Folklori Muzikor - monodia Shqiptare

 

Kreu III

Melodika monodike vokale shqiptare apo muzika popullore e fshatit.

Melodika dhe shkallėt muzikore diatonike. Melodika dhe drejtimi i lėvizjes. Melodika dhe shtrirja intervalore nė muzikėn vokale dhe atė me vegla. Melodika dhe forma muzikore popullore.

Melodika dhe ritmika

Klasifikimi i modeve diatonike

Sė pari, i menduari muzikor monodik si dhe praktika popullore mbi tė ka njė lidhje gjenetike me shkallėt muzikore modale mbi tė cilat kjo traditė ndėrtohet. Ajo ēka duhet tė evidentohet mė sė pari lidhet me faktin se struktura e kėtyre shkallėve muzikore popullore si dhe temperimi muzikor popullor, nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė rezultat i teorive apo sistemeve muzikore tė parakuptuara apo tė importuara. Nisur qė nga mėnyra sesi kėngėtarėt dhe muziktarėt popullorė nė vegla marrin tingullin nistor tė melodisė, nė mėnyrėn sesi ndėrtohen veglat muzikore popullore autentike, nė problemet e temperimit muzikor popullor, i cili nuk merr parasysh ndarjet klasike, realisht do tė na duhet tė pėrballemi me vėshtirėsi tė klasifikimit tė shkallėve tė muzikės sonė popullore. Me kohė ėshtė pohuar se trajta e joneve popullore nuk ėshtė e ngurtė sa ē’paraqitet me shkrim, sepse ato u ngjasin organizmave tė gjallė qė mund tė pėsojnė ndryshime si nė lėvizje, ashtu nė brendinė dhe nė strukturėn e tyre[17]. Megjithėse muzika jonė popullore ėshtė lindur dhe ėshtė zhvilluar tėrėsisht nė bazė tė praktikave tė brendshme dhe tėrėsisht origjinale, ėshtė e nevojshme t’i referohemi njė sistemi klasifikimi pėr ndarjen dhe emėrtesėn mbi shkallėt qė kjo muzikė mund tė klasifikohet.

Sė dyti, nisur nga ky realitet muziko-folklorik, ku bashkekzistojnė tė gjitha llojet e mundshme tė kombinimeve ritmike dhe atyre intervalore (duke filluar nga ato me dy nota e deri tek shkallėt e plota diatonike), shkenca etnomuzikologjike ėshtė pėrpjekur tė klasifikojė meloditė diatonike brenda teorive tė njohura tashmė. Qysh mė 1965-ėn, prof. Sokoli ka evidentuar faktin se diatonika ėshtė mjaft evidente tė folklorin fshatar verior, duke theksuar se nga shkallėt e lashta modale mjaft tė rėndomta nė folklorin tonė tė kėsaj treve janė ato qė ngjasin nė klasifikim me shkallėt eoliane, doriane dhe frigjiane. Kėtu na duhet tė ritheksojmė mendimin racional tė F. Dajės, se emėrtimi i shkallėve tė muzikės sonė popullore me doriane, frigjiane etj. tregon mė tepėr ngjashmėri midis kėtij apo atij modi, sesa njė pėrshtatje shabllone qė, nė tė vėrtetė, do t’u humbiste atyre shumė nga vlerat origjinale tė gjuhės muzikore popullore[18]. Muzika jonė popullore dhe gjithēka lidhet me tė ėshtė njė reflektim specifik dhe pasqyrim i tipareve origjinale tė popullit shqiptar, i veēorive tė tij gjenetike dhe etnokulturore e njėkohėsisht edhe i reflekseve, substrateve dhe adstrateve tė ballafaqimit tė kėsaj kulture me kulturat e huaja. Si e tillė, duke u nisur nga njė repertor i qėndrueshėm, do tė na duhet tė gjejmė njė tė mesme nė klasifikimin e shkallėvė mbi tė cilat kjo muzikė ngrihet duke iu pėrafruar edhe pėrvojės botėrore etnomuzikologjike nė klasifikime tė ngjashme.

Sipas teorive tė vjetra greke tė klasifikimit tė modeve, kemi tri mode kryesore diatonike:

            -doriani= mi-fa-sol-la-si-do-re-mi, me gjysėmtonet=(1-2-5-6)

            -frigjiani=re-mi-fa-sol-la-si-do-re, me gjysėmtonet=(2-3-5-6)

            -lidiani= do-re-mi-fa-sol-la-si-do, me gjysėmtonet=(3-4-7-8)

            Tė gjitha modet e tjera qė krijohen janė tė ndėrvaruara dhe nė marrėdhėnie farefisnie me modet bazė. Kėshtu, njė kuartė poshtė dhe sipėr dorianit kemi:

-miksolidiani=si-do-re-mi-fa-sol-la-si, me gjysėmtonet=(1-2-4-5)

-eolianila-si-do-re-mi-fa-sol-la, me gjysėmtonet=(2-3-5-6)

            Njė kuartė poshtė dhe sipėr frigjianit kemi:

-eoliani= la-si-do-re-mi-fa-sol-la, me gjysėmtonet=(2-3-5-6)

            -joniku=sol-la-si-do-re-mi-fa-sol, me gjysėmtonet=(3-4-7-8)

Njė kuartė poshtė dhe sipėr lidianit kemi:

            -joniku=sol-la-si-do-re-mi-fa-sol, me gjysėmtonet=(3-4-7-8)

-hypolidiani=fa-sol-la-si-do-re-mi-fa, me gjysėmtonet=(4-5-7-8)

            Ky klasifikim do tė jetė i vlefshėm edhe pėr ne, pėr ta pėrdorur nė analizat tona tė mėposhtme. Nė kohėn kur pėrcaktoheshin emėrtimet e para tė shkallėve muzikore, nė Greqinė e vjetėr gjejmė edhe tendencat pėr pėrcaktimin e gjinive muzikore tė cilat, sigurisht, qė ishin tė lidhura ngushtė me format e poezive korale.

Gjinia muzikore

Vendi ku kėndohej

1. Himni

Krijim me karakter fetar

2. Peane

Krijim pėr nder tė Apolonit dhe pėr fitimin e luftėrave

3. Ditiramb

Krijim pėr nder tė Dionizit

4. Hiporkeme

Krijim i pėrcjellė me valle pėr kultin e Apolonit

5. Epitalme-himene

Kėngė dasme

6. Prozodi

Kėngė korale qė kėndohej nė varrim

7. Trene-epiide

Kėngė solo nė varrim

8. Engoma

Kėngė tė gėzuara tė gostive

9. Partene

Kėngė tė kėnduara nga vajzat

Pėr tė vazhduar mė tej me shkallėt diatonike, do tė theksonim se shpeshherė ka pasur konfuzione lidhur me emėrtimin e tyre nė kohė tė ndryshme. Me sa dimė, klasifikimi i tyre ka pasur tri etapa. Etapa e parė ėshtė ajo qė lidhet me emėrtimin e shkallėvė sipas grekėve tė vjetėr. Pėr kėtė fazė mund tė themi se emėrtimi i modeve u lidh ngushtė me zhvillimin e letėrsisė sė vjetėr e nė mėnyrė tė veēantė me tri dialektet bazė mbi tė cilat ajo ndėrtohej: pėrkatėsisht dialekti jonik, eolik dhe dorik. Etapa e dytė, rreth mesjetės i riklasifikoi modet duke u ndėrruar emėrtimet shkallėve tė vjetra. Pėr kėtė fazė, prof. Sokoli thekson se nė shek. IV-V tė erės sonė, u ndryshua edhe drejtimi i shkallėve modale (nga zbritėse u bėnė ngjitėse) si dhe u ngatėrrua emėrtimi i tyre me ato tė lashtėsisė. Duke u nisur nga ēdo gradė e shkallės diatonike, u pėrftuan tetė shkallė modele, tė cilat dalloheshin nėpėrmjet vendit tė gjysmėtoneve si dhe pėr shprehitė psikologjike tė posaēme. Katėr nga kėto shkallė u cilėsuan si autentike:

re-mi-fa-sol-la-si-do-re            (shkalla doriane sipas emėrtimit kishtar)

mi-fa-sol-la-si-do-re-mi           (shkalla frigjiane sipas emėrtimit kishtar)

fa-sol-la-si-do-re-mi-fa            (shkalla lidiane sipas emėrtimit kishtar)

sol-la-si-do-re-mi-fa-sol          (shkalla miksolidiane sipas emėrtimit   kishtar)

Ndėrsa katėr shkallėt e tjera (d.m.th. hipodoriane, hipofrigjiane, hipolidiane dhe hipomiksolidiane), u cilėsuan si plagale”[19]. Etapa e tretė e ndryshimit i pėrket shek. XVI[20].

Shkallėt muzikore “tė gjymta” nė monodinė popullore veriore

Larmia e organizimeve melodike tė muzikės popullore veriore ėshtė mbėshtetur kryesisht mbi marrėdhėniet intervalore tė tonit me gjysmėtonin dhe mė pak se kaq. Me kėto kombinime, tė cilat krijojnė marrėdhėnie tė thjeshta intervalore kemi edhe shembujt e parė muzikorė tė ndėrtimit tė melodive, pėr tė cilat duhet thėnė se nuk duhen konsideruar si pikėnisje kronologjike e ndėrtimit tė melodive me mė shumė nota dhe intervale. Themi kėshtu, pasi struktura melodike e shqiptarit, nuk pranon konceptin sasior tė notave nė melodi pėr tė garantuar pikėrisht variacionin e saj. Logjika muzikore e shqiptarit verior pranon konceptin e angazhimit total tė kombinimeve tė tingujve duke filluar nga ato me 2, 3, 4, 5 nota, tė cilat nuk pengojnė realizimin artistik tė shprehjes muzikore nė kontekstin konkret tė pėrdorimit muzikor. Theksojmė edhe njė herė se kjo renditje e tingujve nė melodi, nuk duhet kuptuar kurrsesi si njė shprehje e zhvillimit gradual-historik tė melodive popullore ose pamundėsi e zgjerimit tė tyre prej procesit kompozicional popullor. Nė kėtė vėshtrim ato kurrsesi nuk duhet konsiderohen “tė gjymta”. Pėr arsye tė skedimit dhe tė sistematizimit tė materialit tingullor popullor, mė poshtė po ju paraqesim njė shumėsi tė kombinimeve tė tingujve pėrgjatė krijimeve muzikore popullore tė pėrzgjedhura nė gjithė hapėsirėn muzikore veriore.

1. Krijime muzikore mbi njė tingull

Lidhur me kėtė ndarje, do tė theksonim faktin se mbi njė notė mund tė luhet njė skemė ritmike e caktuar, por nuk mund tė bėjmė dot njė melodi

2. Krijime muzikore me dy tinguj-bikordalė

Me krijimet muzikore me dy tinguj fillojnė kombinimet muzikore. Nė muzikėn popullore do tė hasim variante tė ndryshme tė kėtyre dy tingujve tė zgjedhur pėr tė dhėnė njė emocion tė caktuar.

Shembulli muzikor nr. 1. “Nani nani more djalė”

            Nani nani, more djalė,                            tė thotė nana, mor djalė,

            tė thotė e bardha nanė,                           tė thot’ nana, moj robinė,…

Shembulli muzikor nr. 2. ”Rona rona peperona”

            Rona, rona, peperona,                            tė na bėhet misėrija,

            bjerė shi shi nė arat tona            ,                       qė tė hajė varfėrija;…

3. Krijime  muzikore me tre tinguj-trikordalė

Ashtu si nė muzikėn e kultivuar, numri tre duket se ėshtė njė numėr i pėrsosur pėr tė filluar kombinimet muzikore tė tingujve.

Shembulli muzikor nr 3. “Luli lul gjepin me thanė”

Luli lul,1) gjepin2) me thanė               luli lul, gjepin me mollė

rrjetma,3) zot, me bab’ e me nanė;    rrejtma, zot, me vllazėn, me motra

Shembulli muzikor nr 4. “Mirėdita pėr kullana”


Shembulli muzikor nr 5. “Kur e zumė tė parėn lojne”

            Kur e zumė tė parėn lojnė,                     Duel drita, palli murra,

            e kem’ ditė se do t’u knojmė.                 na janė zanė do cullė me burra.

 

Shembulli muzikor nr. 6. “Ē`je tuj ba moj ē`je tuj ba”

            -Ē’je tu ba, moj, ē’je tu ba,                     -Jam tu vu, moj, jam tu vu

            nė hie tė manit?                                     kamcat e mitanit…

 

Shembulli muzikor nr. 7. “Gjithė ditėn ēep pilhure”

            Gjithė ditėn ēep1) pilhurė,2)                      Gjithė ditėn ēep pėrpare,

            kryet s’e ngrejte            3) kurė!                         sot jam mushė me gale;…

 

4. Krijime muzikore me katė tinguj-tetrakordalė

Siē dihet, mbi  kombinimet me katėr tinguj ndėrtohet njė pjesė e madhe e repertorit muzikor popullor. E rėndėsishme tė theksojmė ėshtė fakti se katėr notat qė kombinohen, nuk janė domosdoshmėrisht tė renditura njėra pas tjetrės.

Shembulli muzikor nr 8. “Ore zogj i ferrės”

Shembulli muzikor nr 9. “Mori dranofillja e bardhė”

            Mori dranofillja e bardhė,                       mora dedin-o me ty.

            kur mora gjethin me sy                           Nė mjedis tė dedit-o,…

Shembulli muzikor nr 10. “Mori e mira ner do thana”

Shembulli muzikor nr. 11. “Vashėz-o, filėz-o”

Shembulli muzikor nr. 12. “Ty tė shkofshin darsmėt mare”

            Ty tė shkofshin darsmėt mar-o,              si urizi qi bij n’arė,

            dhonėrr-o!1)                                           qi t’na mushi plot hamart


Shembulli muzikor nr. 13. “Po ēon dheu mjegull-o”

            Po ēon dheu njegull-o.                            Po vjen paj’ e nuses-o

            Kush po vjen mas njegllės-o?                 Paj’ e nusen ku ma le?

Shembulli muzikor nr. 14. “Udh e marė o gjrishatorė”

            Udh’ e mar’ o gjrishator-oj                     he, ju paēi faqen e bardhė!

            u kem’ gjrish’ e keni ardhė,                    Udh’ e marė, daxhallarė,…

Shembulli muzikor nr 15. “Mori nuse bij` e nanės“

            Mori nuse, bij’ e nanės,                          Tej, moj nane, kur mė kishe,

            ku ma le gjysmėn                                   tej kimetin nuk ma dishe

 


Shembulli muzikor nr 16. “Hajde dalim nė gjershoje”

            Hajde, dalim nė gjershoj,                        mafes t’mejrė t’kam ēou toj,

            Lum lulja mos koj,                                  Hajde dalim nė gjershoj….

Shembulli muzikor nr 17. “Shkapėrceva dy tri male”

Shembulli muzikor nr 18. “N`nade herėt qyqja kenka ēue”


Shembulli muzikor nr 19. “Ngatėrresa e Mujit me Halilin”

5. Krijime muzikore me pesė tinguj-pentakordalė

 

Krijimet muzikore popullore, nė tė cilat hasim 5 tinguj nė formimin e tyre do t’i konsideronin si tė zakonshme. Kjo pėr faktin se nė muzikėn popullore jugore, mbi pesė tinguj (ose mė pak) pentatonikė ndėrtohet njė repertor i tėrė i muzikės popullore jugore.


Shembulli muzikor nr 20. “Kur e nisėm t`parėn lojn-e”

Kur e nisėm t’paren lojnė,                 Ty Demush, t’kam thanė ni natė

e kem ditė ēi s’kem’ ka knojmė         kta kapuēa i kem’ zanadė;…

Shembulli muzikor nr 21. “Mori Bako, mori bijė”

                        Mori Bako, mori bijė,                 si ixhija nė kuti

                        t’ka rritė nana nazeli,                 si ixhija nder herēel….


Shembulli muzikor nr 22. “Do tė mar mori bardhoshe”

            - Do tė mor, mori bardhoshe,                  Bahem xhal’ e hy nė det

            mori, do tė mor-e.                                  e nuk mė mer kurė…

Shembulli muzikor nr 23. “Mor Shukri, direk` i shpisė”

Mor Shukri, direk’ i shpisė,

hiqi petkat e beqarisė,

na i gėzofsh tė dhandėrrisė,

Shembulli muzikor nr 24. “U kėput nji buzė e malit”


Shembulli muzikor nr 25. “Ymeri i shkon mrapa Mujit”

Shembulli muzikor nr 26. “Gjyliqe Brahimi”


Shembulli muzikor nr 27. “Cetobashe Muji”



[17] Ramadan Sokoli, “Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranė, 1965. Studim i cit

[18] Ferial Daja, “Veēori themelore tė muzikės sė eposit heroik legjendar”, tek “Ēėshtje tė folklorit-4”, Tiranė 1989. Studim i cit.

[19] Ramadan Sokoli, “16 shekuj”, Tiranė, 1995, fq. 28.

[20] Pėr mė gjerė shiko dhe “Everymon’s-dictionary of music”, 1954, fq. 371; “Enciclopedia della musica”, Ricordi, 1964, fq. 190 etj.

1) Fjalė onomatopeike

2) djepin (dj>gj).

3) rritma.

1) qep (ē>q).

2) pėlhurė.

3) ngrejte, ngrite (ng>g).

1) Pėrsėritet pas ēdo vargu.