KREU II

TRASHEGIMIA KULTURORE E LUAJTSHME

                                               

Neni 19

  1. Lėvizja nga vendet e caktuara tė objekteve tė trashėgimisė kulturore tė luajtshme, nė pronėsi  shtetėrore, me vlera tė zakonshme ose tė veēanta, kombėtare dhe unikale, pėr ruajtjen, restaurimin, studimin ekspozimin brenda  vendit ose tjetėrsimin e pronėsisė, bėhet me lejen e Ministrit tė Ku;lturės, Rinisė dhe Sporteve.
  2. Lėvizja nga vendet e caktuara tė objekteve tė trashėgimisė kulturore tė luajtshme, me vlera tė zakonshme, pėr ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, bėhet me lejen e Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
  3. Lėvizja e objekteve tė trashėgimisė kulturore tė luajtshme, me vlera tė veēanta, kombėtare dhe unikale pėr ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, bėhet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Proēedurat e kėtyre lėvizjeve pėrcaktohen me udhėzim tė Kėshillit tė Ministrave, sipas konventave ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė pėr kėtė qėllim.
  4. Nė ēdo rast, leja e lėshuar regjistrohet nė Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore.

 

Neni 20

  1. Objektet e trashėgimisė kulturore tė veēantė, kombėtare dhe unikale, nuk dhurohen e nuk shkėmbehen nė asnjė rast.
  2. Nė raste tė veēanta, objektet e trashėgimisė kulturore tė luajtshme mund tė dhurohen ose shkėmbehen ndėrmjet institucioneve simotra nė shtete tė tjera, kur u shėrbejnė interesave kombėtare dhe janė tė barazvlefshme. Dhurimi ose shkėmbimi bėhet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 21

  1. Shteti shqiptar bėhet menjėherė pronar i ligjshėm i objekteve tė trashėgimisė kulturore, tė cilat nuk janė nė pronėsi shtetėrore, por qė janė tė vjedhura ose tė humbura, nėse pronari i tyre nuk identifikohet.
  2. Shteti shqiptar bėhet menjėherė pronar i ligjshėm i objekteve tė trashėgimisė kulturore tė luajtshme, tė cilat nuk janė nė pronėsi shtetėrore, tė nxjerra nė mėnyrė tė jashtėligjshme jashtė vendit.

 

Neni 22

Objektet e trashėgimisė kulturore tė luajtshme, arkivat dhe koleksionet e institucioneve shtetėrore e joshtetėrore, si dhe ato tė ekspozuara nė muzetė kombėtarė ose vendorė, shtetėrorė ose joshtetėrorė, mbrohen dhe administrohen sipas rregulloreve tė vetė institucioneve, tė cilat hartohen nė pėrputhje me kėtė ligj, si dhe me legjislacionin pėr arkivat.

 

Neni 23

Nė rastet kur godinat, ku ruhen arkivat shtetėrore ose vlera tė tjera tė rėndėsishme tė trashėgimisė kulturore, u kthehen ish-pronarėve dhe shpronėsimi ėshtė i pamundur, Kėshilli i Ministrave bėn sistemimin nė mjedise tė tjera tė pėrshtatshme tė kėtyre institucioneve.