Folklori Muzikor - monodia Shqiptare

 

Hyrje

Vėshtrim i pėrgjithshėm mbi termin monodi

Sė pari: ē’ do tė kuptojmė me monodi[1]?

Etimologjia e kėsaj fjale rrjedh nga greqishtja monos=njė dhe ode=kėngė. Me monodi do tė kuptojmė tė kėnduarin (tė interpretuarin) e njė linje tė vetme melodike, nga njė ose edhe nga njė grup kėngėtarėsh-instrumentistėsh. E rėndėsishme nė kėtė rast ėshtė tė jetė vetėm njė linjė melodike. Kėtė kuptim i jepnin edhe grekėt e vjetėr monodisė, me tė cilėn kishin parasysh pikėrisht kėngėtimin vetėm tė njė linje muzikore nga njė kėngėtar. Me sa dimė, pėr herė tė parė termi monodi  u pėrdor kur format e tė shprehurit tė poezive lirike tė fiseve greke tė eolėve dhe tė dorianėve u klasifikuan nė monodike dhe korale. Lirika monodike u quajt kėshtu, sepse poeti kėndon vete, duke e shoqėruar kėngėn me njė vegėl muzikore, kryesisht me lirė. Nga ujdhesa e Lesbės ku edhe u lind, poezia monodike u bė mjaft e njohur tej e mbanė Greqisė nga emrat e Alqeut nga Mitilena (shek. VII p.Krishtit), Safos nga Lesba, e konsideruar si “muza e dhjetė” dhe Anakreontit nga Teja e Azisė sė Vogėl (~580~500 p.Krishtit). Ky koncept u pėrdor nga antikiteti deri nė mesjetė.

Deri mė sot, shpeshherė janė krijuar konfuzione, nė mėnyrė tė veēantė kur na duhet tė pėrcaktojmė mėnyrėn e shprehjes muzikore tė kėngėve apo tė melodive tė caktuara nė muzikėn popullore shqiptare. Nė tė gjitha ato raste kur pėrdoret termi homofoni, duhet tė kuptojmė se, tė thuash muzikė homofonike apo muzikė monodike ėshtė e njėjta gjė. Nė

homofoni, qė do tė thotė “njė zė”, pėrdoret vetėm nė rastet kur shprehesh pėr tė kundėrtėn e fjalės polifoni, fjalė qė rrjedh po nga greqishtja, me kuptimin “shumė zėra”. Pra, nė mėnyrė korrekte, mund tė shprehemi se nė Veri kemi muzikė homofonike dhe nė Jug kemi muzikė polifonike.

Nė rastet kur kemi njė kėngėtar-instrumentist ose njė grup kėngėtarėsh-instrumentistėsh qė kėndojnė njė linjė melodike dhe qė, njėkohėsisht, kėta shoqėrohen nga njė vegėl ose grup veglash muzikore, do ta quajmė monodi me shoqėrim. Vetėkuptohet qė shoqėrimi duhet tė jetė i tipit ritmik, harmonik dhe melodik.


[1] Rreth kėtij termi shiko dhe “The international Cyclopaedia of music and musicians”, New York, 1958; “Nuovo dizionario Ricordi della musica e dei musicisti”, Milano 1976; “Everyman’s dictionary of music”, Great Britain 1954;  “Larousse de la musique”, Vol. 2, 1982;  “Dizionario Ricordi dela musica e dei musicisti”, 1959, 1976; Horst Leuchtmann, “Dictionary of terms in music”,  Paris, 1992; “Enciclopedia della musica”,  1964 etj.