Folklori Muzikor - monodia Shqiptare

 

Kreu IX

Muzika popullore qytetare  post-aheng
(gjysma e dytė e shek. XIX e deri mė sot)

Nė fund tė shek.XIX dhe nė fillim tė shek. XX, krahas lėvizjes pėrparimtare shqiptare pėr liri dhe zhvillim shoqėror, nė fushėn e muzikės u vu re tendenca pėr tė evidentuar nga trashėgimia muzikore popullore tė gjitha ato vlera qė deri mė atėherė, pėr arsye nga mė tė ndryshmet, ishin penguar, denatyruar ose nxjerrė nga qarkullimi artistik muzikor. Njė ndėr kėto ishte edhe lėvizja pėr ēlirimin e repertorit muzikor popullor qytetar prej tė gjitha atyre ndikimeve muzikore, kryesisht tė dhunshme tė cilat gjendeshin nė tė. Ėshtė njė fakt i pranuar se nė muzikėn popullore shqiptare, nga faza e pėrplasjes sė saj me kulturat e tjera muzikore, veēanėrisht ndėrmjet shek. XVI-XIX, janė mbishtresuar dukshėm, rreth 100 turqizma[66]. Ato pėrfshijnė emėrtime shkallėsh muzikore, pjesėsh tė ahengut qytetar si dhe emėrtime tė veglave muzikore, duke ngelur si dėshmi e qartė e pėrplasjes sė dy kulturave.

Veēoria kryesore e ahengut lidhet me njė vėshtrim po aq specifik tė kromatikės qė ai mbart. Kromatika e huazuar nė disa prej grupimeve tė ahengut ėshtė mjaft e pranishme. Nė atė repertor kėngėsh, nė tė cilat ajo ėshtė e pranishme vihet re edhe njė frymė tepėr sentimentale e kėngėve qė, nė ndonjė rast, kalon edhe nė shpėrthime erotike tė ekzaltuara. [67] Kėtė e ka theksuar qysh herėt edhe prof. Ēabej kur thotė se tingulli themelor i idhėt e monoton i melodive tė popujvet ballkanikė ėsht’ i ndryshėm prej karakterit eksatik-sensual tė melodive orientale, ay tingull lidhet mė shumė me karakterin e vendit dhe tė banorėve tė kėtij Gadishulli[68].

Muziktarėt qė u pėrfshinė nė kėtė lėvizje emancipuese u pėrkitnin si muziktarėve popullorė, ashtu dhe atyre profesionistė, tė cilėt sapo kishin hedhur hapat e parė nė kėtė fushė. Kėshtu, ndėr pionierėt e parė pėrmendim muziktarėt popullorė shkodranė tė cilėsuar si “reformatorė tė ahengut”: Kasem Xhuri, Mark Kranjani, Kolė Gurashi (1880-1971); nė Elbasan Usta Isuf Myzuri; nė Berat Riza Nebati; nė Gjakovė Ymer Riza etj. Si kulminacion i kėsaj lėvizjeje mund tė konsiderohet ngritja nė Shkodėr, diku aty nga mesi i shek. XIX, i shoqėrisė pėr pastrimin e ahengut nga orientalizmat. Vėmendja e kėtyre muziktarėve reformatorė (krahas tjerrjes sė repertorit tė ahengut nė pikėpamje tė zhveshjes sė tij nga fjalėt e huaja dhe kromatizmit i sforcuar), u pėrqendrua kryesisht mbi dhe nė evidentimin e atij repertori tė muzikės popullore qytetare i cili, tradicionalisht, nuk ka qenė pėrcjellė me vegla muzikore, por vetėm ėshtė kėnduar a capela.

Ky orientim pėr nga kjo pjesė e kulturės muzikore qytetare shqiptare ishte njė kthim nė origjinėn e vjetėr tė kėngės qytetare shqiptare, nė atė muzikė e cila ndėrtohej mbi diatonikėn e pastėr dhe jo mbi kromatikėn, qė ėshtė mbizotėrues nė ahengun qytetar me vegla. Nė kėtė pjesė tė repertorit muzikor qytetar, mund tė vėsh re fare mirė edhe lidhjet e tij gjenetike me pjesėn tjetėr tė folklorit muzikor fshatar, i cili natyrshėm e ka ushqyer qytetin shqiptar nė tė gjitha kohėt me lėndė muzikore vendase. Ndėr kėto lidhje pėrmendim kėndimin nė grup tė kėngėve, aspektin e pėrbashkėt diatonik tė tyre si dhe shtrirjen intervalore brenda oktavės. Kjo pėr arsyen e thjeshtė, pasi ky repertor i hershėm i qyteteve tona ngeli jashtė ndikimit tė mirėfilltė tė muzikės sė importuar. Kjo gjė ishte vėnė re edhe vetė nga muziktarėt e ahengut, tė cilėt nė dasmat qė merrnin pjesė, vėrenin me vėmendje se pjesa mė e madhe e qytetarėve shkodranė kėndonin mjaft kėngė dhe valle tė tjera popullore pa shoqėrim orkestral. Kjo pjesė e rėndėsishme e muzikėn qytetare shkodrane[69] ėshtė njė repertor diatonik i tėrė, i cili pėrfshin kryesisht kėngėt e ceremonialit tė dasmės shkodrane, kėngėt e fėmijėve, kėngėt mitunore-ninullat, vallet e kėnduara si dhe kėngėt e shtregullave. Pikėrisht ky repertor ka luajtur njė rol parėsor, shumė te rėndėsishėm, si pėr referimin paraprak tė konceptit tė origjinalitetit, po aq tė muzikimit gradual tė tij dhe shoqėrimit me vegla, pėr t’u bėrė mė pas pjesė e reformuar e ahengut shkodran nė shekullin e ri.

Me tė drejtė ėshtė pohuar se nė fillimet e zgjimit tonė kombėtar, Rilindjes sonė Kombėtare, kemi njė evoluim tė ndėrgjegjshėm, si tė pėrmbajtjes, ashtu dhe tė formės nė kėngėt e ahengut shkodran[70]. Shtjefėn Jakova (1862-1928) synoi pėrafrimin tingullor tė kėngės shkodrane me atė tė Tiranės; Zef Buba (1830-1890) … shtini nė ahengun shkodran tė gjitha ato kėngė nga Shqipėria e Mesme, qė pėrcillen me jaranina[71]; Kasem Xhuri u dha me shpirt me pėrmirėsue ahengun shkodran tue i sjellė meloditė bizantine nė trajtėn e valleve shkodrane[72]; Mark Kranjani (1840-1902), mund tė njehet si reformator i ahengut shkodran pse kangėve u hoqi tė fshamen nė formėn e dervishėve dhe u dha njė lėkundje tė ambėl melodive[73]; Shan Hila, si kryetar i shoqnisė pėr pastrimin e ahengut nga kangėt e dylberave[74] etj.

Rol tė veēantė nė pėrhapjen e kėngeve tė reja tė ahengut, kėngė tė cilat pėrfaqėsonin ēlirimin nga ngjyrimi oriental luajti edhe regjistrimi nė disqe gramafoni i kėngeve tė ahengut. Me sa dimė deri mė tani, nė vitin 1903, muziktarėt e ahengut shkodran Shtjefėn Jakova, Xhoxhi i Preēit, Gjon Shahiri, Filip Koleka, kanė qenė ata tė cilėt regjistruan tė parėt kėngėt e ahengut nė pllakat e gramafonit. Ishte vetė populli i cili i mirėpriti kėto ndryshime nė strukturėn e kėngėve, tė cilat synonin njė kėngė edhe mė popullore dhe mė origjinale. Nė kėtė vazhdė do tė pėrmendim edhe kontributin e shumė muziktarėve, tė cilėve u njihet autorėsia e shumė kėngėve popullore tė ahengut shkodran tė kėsaj periudhe:

Shkodra:

Hasan Preza:     “Dashtnuer t’u bana”, “Tė gėzojm se erdh pranvera”, “Dalin vjzat prej mejtepit”, “Shkoj e vij flutrim si zogu”, “As aman moj zojė mirane”;

Alush Beqari:  “Moj e vogėl si florini”;

Ndrekė Vogli: “Vaj si kenka ba dyrnjaja”, “Kėnga e detit”, “Jargavan me bojė pėr mall”, “Hala emnin s’ta kam xanė”, “Edhe nji herė due me kja hallin”;

Shtjefėn Jakova: “Ē’mu dhimte , bre ēun, se je i pa nanė”, “Ē’po shkėlqen lulja nė mur”;

Paulin Pali:    “Ēile atė zemėr plot kujtime”, “F’tyra jote si sheboja”, “Dielli sa tė ketė prendue”, “Ti je krejt si nji ganxhe”, “Sa e kandshme vjollcė ti je”, “N’nji kopsht t’bukur unė e mblodha”, “Kur tė pashė moj lule”, “Drandofilles sė bukur”, “Ja na erdhi sot pranvera”, “Shumėlulet na i qet pranvera”, “Freski pranvere”;

Karlo Pali: “K’ndon bylbyli poshtė te zalli”, “K’ndo bylbyl me t’madhin za”, “Shumė pranvera po kalojnė”, “Tė kam dashtė edhe tė due”, “Nė kohė t’mramjes nė pranverė”;

Bejto Halili: “Kenke nur i bukurisė”;

Rud Gurashi: “S’ka ma t’bukur se pranvera”; 

Zef Shestani: “Besa-besė moj t’kam pasė thanė”, “Karajfil nė kodėr”;

Hysen Dobraēi: “Krisi topi”;

Ramadan Sokoli: “Nė gjergjef vasha tue qėndisė”, “Turtulleshė”, “Zanushes”;

Marku i Kranjanes: “Sillet moti pėr sė mbari”;

Gjon Kraja:  “Jare, iptida due me fillue”;

Kolė Vjerdha:  “Kur mė shkon si zog n’hava”;

Shefqet Kruja:  “Sa e bukur je natyrė”, “Nėpėr fusha ndėr kodrina”, “Dasho Shkrelit”;

Prengė Jakova: “Margjelo”, “Synin si qershija” etj.

Ky proces vazhdoi edhe pas viteve 50 tė shek. XX me krijimet e kompozitorėve Ēesk Zadeja, Pjetėr Gaci, Simon Gjoni, Tish Daija, Zef Ēoba etj.

Foto: “Orkestra popullore shkodrane nė Radio-Tirana, viti 1942”

Si njė etapė te natyrshme nė kėtė lėvizje e cila synonte ridimensionimin e ahengut qytetar, do tė pėrmendim edhe tė gjitha ato pėrpjekje tė cilat synonin fiksimin nė nota tė tij.  Nė vitin 1940 Pjetėr Dungu boton tė “Lyra shqiptare” disa kėngė tė ahengut; Tonin Harapi ndėrmori nė vitet 1950 njė nismė pėr transkriptimin nė nota tė ahengut, nismė e cila me sa dimė u realizua pjesėrisht; nė vitin 1955, pranė IKP nga muziktarėt Eftim Dheri dhe Abdulla Grimci u synua regjistrimi i gjithė kėngėve tė ahengut, nismė e cila nuk arriti tė finalizohej; prof. Ramadan Sokoli, nė studimin e tij “Folklori  muzikor-morfologjia” boton edhe shumė shembuj tė transkiptuar tė ahengut; nė vitin 2000, kemi njė botim  me “250 kėngė qytetare shkodrane”, tė transkiptuara nga Tonin Zadeja dhe Tonin Daija. Nė kėtė vazhdė do tė renditim edhe pėrpjekjet e atyre autorėve qė kanė shkruar[75] lidhur me ahengun qytetar, siē ėshtė Kolė Gurashi me dorėshkrimin e tij “Ahengu qytetar” apo dhe botimet e tij tė ndryshme nė shtypin periodik.

Berati:

Edhe nė muzikėn popullore tė qytetit tė Beratit tė fillimit tė shek. XX, gjejmė njė rast shumė sinjifikativ tė kalimit nga muzika e formacioneve muzikore tė importuara, drejt atyre origjinale vendase. Nė fillim tė shek. XX, ashtu si nė tė gjitha qytetet kryesore tė Toskėrisė, filloi nė Berat edhe formimi si njė reaksion nga brenda i muzikės popullore, i formacionit origjinal tė sazeve apo, siē njihet ndryshe, formacioni polifonik i sazeve.

Sazet e para nė Berat i gjejmė qysh nė fillim tė shek. XX.  Lindja e sazeve ishte si njė rikthim nė traditėn iso-polifonike tė tė kėnduarit tė qytetit tė Beratit pėrpara pushtimit turk. Njė formacion i dėgjuar sazesh ka ekzistuar nė Berat nė vitin 1915, i drejtuar nga violinisti i shquar Riza Nebati (tė cilin populli nė njė kėngė e ka vlerėsuar si Paganinin e qytetit), njė tjetėr nga Isuf Meko Pėrmetari e mė vonė vėllezėrit Qamili, tė ardhur po nga Pėrmeti. Po ashtu pėrmendim edhe sazet e Usta Halit Beratit me gėrnetė (rreth 1910-1920), ato tė drejtuara nga Riza Jevi me qemane, e veēanėrisht ndihmesėn e sazeve tė Sybi Sadushit me gėrnetė. Ėshtė fakt i pamohueshėm qė njė pjesė e rėndėsishme e muziktarėve tė shquar popullorė beratas u shpėrngulėn nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė pėr tė interpretuar muzikėn popullore. Kjo gjė solli njė transferim dhe komunikim tė vlerave tė krijuara nga njeri qytet nė tjetrin.

Me shembjen e Perandorisė Osmane, nė Berat gradualisht u rrudh roli i tajfave tė muziktarėve, ndėrkohė qė u popullarizua repertori i kėngėve origjinale tė sazeve popullore beratase. Duhet theksuar se sot, nė muzikėn popullore qytetare tė Beratit do tė konstatojmė si gjuhėn muzikore-monodike, por dhe atė iso-polifonike, tipar i kahershėm i Beratit tė vjetėr, rrethinave tė tij edhe i muzikės sė qyteteve jugore nė pėrgjithėsi. Pėr shkak tė pozicionit gjeografik, por dhe tė lidhjeve historike, tek sazet e reja tė Beratit, u shkri natyrshėm repertori monodik i kėngėve (qė deri para lindjes sė sazeve luhej nga tajfat e muziktarėve) me atė iso-polifonik tė Beratit tė vjetėr. Kėshtu, pėrveē repertorit tradicional tė qytetit, sazet zotėronin edhe numrat mė tė njohur tė muzikės qytetare shqiptare, si tė qytetit tė Vlorės, Pėrmetit, Elbasanit, Shkodrės, Tiranės etj. Sazet e Beratit pėrbėheshin nga 1 gėrnetė, 1 violinė, njė ose dy llauta dhe 1 def.

Nė rinovimin e repertorit muzikor popullor qytetar, njė rol tė rėndėsishėm luajtėn edhe krijimet e reja tė muziktarėve popullorė tė kėsaj periudhe. Me emrin e muziktarit popullor Shyqyri Fuga (Berat 1883- Berat † 1962), njihen kėngėt “Mora mandolinėn”, “Nė fushė tė Uznovės” etj.; me emrin e Sulejman Naibit nė popull njihen kėngėt:  “Jelekun kadife veshur”, “Kėshtu e kėshtu mė thanė”, “Aman , o im atė”; me emrin e Qerim Fugės njihen kėngėt:  “Mblodhėm njė tufė lule”, “Shaja me shami tė kuqe”, “Ma gėzofsh shaminė jeshile”, “Ditėn e xhuma po bėhesh xhuluzi” etj.

Elbasani:

Krijimi i orkestrinės popullore qytetare nė vitin 1905, nga usta Isuf Myzyrit u konsiderua si njė reaksion popullor drejtuar kundėr artit tė mejhaneve dhe ēingive. Me kėtė grup, Isuf Myzyri kėndonte nė sheshet e qytetit tė Elbasanit, nė shėtitje popullore, ndėr gėzimet familjare tė njerėzve tė thjeshtė[76]. Nė kėtė mėnyrė, ky hap i parė, por dhe krijimtaria e mėpastajme e usta Isufit, heq njė paralele tė qartė me shoqėrinė shkodrane kundėr orientalizmave tė ahengut si dhe me formimin e sazeve tė para nė qytetin e Beratit. Kėshtu bėhet e qartė se ishte krijuar  realisht njė “front” i pėrbashkėt kulturor pėr pastėrtinė e muzikės popullore qytetare. Ėshtė njė fakt i pranuar nga tė gjithė se pėrpara se usta Isuf Myzyri tė hynte nė jetėn muzikore popullore tė qytetit tė tij, sipas prof. Shuteriqit: nė Elbasan dėgjoheshin sidomos ato qė i quajnė “kėngė tė vjetra”, kėngė qyteti, plot melizma, ku, pėrveē Elbasanit, i pėrdorin edhe pak fshatra veriore pranė, ku melizmat ua shtojnė, si nė krahinėn e Zaranikės[77]. Siē dihet, si kėnga mė e vjetėr popullore e qytetit tė Elbasanit mbahet “Ēohuni djema shaloni atin”, e cila datohet diku aty nga fillimi i shek. XVII. Nė fund tė shek XVII, fillimi i shek. XVIII, nė kėngėn popullore tė qytetit tė Elbasanit ritet mjaft roli i bejtexhinjve, e konkretisht i Nezim Frakullės. Ėshtė Nezim Frakulla i cili ka shkruar poezinė e dy kėngėve mjaft tė njohura tė Elbasanit, “Mun ke ēesmja nė Bobolle” dhe “Ēillni ju moj lule ēilni”.

Pikėrisht nė kėtė klimė, usta Isufi konturoi krijimtarinė e tij tė ardhshme. Pėr gati 50 vjet, nė kėngėt dhe meloditė e tij tė kėsaj periudhe vėmė re ndėrtimin e njė repertori me kėngė tė reja popullore elbasanase ku spikatin mbėshtetja nė traditėn e ēmuar tė kėngėve tė vjetra elbasanase paraosmane, ēlirimi nga kromatika e drejtpėrdrejtė, bukuria e frazės muzikore diatonike, shprehje kjo e orientimit pėr nga vlerat e vėrteta tė kulturės muzikore tė Elbasanit tė hershėm etj. Krijimtaria e tij pėrfshin 89 krijime muzikore. Ndėr to pėrmendim kėngėt:  “Nė zabel tė gjeta”, “Iku nata, agun malet”, “Dashunija si rrufe”, “Njė lulishte me trandafila”, “Midis vetllash mė ke njė pikė”, “Ma mirė nė pyll se nė qytet”, “Si bilbili nė pranverė”, “Ē’u dėshirush pėr me tė pa”, “Spaske pasė pikė mėshire”) etj. Pėr vlerat e tyre, kėto kėngė janė pėrcjellė gojė mė gojė nė gjithė Shqipėrinė, nė Kosovė si dhe tek shqiptarėt e Maqedonisė.


[66] “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalėve nė gjuhėn shqipe”. A.Kostallari, “Rreth depėrtimit tė turqizmave”, vėll III, fq.98, Tiranė, 1989. Shiko dhe A.Xhuvani, Vepra II,   fq.368, Tiranė, 1990; “Historia e muzikės shqiptare”, 1, fq.10, Tiranė, 1984; Vasil S.Tole, “Enciklopedia e muzikės popullore”, Tiranė, 2001 etj.

[67] Zadeja Tonin, Daija Tonin, “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr, 2000, fq. 10. Studim i cit.

[68] Eqrem Ēabej, “Pėr gjenezėn e literaturės shqipe”, tek “Studime gjuhėsore”, vėll, V, Prishtinė, 1975, fq. 129. Studim i cit.

[69] Shiko dhe Zadeja Tonin, Daija Tonin, “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr, 2000, fq. 5.

[70] Zadeja Tonin, Daija Tonin, “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr, 2000, fq. 12. Studim i cit.

[71] Gurashi Kolė, “Tė dhana mbi disa kangėtarė popullorė”, almanaku “Shkodėr, 1964, fq. 163. Studim i cit.

[72] Almanaku “Shkodra”-1962, fq. 3. Studim i cit.

[73] Almanaku “Shkodra”-1963, fq. 199. Studim i cit.

[74] Gurashi Kolė, Sheldia Gjush, “Ahengu shkodran”, tek almanaku “Shkodra”, 1/1961, fq. 210.

[75] “T’faluna nderės”, tek “Taraboshi”, tetor 1913; “Kanuni i shoqnies muzikore ROZAFAT”, Shkodėr 1919; Ndojaj Injac Gj, “Ahengu shqiptar”, gaz. “Illyria”, 1935, 24 dhjetor; ”Dasma shkodrane”, gaz. “Bashkimi”, 1949, 24 Shkurt; Hoxha, Sh. “Nė festivalin folklorik tė qarkut tė Shkodrės”, gaz. “Zėri i Popullit”, 1955,  24 korrik; Beni, L. “Mbi festivalin e kėngėve dhe valleve tė zonave tė rrethit tė Shkodrės”, gaz. “Bashkimi”, 1956, 20 Qershor; Gurashi Kolė, Sheldia Gjush, “Ahengu shkodran”, almanaku “Shkodra”, nr. 1/1961; Sokoli Ramadan, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė 1965; Mitko Thimi, “Vepra”, Tiranė, 1981; “Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe”, Tiranė, 1980; Prendushi Robert, “Palok Kurti dhe kėnga qytetare”, “Jeta e Re”, 1988, 30 janar; Prendushi Robert, “Kėnga shkodrane: tradita, zhvillimi i mėtejshėm”, gaz. “Drita”, 1988, 21 shkurt; Sokoli Ramadan, Miso Piro, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991; Alibali Isa, “Nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė”, Shkodėr, 1997; Osmani Shefik, “Panteoni iranian dhe iranologėt shqiptarė”, Tiranė, 1998; Lafe Emil, “Persizmat nė kuadrin e orientalizmave tė “Fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe”, tek “Perla”, 1/1999; Zaja Sami C, “Heti, njeri i urtė i shkodrės”, Shkodėr, 2000; Daija Tonin, Zadeja Tonin, “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr, 2000; Murtishi Kaim, “Ladorishti, histori dhe tradita”, Strugė, 2001 etj.

[76] Balliēi Alfons, Dedei Sulė, “Isuf Myzyri”, Onufri, 1996, fq. 14. Studim i cit.

[77] Shuteriqi Dhimitėr, “Nga kėnga e popullit”, Tiranė, 1991. Studim i cit.