Folklori Muzikor - monodia Shqiptare

 

Kreu  VI

Muzika qytetare monodike me shoqėrim me vegla.
Tajfat dhe formacionet e tjera muzikore popullore nė qytetet kryesore shqiptare (Elbasan, Shkodėr, Berat, Prishtinė, Prizren, Tetovė),
 nga pushtimi turk deri nė fillim tė shek. XX.

Ėshtė njė fakt i pamohueshėm se lindja dhe konsolidimi i formacioneve popullore me vegla muzikore nė qytetet kryesore tė Gegėrisė, si dhe nė Berat, u lidh ngushtė me vetė rėndėsinė dhe rolin qė qytetet morėn gjatė periudhės sė pushtimit osman. Nė jetėn dhe veprimtarinė e shqiptarėve pas pushtimit turk, u vu re tendenca e cila shfaqej si njė orientim i detyrueshėm pėr nga tradita dhe kultura islamiko-orientale. Kjo gjė filloi tė pasqyrohej nė tė gjithė jetėn e dukshme dhe tė padukshme tė qyteteve tona. Nė qytetin e Beratit, p.sh, duke filluar qė prej shek. XVII karakteristikėn kryesore tė strukturės urbanistike tė qytetit e pėrbėn lindja dhe zhvillimi i formacionit urban islamiko-oriental[36] etj. Pėr periudhėn ndėrmjet shek. XVI-XIX, formacioni muzikor mė i njohur nė muzikėn popullore tė qyteteve shqiptaro-veriore, ishin tajfat e muziktarėve popullorė.

Foto: “Afresk i David Selenicasit nė njė nga kishat e Malit Athos”

Sipas Zija Shkodrės: si forma esnafore primitive tė vogla vlejnė tė pėrmenden edhe tajfat e muziktarėve. Tajfat[37] e muziktarėve  (tė cilat janė konstatuar qysh nė shek.XVI-XVII), janė vetėm njė pjesė e  historisė apo e traditės sė muzikės popullore shqiptare me vegla. Tajfat ishin formacione tė importuara nga perandoria (tė cilat interpretonin kryesisht muzikė tė llojit monodik), qė luajtėn rolin e tyre krahas gjithė pjesėve tė tjera tė shtetit dhe administratės turke, dhe veprimtaria e tyre duket se ka qenė pazgjidhshmėrisht e lidhur me kulturėn muzikore mbarėperandorake, tė sjellė pėrgjatė sundimit pesėshekullor. Si tė tilla, tajfat ishin formacione profesioniste tė lidhura fare ngushtė me njė skeme tė pėrgjithshme tė njėsuar tė funksionimit tė shtetit perandorak, dhe jo si njė realitet kulturor shqiptar i pranuar dukshėm nga tė gjithė.

Nė shek. XVI, njė tajfė prej gjashtė vetėsh ishte ajo e qytetit tė Elbasanit. Pėr tė kėnaqur popullin dhe ushtrinė e kėtij qyteti nė lulėzim, kėta u binin dy herė nė ditė daulleve dhe zurnave, prandaj ishin pėrjashtuar edhe nga taksat edhe detyrimet e zakonshme te kohės. Ēėshtja e tė rėnit kishte mbetur qysh nė kohėn e Fatihut. Pėr tajfat shėtitėse tė muzikantėve, me lejen e mehterbashit (kryemuzikantit), qoftė edhe nėpėr katunde, jepnin koncerte ndėr dasma e synetllėqe. Pėr ēdo koncert kėto duhet t’i binin nga njė peshqesh kryetarit tė tyre. Kėta instrumentistė, njė pjesė e mirė e e tė cilėve ishin jevgj, luanin me nje shkathtėsi e siguri tė jashtėzakonshme dhe pėrdornin vegla tė tilla, si violinėn, fyellin, sazen, kanunin dhe jongarin. E. Ēelebi nė udhėpėrshkrimin e tij pėrmend faktin se nė Elbasan kishte me dhjetėra vende argėtimi ku, ndėr tė tjera, muzika zinte vendin kryesor.

Foto: “Tajfė muziktarėsh popullore-afresk nga faltoret  e Myzeqesė”

Nė regjistrat osmanė, qysh nė shek. XVI, gjejmė tė shėnuar profesionin e muziktarit orkestrant tė Beratit, tė quajtur mehter. Nga defteri i hollėsishėm i livasė-sanxhakut tė Vlorės, i vitit 1520, tek ndarja e zejeve shohim se: Hasan Hysejni, Xhafer Hasani, Ferid Hasani, Jusuf Memi, Jusuf Ahmedi Sinan Jusufi, Jusuf Hysejni etj., figurojnė tė regjistruar me profesionin e orkestrantit. Mė pas, njė tjetėr tė dhėnė mbi  ekzistencėn e formacioneve muzikore interpretuese nė Berat e jep Evlia Ēelepia (1670), i cili flet me respekt pėr grupin e muziktarėve, qė ishte ndėr mė tė mirėt krahas tajfės sė Korēės, Leskovikut etj.  Gjithashtu Ēelepia pohon se nė Berat kishte me dhjetėra vende argėtimi, ku ndėr tė tjera interpretohej edhe muzika popullore. Nė pėrgjithėsi, deri nė vitet e para tė shek. XX, kultura muzikore e qytetit tė Beratit ishte njė kulturė muzikore e interpretuar nga tajfat e muziktarėve, muzikė e cila nė njė pjesė tė madhe tė saj ishte e sjellė prej komunikimit tė pėrhershėm tregtar dhe kulturor tė qytetit tė Beratit me vendet e tjera dhe kryesisht me Turqinė. Si e tillė, ajo ishte njė kulturė monodike (me njė zė), gjė qė e afronte nė tipologji kėngėn beratase me atė shkodrane, elbasanase, gjakovare etj.

Duke pėrjashtuar qytetet kryesore tė vendit, si Shkodra, Elbasani, Kavaja etj., ku tajfat ishin pėrqendruar, pėrhapja dhe ndikimi nė thellėsi tė territorit tė vendit ka qenė i pandjeshėm. Pėr shkak tė natyrės sė fortė konservative tė zonave tė Toskėrisė dhe tė Labėrisė (tė pamundėsisė sė ēarjes sė njėsisė polifonike tė organizimit muzikor tė tyre), zhvillimi i tajfave tė muzikantėve dhe ndikimi i tyre nė muzikėn popullore zuri vend mė tė madh nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme dhe asaj Veriore[38] sesa nė Jug tė vendit.

Mbi formacionet e tjera muzikore nė muzikėn qytetare

Shkodėr:

Shkodra[39] paraqitet si qyteti me njė konsolidim tė formacioneve muzikore tė muzikės qytetare. Grupi mė i vjetėr i muziktarėve popullorė me vegėl ėshtė ai qė luante muzikė pranė Vezirit tė Shkodrės nė shek. XVIII. Ai pėrbėhej nga Mehmet Shllaku-nė veglėn e sazes, Kralo Berati-violinist dhe kėngėtar, anonim-nė kavall, anonim-nė dajre si dhe Hafis H. Tophana (1793-1878)-gaztor; mė pas kemi grupin e muziktarėve qė drejtohej nga Kasem Xhuri (1837-1887)-nė saze, Marku i Kranjanit (1840-1902)-kėngėtar, Kolen e Qorres (1812-1892)-violinist, Temo Dajren-dajrexhi; grupi i tretė shumė i njohur pas tyre ishte grupi i njohur me emrin e Osos sė Falltores. Grupi pėrbėhej nga Osoja i Falltores (1820-1900)-nė saze, Ndrekė Gjon Teneqeja (1835-1900)-violinist, Ndrekė Prekula-kėngėtar, Simon Shpori (1855-1908)-dajrexhi. Nė kėtė kohė, sipas dėshmisė sė Kolė Gurashit, nė ahengun e Shkodrės ka hyrė edhe klarineta dhe fizarmonika. Si klarinetisti i parė njihet Gjokė Saraēi dhe Gaspėr Zef Qurku. Nė fizarmonikė pėrmenden si munziktarėt e parė Ali Mehi (1860-1908), Kolė Cuk Gjolala dhe Gjokja i Kovit. Me grupin e Osos sė Falltores kanė hyrė edhe kėrcimtarėt nė ahengun shkodran. Grupi i katėrt shumė i njohur njihet me emrin e Hilės sė Files. Grupi pėrbėhej nga Hila i Files (1842-1920)-kėngėtar, Jak Kakarriqi (1838-1913)- violinist, Manin e Sykes (1843-1913)-nė saze, Simon Shpori (1855-1908)-dajrexhi; dhe grupi i pestė njihet me emrin e drejtuesit tė tij Shtjefėn Jakova (1862-1928)-kėngėtar, Xhoxha i Preēit (1858-1918)-violinist, Gjon Shahini (1857-1944)-sazexhi dhe Filip Koleka (1846-1924)-dajrexhi.

Foto: “Formacion i muzikės popullore shkodrane”

Foto: “Formacion i muzikės popullore shkodrane”

Berat:

Pėrmes  kėngėve ne sot njohim emrat e veglave mė tė pėrdorura nga sazet dhe formacionet e tjera muzikore popullore tė qytetit tė Beratit, e bashkė me to edhe  emrat e muziktarėve tė shquar beratas . Ja sesi i kėndon populli nė njerėn prej kėtyre kėngėve:
                           Kush i bie kanunit-e­ 
                           Ky Qerimi , nipi i  Sulēes-e
                           Kush  i  bie qemanes-e
                           Josifi, i  biri i Skrames-e
                           Kush i bie buzukut-e
                           Ky Tetemi i Sukut-e

Foto: “Muziktar popullor duke interpretuar nė vegėl”

Elbasan:

Mė 1905, Usta Isuf Myzyri ngre nė Elbasan njė orkestėr me vegla popullore[40], tė pėrbėrė nga Simon Vela me ēyr, Mahmut Ashiku me llahutė, Arif Ēerma-Topalli me dajre, Thoma Priftin me gėrnetė, Mehmet Gurra me ud, Ibrahim Zaimin me ēyr bishtėgjatė, Myrteza Gracenin dhe Riza Beratin me violinė.

Foto: “Formacioni popullor me vegla i Usta Isuf Myzyrit”

Gjakovė:

Sipas L.Antonit, qysh nė fund tė shek. XIX, formacioni me vegla i qytetit tė Gjakovės pėrbėhej nga qemania, sharkia, bugari, mandolina, mandolla dhe defi.


[36] Duka Ferit,  “Berati  nė kohėn osmane”, Tiranė 2001, fq. 173

[37] Nga verifikimi qė u bė nė kartotekėn e leksikut tė gjuhės shqipe tė Institutit  tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė rezulton edhe me kėto kuptime: tajf,-i (grumbull) “Njerėzit bėheshin tajf dhe shkonin shpi mė shpi”. Grepckė-Skrapar; tajfa- (grup) “Tė  mė vish me shumė tajfė, bej  more”. Dangėlli-Pėrmet, tek “Visaret e Kombit”,  fq. 21, Tiranė 1941; tajfa- (grupi, tufa, grigja), tek “Burime tė zgjedhura pėr Historinė e Shqipėrisė”, VIII, 1962; tajfa-tajfa-Bajraktarėt nė Peshkopi, nė pazar, mbanin prapa nga gjashtė-shtatė veta dhe shėtisnin tajfa-tajfa.-Revista “Nėntori”, 1967.

[38] Pėr ndikimin e muzikės orientale nė muzikėn qytetare veēanėrisht tė qytetit tė Shkodrės, shiko dhe K.Gurashi, Gj. Sheldia “Ahengu Shkodran”, fq. 24, dorėshkrim, Shkodėr, 1955.

[39] Pėr tė dhėnat e formacioneve muzikore popullore nė qytetin e Shkodrės, kemi pėrdorur kryesisht tė dhėnat e mbledhura nė dorėshkrim ose tė botuara nga Kolė Gurashi. Shkodėr, 1955.

[40] Shiko dhe broshurėn “Filarmonia e Elbasanit”, fq.3, Elbasan, 1984.


Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Shko tek "Folklori Muzikor"