Folklori Muzikor - monodia Shqiptare

 

Kreu  I

Monodia popullore, shikim nė tė kaluarėn

Lidhur me tė dhėnat mbi kėngėtimin dhe strukturėn e ndėrtimit monodik  tė muzikės popullore shqiptare, duhet tė themi se ato  na vijnė nga drejtime tė ndryshme, por sė pari prej zbulimeve arkeologjike tė bėra mbi territorin ku sot konstatohet i kėnduari muzikor monodik. Prof. Sokoli, ndėr tė dhėnat pėr ekzistencėn e kulturės muzikore monodike tė shqiptarėve veriorė, evidenton atė qė lidhet me zbulimin e njė vegle muzikore nė vendbanimin parahistorik tė Runikut-Kosovė. Sipas tij, kjo vegėl frymore i pėrket epokės sė mesme tė neolitit[2]. Kjo ėshtė njė vegėl paramuzikore unitare pėrsa u pėrket pėrhapjes dhe ndėrtimit. Kjo vegėl, e cila mė vonė u quajt okarina[3] pėr shkak tė disa ngjashmėrive me kėtė vegėl, e cila ėshtė konstatuar edhe nė popuj tė tjerė. Sipas Munishit, okarina ėshtė e punuar prej argjile dhe gjatėsia e saj ėshtė 6-7cm, gjerėsia rreth 5 cm. Okarina e Runikut ka 2+1 vrima dhe ėshtė mė e vogėl sesa okarinat e tjera tė ngjashme tė gjetura nė Kinė, Brazil, nė Afrikė e gjetiu. Dy vrimat qė gjenden pėranash kanė nje diametėr 8 mm, kurse ajo qė gjendet nė krye ėshtė rreth 10 mm. Ka njė lidhje tė padukshme tė okarinės nė ndėrtim me veglat e tjera popullore paramuzikore prej balte, si shtambushka, bardhashka ose gėrēaku, tė pėrdorura pėr tė nxjerrė efekte, si fishkėllima etj. Kjo gjė, gjithashtu, dėshmohet edhe nga autorėt antikė kur thuhet se dardanėt pėrdornin nė festat dhe gėzimet e tyre veglėn e fyellit[4]. Nga shek. XV para Kishtit, kemi, gjithashtu, edhe njė unazė tė gjetur nė njė kodėrvarr ilir nė Ēinamik tė Lumės. Nė gurrin e unazės ėshtė gdhendur figura e Panit brinoē me kėmbė dhie duke i rėnė njė vegla frymore me dy tyta tė bigėzuara[5].

Ekzistenca e kėsaj tradite tė fuqishme nė muzikėn popullore tė Shqipėrisė Veriore ka bėrė qė, qysh herėt, studiuesit tė venė re ndikimin e kėsaj tradite nė veprat e muzikės sė kultit. Konkretisht, nė himnin “Te Deum”[6], tė krijuar nga prifti shqiptar i shek. IV, Niketė Dardani, ėshtė vėnė nė dukje nėnshtresa e elementeve tė traditės vendase[7]. Sipas prof. Ēabejt, nė njė tjetėr dokument tė vitit 1285 pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe tė gjendur nė arkivat e Dubrovnikut (Raguzės) thuhet: “… dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe”[8]. Kėtu besojmė se dėgjuesi nė fjalė ka pasur parasysh aktin e kėngėtimit nė distancė tė kėngėve maje-kraje. Prof. Sokoli[9] pėrmend, gjithashtu, edhe njė fakt historik tė vitit 1395, fakt i cili lidhet me pjesėmarrjen e disa muziktarėve popullorė nė panairin e manastirit tė Rotezit (nė Veri tė Shqipėrisė) etj.

Mė tej, nė regjistrat osmanė tė shek. XVI, gjejmė tė shėnuar profesionin e muziktarit orkestrant tė Beratit tė quajtur me emrin mehter. Mė pas, njė tjetėr tė dhėnė mbi ekzistencėn e formacioneve muzikore interpretuese, po nė Berat, e jep Evlia Ēelepia, mė 1670-ėn. Kėtu do tė renditim edhe tė dhėnat qė na vijnė tashmė prej veprave tė letėrsisė, si p.sh., informacionet qė jep Marin Barleti pėr tė qarėn e Lekė Dukagjinit mbi vdekjen e Skėnderbeut, atė pėr veglat muzikore tek “Meshari”-1555 i Gjon Buzukut, Pjetėr Bogdani tek “Ēeta e Profetėve” etj. Nė prozėn poetike tė Bogdanit (“Vajtimi i nėnės pėrpara tė birit” dhe “Nxėnėsit pėr mėsuesin”), ėshtė konstatuar ndėrtimi nė ligjėratė tė drejtė me apostrofime tė drejtpėrdrejta e tė thekshme, ashtu siē ndėrtohen vajet popullore tė shqiptarėve[10].

Shtjefėn Gjeēovi, mė 1905-ėn, vuri nė pah, nė shtypin e atyre viteve, vlerat e mėdha tė kėngėve legjendare. Krahas saj, gjatė punės studimore qė bėri pėr mbledhjen dhe botimin e “Kanunit tė Lekė Dukagjinit”, gjejmė sesa fort ishte ndėrfutur muzika nė jetėn dhe vdekjen e shqiptarėve. Nė kreun IV, pika 46, -Dasma, pėrcaktohet se, nė dasmė: pika “e” dhe “g” legjitimohen “kėnga dhe vallja”[11]. Interesimi mė i plotė nė kėto vite fokusohet nė emrin e Patėr Bernardin Palajt, i cili prej vitit 1919 filloi mbledhjen dhe sistemimin e eposit verior duke prezantuar mė 1924 tek “Hylli i Dritės” se kėngėt e kreshnikėve jo veē se s’ishin pėr t’u pėrbuzė, por pėrkundrazi do tė ēmoheshin si visare literatyre, si monumente tė gjalla fisnikije shpirtnore e si pėrfytyrimet e pastėrta tė karakteristikave kombtare[12]. Puna e patėrve franēeskanė u finalizua me botimin nė vitin 1937 tė vėllimit “Visaret e kombit-4”, Vėll. II, “Kangė kreshnikėsh dhe legenda” etj.

Nė vitet 1933-1934, nė Novipazar, realizohet njė ekspeditė folklorike e kryer nga ana e Universitetit tė Harvardit e cila pėrbėhej nga punonjėsit shkencorė Milman Peri dhe Albert Lord. Interesi ynė pėr tė lidhet me faktin se katėr nga pesė rapsodėt e shfrytėzuar pėr kėrkime dhe mbledhje folklorike ishin me origjinė shqiptare. Rapsodėt ishin: Sali Uglanini, Xhemal Zogiqi (Zogu), Sulejman Makiqi dhe Ali Fulanini. Rapsodi i pestė ishte nga Hercegovina me emrin Sulejman Fortiqi. Me materialet e mbledhura prej tyre, nė vitet 1953-54 u botuan dy vėllime folklorike[13]. Mė 1934-ėn, prof. Eqrem Ēabej, duke folur pėr kėngėt epike tė shqiptarėve, vė re se nė Veri kėto kėngė pėrcillen me lahutė[14]. Mė tej evidenton edhe kėngėt me tepsi nė tė cilat kėngėtarja gjatė kėngėtimit rrotullon me tė shpejtė njė tepsi bakri[15]. Disa vjet mė vonė, lidhur me muzikėn qytetare tė Shqipėrisė Veriore, ai, gjithashtu, vėren magjinė e tyre orientale, ndėrkohė qė, sipas tij, meloditė qė do tė jenė muzikalisht dhe kronologjikisht mė tė vjetra, rrojnė nė kėngėt e Malėsorėve tė Shqipėrisė Veriore. Kjo kėngė solo e fortė ėshtė shprehja e qėmoēme e malėsorit tė lirė, gjurma tingėllore e fundit e shtresės primere tė kulturės shqiptare[16]. Kėtu do tė renditnim edhe kontributet modeste qė dhanė Pjetėr Dungu, mė 1940 me botimin e transkiptimeve me muzikė popullore “Lyra Shqiptare”, si dhe Gjon Kujxhia me “Valle kombėtare”, tė botuar nė Firence mė 1943-shin.

Realisht, vetėm pas Ēlirimit u bė e mundur tė thelloheshin studimet edhe nė folklorin muzikor, qė pėrfshinte kryesisht monodinė popullore. Punimi i parė i plotė mbi tė gjendet nė veprėn e prof. R.Sokolit “Folklori muzikor shqiptar”-morfologjia, Tiranė, 1965. Pas kėsaj vepre, punime tė tjera shkencore me peshė, si “Kėngėt malėsorēe shqiptare” i dr. Rexhep Munishit, Prishtinė, 1987; “Veglat muzikore tė popullit shqiptar” i autorėve Sokoli, Miso etj, sollėn njė zgjerim tė informacionit dhe tė klasifikimit shkencor mbi kėtė pjesė tė rėndėsishme tė folklorit muzikor shqiptar.


[2] Ramadan Sokoli, Piro Miso, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991, fq. 26. Studim i cit.

[3]Sokoli Ramadan, Miso Piro, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, Tiranė, 1991; Munishi Rexhep, “Njoftime organologjike pėr okarinėn”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė 26/1996

[4] Shiko dhe Ceka Neritan, “ILIRĖT”, Tiranė, 2000, fq. 224

[5] Po aty, fq. 27.

[6]Sipas Emanuel P: “Te Deum-i i pakrahasueshėm ėshtė njė himn mė vete, organizimi i tė cilit pėrmban njėherėsh-duke gjykuar vetėm nga format e jashtme-psalmen dhe sekuencėn. Veēse ai u ėshtė nėnshtruar ripunimit dhe shtesave. Sado e bukur qoftė kjo formė bastarde, nė gjendjen e sotme ajo nuk mund tė hedhė asnjėlloj drite mbi ndėrtimin e vet primitiv. Shqyrtimi i vėmendshėm i pjesėve tė tij tė mrekullueshme ėshtė i mjaftueshėm pėr tė zbuluar se me ēfarė arti ėshtė bėrė organizimi ekonomik i tyre. Fatkeqėsisht, leximi do tė ishte mė i mirė sesa dėgjimi i tyre! Sepse, nė tė gjitha kishat, ato ēnatyrohen nėpėrmjet ekzekutimit”.

[7]R.Sokoli.”16 shekuj”, fq. 27, Tiranė. Studim i cit.

[8]Eqrem Ēabej, “Studime gjuhėsore”, Vėll. IV, Prishtinė, 1977, fq. 164. Teksti nė latinisht: “audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”.

[9]Ramadan Sokoli, “Figura e Skėnderbeut nė muzikė”, Tiranė, 1978,  fq. 33.

[10] Androkli Kostallari, “Pjetėr Bogdani dhe gjuha letrare shqipe”, fq. 44, tek “Pjeter Bogdani dhe vepra e tij”, Tiranė, 1991. Studim i cit.

[11] “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, Prishtinė, 1972,  fq. 15. Shiko gjithashtu dhe Alois Schmaus, “Syzhet ballkanik nė epikėn popullore arbėreshe”, tek “Gjurmime albanologjike”, 1,/968, fq. 9-21.

[12] Cituar sipas “Visaret e kombit-4”, Hymje, Tiranė 1937, fq. XIII.

[13]“Serbocroatian heroic songs”, Volume I, Beograd & Cambridge 1954; “Srpskohorvatske junacke pjesme”, Knjiga II, Beograd i Kembrixh, 1953. Nė fillim tė teksteve tė ēdo rapsodi janė vendosur tė dhėnat rreth jetės dhe origjinės sė tyre.

[14]Eqrem Ēabej, “ Njė vėshtrim mbi folklorin shqiptar”, tek “Studime gjuhėsore”, vėll. V, Prishtinė, 1975,  fq. 346.

[15]Po aty,  fq. 346.

[16]Eqrem Ēabej, “Pėr gjenezėn e literaturės shqipe”, tek “Studime gjuhėsore”, Vėll, V, Prishtinė, 1975, fq. 129, studim i cit.