Folklori Muzikor - monodia Shqiptare

 

Kreu VIII

Perdet e ahengut

Ahengu organizohet nė “perde”-shkallė muzikore specifike, tė tipit modalo-diatonik ose modalo-kromatik. Matanė kufirit shtetėror, muzika modalo-kromatike dukshėm konstatohet edhe nė muzikėn e qyteteve shqiptare tė Kosovės, si: Prizren, Gjakovė, Prishtinė, Pejė etj. E gjejmė edhe nė qytetet e shqiptarėve nė Maqedoni, si Tetova, Gostivari apo edhe Kėrēova. Gjithsesi nuk duhet tė harrojmė se, pėrgjithėsisht, nė vetė muzikėn popullore veriore ka ekzistuar njė pėrvojė e brendshme e kromatikės, e cila ekziston si formė e bashkėveprimit tė dy modeve diatonike brenda njė krijimi tė vetėm muzikor, tė quajtur rėndom bimodale.

Gjashtė nga perdet: Dyqahu, Zyli, Huzami, Nihavendi dhe divani janė shkallė kromatike; kurse: Raasi, Sergjahi, Nevishi, Hysejni, Sabahi dhe Leva janė shkallė diatonike. Nė ēdo perde gjejmė njė repertor muzikor, kryesisht kėngė, melodi me vegla apo dhe valle. Nė pikėpamje tė shtrirjes gjeografike, ky repertor muzikor modalo-kromatik nė total prek gjithė zonėn veriore tė Shqipėrisė duke filluar nga lumi Shkumbin. Nė ndryshim nga muzika modalo-diatonike, ajo kromatike ėshtė e ngurtėsuar vetėm nė muzikėn popullore tė qyteteve shqiptare, si: Shkodra, Elbasani, Kavaja, Durrėsi, Tirana, Shijaku etj. Kėtu bėn pėrjashtim vetėm muzika popullore e qytetit tė Beratit, e cila klasifikohet dhe luhet brenda konceptit muzikor tė modalo-kromatikės, por qė nė pikėpamje gjeografike ėshtė nė jug tė lumit Shkumbin, nė mes tė zonės sė madhe tė iso-polifonisė shqiptare dhe shkallėve pentatonike.

Megjithėkėtė, duhet theksuar fakti se, krahas ngarkesės dukshėm tė njė terminologjie tė huazuar (si nė rastin e ahengut shkodran lidhur me emėrtimet e shkallėve tė tij), muzika jonė popullore e pėrjetoi kromatikėn mė shumė si njė prirje zhvillimi dhe zgjerimi tė diatonikės, vendase sesa si njė marrėdhėnie tė dhunshme me njė kulturė qė pėrpiqej tė imoponohej. Nė kėtė pikė, njė rol tė dorės sė parė, kanė luajtur formacionet e vėrteta muzikore popullore qytetare dhe nė veēanti muziktarėt popullorė tė ahengut qytetar. Qysh nė gjysmėn e parė tė shek. XIX, ahengxhinjtė e qytetit tė Shkodrės shartuan nė teknikėn e pėrdorimit tė violinės disa veēori tė teknikės sė kemanxhes duke e mbajtur veglėn  vertikalisht (nė gjunjė), dhe po ashtu gjetėn njė sistem origjinal akordimi tė tipit “re-la-re-sol”[53].

I shprehuri melodik i ahengut ėshtė monodik si dhe monodi me shoqėrim. Ahengu shoqėrohet me formacionin me vegla popullore dhe tė importuara. Siē e theksuam dhe mė lart, veglat muzikore pėrbėrėse tė ahengut qytetar tė Shqipėrisė Veriore nė shekullin e kaluar ishin klarinetė, saze,violinė, kavall, dajre, ēapare; ndėrkohė qė nė Shqipėrinė e Mesme kemi klarinetė, violinė, llautė, ēyr, qyp, def etj.

Perdet-makamet janė gjithsej 12-dymbėdhjetė. Kemi edhe njė kėngė popullore shkodrane tė kėnduar nga Shuk Prifti, qė titullohet “ Me dymbėdhjetė mekame qi janė”[54]. Megjithėse ka shpjegime tė ndryshme mbi fjalėn makam, ne do t’i referohemi asaj nė kontekstin i cili e evidenton dhe e pėrcakton atė si shkallė muzikore orientale. Ky duket se ėshtė edhe kuptimi mė i plotė qė i referohet kėsaj fjale edhe nė botėn muzikore arabe, e cila e pėrdori e para kėtė fjalė nė shek. XV, kohė e cila pėrkon me Perandorinė e fuqishme tė Abassidit, me qendėr nė Bagdad. Kemi, gjithashtu, edhe njė pėrdorim tjetėr tė kėsaj fjale nė kuptimin e njė forme tė ngjashme me suitėn, kjo e mbėshtetur nė rregulla tė caktuara. Kėtė tip e gjejmė tė pėrdorur nė format: makam-Turqi; makam-Irak; mugam-Azerbaxhan; dastgah-Iran dhe pėrsėri makam nė Uzbekistan. Shumė nga makamet nė muzikėn popullore tė Irakut janė mikrotonale. Njihen rreth 53 prej tyre, tė cilat janė tė prejardhura prej 20 makameve bazė tė kėsaj muzike etj.

Perdet e ahengut popullor qytetar shkodran

Ramadan Sokoli

Emėrtimi i shkallėve sipas klasifikimit turk

Nota bazė e shkallės

Titujt e disa prej kėngėve tė ahengut sipas perdeve pėrkatėse

1. Dyqah[55]

Humayun

A

“Po ti ē’ka i ke thanė dikujt”, “O bilbil ore i mjerė” etj.

2.Zyli[56]

Hicaz-Humayun

D

“O n’at fush’ t’mejdanit”, “Shkoj e vij flutrim si zogu” etj.

3.Gjysa[57]

Nikriz

D

“Tash sa ditė e mot”, “Dola nė penxhere”, “Kenke nur i bukurisė” etj.

4.Raasi[58]

Rast

Bb

“Pėr njė dit, kur del goca nė pazar” etj.

5.Sergjahi[59]

Segah

B

“Iku nata”, “Del njė vashė prej hamami”

6. Huzami[60]

Huzzam

Fa#

---------------------

7.Nevishi[61]

Eviē

Fa#

----------------------

8.Hysejni[62]

Bayati, Muhayyer

E

----------------------

9.Sabahi

Beyati

D

----------------------

10.Leva[63],

Rast

C

“Marshalla burkuris sate” etj.

11. Nihavend[64]

Buselik, Nihavend

A

-“Pėr mue paska ken kismet”, etj.

12.Divan[65]

Zirguleli-Hicaz

G

-“Un o ty moj tė kam dasht”, “Dashtnuer t’u bana” etj.

Pėrsa mė sipėr, lidhur me perdet e ahengut dhe kėngėt pėrkatėse  qė kėndoheshin nė to, do tė na duhet tė shprehemi rreth konceptit qė ahengxhinjtė kishin mbi perdet-makamet. Ėshtė e vėrtetė qė njė pjesė e madhe e terminologjisė sė ahengut ėshtė e prejardhur. Po kaq i vėrtetė ėshtė edhe fakti se perdet e ahengut nė konceptin e organizimit tė ahengut prej muziktarėve popullorė nuk pėrfaqėsonin njė renditje graduale tė tingujve, sesa vetėm lartėsinė e parė nga ku kjo shkallė fillonte. Nė ndihmė tė kėtij arsyetimi vjen edhe fakti se edhe kėngė qė, p.sh., klasifikohen nė njė perde tė caktuar, nė tė vėrtetė janė tė ndėrtuara dhe tė mbėshtetura nė dy-tri perde tė ndryshme, madje ndonjėherė tė kombinuara diatonike+kromatike.

Duke qenė se shumica e muziktarėve tė ahengut ishin muziktarė popullorė dhe jo profesionistė sipas konceptit perėndimor, ata e konceptuan kėtė organizim formal tė ahengut sipas mėnyrės sė tyre. Kjo u vu re mė pas edhe gjatė krijimit tė kėngėve tė reja prej tyre, kėngė tė cilat kėndoheshin nė njė HENG dhe mbėshteteshin nė njė perde tė caktuar, duke u nisur vetėm nė lartėsinė e notės sė parė tė tij. Mė pas, gjithēka ndiqte njė rrjedhim melodik tė “papritur”, rrjedhim i cili kishte tė bėnte me lirinė krijuese tė muziktarit tė ahengut.

Nė krahasim me sa mė sipėr, duhet theksuar fakti se, nė pėrgjithėsi, muzika popullore shqiptare monodike e ka tė kufizuar pėrdorimin e kromatikės. Kromatika jonė popullore nuk ndėrtohet mbi parimin e lėvizjes ngjitėse apo zbritėse tė sekundave tė vogla. Kromatika popullore vendase nuk gjendet nė gjithė gjatėsinė e shkallės, por shfaqet si dukuri e alterimit tė njė note tė caktuar. Si e tillė ajo nuk ėshtė njė kromatike e ndjeshme dhe e menjėhershme.

            Nė ahengun muzikor qytetar do tė vėrejmė edhe dukurinė qė lidhet ngushtė me njė stėrhollim tė gjuhės muzikore, e cila duket se ėshtė karakteristike pėr gjithė folklorin e atyre popujve qė shprehen nė monodi. Nė rastin e ahengut, shohim se kemi njė larmi melodike e cila ka pėr bazė variacionin e parametrit melodik tė shprehjes kjo e shoqėruar edhe me ngjyra tingullore specifike tė veglave qė marrin pjesė nė shoqėrimin e tij. Nė kėtė logjikė do tė pėrfshinim edhe thyerjet e shpeshta ritmike, tė cilat mund t’i konsideronim si njė shfaqje e veēantė e variacionit, por tani nė parametrin ritmik.


[53]Po aty, fq.224.

[54] Botuar tek “Kėngė dhe valle popullore”, Tiranė, 1952, fq. 17.
                           O! Me dymbėdhet mekame qi janė
                           Kėndo o bylbyl kėndo
                           O! Kur ban e ēilė drandofilli medet
                           Prej dyzenit kėndon o bylbili.

[55] Dyqah: sol-lab-si-do-re-mib-fa-sol. Sipas R. Sokolit, dyqahu ėshtė perdja e parė e ahengut , perde qė zakonisht hapet me pjesė instrumentale tė tipit “taksim” ose “peshref”. Shiko shembujt muzikorė, nr. 170, 171, 178 nė librin “Folklori  muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[56] Zyli: Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit tė dyqahut, por vetėm njė kuintė mė lart. Sipas R. Sokolit, zyli ėshtė perdja e dytė e ahengut dhe njihet si perde qė pėrmban kėngė tė cilat shtjellohen nė regjistėr relativisht tė lartė nė tė kėnduar. Shiko shembujt muzikorė, nr. 180, 181 nė librin “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[57] Gjysa: sol-la-sib-do#-re-mi-fa-sol. Sipas R. Sokolit,  gjysa ėshtė perdja e tretė e ahengut popullor. Shiko shembujt muzikorė, nr. 182 nė librin “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[58] Raasi: sol-la-sib-do-re-mib-fa-sol. Sipas R. Sokolit raasi klasifikohet si perdja e katėrt e ahengut popullor shqiptar. Shiko shėmbullin  muzikor nr. 187 nė librin “Folklori  muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[59] Sergjahi: sol-lab-sib-do-re-mib-fa-solb. Sipas R. Sokolit, sergjahi klasifikohet si perdja e pestė e ahengut popullor shqiptar. Shiko shembujt muzikorė, nr. 189, 190 nė librin “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[60] Huzam: sol-lab-sib-dob-re-mib-fa. Sipas R. Sokolit, ėshtė perdja e gjashtė e ahengut.

[61] Nevish: sol-lab-sib-do-reb-mib. Sipas R. Sokolit,  nevishi klasifikohet si perdja e shtatė e ahengut popullor shqiptar. Shiko shembujt  muzikorė nr. 192, 193  nė librin “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[62] Hysejni: sol-la-sib-do-re-mib-fa-sol. Sipas R. Sokolit,  hysejni klasifikohet si perdja e tetė e ahengut popullor shqiptar. Shiko shembujt muzikorė, nr. 194, 195, 196 nė librin “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[63] Leva: sol-la-si-do-re-mi-fa-sol. Sipas R. Sokolit,  leva klasifikohet si perdja e dhjetė e ahengut popullor shqiptar. Shiko shembullin muzikor, nr. 200, 201 nė librin “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[64] Nihavend: sol-la-sib-do-re-mib-fa#-sol. Sipas R. Sokolit,  nevishi klasifikohet si perdja e njėmbėdhjetė e ahengut popullor shqiptar. Shiko shembujt muzikorė, nr. 202, 203 nė librin “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.

[65] Divan: Sol-lab-si-do-re-mib-fa#-sol. Shkallė muzikore popullore me origjinė orientale e tipit me dy sekunda tė zmadhuara brenda shkallės. Sipas R. Sokolit,  divani klasifikohet si  perdja e dymbėdhjetė e ahengut popullor shqiptar. Shiko shembujt  muzikorė, nr. 205, 206, 207 nė librin “Folklori  muzikor shqiptar-morfologjia” i R. Sokolit.