Odiseja dhe Sirenat

grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit

 

Variacioni 4. Odiseja, si  etnografi dhe folklor mbarėmesdhetar.

“Kėnga dhe pėrralla s`kanė zot”

fjalė e urtė

Ky kapitull lidhet  ngushtė me mėnyrėn si lėnda homerike, ėshtė mbartur dhe pėrmbledhur ndėr vite, nė njė tekst tė vetėm. Me tė drejtė thuhet se  arti i Greqisė sė lashtė kaloi nga ideja e kaosit tek ideja e botės harmonike, nga kulti dhe adhurimi i natyrės tek kulti i njeriut, nga ideja e fatit tek ideja e lirisė, nga ideja e zotit tek ideja e njeriut tė lartėsuar si zot, nga figurat enigmatike te figura tė pėrcaktuara e tė individualizuara [1] . Katėr a pesė shekuj e ndajnė Homerin nga tregimet e tij. “Iliada” dhe “Odiseja” pėrbėjnė burimin e parė historik, monumentin e parė tė shkruar, i cili pėrshkruan aktet e trimėrisė sė parahelenėve nė kėtė epokė. I mėshohet faktit se “Odiseja” u shkrua dhe u pėrkthye shumė kohė pas “Iliadės”, dhe u deshėn plot 150 vjet pėr tė mbrujtur greqishten e “Odisesė”. Me tė drejtė Homeri konsiderohet si pėrfaqėsuesi mė i spikatur i artit apolonian, si pasqyrė e epokės dhe e njerėzve qė e kanė kristalizuar panteonin e famshėm Olimpik [2] . Pėrkime tė ndryshme janė nxjerrė nė pah edhe nga studiues tė tjerė, tė huaj e shqiptarė [3]

Lamartini nė njė letėr pėrgjigje qė i kishte ēuar De Radės ( 1814-1903), i  thoshte se kishte studiuar vjershat shqipe tė pėrkthyera nė italisht, tė cilat i ēmonte tepėr dhe shtonte se poezia fillesėn e ka pasur nė brigjet shqiptare, dhe me anė tė kėsaj fraze (sipas M. Frashėrit), vjershėtori frėng donte tė kuptonte Homerin [4] . Dh. Kamarda (1821-1882), ka nxjerrė nė pah pėrngjasimet e Nuseve tė maleve me Meliet apo Nereidet e grekėve, kuajt qė flasin me kuajt e pavdekshėm qė kėndoi Homeri; Naim Frashėri (1846-1900) i cili pohon se Homeri gjeti nė trojet e sotme shqiptare Aqilehtin-Akilin dhe se, mbėshtetur te Herodoti ai ripohon qė fjalėt e besės e tė perėndive i kanė rrėnjėt nė gjuhėt shqip si Teta-Deti; Afroditi-Afėrdita; Djana-Hanė, gegnisht. Mė tej, tek “Odiseja”, studiuesi D`Anzheli, ndėr tė tjera, pėrqendrohet edhe nė etimologjinė e fjalės “OutiV”, qė u pėrkthye me fjalėn asnjeri, kjo e lidhur me emrin qė i jep Uliksi Polifemit, pėr t’u identifikuar. Pėr Robert Anzheli, kjo fjalė pėrkon me fjalėn pellazgjike ose shqiptare üti = tėndi, nė kuptimin qė ekziston ende nė Shqipėri. Pėrgjigja üti-yti=tėndi, qė u jepet pyetjeve: Kush tė ka tradhtuar?  Kush tė ka bėrė keq? ka tė njėjtin kuptim si tek Uliksi.

Pavarėsisht se na ndajnė mijėra vjet, nga koha e Homerit dhe Homeridėve, nė fillim tė shek. XX, shkrimtari dhe studiuesi Ernest Koliqi (1903-1975), gjatė udhėtimeve tė tij nė Shqipėrinė e Veriut, nė Krasniqe, pėrmend vllazninė e quajtur Qorrat e Kolgecajve, tė cilėt ishin njė fabrikė e vėrtetė kėngėsh popullore. Natyrisht asnjėri syresh nuk ishte qorr a i verbėr: quheshin ashtu mbas prirjes qė ka populli, qė prej Homerit e mbrapa, t`i pandehė lypsa e tė verbėr poetėt [5] . Mė tej, lidhur me sa u tha [6] , ai ka vėnė re gjithashtu edhe pėrngjasim nė mėnyrėn si rapsodi anonim shqiptar i jep trajtė tė lirė lėndės sė pėrbashkėt epike ballkanike, duke krijuar rishtaz njė lėndė tė re nė pėrputhje me shpirtin dhe me shijen e tij.

(foto: Zumarexhiu nga Dukagjini, foto Marubi, botohet me autorizim tė familjes)

Sipas Ēabejt “ …lokalizimi i mitit tė Uliksit nė Itakė do tė thotė se Uliksi ėshtė mė tepėr njė hero i Greqisė veriore, pra i njė vendi qė ka qėnė nė kontakt tė pėrhershėm me fiset ilire-shqiptare”. Kėtė pohim e pranojmė mirėfilli nisur edhe nga gjeografia qė Uliksi pėrshkroi dhe njohu gjatė udhėtimit tė tij, pėrpos faktit qė, pohohet rėndom nga studiuesit [7] , tashmė ėshtė e qartė se udhėtimet e tij pėrfshijnė Ismarėn nė Turqi, Lotofagėt nė Afrikėn Veriore, Circen nė Itali, Lestrigonėt nė Korsikė, Eolin nė Maltė, Kalipsonė nė Spanjė etj. Tė gjendurit e tij kryesisht nė ujė dhe fare pak nė tokė, pohohet edhe nė vargjet e mėposhtme:

Poseidoni, prandaj, qė tund gjithė botėn,
nuk ia merr shpirtin, por e sjell poshtė-lart
pa e lėnė tė shkelė nė tokėn e tė parėve.

Kėtej kam ardhur
Me varkė, e me shumė shokė, duke velėzuar
Mbi detin sterrė, drejt popujsh tė panjohur.

Duke qėnė se studiues tė ndryshėm kanė vėrejtur se poemat homerike e kanė prejardhjen nga legjendat dhe kėngėt e vjetra, tė cilat kanė rrjedhur nga traditat gojore popullore, po paraqisim mė poshtė disa pėrqasje tė tilla, tė konstatuara nė trashėgiminė e gjallė folklorike tė shqiptarėve.

1. Nė kėngėn I  tė librit “Odiseja”, Telemaku, i biri i Penelopės, i thotė sė jėmės se “Kėngėtarėt s`janė shkaktarė pėr vuajtjet tona”. Ky pohim duket se ėshtė i tė njėjtit shtrat me atė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, neni 1200 ku thuhet se: Lajmėsi nuk ban faj.

Lahutėn mė tė bukur njė kasnec
Ia la ndėr duar kėngėtarit Femios.
Ky, duke shoqėruar atė lahutė,
Kėndoi me zė qė shpritin ta kėpuste,
Kundėr vullnetit t’tij, nė mes tė princave.
Nė ballė kėndonte njė kėngėtar me nam,
tė ulur e dėgjonin gjithė heshtur.
Kėndonte kthimin gjėmėmadh tė grekėve,
atė kthim nga Troja, t’zi si ua kishte bėrė
Paladė Atena.

Gjithė kjo vėrtetohet edhe nė kėngėn XXII tė “Odisesė” ku Fem kėngėtari, qe i vetmi qė shpėtoi gjallė nga hakmarrja e Uliksit:

Vetėm shpėtoi ai Femi, kėngėtari,
i biri i Terpisė, ai qė kėndonte
kundėr dėshirės s`tij mes princash.
Mbante nė dorė lahutėn dhe kish zėnė njė qoshe
te dera e fshehtė e rrinte dhe mendonte.

(foto: Lahutari, foto Marubi, botohet me autorizim tė familjes)

2. Njė ngjashmėri mėse tė dukshme me kalimin e Uliksit pranė sirenave, do ta pikasim  edhe nė Ciklin e Kreshnikėve, nė epin “Ora e Bjeshkės” [8] . Ashtu si tek Sirenat, tė cilat vrisnin ēdo detar qė kalonte nė afėrsi tė ishullit tė tyre, nė epin “Ora e Bjeshkės”, Ora, Zana [9] e malit, gurėzonte cilindo kalimtar qė kalonte nė bjeshkė duke kėnduar. Ja se si i porosit Muji tė 300 dasmorėt e tij, tė cilėt i dėrgon pėr tė marrė nusen:

A merrni vesht, krujshqve u ka thanė,
njeto bieshkė kini me dale,
s’kini me ba as kangė as piskamė,
se aty asht qillue nji zanė
e, nė koftė se ju kini me kėndue,
tė gjithve, tybe, ka me ju zanue
e nuk ka kush qi ju me u pshtue.
A merrni vesh, a kini kuptue?

Mė poshtė po citojmė porosinė e Circes [10] pėr Uliksin, porosi qė lidhet me ēastin kur ai dhe shokėt e tij do tė kalonin pranė kepit tė Sirenave, dhe qė ngjan kaq fort me porosinė e Mujit pėr dasmorėt:

Tani dėgjo se ēfarė do t`them, njė ditė
t`i kujtofshin hyjnitė fjalėt e mia.
Afėr sirenash ju do tė kaloni.
Kujtdo ato mendjen e kresė ia marrin,
Por ėshtė i marrė kush ndalet tė dėgjojė
Kėngėn e tyre t`ėmbėl. Ai s`do shohė
Askurrė atdhe me sy: as grua, as fėmijė
Nuk do ta presin me gėzim kur t`kthehet,
Se me zėrin e tyre aq t`kulluar,
Sirenat tė magjepsin krejt. Lėndina
Ku ato jetojnė ėshtė e rrethuar krejt
nga njė bregore koskash edhe kafkash
tė njerėzve, qė kalben pėrmbi dhe.
Mos u ndalo.

Ora e Bjeshkės, pasi i ngriu dasmorėt e pakujdeshėm qė e harruan porosinė e Mujit, mori robinė nusen e kėtij tė fundit. Muji, nėpėrmjet gruas sė tij zbuloi se fuqia e Orės ėshtė tek njė pėllumb, dhe qė vetėm pasi ai e kapi dhe e vrau atė, mundi tė ēlironte shokėt e tij nga ngurosja. Ashtu si Sirenat, edhe Orėt-Zanat janė zakonisht dy ose tre syresh. Si tė tilla i hasim edhe nė kėngėn “Martesa e Mujit”:

Zana e madhe kndon nė mal
Zana e vogėl kndon nė shkam
Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
Zana jemi e zana kjoshim!
Besa besė e fjala fjalė,
Grueja grue e zana zanė,
Zana diell e grueja hanė:
Mjerė kush besė grues i ka xanė!

Emri Zana, sipas Joklit rrjedh prej latinishtes: Diana. Sipas njė tjetėr mendimi, Zana rrjedh nga emri za=zana, zėri. Nė veri e gjejmė me emrin Zana, nė Jug me Zėra. Ēabej mendon se zanat janė zėri i natyrės dhe i ndėrgjegjes njerėzore. Zakonisht “Zanat e malit” pėrshkruhen si vajza tė maleve me fuqi tė mbinatyrshme,  si dhe me aftėsi tė veēanta nė kėngė e valle. Vetė emri  zana e shtojzovalle, i kėtyre krijesave tė tejdukshme, tė pėrbėra prej drite, tingujsh e lėvizjesh vallėzuese, ėshtė domethėnės, sipas R. Sokolit. Zanat kanė fėmijė qė i pėrkundin nė djepa, qė lodrojnė, kėndojnė, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Populli thotė: “Po knojke si zanė mali”.

(foto: rapsod me ēifteli,  foto Marubi, botohet me autorizim tė familjes)

Meqė dalin zakonisht natėn, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natės”. Ndonėse nuk kemi tė dhėna rreth melodikės sė kėngėtimit tė tyre, “Zanat e malit” shihen edhe si frymėzuese tė rapsodėve shqiptarė gjatė kėngėtimit me lahutė ose karadyzen, e kėtu ngjasojnė muzėn greke tė muzikės dhe poezisė, Evterpi e cila u jepte frymėzim kėngėtarėve tė lashtėsisė. Zanat e malit i hasim dendur nė rapsoditė kreshnike shqiptare me lahutė. Kur vritet ndonjė nga ndoret e saj , Zana nis e vajton mu si njė nėnė pėr tė birin. Ernest Koliqi [11] i ka vėnė re qysh herėt lidhjet e Ciklit tė Kreshnikėve me epopenė e Uliksit. Ai shkruan se: atė mbramje na kėndoi nji ndeshtrashė tė Halilit, e cila kishte gjasime tė ēuditshme me motivin homerik tė Penelopit tė Prokėve. Nji vajzė e rrėnoi t`anė, tue mos pranue me e zgjedhė dhandrrin ndėr 300 mtuesit, tė cilėt e gėzojshin pritjen e gjatė nė shtėpinė e saj atnore me gosta tė majme. Ma nė fund ajo u del para miqve dhe premton se do tė fejohej me atė qė do tė kishte marrė hakun e vėllaut tė saj tė vramė. Por vrasėsi na ishte nji fatos i tmershėm. Vetėm Halilit ia del qė ta mujė nė dyluftim: e martohet me vajzėn.

Sikurse ėshtė pranuar, krahas sirenave, edhe muzat kanė njė pėrngjasim me Orėt e Bjeshkėve. Sipas Grimbergut, [12] muzat janė parė gjithmonė si hyjnesha tė maleve, dhe besohej se ato jetonin nė maja si Helikoni a Pindi, nė veri tė Greqisė, nė kufi tė Shqipėrisė Jugore, pranė Pėrmetit. Zef Jubani [13] (1818-1880), duke u mbėshtetur mbėshtetur edhe te G. Hahni, pohonte se shqiptarėt i blatuan perėndisė sė muzikės qytetin e Apolonisė dhe se banorėt e atyre viseve mbajnė ende emrin Myzeqarė, qė do tė thotė njerėz me prirje pėr muzikėn. Pesha dhe rėndėsia e muzave nė artin e antikitetit ka qėnė shumė e madhe. “Odiseja”, dhe “Iliada” hapen me vargjet: kėndo e muzė. Sipas Naim Frashėrit: “Apolloni ish dhe i par’ i Musavet, tė cilatė ishin nėntė, e secila ish mnurronjės’ e njė pune a mėsonjėse”. Muzat ishin qė tė gjitha bija tė Zeusit dhe hyjneshės sė kujtesės Mnemosinės. (Ndėr to: Kaliopi-muza e poezisė, Melpomeni-muza e tragjedisė, Evterpi-muza e muzikės, Erato-muza e elegjisė, Talia-muza e komedisė, Terpsihori-muza e valles, Kli-muza e histories, Urani-muza e astronomies, Polimnia-muza e himneve tė shenjtė).

Njėra prej nėntė muzave, Evterpi, pėrfaqėsonte  “poezinė lirike dhe  muzikėn”, ndėrsa,  njė tjetėr bijė e Zeusit: muza Kaliopi, u sillte frymėzimin aedėve dhe rapsodėve antikė para se ata tė kėndonin epet.

(foto: Muza Evterpa me lirė, Muzeu Historik Kombėtar, foto Vasil S. Tole)

3. Nė kėngėn XII, kur Circeja kėshillon Uliksin, pėrmend ndėr tė tjera edhe kalimin e Odisesė dhe shokėve nė ishullin e Trinakies, aty ku kullosin tufa-tufa lopėt dhe dhentė e majme tė Diellit. Circeja thotė se ka shtatė tufa me dhen e shtatė kope me lopė tė majme, tė cilat gjallojnė atje pa lindje e pa vdekje. Tufėn e ruajnė dy hyjnesha, Faetuza dhe Lampetia. Circeja porosit qė kėto kope tė mos preken, dhe ky ėshtė kushti qė Uliksi dhe shokėt tė kthehen shėndoshė e mirė nė Itakė. Nė tė kundėrt, tė gjithė do tė vdesin, lundėrthyer.

Herodoti [14] (484-425 para.Kr.), nė veprėn “Historiae” , libri IX, pėrshkruan njė histori tė ngjashme qė ka ngjarė nė qytetin e Apolonisė. Sipas tij, nė Apolloni ka dele tė cilat i janė kushtuar Diellit; ato kullosin pranė lumit Aoo-Vjosa, qė buron nga mali Lakmon, dhe pėrshkon truallin e Apollonisė, pėr t’u derdhur mandej nė det, afėr Orikut (sipas Scymni CHII [15] , Oriku ėshtė qytet i ndėrtuar nga eubeasit, teksa ktheheshin nga Troja).  Ashtu si tek “Odiseja”, kėto dele u shqyen, jo nga njerėzit por nga ujqėrit dhe pėr kėtė apoloniatėt dėnuan rojen e tyre Evenin me verbim; faji i tij qe se ai fjeti, ndėrkohė kur duhej tė ruante delet. Vite mė pas, Aristoteli (384-322), nė veprėn “De Animalum Historia”, libri III, 20.522,b, shkruan nė veēanti pėr lopėt e Epirit, si racė e zgjedhur kafshėsh. Ai pėrmend gjithashtu edhe qe dhe dele mė tė mėdha, tė cilat njiheshin me emrin pirrike, pėr shkak tė emrit tė mbretit Pirro.

Nė kuadrin e kėtij variacioni tė “Odisesė dhe Sirenat….”, nuk do tė lėmė pa pėrmendur edhe vėzhgimin qė lidhet me legjendėn muzikore, e cila reket tė shpjegojė lindjen e qytetit tė Durrėsit, Epidamnit antik [16] . Ana Komnena nė librin e saj “Aleksiada”, pohon se Durrėsi, nė kohėt antike, u rindėrtua prej Amfionit dhe Zetit. Siē dihet, dy binjakėt, tė quajtur edhe vėllezėrit Dioskurė tė Tebės, ishin fėmijėt e jashtėligjshėm tė Zeusit, me nėnė Antiopėn. Amfioni ka qėnė mbret i Tebės dhe muziktar i shquar. Fuqia e tij ishte aq e madhe sa tregojnė se Amfioni ndėrtoi muret e qytetit veē falė fuqisė sė lirės sė tij. Kėtu, na intereson sidomos fakti se Zeti, vėllai i tij, ishte pjesėmarrės nė ekspeditėn e famshme tė argonautėve, dhe dėshmitar i ballafaqimit tė Orfeut me Sirenat, shumė kohė mė pare se Uliksi t’u kalonte pranė. Pėr Zetin thuhet se kishte krahė, pra ishte njė njeri fluturues.

(foto: Rapsodė nė grup duke kėnduar, foto Marubi, botohet me autorizim tė familjes)

(foto: Luigj Sheldia me saze, foto Marubi, botohet me autorizim tė familjes)



[1] Uēi, Alfred, “Mitologjia, folklori, letėrsia”, Tiranė, 1982, fq. 100. Studim i cit.

[2] Pėr kėtė shiko dhe Kola Aristidh ,“Gjuha e perėndive”, Tiranė, 2003, fq. 22.

[3] Pėr mė gjerė shiko “Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944”, pėrgatitur nga Nasho Jorgaqi, Tiranė, 1979.

[4] Shiko dhe Frashėri, Mehdi, “Kujtime tė viteve 1913-1933”, Tiranė, 2005, fq. 39. Studim i cit.

[5] Koliqi, Ernest, “Vepra”, 6, Prishtinė, 2003, fq. 454-455.

[6] Koliqi, Ernest, “Vepra”, 4, Prishtinė, 2003, fq. 57.

[7] “Odiseja”, parathėnia nga Engjėll Sedaj, Prishtinė, 2000, fq. 18. Shiko gjithashtu edhe Cleret Maxime, “Die Reisen des Odysseus”, Vevy, 1960.

[8] “Epika legjendare”, Tiranė, 1966, fq. 406.

[9] Figura mitologjike shqiptare-hyjneshat e maleve shqiptare. Sipas “Fjalorit enciklopedik”: kulti i fortė i Zanės nė Shqipėri  dhe nė mbarė gadishullin Ballkanik, na bėn tė mendojmė se te Zana kemi tė bėjmė me njė hyjni vendase paragreke. F. Konica i sheh Zanat si mike tė Shqipėrisė. Nė kėtė kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtėsmet.

[10] Homeri, “Odiseja”, kėnga XII, Prishtinė, 2000,  fq. 216.

[11] Koliqi, Ernest, “Vepra”, 4, Prishtinė, 2003, fq. 23-24. Studim i cit.

[12] Grimberg, Karl, “Historia botėrore dhe qytetėrimi”, Vol. I, Tiranė, 2003, fq. 280.

[13] Shiko tek “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, 1504-1944, Tiranė, 1979, fq. 152. Shiko gjithashtu edhe Hahn. G , “Studime shqiptare”, Jena, 1854.

[14] Pėr mė shumė tek “Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė”, Tiranė, 2002, fq. 21.

[15] Shiko  “Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė”, Tiranė, 2002, fq. 73.

[16] Shiko Zeqo, Moikom, “Disa monumente tė murosura nė Durrės”, “Monumentet”, 2/1985, fq. 63.