KREU III

TRASHEGIMIA KULTURORE E PALUAJTSHME

 

Neni 24

  1. Objekti i trashėgimisė kulturore kulturore ka kėto shkallė mbrojtjeje:
  2. Objektet nė grup emėrtohen sipas rastit : park arkeologjik, qytet-muze, zone-muze, qendėr historike, qendėr arkeologjike dhe ansambėl-muze.
  3. Heqja e plotė ose e pjesshme e mbrojtjes nga shteti e njė objekti ose grupi objektesh tė trashėgimisė kulturore ėshtė e drejtė ekskluzive e organit qė e ka shpallur atė.

 

Neni 25

  1. Objekte nėn vrojtim janė tė gjitha objektet nė gjendje rrėnoje, kėshtjella, objekte kulti, ndėrtime inxhinierike, ndėrtime publike ose tė luksit, tė ndėrtuara pėrpara vitit 1900 dhe ato nė shfrytėzim, tė ndėrtuara pėrpara vitit 1944. Ky status shpallet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės dhe ėshtė i pėrhershėm.
  2. Ndryshimi ose heqja e kėtij statusi bėhet me kėrkesė tė pronarit tė objektit drejtuar Institutit tė Monumenteve tė Kulturės.
  3. Objekti me kėtė status nuk mund tė prishet ose t’i bėhen ndryshime, pa miratimin me shkrim tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės.

 

Neni 26

  1. Objekt nė mbrojtje paraprake shpallet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės ēdo objekt me vlera tė veēanta. Ky status ėshtė 6-mujor dhe brenda kėsaj periudhe ky institucion duhet tė kryejė proēedurat pėr pėrcaktimin e statusit tė mėtejshėm tė tij.
  2. Gjatė kėsaj periudhe ndalohet ēdo lloj ndėrhyrje nė gjendjen fizike tė objektit.

 

Neni 27

Monumente kulture tė kategorisė II janė tė gjitha ndėrtimet nė zonat-muze dhe nė ato zona tė mbrojtura tė qyteteve-muze nė qendrat historike, tė pacilėsuara monumente tė kategorisė I. Ato ruhen nė vėllime dhe pėrbėrje arkitektonike tė pamjeve tė tyre tė jashtme. Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve i shpall ato monumente kulture tė kategorisė II.

 

Neni 28

  1. Monumente Kulture tė kategorisė I janė ndėrtimet me vlera tė spikatura dhe me rėndėsi tė veēantė pėr trashėgiminė kulturore. Ato ruhen nė tėrėsinė e pėrbėrėsve tė tyre arkitektonikė dhe teknikė.
  2. Kompozimi i vėllimeve, trajtimi arkitektonik i pamjeve tė jashtme dhe tė brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike dhe funksionale e kėtyre monumenteve nuk mund tė ndryshohet.
  3. Ndėrtimet e reja pranė tyre duhet tė respektojnė distancat e zones sė mbrojtur.
  4. Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve i shpall ato monumente kulture tė kategorisė I.

 

Neni 29

  1. Qytet-muze, zonat-muze, qendrat historike, ansamblet-muze, qendrat dhe parqet arkeologjike janė kategori objektesh nė grup, qė ruhen nė tėrėsinė e tyre si komplekse historiko-arkeologjike, monumentale, arkitektoniko-urbanistike dhe mjedisore dhe pėr kėtė ndalohen ndėrtimet e reja qė prekin objektet ekzistuese, me pėrjashtim tė rrjetit inxhinierik nėntokėsor.
  2. Rregullorja e administrimit pėr kategoritė e objekteve tė mėsipėrme miratohet nga Kėshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
  3. Monumentet e kulturės tė kategorisė I dhe II nė qendrat historike, qytetet-muze dhe ansamblet-muze mund tė shfrytėzohen edhe pėr funksione tė tjera, qė nuk cenojnė nė asnjė mėnyrė vlerat e tyre. Aty mund tė vendosen institucione shtetėrore ose private, si muze, biblioteka, atelie monumentesh, fototeka, galeri artesh dhe ekspozita tė ndryshme.

 

Neni 30

Institucionet e specializuara tė fushave tė trashėgimisė kulturore, organet e qeverisjes vendore dhe pronarėt ose poseduesit e objektit kanė tė drejtėn e propozimit pėr shpalljen e njė objekti monument kulture. Propozimi i drejtohet Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

 

Neni 31

  1. Qytet-muze, zonat-muze, zonat arkeologjike, qendrat historike, ansamblet-muze dhe parqet arkeologjike shpallen tė tilla me vendim tė Kėshillit tė Ministrave pas propozimit tė Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
  2. Heqja e plotė ose e pjesshme e shkallės sė mbrojtjes nė monumentet e kulturės bėhet me vendim tė po atij organi, qė e ka vendosur atė.

 

Neni 32

  1. Pėr monumentet e kulturės pėrcaktohet njė sipėrfaqe toke ose trualli pėrreth, si zone mbrojtėse, nė pėrputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me pėrshtatshmėrinė e tyre urbanistiko-estetike, me rrethinėn dhe me rrethanat ekologjike.
  2. Pėrmasat e zones sė mbrojtėse pėrcaktohen nga organi qė shpall monumentin, sipas studimit tė bėrė nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės.

 

Neni 33

  1. Gėrmimi, restaurimi, pėrdorimi dhe ēdo veprim tjetėr nė monumentet e kulturės, si dhe ēdo ndryshim nė truallin e vėnė nė mbrojtje rreth tyre, bėhet vetėm me autorizimin e Institutit tė Arkeologjisė ose Institutit tė Monumenteve tė Kulturės.
  2. Ndalohet gėrmimi me karakter arkeologjik dhe pėrdorimi i aparaturave metalkėrkuese nga njerėz ose subjekte tė paautorizuara.

 

Neni 34

Njėsitė e qeverisjes vendore bashkėpunojnė me Institutin e Monumenteve tė Kulturės dhe Institutin e Arkeologjisė pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve tė trashėgimisė kulturore, qė ndodhen nė territoret nė juridiksionin e tyre. Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėrcakton mėnyrat e bashkėpunimit.

 

Neni 35

Punimet e mirėmbajtjes, tė restaurimit dhe tė rigjallėrimit tė monumenteve tė kulturės kryhen me fondet e dhėna Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nga Buxheti i Shtetit, pasi tė jetė miratuar plani i kėtyre punimeve nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės.

 

Neni 36

  1. Nė monumentet e kulturės tė kategorive I dhe II, prone e subjekteve joshtetėrore, shteti pėrballon tė gjitha shpenzimet pėr ruajtjen e vlerave historiko-artistike, tė cilat nuk lidhen me qendrueshmėrinė e objektit.
  2. Punimet e tjera tė restaurimit pėr kėto monumente pėrballohen nė masėn :

 

Neni 37

  1. Kur pronari joshtetėror i monumentit tė kulturės nuk ka fonde pėr kryerjen e punimeve tė restaurimit, pas planifikimit tė kėtyre punimeve, shteti ndėrmjetėson pranė bankave pėr pėrfitimin e kredive afatgjata me kushte lehtėsuese.
  2. Kur pronari kundėrshton kredinė dhe kur monumenti ėshtė nė rrezik shembje, punimet e restaurimit bėhen edhe pa pėlqimin e tij nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės ose edhe nga subjekte tė tjera tė licencuara pėr kėtė qėllim. Pas pėrfundimit tė punimeve, pronari detyrohet tė paguajė pjesėn e vet tė shpenzimeve, nė pėrputhje me nenin 36 tė kėtij ligji.

 

Neni 38

Ēdo vendim i marrė nga kėshillat e rregullimit tė territoreve pėr ndėrhyrje ose ndėrtim nė zonat e shpallura monument kulture ose zone e mbrojtur pranė njė monumenti kulture, pavarėsisht nga pronėsia, ėshtė I pavlefshėm.

 

Neni 39

  1. Monumentet e kulturės mund tė rijetėzohen pėr qėllime administrative dhe socialkulturore, me kusht qė funksioni i ri tė mos dėmtojė vlerėn e monumentit.
  2. Nė ēdo rast, shfrytėzimi i monumenteve tė kulturės lejohet vetėm pasi tė jetė lidhur kontrata ndėrmjet pėrdoruesit dhe pronarit, i cili ėshtė i detyruar tė vėrė nė dijeni Institutin e Monumenteve tė Kulturės.

 

Neni 40

  1. Vendosja e materialeve publicitare nė objektet monument kulture bėhet nė raste tė veēanta festivo-kulturore dhe ka karakter tė pėrkohshėm.
  2. Veprimtaritė kulturore nė objektet monument kulture bėhen vetėm nė rastet kur ato nuk rrezikojnė ose cenojnė vlerat e tyre.
  3. Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve jep lejen pėr organizimin e veprimtarive kulturore dhe vendosjen e materialeve publicitare.

 

Neni 41

Kėrkimet, sondazhet dhe gėrmimet arkeologjike nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė janė monopol i shtetit shqiptar.

 

Neni 42

  1. Veprimtaritė e pėrshkruara nė nenin 41 realizohen nga Instituti i Arkeologjisė.
  2. Kėto veprimtari kryhen nė bazė tė bashkėrendimit tė punėve ndėrmjet Institutit tė Arkeologjisė dhe Institutit tė Monumenteve tė Kulturės.
  3. Pėr realizimin e kėtyre veprimeve mund tė bashkėpunohet edhe me institucione tė tjera tė specializuara, shtetėrore ose private, vendase ose tė huaja. Kėto bashkėpunime bėhen nė bazė tė marrėveshjeve ose kontratave dy ose shumėpalėshe. Pėrjashtohet ekskluziviteti i institucioneve tė huaja. Pėr bashkėpunimin, nė ēdo rast, merret miratimi nga organi mė i lartė.

 

Neni 43

  1. Qendrat, zonat dhe parqet arkeologjike pėrcaktohen nga Instituti i Arkeologjisė dhe Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Nė territoret, qė hyjnė nė kėtė grup, ėshtė e ndaluar ēdo lloj ndėrhurjeje me karakter ndėrtimor ose veprimtari tė tjera qė i dėmtojnė ato.
  2. Zonat arkeologjike nė studim pėrcaktohen nga Instituti i Arkeologjisė dhe Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Ēdo ndėrhyrje nė kėto zona kryhet nė prani tė specialistėve tė kėtyre institucioneve.

 

Neni 44

Objektet arkeologjike, tė gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike, janė prone e shtetit shqiptar.

 

Neni 45

Personat fizikė ose juridikė, qė zbulojnė ose gjejnė, nė mėnyrė tė rastėsishme, objekte tė trashėgimisė kulturore, janė tė detyruar qė brenda 20 ditėve tė njoftojnė organet vendore tė kulturės, Institutin e Arkeologjisė dhe Institutin e Monumenteve tė Kulturės, duke deklaruar mėnyrėn dhe vendin e gjetjes. Pas dokumentimit tė objektit, komisioni i ngritur pėr kėtė qėllim me specialistė tė kėtyre institucioneve pėrcakton vlerat dhe vendos pėr statusin e mėtejshėm tė objektit, si dhe shpėrblimin e kėtij personi.

 

Neni 46

Pėr ndjekjen e gjetjeve rastėsore arkeologjike, qė dalin gjatė punimeve bujqėsore, ndėrtimit tė veprave inxhinierike ose konstruksioneve ndėrtimore dhe marrjen e masave tė shpėtimit tė kėtyre vlerave, nė rastet kur ato nuk pėrballohen nga strukturat e Institutit tė Arkeologjisė ose tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, organizohen struktura tė veēanta, tė pėrkohshme, me urdhėr tė Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

 

Neni 47

Nė rastet e ndėrtimeve tė mėdha nė territore nė pronėsi shtetėrore ose private, si rrugė, autostrada, aeroporte, porte, vepra industriale, qendra tė reja banimi, investitorėt janė tė detyruar qė, gjatė procesit tė projektimit dhe zbatimit tė projektit, tė kėshillohen me specialistė tė Institutit tė Arkeologjisė dhe Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. Specialistėt kryejnė kontrollin e zones dhe pėrgatisin dokumentacionin pėrkatės. Kur zona pėrmban vlera tė rėndėsishme arkeologjike, etnografike ose gjurmė tė arkitekturės sė lashtė ose tradicionale, projekti duhet tė ndryshojė. Propozimi pėr ndryshime bėhet nga institucionet qė kanė kryer kontrollin dhe shpenzimet pėr kėto ndryshime pėrballohen nga investitori.

 

Neni 48

  1. Kur, pas fillimit tė punimeve, zbulohen rastėsisht gjurmė ose objekte me vlera arkeologjike-etnologjike, punimet ndėrpriten menjėherė.
    Drejtuesit dhe investitorėt e punimeve njoftojnė, brenda tri ditėve, organet e qeverisjes vendore, Institutin e Arkeologjisė dhe Institutin e Monumenteve tė Kulturės, tė cilėt bėjnė kontrollin pėrkatės, relatojnė pėr vlerat e gjetura dhe bėjnė propozimet pėrkatėse pėr vazhdimėsinė ose jo tė punimeve.
  2. Nėse gjetjet janė me vlera tė rėndėsishme, punimet e filluara mund tė pėsojnė ndryshime ose tė ndėrpriten pėrfundimisht. Vendimi nė kėtė rast merret nga organi qė ka autorizuar fillimin e punimeve.
  3. Nė rastin kur punimet pėsojnė ndryshime, tė gjitha shpenzimet pėr to, si dhe shpenzimet pėr kėrkimet shkencore, veprimtaritė e nevojshme restauruese ose konservuese, mbulohen 100 pėr qind nga investitori.

Faqja kryesore
Trashegimia kulturore
Kreu I
Kreu II
Kreu III
Kreu IV
Kreu V