Folklori Muzikor - monodia Shqiptare

 

Kreu IV

Monodia me shoqėrim me vegla tradicionale.
Llojet e veglave tradicionale qė marrin pjesė nė shoqėrim. Mbi ep-rapsoditė e ciklit tė kreshnikėve, kėngėt malėsorēe dhe gjėmėn.

Nė pikėpamje gjeografike, muzika modalo-diatonike ėshtė tipar themelor i muzikės e cila bėn jetėn e saj tė gjallė nė fshatin shqiptar verior duke filluar prej veriut tė lumit Shkumbin, duke shkuar deri nė thellėsi tė Kosovės si dhe nė gjithė territorin ku banojnė shqiptarėt nė Maqedoni me pėrjashtim tė zonės sė njohur me emrin “Maqedonia toske”, ku kėndohet nė iso-polifoni mbėshtetur mbi shkallėt muzikore pentatonike. Muzika modalo-diatonike shfaqet kryesisht si monodi vokale, me ose pa shoqėrim me vegla muzikore. Veglat muzikore mė tė pėrdorura janė lahuta, ēiftelia, sharkia etj.

Tek krijimet muzika popullore mė origjinale, paraprakisht, do tė shquanim disa veēori tė cilat janė me mjaft interes pėr tė njohur kėtė muzikė. Kėtu do tė theksonim faktin se edhe nė kėtė pjesė tė folklorit muzikor shqiptar, tendenca e drejtimit tė melodisė ėshtė zbritėse. Me kėtė duhet tė kuptojmė se pikėrisht drejtimi zbritės, luan rol njėsues edhe me pjesėn tjetėr tė folklorit muzikor shqiptar (pjesėn isopolifonike), qė nė dukje tė parė pėr shkak tė tipologjive tė ndryshme apo edhe parapėlqimeve tė tjera nė ndėrtimin e shkallėve tė krijojnė idenė e ndarjes. Ndėr krijimet muzikore modalo-diatonike tė kėsaj treve do tė evidentonim eposin e kreshnikėve, gjėmėn apo dramėn e vėrtetė muzikore popullore dhe kėngėt maje-kraje, krijime tė cilat paraqiten mjaft autoktone dhe me lidhje tė ngushta midis tyre.

Cikli i kreshnikėve

Ndėr krijimet muzikore mė interesante tė bazuara mbi modalo-diatonikėn veriore janė kėngėt e kreshnikėve[21]. Nė vetvete ato pėrfaqėsojnė njė cikėl kėngėsh legjendare tė shoqėruara me lahutė, me nė qendėr dy vėllezėrit Mujin dhe Halilin. Sipas prof. Supanit, eposi nuk ekziston pa muzikė. Cikli i kreshnikėvė apo eposi, siē thirret rėndom, konstatohet tė kėndohet nė Malėsinė e Madhe, Rranzat, Postribė, Shllaku e Dukagjini, Nikaj Mėrtur, Krasniqja e Gashi, Bytyēi, Berishė, Has si dhe nė Kosovė nė rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejė, Gjakovė, Prizren, Rahovec, Deēan, Istog e Suharekė etj. Deri diku aty nga mesi i shek. XX, eposi ėshtė kėnduar vetėm nė odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe nė festa tė ndryshme, pa stimuj materialė pėr rapsodėt.

Koha e formimit tė tij lokalizohet pėrpara dyndjes sllave nė Ballkan, pra ėshtė parasllav dhe vetėkuptohet paraturk. Sipas Lambertzit, elementet pėrrallore tė moēme me burim shqiptaro-ilir, figurat e besimit popullor shqiptar, qė janė te gjalla nė kėto epe tė shkurtra, dhe armėt e vjetra janė dėshmi kujtimesh tė njė date fort tė lashtė. Ēėshtja e pėrkatėsisė sė burimit tė eposit (nė ėshtė shqiptar apo serb) ėshtė ende tezė diskutimesh, megjithėse primati shqiptar nė mė tė shumtėn e pikave tė nxehta tė debatit ėshtė i padiskutueshėm[22]. Gjithashtu, shumė studiues kanė vėnė re edhe ngjashmėritė e eposit tonė me poemat homerike. Ndėr ta pėrmendim Lambertzin, Shmausin, Min Skafte Jensenin, etj. Shumė studiues tė eposit tė kreshnikėve, vlerėn e tij e krahasojnė me eposin homerik, sagat e Skandinavisė, kalevalėn, nilinat ruse etj. Sipas prof. Uēit: eposi i kreshnikėve pėrfaqėson njė kompleks poetik dhe etnokulturor.

Ndėr eposet e veēanta tė ciklit pėrmendim: “Martesa e Mujit”, “Fuqia e Mujit”, “Orėt e Mujit”, “Vaji i Ajkunės”, “Martesa e Halilit”, “Muji e tri zanat e malit”, “Halili pret Pajo Harambashin”, “Orėt e Bjeshkės” etj.

Shembulli muzikor nr. 28. “Fuqia e Mujit”

Shembulli muzikor nr 29. “Ēka kish ba Muja me Halilin”

Mbi melodikėn, shkallėt muzikore dhe ritmikėn e eposit:

Melodika e eposit tė kreshnikėve ėshtė njė nga parametrat muzikorė mė tė dukshėm dhe shprehės sė tij. Realisht nė tė nuk kemi njė laryshi tė madhe kombinimesh, por mėnyra e ndėrtimit tė melodikės sė eposit[23] shfaq interes pėr etnomuzikologjinė. Sipas F.Dajės[24]: kėngėt e epikės legjendare kanė nė taban tė tyre njė varg melodik tė thjeshtė, pak a shumė nė formėn e njė fjalie muzikore, e cila zhvillohet mbi parimin e pėrsėritjes me anė tė njė farė variacioni. Pėrsa i pėrket melodisė sė kėngėve legjendare, edhe nė punimet e etnomuzikologjisė sonė ėshtė vėnė re se karakteristika dalluese pėr meloditė e kėngėve legjendare ėshtė renditja graduale e tingujve, fillimisht pėrmes intervaleve tė vogla. Nga sa kemi vėnė re deri mė tani, nė pėrcjelljet me vegėl-lahutė pėrdoren kombinimet e 3,4 dhe 5 tingujve. Sasia e tingujve qė marrin pjesė nė melodi fillon e zgjerohet gradualisht nė momentin kur lahutari kėndon tekstin e eposit. Nė kėtė moment muzikor vihet re zgjerimi i ambitusit sipas kombinimit tė 5, 6, 7 dhe 8 tingujve nė melodinė vokale.

Mėnyra sesi strukturohet forma dhe melodia e njė krijimi stereotip nė epos, paraqitet si mė poshtė:

-si rregull, kemi  gjithmonė njė hyrje me lahutė dhe pas-pas saj kemi intonimin e njė tingulli vokal, i cili shfaqet si  njė vlerė e mbajtur

Shembulli muzikor nr 30. “Kėnga e Sali Dac Serdarit”

-mė pas kemi krijimin e njė intervali kapėrcyes (3,4,5) gjithmonė nė ngjitje

Shembulli muzikor nr 31. “Kur ish kan krajli n`kotorr”

-pas kėsaj vijojmė me zbritjen graduale tė lartėsisė sė kapur nėpėrmjet tingujve kalues, tė shkėmbyer dhe zbritės, tė cilėt janė nė kontrast me fillimin e melodisė pėr shkak se parapėlqejnė vlera tė vogla meloritimike

Shembulli muzikor nr 32. “Imeri qet bab`  e axh` prej burgut”

-nė secilin mbarim fjalie kemi gjithmonė njė cezurė relativisht tė gjatė

Skema meloritmike priret drejt lėvizjeve 2 dhe trepjesėtuese dhe kombinimeve tė thjeshta mes tyre. (2/8, 3/8, 2/4, ¾, 5/8, 9/8), etj. Pėrgjithėsisht, skema e ndėrtimit tė vargjeve tė ciklit ėshtė e mbėshtetur nė vargjet 6, 8, kryesisht 10-rrokėshe (kjo sipas ritmit muzikor), por gjejmė edhe 14 dhe 16-rrokėsha, kėta mbėshtetur mbi shkallėt muzikore modale diatonike tė tipit eolian, dorian, frigjian dhe miksolidian. Nė mjaft raste gjejmė edhe intervale muzikore mė tė vogla sesa gjysmė toni, ēka e bėn tė vėshtirė klasifikimin e shkallėve tė tilla.

Mbi lahutarėt e eposit:

Muziktari popullor qė luan dhe kėndon me lahutė, rėndom e gjejmė me pėrcaktimin lahutar, por edhe aed ose rapsod. Sipas Gėrcaliut: tėrė rapsodėt e eposit, mjeshtėrinė e ekzekutimit tė kėngėve dhe tė interpretuarit nė vegėl e marrin nė mosha mjaft tė reja. Lidhur me rapsodėt mė tė shquar, Pater Anton Harapi, nė vitin 1937,  pėrshkruan nė dorėshkrimet e tij qė gjenden pranė AQSH-sė, takimin nė Theth me rapsodin-lahutar shumė tė njohur nė ato vite-Gjergj Pėllumbi[25]. Ka rapsodė qė mbajnė mend dhe interpretojnė deri nė 10-15 mijė vargje nga eposi.

           

Foto: “Lahutari popullor”

Kėngėt malėsorēe[26]:

            Ndėr krijimet muzikore mė interesante tė bazuara mbi modolo-diatonikėn veriore janė edhe kėngėt malėsorēe[27]. Kėngėt malėsorēe janė kėngė kushtrimi tė malėsorėve nė Veri tė Shqipėrisė, tė cilat kryejnė funksionin e zėdhėnies, tė pashoqėruara me ndonjėlloj vegle muzikore. Ka pėrcaktime tė ndryshme pėr kėngėt malėsorēe. Ato njihen nė popull edhe me emėrtimet: kėngė majekrahi, kėngė pėrmajekrahi, kėngė pėrkryekrahi, kėngė termalēe, kėngė piskė, kėngė me gisht nė vesh, kėngė pėrpjetė, kėngė asqerēe. Kėto emėrtime nisen kryesisht nga dy pozicione: ose ai i mėnyrės sė interpretimit, ose nga qėllimi i kryerjes sė saj. Lidhur me mėnyrėn e interpretimit tė kėtyre kėngėve do tė thoshin se janė dy pozicione kryesore: pozicioni mė kėmbė dhe pozicioni ulur mbi gjunjė. Pozicioni i dytė ėshtė mė tipik pėr barinjtė.

Foto: “Dy malėsorė nė gjunjė duke kėnduar kėngė malėsorēe”

Foto: “Dy malėsorė mė kėmbė duke kėnduar kėngė malėsorēe”

Sipas Munishit, lidhur me pėrhapjen e tyre nė Kosovė, ato i gjejmė mė tė theksuara nė Malėsinė e Madhe tė Mbishkodrės, nė trevat e Trieshit, tė Hotit, tė Grudės, nė rrethin e Plavės e tė Gucisė, nė Rugovė, Malėsinė e Gjakovės dhe nė Podgur tė Pejės dhe tė Istogut. Nė Shqipėrinė e Veriut do t’i hasim nė Has, nė rrethin e Kukėsit, tė Pukės, nė disa fshatra tė Mirditės, tė bregut tė Matit dhe pjesėrisht nė rrethin e Lezhės. Ka gjurmė tė kėngėve malėsorēe edhe tek shqiptarėt nė Mal tė Zi. Kryesisht njihet si kėngė barinjsh. Me kalimin e viteve ekziston edhe njė repertor i kėnduar i kėtyre kėngėve tė cilat deri diku ēlirohen nga karakteri utilitar i pėrdorimit paraprak tė tyre.

Nė pikėpamje tė ndėrtimit tė melodisė, nė kėto kėngė nuk hasim melodi shumė tė zhvilluara. Ashtu si nė kėngėt e eposit legjendar, edhe kėtu dallojmė njė strukturė tė ndėrtimit tė melodisė e cila, fillimisht, aktivizon vlera tė gjata muzikore e, mė pas, melodia shtjellohet nėpėrmjet lėvizjeve meloritmike mė tė shpejta. Pikėrisht ky konceptim popullor i melodisė sė bashku me drejtimin zbritės tė saj, sjell njė unitet tė menduari muzikor tė asaj qė ne e kemi quajtur “metodė kompozicionale popullore”. Shkallėt muzikore mbi tė cilat kėto shkallė kėndohen janė modale, kryesisht tė tipit diatonik, por edhe kromatik tė mbėshtetura nė njė sistem tingullor popullor jo tė temperuar, mbėshtetur mbi vargjet 8-rrokėshe. Vargjet e kėtyre kėngėve janė shumė tė thjeshta dhe tė qarta nė destinacionin e tyre pėr shkak se vargjet e shumicės sė tyre janė njoftime nė distancė, si p.sh.: “Thuj Gjakovės , ēou e del”, “Kanga e Rugovės”, “Ali Pasha fjal ka ēue”, “N’fushė t’Kosov’s u mlodh telalli” etj.

Shembulli  muzikor nr. 33. “Kėngė majekrahe”

Shembulli  muzikor nr. 34.“Kėngė majekrahe”

Zakonisht kėngėt kėndohen solo, por ka raste edhe tė kėnduara nga dy kėngėtarė. Kemi raste kur meloditė e tyre i gjejmė tė interpretuara edhe me vegla popullore tradicionale, si kavall, zumare, fyell dhe gajde. E gjejmė tė pėrdorur si terminologji dhe si strukturė edhe nė letėrsinė shqipe[28].

Vajet dhe gjėma

Me vaj[29] do tė kuptojmė tė qarėt e njė tė vdekuri me ligje, tė qarėt pėrgjithėsisht, vajtoj, vajtim. Lidhur me vajtimin shqiptar, si dėshmia e parė e shkruar vlerėsohet vajtimi i Lekė Dukagjinit pėr Gjergj Kastriot Skėnderbeun. Kėtė e jep Marlin Barleti nė veprėn e tij “Histori e Skėnderbeut” (1508-1510). Mė pas, pėr vajtimin shqiptar sjell tė dhėna Demetrio Franko mė 1584-ėn; “Rituali Roman” i Budit, mė 1621-shin; Frang Bardhi nė njė relacion tė vitit 1641, Evla Ēelebia mė 1660-1664-ėn; Viēenso Dorsa, mė 1847-ėn; Johan Georg von Hahn-i nė veprėn “Studime shqiptare”-1853-1854, Elena Gjika, Zef Jubani, De Rada, Luigj Gurakuqi, Viēens Prenushi, Maksimilan Lambertzi, etj. Njė nga vajtimet mė tė vjetra shqiptare pėrmendet ai i rapsodisė kreshnike me lahutė “Ajkuna qan Omerin”.

Nė Veri kemi vajtimin qė quhet “gjėmė”[30], i cili ėshtė njė e qarė kolektive. Vajtimi apo gjėma shqiptare ėshtė njė dramė muzikore e vėrtetė e ngjashme me strukturat e tragjedive antike. Nė tė janė tė pėrcaktuara qartė rolet dhe vendet e pjesėmarrėsve si dhe veprimi letrar dhe muzikor. Vend tė rėndėsishėm gjatė “gjėmės” luan kori i burrave pjesėmarrės nė tė, tė cilėt vajtojnė melodikisht nė grup duke e shoqėruar ritualin e qarjes me tė goditura tė gjoksit dhe tė ējerra tė fytyrės. Kori kėndon njė melodi tipike, e cila ėshtė diēka ndėrmjet kėngės habertare dhe eposeve me lahutė, e cila, me kalimin e kohės, shndėrrohet gjatė “ah-aheve” tė tė gjithė pjesėmarrėsve nė njė heterofoni zėrash dhe ritmesh. Pas korit janė vajtojcat tė cilat qajnė nė monodi tė vdekurin. Tek vepra e I.Kadaresė e gjejmė tė pėrdorur edhe nė trajtėn “e gjėmshme”. Sipas Munishit: nė Podgur tė Kosovės, vajtimi bėhet vetėm tek femrat, me kokė tė ulur dhe “me vaj nė fyt”.

Nė Jug kemi vajtimin polifonik. Pėrsa i pėrket emėrtimit tė ndryshėm tė gjinive qė lidhen me qarjen e tė vdekurit vėrejmė disa tė dhėna strukturore mjaft tė vlefshme qė lidhen me diferencat ndėrmjet njėrit tip dhe tjetrit. Kėshtu gjinia e “Vajtimit” lind dhe formohet brenda njė largėsie shumė tė vogėl tė interpretuesit popullor me objektin (nė kėtė rast i vdekuri i pavarrosur). Pėrgjithėsisht janė vajtuar trimat e rėnė nė luftė. Nė tė dyja rastet rol tė rėndėsishėm luajnė vajtojcat. Vajtimi[31]  si gjini popullore e gjejmė qė tė luhet edhe me fyell dhe longar. Vaj-in e gjejmė tė pėrdorur si titull edhe nė letėrsinė shqipe. Njė ndėr poezitė e Fatos Arapit titullohet “Vajet e Ballkanit”[32].

Llojet e veglave tradicionale qė marrin pjesė nė shoqėrim:

Ēifteli:  

e.f., vegėl muzikore kordofone me dy tela qė gjendet nė Veri tė Shqipėrisė.
Etim. Sokoli: nga fjala turke “ēift” dhe nga fjala arabe “tel”. Nė greqishte “kitelis” nė maqedonishte “kitelija”.
Enci. Vegla e ēiftelisė ka njė pėrhapje nė Veri tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė. E gjejmė tė pėrdorur edhe nė fshatrat e “Maqedonisė toske”. Kemi disa lloje ēiftelish. Ēiftelia e vogėl quhet ndryshe edhe ēifteli dukagjini, sepse kjo ēifteli pėrdoret nė regjistrin e lartė. Ēiftelia mesatare quhet ndryshe edhe ēifteli tirane, nė nonjė rast edhe ēifteli elbasani. Ēifteli e madhe quhet ēiftelia e Dibrės, ēifteli e cila nuk kombinohet me sharki pėr shkak tė regjistrit tė saj tė poshtėm qė ėshtė i ngjashėm me sharkinė. Dy telat e ēiftelisė akordohen nė mėnyra tė ndryshme dhe mbi tela luhet me pendė. E gjejmė tė pėrdorur kryesisht nė funksion tė vokalit, si vegėl solistike, por edhe si vegėl pėrbėrėsė nė ansamble me vegla kordofone dhe membranofone. Zakonisht interpreti nė ēifteli ėshtė edhe kėngėtar. Veglėn e ēiftelisė e gjejmė tė pėrmendur edhe nė krijime tė ndryshme tė folklorit gojor:

                        Ēiftelia me dy tela,
                        fort po vishen grat e veja,

                                                Qerret i Madh-Pukė.

Me emrin qyteli dhe qiteli e gjejmė tė pėrdorur nė Kosovė. Nė vitin 1966, nė qytetin e Lezhės formohet ansambli folklorik me emrin “Ēiftelia” , pjesėmarrės nė tė gjitha festivalet folklorike kombėtare dhe lokale, vlerėsuar me ēmime dhe medalje. Ansambli mban urdhrin “Naim Frashėri” tė klasit tė dytė.

Lit: “Melodi dhe valle popullore instrumentale”, Tiranė, 1969; Sokoli R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981; Miso P, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė, 1990, Sokoli R. Miso P. “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991 etj.

Ēifteli me dy bishta:

Tip i ri ēiftelie i gjendur dhe pėrdorur nė muzikėn popullore tė Lezhės.
Enci. Ky tip ēiftelie ndėrtohet nė njė bllok druri tė vetėm me njė kasė rezonance, me katėr tela tė vendosur dy e nga dy nė secilin prej bishtave. Arsyeja e ndėrtimit tė kėsaj dubėlēiftelie lidhet me futjen nė njė instrument tė dy mėnyrave tė ndryshme tė akordimit tė ēiftelisė. Dalja dhe interpretimi i parė publik me kėtė ēifteli u bė nė FFK-Gjirokastėr 2000, nga grupi popullor i prefekturės Lezhė. Nė kėtė tip ēiftelia ka interpretuar muziktari popullor Gjergj Froku.

Lahutė:

e.f. Vegėl popullore me njė tel, mbi tė cilin luhet me hark me qime tė pėrkulur qė pėrdoret kryesisht nė Shqipėrinė Veriore dhe nė Kosovė. Etim. Sokoli: nga arab=dru (aloes); sipas Tagliavinit: “Al’ud”. Nė frėngj=leut dhe nė italishte=liuto. Nga italishtja ėshtė pėrhapur edhe nė gjuhė tė tjera ballkanike.
Enci. Harku i lahutės ndėrtohet nga degėt e drurit tė thanės tė tėrhequra me qime argeci. Trupi i saj pėrbėhet nga kasa e drurit dhe lėkura mbėshtjellėse e kasės e cila zakonisht ėshtė lėkurė keci. Ndėrtimet mė tė zakonshme tė kokės sė lahutės janė me kokė dhie, qė sipas prof. Sokolit: koka e dhisė nė bishtin e lahutės paraqet nė mėnyrė simbolike heroin tonė kombėtar-Skėnderbeun. Kėto quhen ndryshe edhe “lahutė me Skėnderbeg”. Lahutės i bihet ulur, kėmbėkryq pėr tokė. Sipas Pater B.Palajt: lahuta asht vegėl primitive dhe e thjeshtė. Pėrbahet prej nji kupzės sė drujtė nė trajtė vezake mbulue me lkurė, qi thirret shark, e ka nji bisht jo fort tė gjatė. Sipas Misos: lahuta e malėsorėve tanė tė Veriut pėrfaqėson arketipin mė tė lashtė tė veglave kordofone me hark tė kontinentit evropian dhe se shtėpia pa lahutė nė Veri quhet “shtėpi e lanun”. Sipas Fishtės (i cili ka shkruar edhe veprėn nė vargje me titull “Lahuta e Malcis”) kemi: lahuta asht nji instrument fort i pėlqyem prej njerzvet t’maleve t’ona, me t’cillen ata kndojnė lavdin a se vajtojnė dhimbjen e tyne. Asdreni ka shkruar se: Zani i ambėl i lahutės/Ky ėshtė kanga e Malėsis’. E gjejmė tė pėrdorur edhe si emėrtim: “Lahuta e butė e Dukagjinit”, pjesa e dytė e Vell XI tė “Visareve tė Kombit, Tiranė, 1944, me 22 kėngė dashurie tė trevės sė Dukagjinit. Nė vendin tonė me lahutė kėndohet eposi i kreshnikėve, i cili ėshtė edhe repertori mė i gjerė dhe i plotė muzikor i kėtyre trevave. Pėrveēse kėndohet me lahutė, dendur nė vargjet e eposit, lahuta pėrmendet edhe me emėr:

Ia kan’ pru lahutėn prej palnet
edhe zharkun prej gomarit
edhe qime t’kalit t’mazit,
edhe at dorzėn e kish prej thanet.

Nė vitin 1913, u krijua shoqėria muzikore teatrale “Lahuta”. E gjejmė tė pėrdorur edhe me emrin gude.

Lit: A.Q.SH., fondi 441, dosja 28, viti 1937; Majer Neogr. “Studien” IV 41, Bogdani P, “Cuneus Prophetarum”; Sokoli. R, “Figura e Skėnderbeut nė muzikė”, Tiranė, 1978; Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981; Kadare I, “Autobiografia e popullit nė vargje”, Tiranė, 1981; Fishta Gjergj, “Estetikė dhe kritikė”, Tiranė; “Epika legjendare” II, Tiranė, 1983; Sokoli Ramadan, “Lahuta dhe kėngėt e kreshnikėve”, “Nėntori”, 1/1984; Shituni Spiro, “Eposi dhe lahura sot”, gaz. “Drita”, 1988, 1 Maj; Daja F, “Veēori themelore tė muzikės sė Eposit Heroik Legjendar”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 4, Tiranė, 1989; Miso P, “Muzikė popullore instrumentale”, Tiranė, 1990; Sokoli R, Miso P, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991; Camaj Martin, “Vepra letrare 3”, Tiranė 1996; Dedej Sulė, Balliēi Alfons “Isuf Myzyri”, Onufri 1996 etj.

Lahuri:

e,f., Vegėl muzikore popullore mbi tė cilėn interpretohet me hark.
Enci. Ka njė pėrdorim relativisht mė tė pakėt nė krahasim me lahutėn. Pėrdoret kryesisht nė rrethin e Matit e deri nė Peshkopi. Pjesėrisht e gjejmė tė pėrdorur edhe nė rrethin e Krujės.

Lit: Sokoli. R, “Gjurmime folklorike”, Tiranė, 1981 etj.

Sharkia:

Vegėl popullore kordofone nga familja e tamburasė.
Enci. Nė pamje tė jashtme ėshtė si ēiftelia, por mė e madhe nė formė. Numri i telave ndryshon sipas llojeve. Prof. Sokoli thotė se ka sharki me 4, 6, 9 dhe 12 tela. Tipi mė i rėndomtė ėshtė me tre tela nė raporte kuintash. Po sipas prof. Sokolit: sharkia pėrdoret vetmas pėr jone kėngėsh dhe vallesh si dhe pėr tė shoqėruar kėngėtarė. Sipas Ēetės: nė vitet e fundit, kur lahuta ėshtė kah zhduket fare, njė instrument tjetėr, sharkia, ėshtė bėrė vegėl muzikore shumė e parapėlqyeshme dhe po pėrdoret mė sė shumti. Sharkinė e gjejmė tė ndėrfutur edhė nė formacione popullore me vegla. Pėrdoret kryesisht nė Has dhe nė disa zona tė Kosovės. Nė Gjakovė gjejmė edhe sharki tė pajisura me zilka tė vogla, qė nxjerrin tinguj sipas lėvizjeve ritmike tė veglės. Njė muziktar shumė i njohur nė sharki ka pasė qenė edhe Bajram Sharkia nga Landovica e Prizrenit.

Lit: Miso Piro, “Sharkia dhe funksionet muzikore tė saj”, “Kultura Popullore”, 2/1980; Ēeta Anton, “Disa tė dhėna mbi zhvillimin struktural tė baladės shqipe”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė 25/1995 etj.


[21] Pėr literaturė shtesė shiko dhe  “Visaret e kombit-4”, Tiranė, 1937; Gėrcaliu M, “Tipi i rapsodit tė kėngėve tė kreshnikėve”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 2, Tiranė, 1986;
Arapi F, “Kėnga popullore shqiptare mbi luftėn e Kosovės”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 2, Tiranė, 1986; Uēi A, “Epika heroike dhe roli i saj nė folklorin shqiptar”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 2, Tiranė, 1986; Lambertz. M, “Die Volksepik der Albaner”, Halle, 1958; “Kėngė popullore legjendare”, Tiranė, 1965; “Epikė legjendare”, V, Tiranė, 1966; “Kėngė kreshnike”, Prishtinė, 1974; “Rapsodi kreshnike”, Tiranė, 1983; Uēi Alfred, “Epika heroike dhe roli i saj nė folklorin shqiptar”, tek “Ēėshtje tė folklorit shqiptar”, Vėll II, Tiranė, 1986; Ramadan Sokoli, “Mbi ritmikėn nė ciklin e kreshnikėvė”, tek “Ēėshtje tė folklorit shqiptar”, Vėll II, Tiranė, 1986; “Ēėshtje tė folklorit-4”, Tiranė, 1989.

[22] Rreth kėsaj shiko M.Lambertz, “Epika popullore e shqiptarėve”, tek “Ēėshtje tė folklorit”, nr. 6, Tiranė, 1998.

[23] Lidhur me transkiptimet muzikore tė eposit tė kreshnikėve, rekomandojmė analizat dhe transkipimet nė librin “Rapsodi kreshnike”, tekste e melodi, Tiranė, 1983.

[24] Ferial Daja, “Veēori themelore tė muzikės sė eposit heroik legjendar”, tek “Ēėshtje tė folklorit-4”, Tiranė, 1989.

[25] Ndėr muziktarėt e tjerė tė shquar nė kėngėtimin dhe interpretimin nė lahutė tė viteve ’20-‘40 pėrmendim: Pal Buli, Dodė Nikollė Loshi, Palok Ujka,  nė Malėsi tė Madhe; Gjergj Pėllumbi, Marash Nikaj nė Dukagjin; Sokol Martini nė Mėrtur; Mirash Gjoni nė Curraj tė Epėr etj. Pas viteve ’40 kemi: Gjin Bardhoshin-Nikaj Mėrtur; Prendush Gegėn-Pukė; Sokol Martini-Tropojė; Osman Arifi-Tropojė; Nikoll Sokolaj-Lezhė; Shaban Groshi-Pejė; Gj. Martini-Vermosh, Shkodėr; N.Delia-Totaj-Mėrtur, Tropojė; S. Rushvelaj-Grishė, Shkodėr; Zef Avdia-Curraj, Dukagjin etj. Kemi edhe femra rapsode me lahutė, si: Katrina e Zikut, Dile Gjoni, Frange Curri (1900-1974), Cungė Smajlja, Sabile Fetahu etj.

[26] Fotot dhe shembujt e transkiptuar janė marrė prej libirt tė Dr. Rexhep Munishit, “Kėngėt malėsorēe shqiptare”, Prishtinė, 1987.

[27] Rexhep Munishi  “Kėngėt malėsorēe shqiptare”, Prishtinė, 1987.

[28] Ja njė fragment nga poezia “Kėngė majėkrahi” e Xhevahir Spahiut:
                           Burri burrit lajm i ēon,
                           bjeshka bjeshkės i ēon fjalė:
                           -O, moreee…
                           -Uo po ku je, moreee…
                           -Hiq kushtrimin nė shtatė e shtatėdhjetė…
                           Dora-guaskė vikamat mbledh.
                           Kėngė “asqershe” majėkrahi,
                           rrugės rrokjet u bien fjalėve,
                           fjala mbėrrin nė vesh tė tjetrit;
                           kulla kullės po i flet,
                           po i flet shekulli shekullit.
                           -Uo po ku je, moreee…
                           Burri burrit,
                           mali malit:
                           -A t’lumtė pushka, more e ia lansh djalit.
                           Kėngėt tona majėkrahi
                           tytė pushkė nderur bjeshkėsh,

                           morsi ynė i pėrjetshėm.

[29]Etimologjinė e kėsaj fjale  G.Meyeri e jep si  fjalė me burim onomatopeik, duke dalė emri prej pasthirrmės. Sipas Ēabejt: formim i vaj-it me sufiksin e agjentit -tor fem. -tore ėshtė vajtore “grua qė i bėn vajnė njė tė vdekuri”; nė Veri edhe vajtojcė njė postverbal i vajtoj me -ce-nė e atij dialekti. Fjalė e mbarė e gjuhės, Buzuku (p.sh. XXXVIII/2, Mateu 8, 12)  e aty klenė vaj e sokėllimė n dhambėsh “ibi erit fletus et stridor dentium”. BUDI (SC 384) me tė nadh e t idhunė vaj.

[30] Etimologjia sipas G.Meyerit 139 v: nga lat gemere , dhe emri gjėmė f. e gjėm n. prej foljes gjėmoj; nė dialektet e Greqisė gjėmėtimė f. “bubullimė” ( G.Meyer, ASV 79). Ēabej: fjalė e gjuhės mbarė. Po sipas Ēabejt: nė burimet e vjetra ruhet njė domethėnie mė e afėr me atė tė lat. Gemere. Khs M y fshanjemė, tue gjimuom e tue klanė mbė kėtė shekullė plot me lot e gjamėnė e atyne qi pėr kambėsh hiqishnjinė n. lidhunė, te Buzuku ( XIV5, XVII/2, Psalm 107, 21); Budi (DC 36, 215) fort gjėmoj ndė zėmėrė tė vet e Idhunė tue gjėmuam. Prej Veriu khs. edhe gjamatar m. “ai qė bėn vaje nė njė mort”, me gjamue me i ba gjamėn” te FR 163.

[31] Shiko, gjithashtu, “Mbi vajtimet shqiptare”, Prishtinė, 1985; Munishi Rexhep, “Kėndimi i femrave tė Podgurit”, Prishtinė, 1979 etj.

[32] Shkrumbojnė natėn antike vajet e Ballkanit.
                           Zėri i parė vjen prej kohėsh tė moēme
                           Zėri i dytė vjen prej kohėsh bizantine.
                           Zėri i tretė ka qenė dhe ėshtė pėrherė
                           ngashėrim i mbytur
                           i zemrės sė njomė tė Ballkanit.