Parathënia nga Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s
për projektin në CD “Albanian Intangible Heritage in CD”

Drejtori i Pergjithshem i Unesco-s Koïchiro Matsuura

 

Evropa Jug- Lindore është e njohur për një larmi kulturore dhe një trashëgimi të pasur, shpirtërore dhe materiale, kur ndërkohë pjesa më e madhe e saj duhet akoma të zbulohet nga bota e jashtme. Muzika tradicionale është një nga shtyllat kryesore të kësaj trashëgimie.

 

E vendosur në një kryqëzim kulturash që kanë shfaqur influencën e tyre ndër shekuj, Shqipëria paraqet një tablo muzikore me një varietet jo të zakontë e cila i ka mbijetuar periudhave të ndryshimit dhe trazirave politike duke i ofruar gjeneratës së sotme një mënyrë për të konfirmuar identitetin e tyre kulturor.

 

Muzika tradicionale Shqiptare në përgjithësi është e ndarë në dy forma kryesore, të cilat janë paraqitur për së gjalli në këto dy CD: muzika polifonike tipike e krahinës së Jugut, dhe kryesisht monofonika traditë e Veriut.Të dyja këto tradita kanë ngacmuar admirimin e artistëve dhe  etnomuzikologëve të përtej kufijve kombëtar.

 

Ky koleksion i përpiluar në mënyre mjaft eksperte nga Z.Vasil S. Tole, është atribut i bukurisë dhe karakterit dallues të muzikes Shqiptare. Ajo na çon në një univers të epikave heroike dhe baladave të cilat ripërshkojnë historinë e vendit; këngë të ëmbla lirike dhe keqardhje te brendshme ose ninulla; himne ceremonish; dhe këngë gazmorë gjithashtu. Instrumentat që dëgjohen në përbërje të këtyre CD-ve përfshijnë lahutën dhe çiftelinë.

 

Ky projekt është një përmbledhje e çmuar e UNESCO-s në promovimin e muzikës tradicionale. Organizata është më shumë se kurrë e dedikuar në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore. Një detyrë e tillë mund të arrihet vetëm nëpërmjet një partneriteti të ngushtë më njerëzit dhe komunitetet të cilët shpresojnë të ruajnë prejardhjen e identitetit të tyre kulturor duke përdorur traditën orale dhe pasqyrimin artistik të të gjitha llojeve. Kjo përzgjedhje e muzikës tradicionale shqiptare ngre një cep të vellos e cila për një periudhe të gjatë ka fshehur një trashëgimi muzikore të madhe.

 
 
 
Koïchiro Matsuura
 

 

Kthehu tek faqja kryesore
Kthehu ne faqen e meparshme