jugore pėrcaktohet te zonat me dendėsi emigracioni tė lartė. Ndėr viset, qytetet mė tė prekura janė Korēa, Pėrmeti, Kolonja, Pogradeci pjesėrisht, Gjirokastra, Bregdeti i Himarės dhe i Sarandės, Rrėza e Tepelenės etj. Pėr mė gjerė shiko dhe Mark Tirta, “Migrimi i shqiptarėve jashtė atdheut”, tek “Kultura Popullore”, 2/1987, fq.125. Shiko gjithashtu edhe Mid’hat Frashėri “Shqiptarėt nė vendlindje dhe nė mėrgim” tek vepra “Ēėshtja e Epirit”, fq. 101-144, Tiranė 1998.

[29]Abaz Dojaka. “Dasma nė Shqipėri”, fq.5, Tiranė, 1983.

[30]R.Sokoli. P.Miso. “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Hyrje, fq.5.

[31]Po aty, fq.415. Procesi i mėvonshėm i bashkėjetesės tregoi pėr njė homogjenitet tė pėrkryer (shėnimi ynė) tė reagimit te lėndės muzikore popullore pėrkarshi kėtij huazimi. Nėnvizojmė se kėtu u muarr parasysh edhe fakti qė nė veglat tona popullore ekzistonte njė sistem i temperuar mirė si p.sh. tek bakllamaja, llauta i ngjashėm me sistemin e temperuar tė veglave perėndimore.