Folklori Muzikor - monodia Shqiptare

 

Kreu VII

Mbi ahengun qytetar

            Ēfarė ėshtė ahengu[41] popullor qytetar:

Ahengu shfaqet si njė makrostrukturė shumė e rėndėsishme e cila ka tė pėrfshirė nė tė pothuajse gjithė elementet mė tė rėndėsishme muzikore qė morėn pjesė nė formimin dhe konsolidimin e muzikės sonė popullore qytetare nė qendėr dhe nė Veri tė Shqipėrisė. Nė pėrgjithėsi, pėr ahengun thuhet se ėshtė shumė i vjetėr dhe, ashtu si nuk njihen shumica e autorėve tė kėngėve, ashtu nuk dihet me saktėsi edhe koha kur ai ka zėnė fill[42]. Organizimi i tij nė formėn qė na ka ardhur neve sot, mbėshtetur nė tė dhėnat qė na sugjeron vetė ahengu, duket se i pėrket shekujve XVI-XIX. Nė njė fokusim ngushtėsisht muzikor, ahengu pėrfshin njė repertor muzikor tė caktuar tė kėngėve popullore qytetare si dhe tė melodive tė veēanta orkestrale tė cilat nė strukturėn e tyre organizuese shfaqin:

-        shtresėn e vjetėr origjinale tė parapushtimit turk, tė muzikės modalo- diatonike tė Shkodrės dhe tė rrethinave tė saj

-        shtresėn e muzikės modalo-kromatike, si pjesė e  kulturės turko-arabe-persiane, tė cilat i pėrhapi dyndja e otomanėve, si ndėr ne, ashtu dhe nė folklorin e viseve tė tjera tė Ballkanit[43]

-        shtresėn e muzikės mbarėballkanike

-        shtresėn qė pėrfshin periudhėn e quajtur “shkodranizimi i ahengut”

Nga dėshmitė qė kemi lidhur me kėndimin e ahengut, dimė se nė shek. XVIII, kėngėt e ahengut kėndoheshin shumė keq “… tuj i pėrcjellė me njė “hej-hej”, gadi nė gjasim tė ritmit tė kėngėve tė vjetra tė Elbasanit”[44], dhe me fjalė as turqisht as shqip[45]. Sipas studiuesve tė ahengut, nė dasmėn tradicionale shkodrane, kėngėt e ahengut kėndoheshin tė grupuara nė shtatė grupe, ku secili grup kėndohej njeri pas tjetrit nė njėsi kohe tė ndryshme. Ēdo njėri prej kėtyre grup kėngėsh hapej e mbyllej me njė pjesė instrumentale. Nė pikėpamjen e organizimit formal, ahengu bėhej kryesisht:

  1. Natėn e dasmės
  2. Ditėn e martesės
  3. Mbrėmjen e kurorės deri nė mėngjesin e ditės tjetėr

Nė tėrėsi, ahengu nė dasmė fillonte nė mbrėmje dhe mbaronte nė orėt e para tė mėngjesit. Kėshtu, kėngėt e grupit “sabah” qė pėrfundonte krejt ahengun, kėndoheshin nė tė gdhirė[46]. Megjithėse nė pėrgjithėsi ahengu mėsohej dhe transmetohej gojė mė gojė, kemi edhe raste kur me ahengun janė marrė kėngėtarė qė njihnin muzikėn nė rrugė profesionale. Ndėr kėtė kategori kėngėtarėsh pėrmendim Ndoc Galigaēin, Jak Gurashin, Lec Gjush Ashta, Kolė Vasija, Ndoc Shala, Kolė Plani etj.

Formacioni i muzikės qytetare shkodrane-ahengu, nė shekullin e kaluar kishte pėrsėri njė pėrzierje tiparesh mes bashkėjetesės sė tamburit-sazes me dhjetė tela, violinės, kavalli me shtatė vrima, dajres, ēapares dhe luges”[47].

Foto: “Orkestra  frymore e Frano Ndojės, Shkodėr, 1889”

Nė njėlloj kuptimi, lindja, formimi dhe konsolidimi i ahengut janė tė lidhura ngushtė vetė jetėn ekonomike, shoqėrore, politike dhe kulturore tė qytetit tė Shkodrės nė shek. XV-XX. Duhet tė pohojmė se Shkodra ka qenė epiqendėr e kulturės shqiptare, nė konceptin mė tė gjerė tė fjalės. Jo rastėsisht letėrsia e vjeter shqipe zhvillohet kryesisht nė Veri tė Shqipėrise me gravitim nė Shkodėr[48], nga autorė tė cilėt ishin tė lidhur ngushtė me kulturėn latine. Njė pohim i tillė pėrforcohet edhe nga Pashko Vasa kur thotė se kur u nda Perandoria Romake, Shkodra u lidh me fatin e Romės, gjė qė shpjegon, me sa duket, ritin latin qė ushtrojnė banorėt e saj[49]. Pjesė pėrbėrėse mjaft e rėndėsishme e “kulturės”, ka qenė edhe muzika, qoftė edhe nė kuptimin mė tė pjesshėm. Njė nga arsyet se pse ahengu qytetar gjendet nė formėn e tij mė tė zhvilluar nė Shkodėr, ėshtė pa dyshim e lidhur me specifikat e Shkodrės, si qyteti mė i zhvilluar shqiptar i mesjetės, si qyteti mė tipik i bashkekzistencės sė tri feve (myslymane, katolike dhe ortodokse) dhe si qyteti mė i hapur pėr nga zhvillimet urbane nė fillim tė shek. XX etj. Nė shek. XIX, Shkodra ishte qendra mė e rėndėsishme e tregtisė dhe e artizanatit nė Shqipėri dhe njėkohėsisht kryeqendra administrative dhe politike e Shqipėrisė veriore[50].

Foto: “Frano Ndoja (1862-1923)”

Dimė se nė shek. XV Barleti shkruante se pa njė orgė tė prishur nė kalanė e Shkodrės. Edhe studiues tė tjerėkanė theksuar vendin e

rėndėsishėm tė Shkodrės nė zhvillimet e muzikės profesioniste shqiptare diku aty nga mesi i shek. XIX me Palok Kurtin (1850-1920), Frano Ndojėn (1860-1925) e Martin Gjokėn, pėr tė vazhduar mė pas me shumė tė shquarit muziktarė shkodranė tė gjysmės sė dytė tė shek. XX: Ēesk Zadeja, Ramadan Sokoli, Tish Daija, Pjetėr Gaci, Tonin Harapi, Gjon Simoni, Simon Gjoni etj, tė cilėt, krahas tė tjerash, pohuan me veprėn dhe jetėn e tyre njė fakt tė rėndėsishėm se terreni nga ata lindėn ishte nė thelb edhe njė terren krijues muzikor. Poeti i shquar Migjeni, nė njė poezi tė shkruar nė vitet ’30 tė shek. XX shkruan: “Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen/ lėmojnė tryezėn, gotat, veshjet tona[51]. Ky pėrshkrim, i cili nuk duket se ėshtė vetėm letrar, ndoshta ėshtė edhe karakterizimi mė interesant pėr  vendin shumė tė rėndėsishėm  qė ka zėnė gjithmonė muzika nė jetėn e qytetarit shkodran.

Ėshtė njė fakt i pamohueshėm se nė shek. XV-XIX, i vetmi terren muzikor i cili pėrfshinte dhe argėtonte shtresa tė gjera tė popullatės qytetare shkodrane ka qenė ahengu popullor. Kėtu nuk dua tė pėrmend rolin e muzikės nė besimet fetare, pasi ajo ėshtė njė dukuri e trajtuar tashmė nga muzikologjia jonė. Njė tjetėr fakt i ēuditshėm ėshtė ai qė lidhet me numrin dhe rolin shumė tė madh tė muziktarėve popullore tė besimit katolik, nė kultivimin dhe mė pas nė rinovimin e ahengut, krahas muziktarėve popullorė me besim mysliman. Kjo ndoshta lidhet edhe me aksionin katolik ndėrmjet veprimtarive argėtuese, pėr tė mėsuar dhe pėrēuar ungjillin nė popull[52].

Sot, duke u nisur nga ajo qė ka mbetur, mund tė themi se ahengu ka prishur rregullin e tij formal, pra interpretimin e tij sipas radhės. Nė aheng ėshtė prishur balanca ndėrmjet krijimeve popullore anonime me ato me autor; nė aheng po dalin nga pėrdorimi njė pjesė e madhe e kėngėve, tematikat e tė cilave qėndrojnė jashtė kohe dhe ahengu ėshtė shndėrruar nė njėlloj tė ri qė nė terma tė pėrgjithshėm quhet muzika qytetare popullore shkodrane.


[41] Etimologjinė e fjalės aheng, prof. Sokoli e nxjerr nga persishtja ahenk=ton, akord, muzikė. Tek “FGJSSH” e gjejmė me kuptimet: argėtim me saze si dhe tėrėsia e kėngėve dhe e melodive popullore qė kėndoheshin e luheshin me raste dėfrimesh. Shiko dhe Vasil S. Tole, “Enciklopedia e muzikės popullore shqiptare”, Tiranė, 2001.

[42] Kolė Gurashi,  “Ahengu shkodran”, dorėshkrim, fq. 1. Arkivi i I.K.P. Studim i cit.

[43] Ramadan Sokoli, “Folklori  muzikor shqiptar”, Tiranė. Studim i cit.

[44] Kolė Gurashi,  “Ahengu shkodran”, dorėshkrim, fq. 1. Arkivi i I.K.P. Studim i cit.

[45] Po aty, fq. 105.

[46] Zadeja Tonin, Daija Tonin, “250 kėngė qytetare shkodrane”, Shkodėr 2000, fq. 11. Studim i cit. Njė kompozim nė pikturė, tė titulluar “Dasma Shkodrane”, e ka realizuar Kolė Indromeno.

[47] R.Sokoli, P.Miso, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, fq.231, Tiranė, 1991. Studim i cit.

[48] Ibrahim Rugova,”Vepra e Bogdanit”, fq. 33, Tiranė, 1990. Studim i cit.

[49] Pashko Vasa, Vepra Letrare 1, nga romani “Bardha e Temalit”, fq. 20, Tiranė, 1987. Studim i cit.

[50] Shiko dhe Jup Kastrati, “Zef Jubani”, Tiranė, 1987, fq. 10; Zija Shkodra, “Zhvillimi i tregtisė nė shek. XIX, tek “Buletini pėr shkencat shoqėrore”, Tiranė, 1955 etj.

[51] Poezia “Mbas tryezės”, tek Migjeni , “Vepra”, Tiranė, 1988, fq. 79-80.

[52] Shiko dhe Simoni Gjon, “Simfonia e njė jete”, Napoli, 2001, fq. 50.